Edon Zhegrova nuk ka mundur të gjejë hapësirën e duhur as në Kupën e Italisë. Anësori shqiptar është aktivizuar në minutën e 84-t të takimit kundër Udinezes. Megjithatë, edhe ato pak minuta që pati në dispozicion i mjaftuan për të dëshmuar klasin e tij.
Kur po kronometrohej minuta e 2-të e shtesës, Zhegrova shpalosi vlerat e tij, ato për të cilat Juventusi vendosi ta vishte bardhezi. Lojtari i Kosovës nisi driblimin e tij që nga mesi i fushës dhe pasi kaloi me sukses dy kundërshtarë, përfundoi në hyrje të zonës kundërshtare. Më pas Zhegrova pasoi në brendësi të zonës, por mbrojtësi i Udinezes u tregua i shkathët për të larguar topin. Një ndërhyrje që shmangu një rast të artë për gol. Në fund Juventusi arriti të fitonte me shifrat 2-0, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë./Sport Ekspres/
Tag: minuta
-

VIDEO/ Zhegrovës i mjaftojnë 8 minuta për të treguar klasin e tij, nis driblimin që nga mesfusha dhe përfundon në zonën kundërshtare
-

(VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike!
Juventusi ka siguruar një kualifikim të rëndësishëm në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinesen me rezultat 0-2, në një sfidë ku ekipi i Luciano Spallettit ishte superior dhe e menaxhoi me qetësi ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Jonathan David finalizoi me qetësi një pasim të saktë, duke goditur në këndin e poshtëm.
VIDEO E GOLIT TE DAVID – VIDEO
Vetëm pak minuta më vonë, David e dërgoi sërish topin në rrjetë (33’), por goli u anulua për pozicion jashtë loje – vendim i konfirmuar nga VAR-i qe gaboi pasi nuk mori lojtarin e duhur ne vijen kompjuterike te matjes.
VIDEO
Edhe Udinese pati një gol të anuluar për pozitë jashtëloje (30’), dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në minutën e 56-të, Juventus u detyrua të kryente një ndërrim të detyruar, me Manuel Locatelli që zëvendësoi Federico Gattin e lënduar. Vetëm pak minuta më pas erdhi momenti vendimtar i ndeshjes: një ndërhyrje në zonë çoi në shqyrtim nga VAR-i, dhe në minutën e 67-të gjyqtari akordoi penallti.
VIDEO E GOLIT LOCATELLI
Manuel Locatelli mori përgjegjësinë dhe realizoi në mënyrë perfekte për 0-2, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Në minutën e 81-të, Luciano Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën, i cili luajti mbi dhjetë minuta dhe u përdor si zëvendësimi i fundit i Juventusit.
VIDEO E ZHEGROVES
Shqiptari ishte i pandalshëm për aq minuta sa luajti duke treguat uri dhe vendosmeri dhe duke i ngritur në këmbë tifozët në tribuna.
Në kohën shtesë, Juventusi shënoi edhe një herë, kur Joao Mario asisoi te Lois Openda, që shënoi për 3-0. Por edhe ky gol u anulua nga VAR për pozitë jashtëloje milimetrik. -

‘Të ulet koha pa energji elektrike’, ERE nis rishikimin e standardeve të cilësisë në rrjetin e transmetimit
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e rregullores që përcakton standardet e cilësisë së furnizimit dhe sigurisë në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike. Vendimi vjen pas kërkesës së Kuvendit dhe monitorimit të performancës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit gjatë viteve të fundit.
Në draft-propozimin e ri, disa prej treguesve kryesorë pësojnë ndryshime të ndjeshme. Koha mesatare e ndërprerjes parashikohet të ulet nga 35 minuta në 25.96 minuta, energjia e pafurnizuar nga 467 MWh në 365.99 MWh, ndërsa treguesi SAIDI, që mat kohëzgjatjen mesatare të ndërprerjeve për konsumator, pritet të ulet nga 100 minuta në 39.48 minuta. Ndërkohë që sipas propozimit, çdo tre vjet ERE do të kryejë një rishikim të plotë të standardeve, në varësi të performancës së rrjetit dhe kërkesave ligjore.
Rregullorja e re parashikon gjithashtu harmonizimin e niveleve të tensionit me Kodin e Transmetimit të miratuar në vitin 2022, duke i përafruar ato me standardet europiane.
ERE bën të ditur se monitorimet e kryera gjatë vitit 2024 dhe nëntëmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë një ulje të vazhdueshme të ndërprerjeve të furnizimit. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, treguesi SAIDI ra në 6.78 minuta, nga 18.19 minuta në të njëjtën periudhë të një viti më parë. -

Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës/ Prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi
Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.
Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”Top Channel
-

Lirohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës/ Prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi
Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.
Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”
revista.one/ -

U ndërpre për disa minuta, Betis fiton derbin andaluzian ndaj Sevilla-s. “Nëndetësja e verdhë” merr fitoren e pestë rresht (video)
Derbi andaluzian Sevilla-Betis ka dhuruar si gjithmonë spektakël në fushë, spektakël në shkallët e stadiumit dhe sigurisht nuk munguan as përplasjet mes dy tifozerive, gjë që solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.
Përsa i përket rezultatit, Betis i drejtuar nga Manuell Pellegrini fitoi 0-2, me dy golat e shënuar në pjesën e dytë. Pablo Fornals zhbllokoi shifrat në minutën e 54-të, duke shënuar një gol shumë të bukur, pasi “trullosi” dy-tre herë mbrojtjen vendase. Sergi Altamira dyfishoi për Betis, me një goditje te fuqishme brenda zonës, pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit në minutën e 68-të.
Në minutat e fundit, Sevilla mbeti me 10 lojtarë, pasi Isaac Romero u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje brutale ndaj Valentin Gomez. Më pas arbitri kryesor i takimit ndërpret ndeshjen për disa minuta për shkak të përplasjes mes tifozerive në shkallët e stadiumit, ku tifozët e Sevilla-s u agravuan pas kartonit të kuq të Romero.
Ndeshja rifillon pas disa minutash, por rezultati nuk ndryshon deri në fund. Betis fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 5-të me 24 pikë, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë.
SHIKOGOLAT
Ndërkohë, Villarreal vazhdon super formën e mirë, duke fituar sot në transfertë 2-3 në fushën e vështirë ndaj Real Sociedad, falë një goli në minutat shtesë nga Albert Molerio. Kjo ishte fitorja e pestë rresht për Villarreal, që renditet momentalisht në vend të dytë me 32 pikë.
SHIKOGOLAT -

Mbappé ka tripletën e dytë më të shpejtë në Champions League, ja kush është në krye
28 Nëntor 2025
9:09
Alfred Lleshi
Fitorja e Real Madridit ndaj Olympiacos pati një protagonist absolut; Kylian Mbappé, autor i një super paraqitjeje dhe i 4 golave. Francezi shënoi 3 gola në më pak se 7 minuta, duke u bërë lojtari i dytë më i shpejtë në historinë e Champions-it që realizon një tripletë. Ai e realizoi në 6 minuta e 42 sekonda, shumë pranë rekordit të Mohamed Salah (6’12’’ kundër Rangers më 2022).
Në total, 115 lojtarë kanë shënuar të paktën një tripletë në Champions, mes tyre edhe Vitinha, që shkëlqeu ndaj Tottenhamit. Për t’u kujtuar është edhe “perfect hat-trick” i Mike Newell në vitin 1995, i realizuar në vetëm 9 minuta (me të djathtën, të majtën dhe kokë).
Në krye të renditjes historike të tripletave janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me nga 8 secili. Messi i ka shënuar të gjitha me Barcelonën; Ronaldo ka 7 me Realin dhe 1 me Juventusin. Pas tyre vijnë Lewandowski (6), Benzema (4) dhe Mbappé (5) – 2 me PSG dhe 3 me Real Madridin. Ndër emrat e mëdhenj janë edhe Inzaghi, Gomez, Luiz Adriano dhe Neymar me të paktën nga 3 tripleta. -

Shkencëtarët/ 15 minuta lojë në ditë zhvillon trurin e fëmijëve me 20%
Hulumtime të reja tregojnë se vetëm 15 minuta kohë loje çdo ditë me fëmijët mund ta rrisin zhvillimin e trurit të tyre me një shifër të pabesueshme prej 20%, duke theksuar se sa i fuqishëm mund të jetë bashkëveprimi i thjeshtë prind-fëmijë.
Shkencëtarët zbuluan se edhe periudhat e shkurtra të lojës së fokusuar stimulojnë rritjen nervore në fushat e lidhura me gjuhën, kujtesën, rregullimin emocional dhe zgjidhjen e problemeve. Efekti është më i fortë kur prindërit i kushtojnë vëmendjen e tyre të plotë, pa telefona, pa shpërqendrime, vetëm lidhje e vërtetë.
Gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin llojin e stimulimit kognitiv që truri i tyre dëshiron: fjalë të reja, sinjale sociale, siguri emocionale dhe kreativitetin që vjen nga rrëfimi i historive, ndërtimi, eksplorimi ose loja imagjinative.
Këto bashkëveprime forcojnë rrugët nervore dhe i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë në të cilat mbështeten për gatishmërinë për shkollë, stabilitetin emocional dhe të nxënit afatgjatë.
Studiuesit thonë se truri reagon më intensivisht kur fëmijët ndihen të angazhuar, të sigurt dhe të lidhur.
Është një kujtesë se investimi më domethënës në të ardhmen e një fëmije nuk janë paratë – është koha. Pesëmbëdhjetë minuta prani sot mund të formësojnë trurin që ata mbajnë për gjithë jetën. -

Zhbllokohet supersfida në “Emirates”, Mbappe hesht grekët “hat-trick” për 7 minuta (video)
26 Nëntor 2025
21:30
Telesport
Ka ardhur goli i parë në “Emirates”, në supersfidën Arsenal-Bayern. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi.
Ndërkohë në Pire, ka ardhur përmbysja e shpejtë e Real Madrid ndaj Olympiacos. Chiquinho befasoi Real Madridin duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të.
Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga.
SHIKOGOLAT -

Si ta rifreskoni trurin në vetëm 10 minuta !
Në jetën e përditshme të ngarkuar, truri ynë shpesh funksionon pa pushim. Stresi, zhurma dhe ekranet e shumta e lodhin dhe i ulin përqendrimin. Por ka mënyra të thjeshta për ta rifreskuar mendjen në vetëm 10 minuta.
Një shëtitje e shkurtër në ajër të pastër, frymëmarrja e vetëdijshme, meditimi i lehtë ose dëgjimi i muzikës relaksuese janë teknika që rikthejnë qetësinë mendore. Edhe mbyllja e syve për disa minuta dhe fokusimi në ndjesinë e trupit ndihmon trurin të rikuperohet.
Nëse këto bëhen pjesë e përditshmërisë, do të vini re përmirësim të menjëhershëm në fokus, humor dhe gjumë. Kujdesi për mendjen është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për trupin.