Tag: minutë

  • “Përse e merr kot në Kombëtare?”, gazetari habitet me Silvinjon: Nuk ka të drejtë Jasir Asani të luajë një minutë te Shqipëria…

    “Përse e merr kot në Kombëtare?”, gazetari habitet me Silvinjon: Nuk ka të drejtë Jasir Asani të luajë një minutë te Shqipëria…

    Shorti i Play Off të Botërorit ra dhe Shqipëria do të përballet kundër Polonisë. Polonia na ngjall kujtimet e vjetra të Jasir Asanit, të super golit të tij. Moderatori i emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçe, është tërësisht i habitur me vendimet e Silvinjos në lidhje me Jasir Asanin.
    “E mundëm Poloninë me Asanin, që e bëri golin nga hëna në tokë. Ka mbi 5 ndeshje që Asani nuk luan fare me Shqipërinë. Nuk paska të drejtë fare Asani të luajë një minutë? Pse e merr në Kombëtare pastaj? Ishte super në kualifikuese, pastaj ka bërë ndeshje jo të mira dhe më vonë ishte një diskutim që pse e fut Asanin kur nuk luan mirë, tani që Asani po bën shumë gola me klubin, nuk aktivizohet. A nuk ka të drejtë Asani me gjithë ato gola të futet një minutë me Andorrën”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/?

  • Nuk luajti asnjë minutë ndaj Fiorentinës, zbulohet arsyeja pse Spalletti dënoi Zhegrovën pak para ndeshjes

    Nuk luajti asnjë minutë ndaj Fiorentinës, zbulohet arsyeja pse Spalletti dënoi Zhegrovën pak para ndeshjes

    23 Nëntor 2025

    16:07

    Telesport

    Juventus barazoi dje në transfertë 1-1 ndaj Fiorentinës, për javën e 12-të në Serie A. Edon Zhegrova nuk luajti për asnjë minutë në këtë takim, duke habitur jo pak tifozët.
    Gazetari italian, Dario Pellegrini, shkruan në rrjetet e tij sociale, se Zhegrova u dënua nga Luciano Spalletti për një situatë të ndodhur para pak fillimit të ndeshjes.
    Në momentin kur kishte dalë për nxehje para ndeshjes, ndodhi një incident mes tifozëve vendas dhe Zhegrovës, ky i fundit nuk i priti mirë vërshëllimat e tyre dhe iu kundërpërgjigj duke bërë një gjest aspak të hijshëm. Dhe për këtë arsye, sipas gazetarit në fjalë, Spalletti e ka qortuar dhe e ka quajtur reagimin e Zhegrovës të papranueshëm. Pikërisht për këtë arsye, Zhegrova u dënua duke mos marrë asnjë minutë ndaj Fiorentinës.

  • Një minutë pas masakrës ndaj Danit, para Benz-it kaloi Policia Ushtarake me delegacionin e NATO-s

    Një minutë pas masakrës ndaj Danit, para Benz-it kaloi Policia Ushtarake me delegacionin e NATO-s

    Nga Elton Qyno – Syri.net/

    Kanë dalë detaje të reja, nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur në vend Gilmando Dani, i cili cilësohej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Mustafa Sheqeri.

    Burime nga policia thanë për gazetarin Elton Qyno, se eskorta që kaloi gati një minuta pas sulmit me armë, ishte një delegacion i NATO-s që po shoqërohej drejt aeroportit të Rinasit me makinën e Policisë Ushtarake.

    Makina e parë që ndodhet në krye të delegacionit ku dukshëm dallohen dhe fenelinat e saj, i përket Policisë Ushtarake që në atë moment ishte ngarkuar me shërbim për shoqërimin e delegacionit të NATO-s.

    Pamjet filmike, janë kapur nga një pikë karburanti “Alpet” dhe se eskorta shfaqet vetëm 1 minutë pasi skuadra e pushkatimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Lidhur me hetimet që po kryen policia kriminale e Tiranës, shumë veprime janë kryer në teren dhe mbi 15 persona janë marë në pyetje.

    Por deri në këtë fazë, ku ndodhet hetimi asnjë person nuk është identifikuar dhe arrestuar nga policia si pjesëmarës në këtë atentat të frikshëm.

    Gjatë mesditës së sotme në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje në prezencë edhe të prokurorit të dosjes, ku janë analizuar të gjitha provat e mbledhura dhe janë lënë detyra të qarta për veprime tëg tjera shtesë.

  • Seanca plenare/ Ndarja nga jeta e liderit historik socialist Fatos Nano, Kuvendi mban një minutë heshtje

    Seanca plenare/ Ndarja nga jeta e liderit historik socialist Fatos Nano, Kuvendi mban një minutë heshtje

    Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano pak ditë më parë.
    Teksa nisi seanca plenare dhe kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi hapjen e saj dhe rendin e ditës, kaloi menjëherë tek kërkesa për ligjvënësit që të mbanin heshtje një minutë për humbjen e ish-kryeministrit, që ka qenë disa herë figurë e lartë e shtetit shqiptar.
    Të pranishëm edhe deputetë të opozitës, që respektuan kujtimin e ish-kryeministrit, duke mbajtur minutën e heshtjes.

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje

    Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme kanë nderuar figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare më 31 tetor.
    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se Fatos Nano është një nga themeluesit e PS dhe do të kujtohet gjithmonë për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për demokratizimin e vendit.
    Niko Peleshi: Kuvendi shpreh sot ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Nano ishte një nga themeluesit e PS dhe ka shërbyer disa herë si kryeministër duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në demokratizimin e vendit. Nano do të kujtohet si një figurë me ndikim dhe me ide që la gjurmë në thella në historinë e kombit tonë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.

  • Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano

    Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Homazhet/ 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Homazhet/ 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

    FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.
    Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.

    Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.

  • FSHF-ja do të nderojë Fatos Nanon, 1 minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar

    FSHF-ja do të nderojë Fatos Nanon, 1 minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar

    Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare. Në nder të tij FSHF-ja ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar. Organizata më e lartë e futbollit në vend ka zgjedhur të respektojë në këtë mënyrë një nga figurat më rëndësishme të politikës shqiptare.
    “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta”, ka njoftuar FSHF-ja./Sport Ekspres/

  • FSHF vendos një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë e Kategorinë e Dytë

    FSHF vendos një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë e Kategorinë e Dytë

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.

    Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.

    Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë./FSHF/

    Vazhdo leximin