Tag: minutë

  • Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran

    Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka shprehur ngushëlimmet familjes së artistes së madhe Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e sotme në moshë 91-vjeçare.
    Në nisje të konferencës me gazetarët, Berisha mbajti një minutë heshtje. Ai e cilësoi Margarita Xhepën një artiste të papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.Lexo edhe :Related Posts
    Berisha: Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve të Shqipërisë, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa.

    Margarita Xhepa është një artistë e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film. Me një talent të rrallë. Me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm. Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë.
    Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj./vizionplus.tv 

  • VIDEO/ Vetëm një minutë në ajër, shpërthen në qiell raketa e lëshuar nga Europa për në hapësirë

    VIDEO/ Vetëm një minutë në ajër, shpërthen në qiell raketa e lëshuar nga Europa për në hapësirë

    Një raketë testuese, e cila kishte për qëllim të niste lëshimet e satelitëve nga Europa, ra në tokë dhe shpërtheu në më pak se një minutë pas ngritjes nga Norvegjia të dielën, në atë që startupi gjerman Isar Aerospace e përshkroi si një test fillestar.

    Spectrum filloi të nxirrte tym nga anët e tij dhe ra përsëri në Tokë në një shpërthim të fuqishëm menjëherë pas lëshimit nga porti hapësinor Andøya në Arktik. Imazhe u transmetuan live në YouTube.

    Drone and pad footage from Isar Aerospace’s Spectrum launch. You can see it avoided the pad when it came down. pic.twitter.com/NePozHqYad
    — NSF – NASASpaceflight.com (@NASASpaceflight) March 30, 2025

    Raketa pa ekuipazh u promovua si përpjekja e parë për një fluturim orbital që do të origjinonte nga Europa, ku disa shtete, përfshirë Suedinë dhe Britaninë, kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në tregun në rritje të misioneve komerciale hapësinore.
    Raketat orbitale janë të dizajnuara për të vendosur ngarkesa, si satelitët, në orbitën e Tokës ose përtej saj.
    Isar Aerospace, e cila kishte paralajmëruar se lëshimi i parë mund të përfundonte para kohe, tha se ky test prodhoi të dhëna të bollshme që ekipi mund t’i përdorë për të mësuar.
    Raketa u ngrit nga platforma në orën 12:30 pasdite, sipas orës lokale të dielën dhe fluturoi për rreth një minutë, para se fluturimi të ndërpritej, tha Isar.
    “Kjo i lejoi kompanisë të mbledhë një sasi të konsiderueshme të dhënash nga fluturimi dhe përvojë për t’u aplikuar në misionet e ardhshme”, tha Isar në një deklaratë. “Pas ndërprerjes së fluturimit në T+30 sekonda, mjeti i lëshimit ra në det në mënyrë të kontrolluar”.

    Top Channel