Tag: minuta

  • KQZ miraton planin zgjedhor/ Mbi 3.5 milionë fletë votimi, caktohen rregullat e minutazhit mediatik

    KQZ miraton planin zgjedhor/ Mbi 3.5 milionë fletë votimi, caktohen rregullat e minutazhit mediatik

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të përpunuara nga lista e zgjedhësve të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se 3 milionë e 467 mijë e 962 qytetarë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet për Kuvend, duke shtuar 2% (për qind) mbi numrin e zgjedhësve, është 3 milionë e 534 mijë fletë votimi.
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi numrin e Komisioneve të Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ), përkatësisht 7 KANVVJ dhe 37 GNVJ. Po ahstu, KSHZ u dha autorizimin për Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve nr. 44, Bashkia Rrogozhinë, që me vendim të krijojë dhe emërojë Komisionin e Qendrës së Votimit të Posaçme nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë.
    Po ashtu, u administrua edhe kërkesa e “Koalicionit Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD. Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake Korçë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga ambienti privat në lagjen nr. 7, Korçë.
    Monitoruesit e fushatës zgjedhore kanë raportuar në KQZ se janë konstatuar shkelje në Bashkinë Tiranë dhe Delvinë, ndaj KSHZ vendosi:
    -Urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër afër QV-së 2114, me vendndodhje shkolla e mesme e bashkuar “Bedri Llagami”, njësia administrative Vaqarr, Tiranë.
    -Urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër KZAS-së nr. 89 me vendndodhje, në Delvinë, Qarku Vlorë.
    Gjithashtu, KQZ caktoi kohën e transmetimit në Radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore.
    Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të kenë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 90 minuta secila, përkatësisht 60 minuta në televizionin publik dhe 30 minuta në radion publike.
    Partia Socialdemokrate do të ketë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 45 minuta, përkatësisht 30 minuta në televizionin publik dhe 15 minuta në radion publike.
    Një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 20 minuta, përkatësisht 10 minuta në televizionin publik dhe 10 minuta në radion publike do të kenë partitë joparlamentare:
    Lëvizja Shqipëria Bëhet
    Partia Nisma Thurje
    Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptar
    Partia Djathtas 1912
    Partia Lëvizja Bashkë
    Partia Koalicioni Euroatlantik
    Partia Mundësia
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Lëvizja Atdheu
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Komisioneri miratoi rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboard dhe city lights në mënyrë të barabartë. Bashkitë 35 ditë para zgjedhjeve, hartojnë listën e hapësirave për reklama zgjedhore dhe njoftojnë subjektet subjektetet zgjehdore dhe KQZ, po ashtu i publikojnë ato në faqet e tyre zyrtare./ZËRI

  • Ajola Xoxa rikthehet në SPAK, qëndron vetëm disa minuta

    Ajola Xoxa rikthehet në SPAK, qëndron vetëm disa minuta

    Ajola Xoxa

    TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur sot (4 prill) në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa mbërriti në ambientet e SPAK e në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është larguar pa u prononcuar për gazetarët.

    Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
    Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI

  • MINUTA E FUNDIT – Procedohet penalisht 66- vjeçari nga Guri i Zi, kanosi me thikë një grua…

    MINUTA E FUNDIT – Procedohet penalisht 66- vjeçari nga Guri i Zi, kanosi me thikë një grua…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 66 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 53-vjeçare. Shtetasi V. D. u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. D. dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • 18 kilometra i gjatë, tuneli në fund të detit që po “ndryshon hartën” e Europës përgjithmonë

    18 kilometra i gjatë, tuneli në fund të detit që po “ndryshon hartën” e Europës përgjithmonë

    Një mega-infrastrukturë e re është afër të transformojë tregtinë europiane. Bëhet fjalë për Tunelin Fehmarnbelt, një vepër inxhinierike e jashtëzakonshme që do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë, duke transportuar mallra dhe pasagjerë. Ky projekt do të ketë një gjatësi prej 18 kilometrash.
    Sipas drejtuesve të projektit, në këtë tunel nuk do të kalojnë vetëm automjetet, por dhe dy linja hekurudhore të elektrifikuara. Ndryshe nga Eurotuneli i njohur, ky tunel nuk do të gërmohet në tokë të fortë, por do të përdoren pjesë të mëdha betoni të parapërgatitura, të cilat, pasi vendosen në një hendek të gërmuar në fund të detit, do të lidhen mes tyre dhe më pas do të mbulohen.
    Këto pjesë betoni tashmë dolën nga fabrika daneze e Rødbyhavn këtë vit, duke përfunduar kështu pjesën e parë të projektit ambicioz, që parashikohet të përfundojë në vitin 2029. Çdo seksion i tunelit ka një gjatësi prej rreth 217 metrash, gjerësi 42 metra dhe thellësi 9 metra, duke peshuar rreth 73.000 ton, shkruan A2 CNN.

    Kur të hapet, tuneli do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes Danimarkës dhe Gjermanisë, nga 45 minuta me traget në 10 minuta me makinë dhe 7 minuta me tren. Sipas parashikimeve, udhëtimi nga Hamburgu në Kopenhagen, që aktualisht zgjat pesë orë, do të reduktohet në gjysmën e kohës. Tuneli Fehmarnbelt pritet të sjellë një rritje të turizmit në Danimarkë dhe rajonin skandinav, duke krijuar mundësi punësimi dhe përmirësuar ekonominë e disa zonave që janë më të zhvilluara sesa kryeqyteti, Kopenhagen.

  • I lindur për rekorde, Ronaldo vazhdon të jetë “makineri” golash edhe 40 vjeç

    I lindur për rekorde, Ronaldo vazhdon të jetë “makineri” golash edhe 40 vjeç

    Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një makineri golash edhe në… Pro Ligën Saudite. Me vetëm 8 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, portugezi kryeson listën e golashënuesve me 19 gola. Pas tij vijnë Abderrazak Hamdallah (Al-Shabab) dhe Marcos Leonardo (Al-Hilal) me nga 17 gola, ndërsa Karim Benzema (Al-Ittihad) ka shënuar 16 gola.
    Rekordi për më shumë gola në një sezon të Pro Ligës SauditeSezoni i kaluar ishte historik për Ronaldon, i cili vendosi një rekord të ri me 35 gola në 34 ndeshje, duke kaluar shifrën e mëparshme të Hamdallah (34 gola në sezonin 2018-2019). Që nga transferimi i tij tek Al-Nassr në dhjetor 2022, portugezi ka regjistruar shifra të jashtëzakonshme dhe tashmë ka disa rekorde të reja në shënjestër.

    Dy gola larg historisëRonaldo ka shënuar 68 gola në 91 ndeshje që nga zbarkimi në Arabinë Saudite. Ai ndodhet vetëm 2 gola larg 10 golashënuesve më të mirë të historisë së Pro Ligës Saudite në këtë shekull. Vendin e dhjetë e mban kamerunasi Léandre Tawamba me 70 gola. Ronaldo pritet ta arrijë këtë shifër duke luajtur shumë më pak minuta (6.167 minuta krahasuar me 14.068 minuta të Tawamba).
    Nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund të bëhet lojtari europian me më shumë gola në historinë e kampionatit saudit, duke kaluar francezin Bafétimbi Gomis (81 gola në 101 ndeshje). Për momentin, Ronaldo është sulmuesi i dytë me mesataren më të mirë të golave në historinë e Pro Ligës Saudite, me një gol çdo 91 minuta, i barabartë me Hamdallah dhe pas Mitrovic, i cili shënon çdo 86 minuta.

    Objektivi 1.000 golaKapiteni i Al-Nassr është tashmë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me 930 gola. Pas tij ndodhen Messi (855 gola) dhe Josef Biscan (805 gola). Synimi i madh i Ronaldos është të arrijë 1.000 gola në karrierë, një rekord që dukej i paarritshëm. Megjithatë, me 40 vite mbi supe dhe një rinovim të mundshëm me Al-Nassr, mosha mund të jetë kundërshtari i tij më i madh për ta realizuar këtë objektiv.
    Rekordi për më shumë gola në një ndeshjeRekordin aktual e mban Sami Al-Jaber, i cili shënoi 6 gola në një ndeshje më 1990 në Pro Ligën Saudite. Ronaldo ka qenë afër barazimit të kësaj shifre kur shënoi 4 gola kundër Al-Wehda në shkurt 2023. Ai ka realizuar 5 gola në një ndeshje, dy herë në karrierë (ndaj Espanyol dhe Granada më 2015), ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje dhe ka regjistruar 55 “hat-tricks” deri më tani.

    Më i vjetri që shënon në kampionatin sauditPër momentin, ky rekord i përket portierit egjiptian Essam El Hadary, i cili shënoi me penallti në moshën 44 vjeç e 10 muaj në Pro Ligën Saudite. Ronaldo do të duhej të qëndronte në Arabinë Saudite edhe për pesë vite të tjera për ta thyer këtë rekord. Pra, është mision i pamundur.
    Rekorde të tjera duken më të vështira për Ronaldon. Për shembull, braziliani Elton mban rekordin për më shumë paraqitje nga një lojtar i huaj në Pro Ligën Saudite (220 ndeshje). Gjithashtu, rekordi i 250 golave të Majed Abdullah për Al-Nassr është një objektiv i vështirë për t’u arritur. Sidoqoftë, Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë dhe të tregojë se mosha për të është vetëm një numër.

  • Sekreti strategjik për produktivitet maksimal

    Sekreti strategjik për produktivitet maksimal

    Në një botë të fiksuar pas nxitimit dhe lëvizjes së vazhdueshme, drejtuesit më të suksesshëm po përqafojnë një strategji të papritur: fuqinë e pauzës strategjike.Studimet dhe përvoja e botës reale tregojnë gjithnjë e më shumë se ndjekja e pamëshirshme e produktivitetit mund të dëmtojë performancën tuaj aktuale. Në fakt, paaftësia për të ndaluar mund të jetë pikërisht ajo që ju pengon të arrini potencialin tuaj të plotë.Zbatoni protokollin e pauzës strategjikePor si mund ta zbatoni ndalimin në një mënyrë, që rrit produktivitetin në vend që të pengojë? Përgjigja qëndron në pushimet e strukturuara, të qëllimshme:Dy minuta. Para se të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm, ndaloni dy minuta për të pyetur veten:Cili është objektivi i vërtetë këtu?Çfarë supozimesh po bëj?Si do të dukej ky vendim gjashtë muaj më vonë?Reflektimi mbi arritjet e përditshme. Përfundoni çdo ditë me një pauzë 10-minutëshe për të:Rishikuar atë që shkoi mirë: Përqendrohuni në atë që keni fituar për sa i përket njohurive, energjisë ose perspektivës.Identifikuar prioritetet kryesore për ditën tjetër.Njohur përparimin dhe mundësitë e të mësuarit.Ëndërroni. Programoni 30 minuta çdo javë për të ëndërruar me këto pyetje:Për çfarë do doja të bëja nëse nuk do të kisha asgjë për të humbur?Cili është një model që unë shoh të përsëritet?Bota realeKundërshtimi për të mos bërë një pushim shpesh vjen nga frika e të mbeturit prapa ose se mund të dukeni më pak të përkushtuar. Megjithatë, drejtuesit që kanë përqafuar pushimin strategjik raportojnë efekt krejt të kundërt.Gjëja kryesore është të filloni me hapa të vegjël. Filloni me një pauzë dy minuta përpara vendimeve të rëndësishme. Ndërsa shihni përpërfitimet, futni gradualisht pauza më të gjata në rutinën tuaj. Qëllimi nuk është të ndaloni së ecuri përpara. Është për të ecur përpara me qëllim dhe efektivitet më të madh.Gjetja e drejtimitNdoshta aspekti më i fuqishëm i ndalimit strategjik është aftësia e tij për t’ju ndihmuar të gjeni drejtimin tuaj të vërtetë – qëllimin dhe vlerat tuaja kryesore. Në vorbullën e kërkesave të përditshme, është e lehtë të humbasësh nga sytë atë që ka vërtet rëndësi. Pauzat e rregullta shërbejnë si një busull, duke na ndihmuar të riorganizojmë veprimet me objektivat tona përfundimtare.Pyesni veten:Kur ishte hera e fundit që vlerësuat drejtimin tuaj?A janë veprimet e përditshme në përputhje me vizionin tuaj afatgjatë?Çfarë mundësish mund të humbisni ndërkohë që nxitoni për të vazhduar punën?Herën tjetër që do të ndiheni të mbingarkuar nga presioni për të vazhduar të ecni përpara, mos harroni të bëni një pauzë. Drejtuesit më efektivë nuk janë ata që nuk ndalen kurrë. Janë ata që dinë kur dhe si të ndalojnë, për një rikuperim më të madh emocional.Në një botë që kërkon gjithnjë e më shumë dhe më shpejt, aftësia për të ndaluar në mënyrë strategjike mund të jetë avantazhi juaj më i fuqishëm konkurrues./ Inc, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Lewandowski i tregon “kufirin te thana” versionit më të mirë të Mbappé

    Lewandowski i tregon “kufirin te thana” versionit më të mirë të Mbappé

    E nisi nga stoli kundër Osasunës, por hyri disa minuta për të mos munguar në takimin e tij me golin. Kundër Girona, për shumë minuta, dukej i shkëputur nga ndeshja, por shpëtoi ekipin kur po vuante më shumë, duke shënuar për 2-1 dhe ulur entuziazmin e skuadrës kundërshtare, e cila kishte fituar vrull pas barazimit. Ashtu si kundër navarrëve, asistin ia dha Fermín, i cili e devijoi një pasim të Gavit nga brenda zonës. Lewandowski përfitoi për të shënuar me një goditje akrobatike.
    Disa minuta më vonë, polaku shënoi golin e tretë (të dytin personal), duke përfunduar në mënyrë perfekte një kundërsulm të drejtuar nga De Jong. Me këtë dopietë, sulmuesi polak ka arritur tashmë në 25 gola në 28 ndeshje të La Liga-s. “Për mua është e rëndësishme të shënoj. Goli është gjithmonë në mendjen time”, – pranoi sulmuesi veteran. Ai po e mban nën kontroll versionin më “vdekjeprurës” të Mbappé, i cili një ditë më herët shënoi dy gola kundër Leganés. Gara mes të dyve për trofeun “Pichichi” është e ndezur: 25 me 22. Vetëm 3 gola diferencë ka polaku.
    Tashmë, ai ka 38 gola në 42 ndeshje dhe, duke i shtuar 3 asistimet e tij, bëhet lojtari i parë në kampionat me 41 kontribute direkte në gola për sezonin 2024-2025. Shifra që mund të habisin dikë në moshën 36-vjeçare, por jo Lewandowskin. “E di që shumë njerëz flisnin për moshën time, por unë gjithmonë kam thënë se kam punuar që nga mosha 21 ose 22 vjeç për të luajtur më gjatë në elitë. Statistikat e mia nuk kanë ndryshuar aq shumë…”, – u mbrojt polaku.
    Në këtë vit 2025, ai ka shënuar në çdo ndeshje të La Liga-s në shtëpi. Shënoi në goleadën ndaj Valencias (7-1), i dha tri pikët Barcelonës me fitoret minimale kundër Alavés dhe Rayo Vallecano, kontribuoi në goleadën ndaj Real Sociedadit (4-0), shënoi ndaj Osasunës dhe e ndëshkoi Gironën me dopietë. “U përgatita për fundin e sezonit për të ruajtur freskinë”, – tha gjatë pushimit të fundit. Dhe kjo duket qartë. Lewandowski është në formë të shkëlqyer. Ky është lajmi më i mirë për Barcelonën, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare që e presin në javët e ardhshme.
     

  • E papritur/ Nusja arrestohet pak minuta para dasmës, zbulohet arsyeja pse u padit nga ish-bashkëshorti

    E papritur/ Nusja arrestohet pak minuta para dasmës, zbulohet arsyeja pse u padit nga ish-bashkëshorti

    Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia ka bërë padi për shkelje të një urdhri gjyqësor, lidhur me komunikimin me djalin e tyre dhe gruaja është arrestuar pak minuta para se të nisej për në kishë, ndërsa ishte e veshur me fustanin e nusërisë.
    Në fakt ajo është dërguar në komisariat, ku policët i kanë përcjellë shpjegimet e prokurorit dhe kështu është lënë e lirë dhe ka arritur të shkojë në kishë. Madje ajo shoqërohej nga djali i saj i mitur, i cili ishte dhe shoqërues i nuses në këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në korrik 2019 dhe është ringjallur sot, të martën, në auditorin e Gjykatës së Kundërvajtjes Treanëtarëshe të Selanikut, ku gruaja ishte ulur si e akuzuar dhe u shpall e pafajshme.
    Siç u përshkrua në gjykatë, ish-bashkëshorti, me profesion kontabilist, bëri padi duke ditur se në atë kohë do të martohej në një kishë në Poros të Troizinisë. Ai pretendoi se ishte shkelur vendimi për të kontaktuar fëmijën e tyre. Megjithatë, gruaja u tha policëve që e arrestuan se komunikimi nuk ishte ndaluar mes tij dhe djalit, madje u tregoi mesazhe atyre që vërtetonin se babai komunikonte normalisht me të birin.
    Kështu gruaja u lirua. “Ajo që kalova ishte një makth, dasma për pak nuk u bë”, tha 43-vjeçarja duke kërkuar falje, duke theksuar se ish-bashkëshorti e ka bërë padinë për shkak se ishte xheloz. Madje, ajo i ka paraqitur gjykatës një sërë fotografish nga dasma e saj e shoqëruar nga djali i saj. Vetë ish-bashkëshorti në dëshminë e tij ka rindërtuar atë që kishte pretenduar dhe ka folur për një keqkuptim.

  • Dëme nga breshëri në Fier, stuhia për 20 minuta shkatërron të mbjellat

    Dëme nga breshëri në Fier, stuhia për 20 minuta shkatërron të mbjellat

    Reshjet e dendura të breshërit që ranë pasditen e djeshme në zonën e Frakullës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

    Brenda vetëm 20 minutash, dhjetëra hektarë të mbjella u shkatërruan. Sipas verifikimeve paraprake janë dëmtuar rreth 60 hektarë me drurë frutorë dhe ullishte.
    Në fshatin Kafaraj, breshëri zgjati rreth 30 minuta, dhe sipas banorëve, nuk është parë ndonjëherë një stuhi e tillë. Një prej fermerëve të prekur shprehet se dëmet janë të konsiderueshme, pasi ullinjtë janë në fazën e lidhjes së kokrrës, ndërsa pemët frutore janë në lulëzim.
    Një fermer, i cili kultivon luleshtrydhe dhe ka mbi 2 hektarë prodhim, thotë se ky është dëmi më i madh që ka pësuar ndonjëherë.
    Të ndodhur në këto kushte, fermerët e Frakullës kërkojnë ngritjen e një komisioni për verifikimin e parcelave të dëmtuara dhe dëmshpërblimin e tyre nga qeveria.

    Top Channel

  • Dëme nga breshëri	Fier, stuhia për 20 minuta shkatërron të mbjellat

    Dëme nga breshëri Fier, stuhia për 20 minuta shkatërron të mbjellat

    Reshjet e dendura të breshërit që ranë pasditen e djeshme në zonën e Frakullës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

    Brenda vetëm 20 minutash, dhjetëra hektarë të mbjella u shkatërruan. Sipas verifikimeve paraprake janë dëmtuar rreth 60 hektarë me drurë frutorë dhe ullishte.
    Në fshatin Kafaraj, breshëri zgjati rreth 30 minuta, dhe sipas banorëve, nuk është parë ndonjëherë një stuhi e tillë. Një prej fermerëve të prekur shprehet se dëmet janë të konsiderueshme, pasi ullinjtë janë në fazën e lidhjes së kokrrës, ndërsa pemët frutore janë në lulëzim.
    Një fermer, i cili kultivon luleshtrydhe dhe ka mbi 2 hektarë prodhim, thotë se ky është dëmi më i madh që ka pësuar ndonjëherë.
    Të ndodhur në këto kushte, fermerët e Frakullës kërkojnë ngritjen e një komisioni për verifikimin e parcelave të dëmtuara dhe dëmshpërblimin e tyre nga qeveria.

    Top Channel