Arbër Hoxha po kalon një sezon fantastik si me Kroacinë ashtu edhe në kombëtaren shqiptare.
Anësori kuqezi ka shënuar një tjetër gol me peshë këtë javë në kampionatin kroat, dhe pikërisht kundër rivalëve të Hajduk Split, duke barazuar rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes.
Dinamo Zagreb e pa veten në disavantazh në minutën e 68-të. Ndërsa të gjithë në “Maksimir” ishin të përgatitur për fundin e ndeshjes, Arbër Hoxha bën mrekullinë, duke barazaur shifrat në 1-1.
⚽️DINAMO – HAJDUK 1:1 – U 102. minuti Arber Hoxha donosi poravnanje Dinamu za erupciju oduševljenja na Maksimiru. #hnl #supersporthnl #hajduk #dinamo pic.twitter.com/LF6kr3nxkB
— sportnet|HR (@sportnet_HR) December 6, 2025
Hoxha ndoqi aksionin deri në fund dhe e dërgoi topin në rrjetë pas një ndërhyrjeje të portierit kundërshtar, duke rikthyer baraspeshën në sekondat e fundit.
Pas këtij rezultati, pas 16 javësh kampionat, Dinamo Zagreb ngjitet në krye me 32 pikë, ndërsa Hajduk Split qëndron një hap pas, me 31 pikë, duke e bërë garën për titull jashtëzakonisht të ngushtë.









