Tag: minutë

  • Operacion kundër narkotrafikut! Dronë me b*mba, 200 të shtëna në minutë dhe 120 të vd*kur

    Operacion kundër narkotrafikut! Dronë me b*mba, 200 të shtëna në minutë dhe 120 të vd*kur

    Bota E Mërkurë, 29 Tetor 2025 16:02
    Mega operacion në Rio de Zhaneiro të Brazilit. “Skena lufte”, tregojnë qytetarët në rrjete sociale dhe mediat lokale. Mbi 2.500 policë dhe pjesëtarë të forcave speciale kundër krimit të organizuar hynë në komplekset Alemão dhe Penha, ku jetojnë rreth 280 mijë njerëz. Të paktën 120 persona janë vrarë në përleshje, mes tyre katër policë, dhe mbi 80 janë arrestuar.
    Rafale me mbi 200 të shtëna në minutë e kanë kthyer disa zona të Rios në një fushë të vërtetë beteje. Grupi kriminal iu përgjigj zjarrit të policisë me dronë të ngarkuar me granata, pushkë automatike të afta për të rrëzuar helikopterë dhe autobusë të marrë peng për të bllokuar rrugët hyrëse, ndërkohë që përmes WhatsApp-it qarkullonin mesazhe që detyronin banorët të merrnin pjesë në bllokada.
    Operacioni shënon një ndryshim në mënyrën e përballjes midis forcave të sigurisë dhe fraksioneve kriminale në Rio: trafikantët e drogës përdorën dronë për të hedhur granata mbi skuadrat speciale, duke përdorur një detonator mekanik ose elektrik që lejon lëshimin e eksplozivit pa ndaluar fluturimin e dronit, në mënyrë që ai të mund të largohej pa u ekspozuar ndaj rrezikut.

  • Spiropali takim me përfaqësuesit e lartë të KE: Asnjë minutë për të humbur për përshpejtimin e negociatave

    Spiropali takim me përfaqësuesit e lartë të KE: Asnjë minutë për të humbur për përshpejtimin e negociatave

    Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.
    Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se nuk ka asnjë minutë për të humbur, dhe duhet ruajtur ritmi i përshpejtuar për negociatat
    Ndërsa në fund, ministrja thekson se Shqipëria është çdo ditë një hap më pranë Europës.
    “Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.
    Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, shkruan Spiropali.

  • E PABESUESHME! Erling Haaland humb dy penallti rresht brenda një minute (video)

    E PABESUESHME! Erling Haaland humb dy penallti rresht brenda një minute (video)

    11 Tetor 2025

    18:33

    Telesport

    Norvegjia është duke u përballur me Izraelin në Olso, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në minutat e para të ndeshjes ka ndodhur një episod aspak i zakontë, me protagonist Erling Haaland.
    Në minutën e 4-të, Erling Haaland gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi norvegjez godet me të majtën, por ndalet nga portieri izraelit. SHIKOPENALLTINE1
    Ndërhyn arbitri kryesor dhe penalltia duhej të ripërsëritej, pasi portieri kundështar doli nga vija. Në mënyrë të habitshme, Haaland humb penalltinë për herë të dytë brenda një minute. Këtë herë, Haaland gjuan në krahun tjetër nga hera e parë, por portieri Peretz e pret penalltinë për herë të dytë. SHIKOPENALLTINE2
    Përsa i përket rezultatit, Norvegjia po kryeson 3-0 pas 30 minutash, falë dy autogolave 18′ dhe 28′ dhe golit të Haaland 27′.

  • Nis mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, mbajnë një minutë heshtje për kolegun e vrarë Astrit Kalaja

    Nis mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, mbajnë një minutë heshtje për kolegun e vrarë Astrit Kalaja

    Ka nisur sot mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, e thirrur pas ngjarjes tragjike të ndodhura javën e kaluar.
    Gjyqtarët nisën punimet me një minutë heshtje në nder të kolegut të tyre, Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit më 6 tetor.
    Mbledhja ka për qëllim diskutimin e çështjeve të brendshme të Gjykatës, përforcimin e sigurisë së ambienteve gjyqësore, si dhe koordinimin mbi mënyrën e veprimit në pasojat e ngjarjes tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë në vend.

  • Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në Kuvend për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

    Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në Kuvend për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

    Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës së sotme plenare nderuan figurën e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit më 6 tetor.
    Kryeparlamentari Niko Peleshi ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Kalaja.
    Niko Peleshi: Ju ftoj të ndalemi për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili humbi jetën tragjikisht në ambientet e Gjykatës së Apelit. Vrajsa e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë u dënua nga spektri politik dhe mbarë opinioni publik. Gjyqtri Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet duke lënë pas një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë në detyrë. Në shenjë respekti për jetën dhe kontributin e tij ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.

  • Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja/ Pas përplasjes PS-PD, vendoset 2.5 orë debat për çdo raport

    Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja/ Pas përplasjes PS-PD, vendoset 2.5 orë debat për çdo raport

    Sot ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila është hapur me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një ngjarje tragjike në ambientet e Gjykatës së Apelit.

    Pas kësaj ceremonie simbolike, seanca do të vijojë me shqyrtimin e raporteve të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

    Vendimi për kohëzgjatjen e debateve u parapri nga një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Konferencën e Kryetarëve. Partia Demokratike kërkoi që për secilin raport të zhvillohej një debat 4-orësh, duke u mbështetur në nenin 48 të Rregullores së Kuvendit, që garanton një minimum kohe për çdo grup parlamentar.

    Nga ana tjetër, PS nuk pranoi kërkesën e PD-së, por vendosi për një kohë më të gjatë sesa fillimisht kishte propozuar: 2 orë e 30 minuta për çdo raport.

    Seanca pritet të vijojë me diskutimet për raportet e disa prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit kushtetues dhe ligjzbatuese në vend.

  • Kuvendi mban një minutë heshtje për Astrit Kalanë, deputetët nderojnë gjyqtarin e vrarë në detyrë

    Kuvendi mban një minutë heshtje për Astrit Kalanë, deputetët nderojnë gjyqtarin e vrarë në detyrë

    Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës.
    Ngjarja tragjike ndodhi të hënën, më 6 tetor, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.
    Deputetët e pranishëm në sallë shprehën respekt dhe solidaritet për figurën e gjyqtarit dhe familjen e tij, ndërsa pritet që institucionet e drejtësisë të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • LIVE! Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja! Peleshi: Do rishikojmë materialin për Enver Hoxhën

    LIVE! Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja! Peleshi: Do rishikojmë materialin për Enver Hoxhën

    Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot me 1 minutë heshtje për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja.
    Në fjalën e tij, Niko Peleshi tha se Kalaja i shërbeu me devotshmëri e profesionalizëm drejtësisë dhe kujtimi i tij duhet nderuar.
    Peleshi pati edhe një sqarim për përfshirjen e Enver Hoxhës në botimin e Kuvendit, si një nga personalitetet e lindur në tetor.
    Ai iu përgjigj ankesë së Belind Këllicit duke thënë se i ka kërkuar sekretariatit ta rishikojë tekstin, edhe pse ai ka dalë nga Fjalori Enciklopedik si tekst neutral dhe pa asnje interpretim.

  • Në Japoni, treni vonohet më pak se 1 minutë në vit

    Në Japoni, treni vonohet më pak se 1 minutë në vit

    Perfeksioni në lëvizje

    Në Japoni, koha nuk është thjesht orar është kulturë, respekt dhe disiplinë. Sistemi japonez i trenave konsiderohet më i saktë në botë: mesatarisht, vonesa totale vjetore për çdo tren është më pak se një minutë. Ky standard i pabesueshëm i përpikmërisë është kthyer në simbol të përkushtimit japonez ndaj efikasitetit dhe përgjegjësisë.

    Kultura e respektit për pasagjerin

    Në Japoni, çdo vonesë mbi 60 sekonda trajtohet seriozisht. Kompania e trenave shpesh lëshon kërkime zyrtare faljeje për pasagjerët madje edhe për një vonesë prej vetëm 30 sekondash. Nëse një tren niset më herët se orari i planifikuar, drejtuesi i linjës duhet të kërkojë falje, pasi edhe kjo konsiderohet mungesë respekti për kohën e udhëtarit.

    Si arrihet kjo përpikmëri?

    Sekreti qëndron në disiplinën, teknologjinë dhe kulturën e përkushtimit japonez:

    Orari i çdo treni planifikohet në sekonda.

    Punonjësit trajnohen për të menaxhuar çdo situatë me qetësi dhe efikasitet.

    Çdo stacion funksionon si një mekanizëm perfekt ku edhe një vonesë e vogël analizohen për të mos u përsëritur.

    Më shumë se transport

    Në Japoni, treni është pasqyrë e mënyrës japoneze të të menduarit: çdo detaj ka rëndësi, çdo sekondë ka vlerë, dhe çdo pasagjer meriton respekt të plotë. Për ta, përpikmëria nuk është luks është formë e mirësjelljes dhe e përkushtimit ndaj tjetrit.

    Në një botë ku vonesat janë bërë normale, Japonia na kujton se disiplina e përditshme është arti i përkryerjes. Një shoqëri që arrin të mbajë në lëvizje miliona njerëz me devijime më të vogla se një minutë, është një shoqëri që ka kuptuar thelbin e respektit: respektin për kohën e tjetrit.

  • Konferenca e Kryetarëve nis me debate, opozita kërkon që gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor Atdheu: Nuk mjafton një minutë heshtje

    Konferenca e Kryetarëve nis me debate, opozita kërkon që gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor Atdheu: Nuk mjafton një minutë heshtje

    Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate këtë të mërkurë mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.
    Ndërkohë, sekretari i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke thënë: “Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë temë e diskutimeve. Kuvendi mos mjaftohet me një minutë heshtje, por të shndërrojë në temë debati sigurinë e jetës.
    Krimi ka marre yrysh, shqiptarët më të pasigurt se kurrë. Sot çdo shqiptar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner. Vrasja e gjyqtarit, krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi të debatojë për realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon pa frikë ligjin.
    E turpshme që KLGJ bën publik paralajmërimet e qeverisë për sigurinë e gjyqtareve, vetëm pasi ndodhi vrasja e gjyqtarit”.
    Gjatë Konferencës, opozita kërkoi qe institucionet shtetërore të nisin proceduat dhe të shpallin Dëshmor të Atdheut gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja.

    Top Channel