Tag: minuta

  • 6 gra fluturojnë 11 minuta në hapësirë. Mes tyre Katy Perry dhe partnerja e Jeff Bezos

    6 gra fluturojnë 11 minuta në hapësirë. Mes tyre Katy Perry dhe partnerja e Jeff Bezos

    Showbiz E Hënë, 14 Prill 2025 20:48
    6 gra kanë kryer një fluturim në hapësirë pas më shumë se 60 vitesh. Në bordin e anijes kozmike “Blu Origin” të kompanisë së miliarderit Jeff Bezos, njeriut të dytë më të pasur në botë ishte partnerja e tij, gazetarja Lauren Sanchez si dhe këngëtarja e muzikës pop, Katy Perry. Spikerja e lajmeve të CBS Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA Aisha Bowe, aktivistja Kerianne Flynn dhe astro-fizikantja Amanda Nguyen.
    Nisja u krye probleme nga baza e kompanisë së Bezos në Texas. Fluturimi zgjati vetëm 11 minuta dhe kapsula arriti deri në kufirin e atmosferës duke bërë që për pak çaste anetaret në bord të ndienin edhe mungesën e gravitetit në rreth 100 kilometra lartësi.

    Ato e përshkruan këtë si një eksperiencë të jashtëzakonshme. Vetëm për të prenotuar një fluturim me “Blue Origin” kërkohen 150 mijë dollarë ndërsa kompania zbuloi se oferta më e lartë që kishte marrë ishte 28 milionë dollarë.

  • Muller: Inter festoi para kohe, duhen 90 minuta dhe një gol për të shkuar të paktën në shtesë

    Muller: Inter festoi para kohe, duhen 90 minuta dhe një gol për të shkuar të paktën në shtesë

    14 Prill 2025

    9:53

    Telesport

    Bayern Munich do të udhëtojë në Milano me një mision të vështirë, të përmbysë disavantazhin 1-2 ndaj Inter të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League. I bindur se skuadra bavareze mund t’ia dalë mbanë është sulmuesi veteran Thomas Muller.
    “Ata festuan sikur të kishin kaluar turin, por ka ende 90 minuta për të luajtur dhe vetëm një gol për të shënuar. Kualifikimi nuk është një ëndërr. Unë kam një mendim të kundërt për përkufizimin që i jepet ndeshjes e së mërkurës. Nuk do të duhet një mrekulli”, tha Muller.
    “Fitorja jashtë fushe për Bayern Munich nuk është tabu. Duhet një lojë e mirë, duke kujtuar se një fitore me një gol do të na dërgonte të paktën në kohën shtesë. Ne mund të shënojmë, jemi të rrezikshëm dhe mund ta shfrytëzojmë këtë në favorin tonë“, shtoi Muller.

  • Trajneri i Gjermanisë i dëmton merkaton Bayernit: “Mos shko aty, nuk ke shans për minuta!”

    Trajneri i Gjermanisë i dëmton merkaton Bayernit: “Mos shko aty, nuk ke shans për minuta!”

    13 Prill 2025

    14:21

    Telesport

    Duke qenë se nuk ka asnjë opsion për stolin, Bayern po kërkon për një qendërsulmues si zëvendësues të Harry Kane. Anglezi nuk ka probleme me dëmtimet, por nuk përballon gjithë sezonin i vetëm.
    Një emër i përmendur së fundmi në Mynih është Tim Kleindienst. Gjermani luan te Borussia M’Gladbach, ku ka treguar se ka klasin e mjaftueshëm për të luajtur në “Allianz Arena”.
    Problemi është trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann. Ky i fundit i ka sugjeruar sulmuesit gjerman të mos transferohet te Bayern.
    “Bild” shkruan se ish-trajneri i bavarezëve kërkon lojtarë që luajnë titullarë në skuadrat e tyre dhe, sipas tij, Kleindienst nuk ka shans të ketë shumë minuta te Bayern.

  • Ronaldo si në kohët e vjetra, portugezi shënon dy gola për 7 minuta, njëri spektakolar (video)

    Ronaldo si në kohët e vjetra, portugezi shënon dy gola për 7 minuta, njëri spektakolar (video)

    12 Prill 2025

    21:43

    Telesport

    Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij. Portugezi ka shënuar sonte 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nassr po luan në shtëpi ndaj Al Riyadh.
    Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh. Al Nassr përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos. GOLI1
    Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55-të pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62-të. Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. GOLI2
    Rezultati aktual është 2-1 për Al Nassr, duhen edhe 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

  • Rrëzimi i helikopterit në Hudson, shuhet familja spanjolle me 5 anëtarë, momentet e fundit para tragjedisë

    Rrëzimi i helikopterit në Hudson, shuhet familja spanjolle me 5 anëtarë, momentet e fundit para tragjedisë

    Presidenti dhe CEO i Siemens Spanjë, Agustin Escobar, ka humbur jetën tragjikisht së bashku me familjen e tij, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork, ditën e djeshme.
    Pak para se helikopteri të ngrihej, Escobar u fotografua me gruan e tij Merce Camrubi Modal dhe tre fëmijët e tyre, 4, 5 dhe 11 vjeç, pa e ditur se këto ishin momentet e fundit të jetës së tyre.Lexo edhe :Related Posts
    Në një foto të dytë, e gjithë familja pozon duke buzëqeshur brenda helikopterit “Bell 206L-4 LongRanger IV”.

    Helikopteri u rrëzua në lumin Hudson vetëm 17 minuta pas ngritjes dhe nuk dihet ende pse ndodhi kjo.
    Videot e momentit të rrëzimit tregojnë se helikopteri bie në mënyrë të pakontrolluar, me sa duket ka humbur helikën e bishtit.

    BREAKING:
    Helicopter crashes near the Hudson River in New York City pic.twitter.com/mVhw3XH6Dk
    — Visegrád 24 (@visegrad24) April 10, 2025

    Pronari 71-vjeçar i kompanisë New York Helicopter që ia dha me qira helikopterin familjes Escobar, tha në një deklaratë se “piloti e njoftoi se donte të ulej dhe se kishte nevojë për karburant.
    “Kjo duhej t’i kishte marrë tre minuta, por 20 minuta më vonë nuk ndodhi kurrë,” tha Michael Roth për Telegraph.
    Edhe piloti humbi jetën, ndërsa autoritetet njoftuan se katër nga pasagjerët vdiqën menjëherë dhe dy u dërguan në spital ku dhanë frymën e fundit./vizionplus.tv

  • MINUTA E FUNDIT – Aksident në hyrje të Shkodrës, makina përplas të moshuarin me bićikletë, rëndë në spital…

    MINUTA E FUNDIT – Aksident në hyrje të Shkodrës, makina përplas të moshuarin me bićikletë, rëndë në spital…

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
    Një makinë tip Benz ka përplasur një shtetas të moshuar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë
    Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë i moshuari i cili është dërguar në spital.
    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Në Madrid kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit, Rodrigo: Janë edhe 90 minuta në “Bernabeu”, deri në finale

    Në Madrid kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit, Rodrigo: Janë edhe 90 minuta në “Bernabeu”, deri në finale

    Reali i Madridit mori një humbje të rëndë mbrëmjen e djeshme. Gjiganti spanjoll u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Arsenali. Por në kampin madrilen kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit.
    Rodrigo ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku thekson se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur në “Santiago Bernabeu”.
    “Mbeten edhe 90 minuta në “Bernabeu”! Po i drejtohemi një jave me punë të fortë, dhe si gjithmonë, deri në finale”, ka shkruajtur Rodrigo./Sport Ekspres/

  • Vetëm 25 minuta lojë në dy ndeshje me Tudor në stol, Conceição shpërndan mesazhin e koduar…

    Vetëm 25 minuta lojë në dy ndeshje me Tudor në stol, Conceição shpërndan mesazhin e koduar…

    Ardhja e Tudor ka dhënë efektin e dëshiruar te Juventusi, si në rezultate, ashtu edhe në qëndrimin e lojtarëve në fushë. Megjithatë, jo të gjithë duken të lumtur. Francisco Conceição është një nga ata që rrezikon të penalizohet nga moduli i ri i bardhezinjve (3-4-2-1), i cili nuk parashikon krahë të mirëfilltë ofensivë.
    Në dy ndeshjet e drejtuara nga trajneri kroat, portugezi ka luajtur vetëm 25 minuta (në fitoren kundër Genoa), ndërsa në barazimin me Romën mbeti gjatë gjithë lojës në stol. Pra, vetëm 25 minuta nga 180 të mundshme.
    Conceição postoi në Instagram një foto të vetes, ku tregon pjesën e pasme të fanellës së Juventusit, e shoqëruar me një frazë enigmatike: “Një ditë ata do ta kuptojnë…”
    Për momentin nuk është e qartë se kujt i drejtohet kjo fjali, por prania e fanellës bardhezi lë të nënkuptohet se ka të bëjë me klubin torinez. E ardhmja e tij është gjithashtu në dyshim. Ai është në huazim nga Porto, me klauzolë blerjeje prej 30 milionë eurosh.
    Deri para disa muajsh qëndrimi i tij dukej i sigurt, por tani nuk është më kështu. Portugezi nuk është i vetmi që ka shpërndarë mesazhe të koduara në rrjetet sociale. Edhe Perin, kohët e fundit reagoi në mënyrë indirekte ndaj një interviste të ish-trajnerit Thiago Motta.

  • Mac Allister supergol, por Fulham përmbys Liverpool-in në pak minuta(video)

    Mac Allister supergol, por Fulham përmbys Liverpool-in në pak minuta(video)

    6 Prill 2025

    15:32

    Telesport

    Fulham dhe Liverpool po përballen mes tyre në kuadër të javës së 31-të në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. SHIKOGOLIN
    Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. Tetë minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon, i cili përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtësve të Liverpool dhe gjendej në kohën dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.Në minutën e 31-të, Alex Iwobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. Në minutën e 36-të ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. SHIKOGOLIN 
    Në dy sfidat e tjera, Chelsea-Brentford, rezultati është ende 0-0. Ndërsa në sfidën tjetër, Tottenham po fiton 1-0 ndaj Southampton.

  • 3 gola në 23 minuta, Milan e nis shumë keq ndaj Fiorentinës! Kuqezinjtë reagojnë me Abraham (video)

    3 gola në 23 minuta, Milan e nis shumë keq ndaj Fiorentinës! Kuqezinjtë reagojnë me Abraham (video)

    5 Prill 2025

    21:16

    Telesport

    Milan dhe Fiorentina po përballen në “San Siro” në kuadër të javës së 31-të në Serie A. Në minutën e 7-të, Malick Thiaë dërgon topin në rrjetën e tij pasi një aksioni të shpejtë të miqve.
    Tre minuta më vonë, Fiorentina shënon golin e dytë me të zakonshmin e këtij sezoni, Moise Kean, pas asistit të Dodo. Në minutën e 23-të erdhi reagimi i kuqezinjve, ku shënoi Tammy Abraham.
    Anglezi bëri vetë gjithçka bukur dhe pas një kombinimi me Pulisic, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLAT