Tag: minutë

  • Konferenca e Kryetarëve nis me debate, opozita kërkon që gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor Atdheu: Nuk mjafton një minutë heshte

    Konferenca e Kryetarëve nis me debate, opozita kërkon që gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor Atdheu: Nuk mjafton një minutë heshte

    Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate këtë të mërkurë mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.
    Ndërkohë, sekretari i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke thënë: “Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë temë e diskutimeve. Kuvendi mos mjaftohet me një minutë heshtje, por të shndërrojë në temë debati sigurinë e jetës.
    Krimi ka marre yrysh, shqiptarët më të pasigurt se kurrë. Sot çdo shqiptar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner. Vrasja e gjyqtarit, krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi të debatojë për realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon pa frikë ligjin.
    E turpshme që KLGJ bën publik paralajmërimet e qeverisë për sigurinë e gjyqtareve, vetëm pasi ndodhi vrasja e gjyqtarit”.
    Gjatë Konferencës, opozita kërkoi qe institucionet shtetërore të nisin proceduat dhe të shpallin Dëshmor të Atdheut gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balla: Të mbahet 1 minutë heshtje në Kuvend. Opozita: Të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balla: Të mbahet 1 minutë heshtje në Kuvend. Opozita: Të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

    Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme (8 tetor) e Konferencës së Kryetarëve. Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe interpelanca urgjente me kryeministrin Rama ishin prej çështjeve që nxitën diskutime në mbledhje, pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për nisjen e seancës plenare të së enjtes (9 tetor) me një minutë heshtje në nder të gjykatësit të ndjerë.
    Opozita nga ana e saj, pasi kërkoi prej institucioneve shtetërore nisjen e procedurave për shpalljen e gjyqtarit Kalaja “Dëshmor të Atdheut”, deklaruan se ngjarja e rëndë do duhet të jetë temë debati në Kuvend për sigurinë e jetës së qytetarëve dhe realitetin “tragjik” ku ndodhet vendi sipas tyre.
    Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se Kuvendi nuk mund të mjaftohet thjesht dhe vetëm me një minutë heshtje, por të diskutojë mbi krimin që po trondit ndërgjegjen kombëtare.
    “Kuvendi nuk mund të mblidhet vetëm për të miratuar procesverbale. Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë temë e diskutimeve
    Kuvendi mos mjaftohet me 1 minutë heshtje, por të shndërrojë në temë debati sigurinë e jetës.
    Krimi ka marrë yrysh, shqiptarët më të pasigurtë se kurrë. Sot çdo shqiptar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner. Vrasja e gjyqtarit, krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi të debatojë për realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon pa frikë ligjin.
    E turpshme që KLGJ bën publik paralajmërimet e qeverisë për sigurinë e gjyqtarëve, vetëm pasi ndodhi vrasja e gjyqtarit”, deklaroi Blushi.
    Nga ana e tij , kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vuri theksin te nevoja urgjente për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
    Sipas Bardhit, mosfutja e dy kërkesave për mocione në Kuvend për votim, përbën shkelje të rregullores dhe Kushtetutës.
    “Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
    E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim.
    Ju, znj. Kryetare, në mënyrë të habitshme, vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Keni një muaj që keni marrë besimin e mazhorancës dhe, pas kësaj, do të duhej të silleshit si Kryetare Kuvendi në respekt të Kushtetutës. Por ju nuk e bëni këtë, përkundrazi, e shkelni në mënyrë sistematike Kushtetutën”, deklaroi Bardhi.

  • Politika bëhet bashkë, mban 1 minutë heshtje në komisione parlamentare për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

    Politika bëhet bashkë, mban 1 minutë heshtje në komisione parlamentare për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

    Në Komisionet parlamentare u mbajt një minutë heshtje për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Prej aty, Avokatja e Popullit Erinda Balanca ngriti alarmin e punës së gjyqtarëve, të cilët sipas saj punojnë në mbingarkesë dosjesh dhe presion.
    ***
    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, ka tronditur edhe politikën.
    Të majtë e të djathtë u bashkuan për një minutë heshtje në nisje të komisioneve parlamentare.
    “Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, është kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
    Por, pas heshtjes solemne, opozita në Komisionin e të Drejtave të Njeriut dhe Informimit Publik akuzoi se vrasja e Kalasë nxori në pah problemet e thella që ka sistemi i drejtësisë, e për këtë përgjegjësinë e shohin drejtpërdrejtë te Edi Rama.
    “Është kthyer në han pa porta Gjykata e Apelit, dje ka ndodhur një ngjarje e rëndë po akoma më i rëndë reagimi i Ministrisë së Drejtësisë e Kryeministrit. Është Këshilli i Ministrave në 2020 ka hequr policët në gjykata, kjo VKM ka bërë që të mos kenë siguri të jenë të pambrojtur gjykatës dhe hyjnë njerëz, dhe nuk është rastësore vetëgjyqësia se kur qytetarët shohin kryeministrin e vendit të tyre që bën vetëgjyqësi me vendimet e gjykatave, do bëjnë vetëgjyqësi”, tha Gazment Bardhi.
    “Mos devijoni raportimin e Avokatit të Popullit, duke shfrytëzuar politikisht një ngjarje të rëndë që e dënojmë bashkarisht”, u shpreh deputeti i PS, Ardit Bido.
    Në këtë komision ku ishte për të raportuar për raportin vjetor të institucionit, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se gjyqtarët punojnë në mbingarkesë dhe presion.
    “Kanë përjetuar një stres të jashtëzakonshëm, për shkak të procedurave por edhe për shkak të ngarkesës me dosje të papërballueshme për kapacitetet njerëzore”.
    Pjesë e dështimit, tha Ballanca, është edhe harta gjyqësore. Sipas saj, ndarja e re gjyqësore ka krijuar te qytetarët perceptimin e një drejtësie të largët.
    “Duhet të duket që ekziston drejtësia aty afër, e kemi thënë që do t’i humbasë qytetarëve edhe perceptimi se është aty drejtësia për t’i dhënë zgjidhje”.

  • Deputetët nderojnë gjyqtarin! Mbahet një minutë heshtje në Komisione, kërkohet më shumë siguri

    Deputetët nderojnë gjyqtarin! Mbahet një minutë heshtje në Komisione, kërkohet më shumë siguri

    Puna e Komisioneve Parlamentare këtë të martë nisi me një minutë heshtje.
    Ngjarja tronditëse në Gjykatën e Apelit ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë seancës nuk u la jashtë vëmendjes në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, ndonëse në fokus të mbledhjes ishte raportimi vjetori i Avokatit të Popullit.
    Ishte pikërisht kryetarja e këtij institucioni Erinda Ballanca, e cila kërkoi më shumë kushte dhe siguri për institucionet në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë.

    “Sepse sado që kemi ngritur zërat për problematikat në Komision e Ligjeve, apo në raportet që ka bërë Avokati i Popullit, për ecurinë e Reformës në Drejtësi, ne nuk ia kemi dalë që të jemi pranë gjyqtarëve, të cilët kanë përjetuar një stres të jashtëzakonshëm, për shkak të procedurave por edhe për shkak të ngarkesës me dosje të papërballueshme për kapacitetet njerëzore”, tha Erinda Ballanca, avokate e Popullit.
    Rritja e sigurisë në institucione u mbështet dhe nga anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita nuk i kurseu kritikat.
    “Është këshilli i ministrave në 2020 ka hequr policët në gjykata. Kjo VKM ka bërë që të mos kenë siguri të jenë të pambrotjur gjykatës dhe hyjnë njerëz pa armë dhe nuk është rastësore vetë-gjyqësia. Se kur qytetarët shohin kryeministrin e vendit të tyre që bën vetëgjyqësi me vendimet e gjykatave, do bëjnë vetëgjyqësi”, tha Gazmend Bardhi.
    Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit sapo dha vendimin për një çështje pronësie që kishte mbetur pa zgjidhje shumë vite, në dyert e gjykatave.
    /vizionplus.tv

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

    Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur me një minutë heshtje për të nderuar gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit, ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
    Ulsi Manja e ka cilësuar vrasjen si një akt barbar dhe ka kërkuar ndëshkimin shembullor të autorëve.
    “Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha ai.

  • Komisionet parlamentare nisin me një minutë heshtje/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja: Akt barbar, ndëshkim shembullor

    Komisionet parlamentare nisin me një minutë heshtje/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja: Akt barbar, ndëshkim shembullor

    Kanë nisur me një minutë heshtje mbledhjet e komisioneve parlamentare, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
    Ulsi Manja e ka konsideruar vrasjen një akt barbar ndërsa ka kërkuar ndëshkim shembullor të autorëve.
    “Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha ai.

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Komisionet parlamentare nderojnë me një minutë heshtje

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Komisionet parlamentare nderojnë me një minutë heshtje

    Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur sot me një minutë heshtje, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra ditën e djeshme brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

    “Akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Ulsi Manja.
    “Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Një gjyqtar është vrarë në krye të detyrës. Para se të fillojmë punimet e Kuvendit, do duhet të mbajmë një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij që u vra vetëm sepse ka zbatuar ligjin në një çështje gjyqësore”-tha Bardhi.
     

     
     
     

     
     
     
     

    Top Channel

  • Yamal-it i mjafton 1 minutë për të dhënë asist, Barcelona bën detyrën ndaj Sociedad dhe merr kreun (video)

    Yamal-it i mjafton 1 minutë për të dhënë asist, Barcelona bën detyrën ndaj Sociedad dhe merr kreun (video)

    Barcelona ka fituar 2-1 ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e luajtur në stadiumin olimpik të Katalonjës, e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.
    Në minutën e 30-të, ish-mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Odriozola, dërgon topin në rrjetë, pas një gjysmë pasimi, gjysmë goditje të Barrenetxea, duke i dhënë avantazhin Sociedadit.
    Barcelona barazon shifrat në minutën e 44-të me Jules Kounde, francezi shënon me kokë pas krosimit të Marcus Rashford nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
    Në minutën e 58-të, Lamine Yamal futet në fushë në vend të Roony Bardghji dhe direkt bëhet protagonist. Yamal kalon bukur kundërshtarin dhe asiston për Lewandowski-n, polaku shënon me kokë.
    Në minutën e 83-të, Real Sociedad i afrohet golit të barazimit, por goditja e Kubo ndalet nga shtylla. Një minutë më pas, Robert Lewandowski humbet shansin e artë për të shënuar golin e tretë. Barcelona fiton 2-1 dhe merr kryesimin me 19 pikë pas 7 javësh, një më shumë se Real Madridi.
    SHIKOGOLAT

  • PD mban 1 minutë heshtje për deputetin Abdi Baleta, mazhoranca e refuzon

    PD mban 1 minutë heshtje për deputetin Abdi Baleta, mazhoranca e refuzon

    opozita mban 1 minute heshtje

    TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend, ku do të votohet përbërja e re e komisioneve parlamentare, ka nisur me pretendimin e deputetëve të opozitës, se Niko Peleshi i mohoi qytetarëve që të dëgjonin programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
    Gjatë seancës, deputeti i opozitës Besart Xhaferri kërkoi që të mbahej një minutë heshtje për nder të ish-deputetit të ndjerë të PD-së, Abdi Baleta, i cili u nda nga jetë gjashtë ditë më parë.
    Teksa Xhaferri propozoi minutën e heshtjes, u ndalua nga kryeparlamentari Niko peleshi që i kujtoi se ishin mbledhur për çështje tjetër në rend dite, mbi procedurën dhe procesverbali.
    Deputeti demokrat nuk u tërhoq nga propozimi dhe deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke mbajtur një minutë heshtje, kurse grupi i mazhorancës e refuzoi, duke mos u ngritur.
    “Duket se sa vlerë ka jeta për juve. As për deputetin Azem Hajdari nuk mbajtët një minutë heshtje”, tha Xhaferri.
    Pas minutës së heshtjes ndërhyri kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili vuri në dukje ndaj deputetëve të PD-së se kjo nuk ishte kërkuar sipas rregullores për një minutë heshtje ndaj ish-deputetit Baleta.
    “Dihet se sa e keni respektuar ju zotin Abdi Baleta. Por kjo duhet të ishte bërë sipas procedurave me një propozim dhe me një marrëveshje të përbashkët siç kemi bërë herë të tjera. Ne nuk jemi kundër, të propozohet dhe të mbahet”, tha Balla mes të tjerash.
    Kryeparlamentari Peleshi e miratoi duke u shprehur se ka dakordësi që pas propozimit të PD-së të mbahet një minutë heshtje nga Parlamenti në fund të procedurës së votimit dhe seancës plenare./ZËRI 

  • Opozita kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

    Opozita kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

    Deputeti i PD-së Besart Xhaferri nga Kuvendi kërkoi një minutë heshtje për ish-ligjvënësin Abdi Boleta, i cili ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Xhaferi theksoi se PS nuk ka respekt as për të ndjerët. 
    Xhaferri: Sot duhet të mbajmë një minutë heshtje, për Abdi Baleta, ish-deputet i PD. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Ju nuk keni respekt për të ndjerët. Edhe për zotin Hajdari ashtu bëtë. Rama i fton për të jetuar në Shqipëri, apo për t’i larguar. Nëse i fton për një shëndet më të mirë, mjekët po therin infermierët. Rama po e shet për procesverbale Shqipërinë. 
    Balla: Zoti kryetar i Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë ka standardizuar prej kohësh një moment të rëndësishëm, që mund të kërkohet nga kreu i grupit apo grup deputetësh, siç është minuta e heshtjes. Ne e kemi vënë rregull, që atë minutë heshtje ta bëjmë siç duhet. Duhet të depozitohet kërkesa me shkrim. Më pas përcaktohet ora e saktë e mbajtjes së minutës së heshtjes. Ajo që ndodhi sot, është forma më qesharake dhe jo respekt ndaj atij të cilit mbahet minuta e heshtjes. Se sa e keni respektuar ju Abdi Baletën, e di familja dhe gjithë shqiptarët.