Kilian Mbape shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Olimpiakos dhe Real Madrid në Greqi dhe për sulmuesin francez, kaq mjaftoi për të hyrë në histori, teksa mori që sot kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve.
Ky ishte tregolëshi i tretë i tij në Ligën e Kampioneve që kur ka veshur fanellën e Realit, duke u kaluar vetëm nga Benzema (4), Pushkash e Di Stefano (5) dhe Kristiano Ronaldo (7) në historinë e klubit.
Tre golat e shënuar brenda 6 minutash e 42 sekondash, e bëjnë këtë tregolëshin e dytë më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampioneve, të kaluar vetëm nga Salah i cili në vitin 2022 kishte shënuar ndaj Rejnxhërs brenda 6 minutash e 13 sekondash.
Tag: minutash
-

Mbape bën histori/ Shënon tre gola brenda 6 minutash
-

Pas 1 ore e 30 minutash mbyllet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, Berisha: Do mblidhemi çdo javë deri sa…
Pas 1 ore e 30 minutash, protesta e mbajtur nga opozita është mbyllur, edhe pse leja ishte marrë për 2 orë.
Fjalën hapëse e mbajti kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se kjo protestë do të zgjasë çdo javë deri sa kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku të japin dorëheqjen.
Në foltoren e vendosur përpara Kryeministrisë folën gjithashtu deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe disa protestues. -

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në kategorinë deri në 52 kilogramë, kampionia olimpike tregoi edhe një herë formë të jashtëzakonshme, duke dominuar të gjitha duelet deri te titulli.
Në finalen e madhe, Krasniqi mposhti hungarezen Reka Pupp, një përballje të cilën e kontrolloi plotësisht dhe e fitoi pas 2 minutash e 26 sekondash.
Rrugëtimi i saj drejt finales ishte po aq imponues. Në raundin e dytë, ajo eliminoi brazilianen Amanda Lima, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj francezes Blandine Pont pas vetëm 2 minutash e 50 sekondash.
Në gjysmëfinale, kosovarja vazhdoi serinë e fitoreve duke mundur italianen Gaia Stella për 2 minuta e 3 sekonda.
Kjo medalje e artë nuk është e para për Krasniqin. 29-vjeçarja tashmë numëron tetë trofe të artë në këtë nivel garash, duke e forcuar pozitën e saj si një nga xhudistet më të suksesshme në botë. -

“Na godasin brenda pak minutash”, NATO e alarmuar nga raketat e reja ruse
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur me tone pesimiste për të ardhmen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Lubjanë, Rutte tha se raketat ruse mund të arrijnë kryeqytetet europiane brenda vetëm pak minutash.
“Rreziqet për sigurinë tonë janë rritur: brezi i ri i raketave ruse mund të arrijë kryeqytetet evropiane brenda pak minutash. Fuqia shkatërruese e dronëve, sabotimi i infrastrukturës nënujore, siguria e hapësirës kibernetike: të gjitha këto na shqetësojnë, në Lindje dhe në Perëndim.
Përballë këtyre sfidave për sigurinë tonë, ne e shohim edhe një herë se sa thelbësore është të punojmë së bashku brenda NATO-s. Kur bëhet fjalë për shkeljet e pamatura dhe të rrezikshme të hapësirës sonë ajrore nga Rusia, kemi parë se përgjigjja e NATO-s ka qenë e shpejtë dhe efektive”. -

Maresca: Plani ynë i lojës shkoi në kosh pas 5 minutash lojë, 10 kundër 10 ishte ndeshje tjetër
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja 1-2 që skuadra e tij pësoi të shtunën në Old Trafford ndaj Manchester United. Një karton i kuq i portierit Sanchez që në minutat e para detyroi londinezët të luanin me 10 lojtarë për 90 minuta.
“Ishte shumë e vështirë sepse pas 3-4 minutash kartoni i kuq e ndryshoi plotësisht lojën. I gjithë plani ynë I lojës përfundoi në kosh. Pra, ishte shumë e komplikuar. Ishte një situatë që mund ta shmangim sepse i dinim këto lloj topash të gjatë për Sesko”, tha Maresca.
“Kur je një lojtar më pak, bëhet plotësisht e vështirë dhe e ndryshoi lojën. Ata janë mësuar të sulmojnë me pesë lojtarë, kështu që në atë moment duhet të mbrohemi me pesë lojtarë. Mund të mbrohemi absolutisht me katër kur jemi 11 kundër 11, por kur jemi një lojtar më pak, ideja ishte të mbroheshim me pesë”, shtoi italiani.
Më tej, Maresca tha: “Zëvendësova edhe Palmer sepse ai bëri një përpjekje për të luajtur këtë ndeshje, por nuk ishte 100% në formë. Gjithsesi, është kartoni i kuq ai që e ndryshoi plotësisht lojën.
“Ne pësuam dy gola që duhet t’i shmangim. Por sidomos kartoni i kuq, pas tre minutash, jashtë fushe në Old Trafford, bëhet e vështirë për çdo ekip. Kur edhe ata luajtën me 10 lojtarë ne e kontrolluam lojën, krijuam raste dhe shënuam. Por ishte një ndeshje tjetër, 10 kundër 10”, tha Maresca. -

Spektakël në Frankfurt, “heshtje” në Newcastle-Barcelona dhe “Etihad”. Sporting bën detyrën (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në 4 takimet e mbrëmjes në Champions League. Eintracht Frankufrt po fiton 3-1 ndaj Galatasaray. Turqit kaluan të parët në avantazh pas 7 minutash lojë, një kundërsulm i shpejtë dhe kombinimi perfekt Sane-Akgun, i jep avantazhin 0-1 Galatasaray-it.
Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të humbur në fushën e Galatasaray, Ritsu Doan, e dërgoi atë në rrjetë. Në minutat shtesë, vendasit shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me turkun Can Yilmaz Uzun dhe golin e tretë me Jonathan Burkardt.
SHIKOGOLAT
Në “St James Park”, pjesa e parë mes Newcastle dhe Barcelonës mbyllet 0-0. Mungoi goli edhe në “Etihad”, aty ku Man. City po barazon pa gola ndaj Napolit.Pas 22 minutash lojë, italianët e gjejnë veten me një lojtar më pak.
Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pmajet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n. Kapiteni lë ekipin e tij me 10 lojtarë, por ama i shpëtoi nga një gol që ishte i sigurt.
Në minutën e 26-të, Conte largon De Bruyne dhe në vend të tij futet Mathias Olivera. Duke qenë se belgu ishte lojtari që po vraponte më pak se të tjerët dhe shumë pak aktiv, Conte nuk priti gjatë dhe e zëvendësoi pa mbaruar pjesa e parë. De Bruyne largohet si zotëri, pa bërë asnjë ankesë apo gjest ndaj vendimit të trajnerit.
Në Lisbon, Sprting po udhëheq 1-0 ndaj Kairat Almaty, me golin e Trinaco në minutën e 44-të. Hjulmand gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit në minutën e 20-të. -

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në pishinë, dalin detajet: Familjarët ishin në shtëpi! Të afërmit: Nodhi brenda dy minutash…
Foto ilustruese
GREQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen tragjike të një 4-vjeçareje shqiptare, e cila u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paxos të Greqisë, të premen pasdite. Siç raportojnë mediat greke, kërkimet për vogëlushen filluan rreth orës 16:00 dhe zgjatën rreth 50 minuta, derisa ajo u gjet rreth orës 16:50. Oficerët e policisë dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por përjekjes për për t’i dhënë ndihmën e parë rezultuan pa sukses. Po ashtu, edhe ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore të Paxos kanë vazhduar përpjekjet për shpëtimin e saj, por vajza nuk reagoi dhe u konstatua e vdekur.
Kryetari i bashkisë së Paxos, Spyros Vlachopoulos, foli për ngjarjen e rëndë teksa thotë se prindërit nuk e kuptuan që vajza kishte dalë jashtë. “Prindërit nuk e kuptuan që ajo doli jashtë dhe atje ka një vilë me pishinë. Fëmija padyshim shkoi atje për të luajtur dhe pjesa tjetër është e trishtueshme…”, u shpreh Vlachopoulos.
Të afërmit e 4-vjeçares, e cila do të festonte ditëlindjen më 26 gusht, deklaruan se ajo po luante në korridorin e shtëpisë dhe se zhdukja e saj ishte diçka e papritur dhe ndodhi brenda pak minutash. Gjyshja e vajzës shprehet e shkatërruar prej dhimbjes: “Jam vërtet e shkatërruar. Policia mori burrin tim, fëmijën tim dhe dhëndrin tim për të shkuar në prokurori. Jam në shok, jam vetëm, jam gati të vdes.” Xhaxhai i 4-vjeçares tregon se e gjithë ngjarja ndodhi krejt papritur, brenda dy minutash. “Ishte momenti i keq. Gjithçka ndodhi brenda një ose dy minutash. Babai dhe gjyshi po flinin, vajza e vogël po luante me kovën dhe kukullën e saj në hyrje të shtëpisë.”Ndërokhë, autoritetet kanë ngritur padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e të miturës në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi dhe po flinin kur 4-vjeçarja u zhduk. Ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nga atoritetet greke.
4-vjeçarja u gjet pa ndjenja pak kohë më vonë në pishinën e një vile disa metra larg shtëpisë familjare, nga kuzhinieri që kishte shkuar atje për të punuar. Sipas mediave greke e mitura ishte fëmija i vetëm i një familjeje nga Shqipëria, të cilët kanë jetuar dhe punuar në Paxos për shumë vite./ZËRI -

Milan-Bari! Leao i pafat, shënon gol dhe më pas largohet nga fusha e lojës (video)
17 Gusht 2025
21:43
Telesport
Milan nis sonte zyrtarisht sezonin e ri dhe pse jo për Serinë A, por për Kupën e Italisë. Kuqezinjtë po përballen me Barin në “San Siro” dhe gjetën avantazhin pas 14 minutash lojë.
Një krosim perfekt në krah nga Fikayo Tomoi dhe Rafael Leao dërgon me kokë topin në rrjetë. Por, vetëm pas tre minutash pas golit, sulmuesi portugez la fushën e lojës dhe në vend të tij u aktivizua Santiago Gimenez.
Leao është larguar për shkak të një dëmtimi në pulpë dhe mesa duket stafi ka dashur të mos rrezikojë më tej dhe kryen zëvendësimin. Në vijim pritet të mësohet saktësisht nëse kemi të bëjmë me një dëmtim serioz apo jo.
SHIKOGOLINELEAO -

Egnatia për turp, “shuplakë” e Breidablik, i eliminon nga Champions
Në mënyrë befasuese, të çuditshme, Egnatia jo vetëm që eliminohet nga Breidablik, por kampionët shqiptar pësuan një humbje të rëndë, një humbje turpëruese 5-0. Në Islandë, ekipi i Tetovës nuk njihej, një skuadër pa ide, e brishtë, një skuadër që u “çmontua” pa kushte brenda 38 minutash, me ishullorët që i dhuruar një leksion futbolli.
Egnatia udhëtoi në ishull me një mbrojtje “bunker”, me shifra që ngjallin shpresë, ku nuk kishin pësuar gol prej 450 minutash, por Breidablik i realizoi 5 në një ndeshje të vetme. Thuajse në çdo rast, në çdo dalje në sulm, ishullorët i kapët “mat”, kjo edhe si pasojë e gafave amatoreske, topave të humbur pa limit.Pas vetëm 16 minutash, Breidablik i realizoi golin e parë, por ky gol jo vetëm që nuk shkundi ekipin e Tetovës, por 7 minutave më vonë islandezët shënuan edhe golin e dytë. Në përpjekje për t’u rikthyer në lojë, një tjetër gafe e Egnatia rezultoi fatale katër minuta më pas, ku e gjitha prapavija doli jashtë loje, me Breidablik që realizoi edhe golin e tretë. Islandezët nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 38-të realizuan edhe golin e katërt duke hedhur në tapet Egnatian.
Historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me vendasit që kompletuan “manitën” e golave duke nxjerr jashtë Champions League kampionët shqiptar.
Panorama Sport
“Katastrofë. Në Islandë, Egnatia humbet rrugën dhe shkërmoqet për 23 minuta. Rrogozhinasit për turp, pësojnë 5 gola dhe dalin nga Liga e Kampionëve, kanë edhe një shans në Ligën e Konferencës”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.
()
