Tag: minxhozi

  • Iku nga Gjykata Kushtetuese, Holta Zaçaj rikthehet në garë për një tjetër post të rëndësishëm

    Iku nga Gjykata Kushtetuese, Holta Zaçaj rikthehet në garë për një tjetër post të rëndësishëm

    Ish-gjyqtarja dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kërkon të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
    Ajo është një nga aplikantët për tre emrat që do të votojë Kuvendi në këtë institucion.
    Anëtarëve që iu ka mbaruar mandati janë Violeta Staka, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës i Bankës dhe përbëhet nga 9 anëtarë.
    Mes 18 kandidatëve kandidatëve, krahas Zaçajt, janë dhe emra të tjerë, si; Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi, Selami Xhepa, etj.
    EMRAT e 18 kandidatëve
    1.            Adela Karapici
    2.            Arben Zibri
    3.            Artan Hoxha
    4.            Eni Xheko
    5.            Enis Cerava
    6.            Erjona Bejleri
    7.            Fatmira Kola
    8.            Frosela Filo
    9.            Holta Zacaj
    10.         Ingrid Konomi
    11.         Liljana Mamadhaj
    12.         Luljeta Minxhozi
    13.         Matilda Shehu
    14.         Merita Bejtja
    15.         Pajtjm Melani
    16.         Saimir Mucmataj
    17.         Selami Xhepa
    18.         Violeta Staka

  • “Dy foltore, dy fronte brenda PD”/ Minxhozi: Salianji i ka premisat për të qenë kundërshtar ndaj Berishës

    “Dy foltore, dy fronte brenda PD”/ Minxhozi: Salianji i ka premisat për të qenë kundërshtar ndaj Berishës

    Analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se aktualisht në Partinë Demokratike po shfaqen “dy foltore”: ajo e kryesuar nga Sali Berisha dhe lëvizja e re e drejtuar nga Ervin Salianji. Sipas tij, aktivizimi i të rinjve të opozitës ka zgjuar dinamika të reja brenda partisë, duke e shtyrë edhe Berishën të rikthehet më fuqishëm në terren.
    Ai theksoi se Salianji gëzon një farë mbështetjeje brenda demokratëve, për shkak edhe të historikut të tij politik. Minxhozi kujtoi se Berisha, i cili prej vitesh është shpallur “non grata” në SHBA, mbetet një figurë e fortë brenda PD-së, pavarësisht goditjeve politike dhe moshës.
    Sipas tij, sulmet e fundit të Berishës ndaj grupimit të Salianjit tregojnë se ai e njeh faktin se përballet me një fraksion të ri brenda partisë. Minxhozi shtoi se në PD po tentohet krijimi i një atmosfere ndarëse të tipit “ose me ne, ose me ata”, por theksoi se e ardhmja e kësaj përplasjeje do të qartësohet pas disa raundeve të tjera të lëvizjes së Salianjit.
    “Natyrisht janë dy foltore. Foltorja më e re e asaj së Salianjit dhe ajo e Berishës. Të rinjtë e opozitës e kanë zgjuar nga gjumi sabushmentin e vjetër, fakti që edhe Berisha po zbret në fushë tregon që PD po përjeton një fermentim politik, që mund të sjellë zhvillime të reja në javët në vazhdim. Unë mendoj se kanë një projekt serioz. Ende nuk ndodhemi në kufijtë e realitetit. Për një pjesë të demokratëve ka bërë burg për partinë, i ka premisat për të qenë një kundërshtar ndaj Berishës. Po sa herë që është folur për kundërshtar politik, ndaj Berishës janë mundur nga hije.
    Një oponencë ndaj Berishës, që prej vitesh është ‘non grata’ në Amerikë, ky lider politik i dobësuar nga këto ngjarje dhe nga mosha, megjithatë është një lider politik që nuk është i lehtë për t’u përballur brenda mureve të PD. Të dalësh kundër tij nuk është e lehtë. Megjithatë takimi në Durrës tregon që premisa po ecën shpejt. Berisha po i nxjerr në vitrinë, po iu jep vëmendje duke i goditur. Sulmet e Berishës njohje e fraksionit të Salianjit. Kjo tregon se Berisha duke e marrë sërish këtë foltore, ndjen që e ka të vështirë të sjellë njerëz në bulevard dhe të sjellë shpresë. Unë mendoj që ai sheh këtë lëvizje, si një zjarr të vogël, që mund të jetë një flakë kashte, por që mund të djegë gjithë stivën.
    Kam përshtypjen që këtë reflekton reagimi i jashtëm i Berishës. Berisha me afat skandence si politika. Po, mundohen që të krijojnë një situatë që ose të jesh me ne, ose të jesh me ata. Të gjitha alternativat për mua janë të hapura, do shikohet pas disa raundesh të Salianjit se sa seriozisht po e merr partia”, tha Minxhozi.

  • S’ka betejë foltoresh me 200 veta/ Minxhozi: Problemi i PD është Sali Berisha

    S’ka betejë foltoresh me 200 veta/ Minxhozi: Problemi i PD është Sali Berisha

    Pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore dhe tkurrjes elektorale, Berisha ka nisur betejën e foltoreve çdo të hënë përpara Kryeministrisë.
    Analisti Skënder Minxhozi tha  se nuk mund të ketë betejë foltoresh me 200 pjesëmarrës dhe se opozita është në gjendje letargjie.Më tej, Minxhozi theksoi se problemi i Partisë Demokratike është vetë Berisha dhe zyra e tij.“Nuk ka betejë foltoresh; nuk është një kafe me 10 veta apo një foltore me 200 veta. Nuk ka marshim në bulevard me 500 veta. Nuk ka aksion opozitar; është komplet vegjetim dhe janë në gjendje letargjie. Fjalët krijojnë një impakt dhe i japin formë diçkaje që nuk është.Nuk duhet paraqitur situata si një problem burokratik. Problemi është Berisha, sepse kjo parti, me ikjen e Bashës dhe të Sulës, nuk ka fizionomi. Problemi është se duhet të ndryshojë ai, nëse duam të ndryshojmë fizionominë. Të gjithë jemi për rotacionin dhe hapjen, minus një zyrë. Nëse këta persona që pretendojnë të nisin një lëvizje brenda partisë nuk atakojnë problemin, nuk ka ndryshim.Salianji është ende i vogël; është në kufijtë e një simpatie. Në sytë e demokratëve, ai ka bërë burg politik.”

  • Vetëvendosja humb Prishtinën/ Minxhozi: Dy beteja të humbura për Kurtin, zgjedhjet e parakohshme do sjellin surpriza

    Vetëvendosja humb Prishtinën/ Minxhozi: Dy beteja të humbura për Kurtin, zgjedhjet e parakohshme do sjellin surpriza

    Përparim Rama prin bindshëm në Prishtinë, duke lënë pas kandidatin e Vetëvendosjes Hajrulla Çeko.
    Analisti politik Skënder Minxhozi komentoi për ABC News zgjedhjet e mbajtura në Kosovë në 18 komunat e tij. Minxhozi tha se Kurti gjatë këtij viti kalendarik pati dy beteja të humbura, atë të krijimit të qeverisë ndonëse fitoi zgjedhjet, si dhe humbjen e komunës kryesore.
    “Kurti ka rënë edhe tani që flasim u investua me emrin e tij dhe nuk krijoi kabinetin. Partia e Kurtit është forca më e fuqishme, por nuk krijon dot qeverinë pa një parti tjetër në koalicion. Kurti i shkurtit humbi 9 mandate, së dyti optika e këtyre zgjedhjeve u detyrua të bashkëjetoj me një krizë kombëtare.
    Këto lokale u influencuan nga vakumi i vendorit dhe do të jetë një goditje për Vetëvendosjen. Zgjedhjet e Prishtinës kanë pasur një rezonancë më pak lokale se kurrë më parë. Humbësi nuk fitoi dot as një qeveri Kurti 3, as një komunë kryesore dhe janë dy beteja të humbura në një vit kalendarik. Kjo është paradhoma më e padëshirueshme për Kurtin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
    Minxhozi e cilësoi ndër të tjera votuesin në Kosovë si elastik dhe një audiencë që ‘mban shënim’ ndaj zhvillimeve politike dhe që do të sjelli surpriza në zgjedhjet e parakohshme.
    “Një elektorat i mençur dhe elastik si ai në Kosovë që ka shkarkuar kryeministra, gjykatat kanë hequr president, jeta politike ka qenë më fleksibël dhe në këtë sens pas xhamit të televizorit është një publik që mban shënim dhe mund të jap efekte surprizë nëse në Kosovë mbahen zgjedhje të parakohshme.”, tha Minxhozi.

  • ‘PD kastile qëndroi jashtë fushatës’, Minxhozi: Rezultati dihet

    ‘PD kastile qëndroi jashtë fushatës’, Minxhozi: Rezultati dihet

    Qytetarët e pesë bashkive të vendit, këtë të diel 9 nëntor, u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarin që do i drejtojë. Zgjedhjet e pjesshme lokale zhvillohen në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
    Analisti Skëndër Minxhozi i ftuar në një emision televiziv komentoi zhvillimet e fundit sa i takon zgjedhjeve dhe procesit të votimit. Ai tha se opozita paraqitet me kandidatë që nuk janë zyrtarë të saj, ndërkohë që PD sipas tij nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur zgjedhjeve, për shkak se e dinin rezultatin.
    “Opozita paraqitet me persona që nuk janë zyrtarë të saj. Kandidatura që në ditën e parë e kishin siklet që të pranin përfaqësues të PD. PD kastile qëndroi jashtë kësaj fushate, sepse e shikonin të vështirë. Unë nuk pres ndonjë surprizë, e vetmja surprizë është pjesëmarrja e ulët. E vetmja është Mati që ka pasur një pjesëmarrje më të lartë.
    Vetëm në bashkinë e Matit ka një prishtshmëri për të pasur një garë reale. Sjellja e opozitës në një pamje të jashtme, kur flitej për zgjedhjeve u referohej raportit të OSBE/OHDIR, nën rreshta u thoshte qytetarëve që mos votoni sepse rezultati dihet”, tha analisti Skënder Minxhozi.

  • Berisha s’po e përtyp dot faktin që Shqipëria po bëhet gati të hapë grupkapitullin për BE

    Berisha s’po e përtyp dot faktin që Shqipëria po bëhet gati të hapë grupkapitullin për BE

    Analisti politik Skënder Minxhozi ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar se nuk pret surpriza apo ngjarje të veçanta në këtë proces.
    Sipas tij, rezultati pritet të sjellë vetëm një rikonfirmim të votave për Partinë Socialiste, ndërsa zgjedhjet do të shërbejnë kryesisht për plotësimin e disa pozicioneve të mbetura bosh. Minxhozi u shpreh gjithashtu se reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk lidhet me çështjen e barazisë gjinore, por me pakënaqësinë ndaj procesit të integrimit europian, në një kohë kur Brukseli po shfaq optimizëm për hapjen e grupkapitujve me Shqipërinë.
    “Nuk shikoj ngjarje ditën e diel. Shikoj vetëm një rikonfirmim të votave të Partisë Socialiste. Nuk pres surpriza. Ju si gazetarë e keni prezent faktin që i vetmja gjë që bëri lajm ishte Tirana. Përtej bashkisë Tiranë nuk është se kishte ngjarje. Janë zgjedhje personash, jo zgjedhjesh ekipesh. Do të ndryshohen vetëm disa persona në zyrat që kishin ngelur bosh. Do kapin zgjedhjet.
    Unë nuk mendoj se goditja e Berishës kishte të bënte me barazinë gjinore. Unë po e shikoj që Berisha s’po e përtyp dot faktin që Shqipëria po bëhet gati të hapë grupkapitullin për BE. Europianët janë shumë optimistë për këtë gjë, sa po na habisin edhe ne shqiptarët. Po reflekton mllefin që ka me Bashkimin Europian, këtë e reflektoi edhe në Kuvend. Lëvizja e barazisë gjinore nuk është një lëvizje fort e mençur, por mbetet për t’u theksuar se ata po shfrytëzojnë mundësinë”, tha Skënder Minxhozi.

  • Minxhozi: Vendimi për Veliajn, i shëndetshëm. Drejtësia e trajtoi atë si terrorist!

    Minxhozi: Vendimi për Veliajn, i shëndetshëm. Drejtësia e trajtoi atë si terrorist!

    Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë, ndërkohë që pezullon zgjedhjet për bashkinë më të madhe në vend. Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se Gjykata Kushtetuese i ‘tha qeverisë se duhet të futet në procedurë”.

    Sipas tij, vendimi është i shëndetshëm dhe i bën mirë klimës politike. ‘Më pëlqen kur Gjykatat Kushtetuese kundërshtojnë qeveritë. Shembuj kemi pasur plot dhe këto raste i bëjnë mirë një demokracie. Vendim për Veliajn është i shëndetshëm pasi korrekton qëndrimin e qeverisë në rastin konkret. Gjithashtu i thotë Ramës je i fuqishëm por futu në procedurë.

    Ajo që ka ndodhur me Veliajn është realisht e rëndë. Ai nuk u thirr të dëgjohet as në “qendrën e tij të punës”, imagjinoni. Në këtë qytet nuk ka një territor ku duhet të kishte më shumë empati dhe mirëkuptim për kreun e bashkisë Tiranë, sesa vetë godina e bashkisë. Ata nuk e ftuan dhe këtu luajti rol presioni i qeverisë. Në anën tjetër edhe kjo drejtësi është sjellë përtej rreshtave me Veliajn, e ka trajtuar atë si një terrorist. Trajtimi i tij nga shkurti pa akuzë, ka fshirë brutalisht konceptin e prezumimit të pafajësisë, duke e kthyer kreun e bashkisë në një shënjestër sulmesh ndërkohë që nuk ka nisur ende procesi gjyqësor për akuzat e ngritura ndaj tij. Erion Veliaj është trajtuar si një tabelë qitjeje duke na kujtuar situatat e vjetra me armiqtë e shtetit e partisë, të cilët masakroheshin publikisht ende pa u shpallur fajtorë nga gjykatat. Vendimi i sotëm i bën mirë klimës që është krijuar, pasi vendos një piketë të rëndësishme procedurale që lidhet me mandatin e kreut të bashkisë më të madhe në vend.

    Me vendimin e sotëm bllokohet demarshi për ta çuar Tiranën në zgjedhje të parakohshme. Gjykata Kushtetuese në thotë se për ta bërë këtë duhet të kalohet nga neni 115 i Kushtetutës dhe kjo e bën të pacënueshme pozitën e Veliajt në raport me postin që mban”, tha Minxhozi.

  • Zgjedhjet në RMV, “Shqiptarët, s’kanë qenë kurrë më të përçarë”/ Minxhozi: Antagonizmi mes partive shqiptare, i dëmshëm

    Zgjedhjet në RMV, “Shqiptarët, s’kanë qenë kurrë më të përçarë”/ Minxhozi: Antagonizmi mes partive shqiptare, i dëmshëm

    Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet post zgjedhore në Maqedoninë e Veriut me fitoren e partisë VLEN në zgjedhjet e kësaj të diele. Kësaj force politike iu besua qeverisja në komunat kryesore shqiptare si Tetova, Çairi etj. 
    Minxhozi tha se shqiptarët në këtë republikë nuk kanë qenë kurrë më të përçarë dhe se antagonizmi mes partive shqiptare është i dëmshëm. Më tej, në analizën e tij Minxhozi tha se ndërhyrja e Kurtit në skenën politike maqedonase krijoi një rreth inatesh mes kandidatit që mbështetej nga Rama. 
    “Edi Rama ka qenë ekliptik ndaj skenës politike maqedonase. Ka qenë mbartës i një ideje gjysmë romantike. 
    Ka qenë një vizion i të gjitha qeverive që nuk kanë pasur një qasje proaktive ndaj skenës maqedonase. Mbetet në kufijtë e kontakteve njerëzore sesa në konvergim të ideve poltike. Nuk ka sot një ide të pjekur se çfarë qasje do kemi ne ndaj situatës në RMV. Ardhja e VMRO ka qenë një këmbanë alarmi, krijoi mëdyshje ndaj BE, hodhi hije mbi statusin e shqipes etj. 
    Edhe në raport me Shqipërinë e shohim në planin A: disa parti luftojnë për pushtet, plani B: një e treta e popullsisë me status kushtetues shtetformues që ndihet jo mirë për të drejtat dhe standartet dhe që papritur sheh që shqiptarët kanë përçarje. Kemi dy parti që luftojnë në mënyrë antagoniste, kjo përçarje me sytë e një shqiptari përjetohet si një gjë e çuditshme sesi shqiptarët me nevojën akute që kanë të jenë një faktor i vetëm, e kanë gjetur luksin dhe kohën që të jenë në një antagonizëm me njëri tjetrin ku ka krijuar hapësira për partitë e mëdha të përfitojnë. 
    Ndërhyrjet gjysmë ideologjike dhe personale të Kurtit në skenën politike maqedonase vetëm se Ali Ahmeti mbështetet nga Rama, krijohet rrethi i inateve. Dy shtetet e mëdha shqiptare janë sjellë keq.“ 
     

  • “Opozita në garë për të humbur”, Minxhozi: Ku ka më mirë të rrëzohet me një kandidat që nuk është i veti…

    “Opozita në garë për të humbur”, Minxhozi: Ku ka më mirë të rrëzohet me një kandidat që nuk është i veti…

    Në një intervistë analisti Skënder Minxhozi foli për garën e 9 nëntorit, duke thënë se opozita po futet në këtë garë duke e ditur që do të dalë e humbur.
    Analisti Minxhozi u shpreh se në këto zgjedhje opozita po shfaqet me e fragmentuar seç ishte.
    “Ky kandidat që atakon zonën gri por rrezikon radhët e brendshme në parti, apo një kandidat që shkon me ato 500 mijë vota…Ndodhej në këtë lloj dileme. Një tjetër dilemë do të ishte që Berisha të ulte në tryezë dhe të bënte për vetë të gjithë opozitën e mundshme…Berisha ka zgjedhur një kandidat si Florian Binaj. Në këto zgjedhje opozita po shfaqet edhe më e fragmentuar seç ishte. Opozita po futet në këtë fushatë duke e ditur që do ta humbë këtë garë për problemet e saj të brendshme dhe ku ka më mirë të rrëzohet me një kandidat që nuk është i veti…”, tha Minxhozi.

  • ‘Në pikëpyetje reputacioni i Kushtetueses’, Minxhozi: Dekreti i Begajt, ngecje e rëndë proceduriale

    ‘Në pikëpyetje reputacioni i Kushtetueses’, Minxhozi: Dekreti i Begajt, ngecje e rëndë proceduriale

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se për ankimin e Erion Veliajt, lidhur me shkarkimin nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, është krijuar një përplasje institucionale e panevojshme.
    Në një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se vendimi i presidentit Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve më 9 nëntor, teksa Gjykata Kushtetuese ka caktuar relatore për ankimimin e Veliajt, vendos në pikëpyetje vetë imazhin dhe reputacionin e gjykatës.
    “Nuk gjykohet Erion Veliaj, por gjykohet mbi fatin e tij personal, sovraniteti, pavarësia, imazhi dhe nderi i Gjykatës më të lartë që kemi në vend. Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur moskompetencë për padinë e Veliajt. Ka caktuar relatoren. Është vënë mekanizmi në lëvizje. Unë mendoj se këtu kemi një ngecje të rëndë procedurale dhe përplasje të panevojshme, ku presidenti futet dhe tjetërson objektin e ankimimit dhe tjetërson edhe nenin. Unë nuk e besoj që kryetari i bashkisë më të madhe në vend duhet të shkojë për mungesë në punë te Gjykata Kushtetuese. Unë ndjej që në këto momente, imazhi dhe reputacioni i Gjykatës Kushtetuese po vihet në pikëpyetje nga institucione të shtetit, që po ia prekin direkt dhe indirekt këtë sovranitet që duhet të ketë. Si mund të futet presidenti dhe të dekretojë zgjedhjet. Presidenti kishte një rol dhe ka një rol. Çfarë i mbetet presidentit nëse Kushtetuesja pranon edhe ankimimin e dytë të Veliajt”, theksoi ai.