Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: ministrit
-

Përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran
Raundi i parë i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar.
Sipas mediave të huaja, të dy delegacionet kanë rënë dakord të mblidhen sërish javën e ardhshme.
Të dyja palët ndanë pikëpamjet e tyre mbi programin bërthamor të Iranit dhe heqjen e mundshme të sanksioneve kundër Republikës Islamike përmes Ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Al Busaidi, “në një atmosferë konstruktive të bazuar në respektin reciprok”, sipas raportit të medias shtetërore.“Pas më shumë se dy orë e gjysmë negociatash indirekte, krerët e delegacioneve iraniane dhe amerikane folën për disa minuta në prani të ministrit të Jashtëm të Omanit, ndërsa u larguan nga bisedimet”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA.
Ministri i Jashtëm i Omanit tha në X se ai ishte krenar që lehtësonte bisedimet midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe të dërguarit të SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, të cilat synonin arritjen e një marrëveshjeje “të drejtë dhe detyruese”. -

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj
Seanca e cila do të mbahej sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Sterilizimit është shtyrë.
Shkak i këtij vendimi ishte mungesa e ish-ministrit Ilir Beqaj.
Përmes një shkrese Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por edhe se kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, por edhe ai i të pandehurit Ilir Rrapaj.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 prill.
Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.
Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj. -

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, ja shkaku i mungesës së ish-ministrit të shëndetësisë
Seanca e radhës për çështjen e “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme është shtyrë për shkak të mungesës së ish-ministrit Ilir Beqaj. Përmes një shkrese, Beqaj informoi gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore dhe kërkoi që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij. Në këtë seancë, nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, as ai i të pandehurit Ilir Rrapaj. Pas kësaj, gjykata vendosi të caktojë seancën e radhës më 17 prill.
Akuzat e SPAK
SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Krahas masës së sigurisë, ndaj ishministrit është caktuar dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.
Ai nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, çka do të ishte më e favorshme ekonomikisht, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese. Në dosjen penale ndër të tjera arsyetohet se Ilir Beqaj, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion. Ai nuk bëri asnjë studim paraprak, për të vlerësuar nëse vënia në funksion e qendrës së sterilizimit do të ishte më e favorshme ekonomikisht. Gjithasut analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje. -

Dosja “Sterlizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e ish ministrit Beqaj dhe avokatit të tij
Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” që është hapur në themel në GjKKO është shtyre.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit Ermal Yzeiraj ky i fundit mbrojtës ligjor i ish ministrit Ilir Beqaj dhe mungesa e avokateve të Ilir Rrapajt.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 17 prill në orën 12:00.
Lidhur me këtë proces gjyqësor ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa është nën arrest në burg për dosjen SASPAK.
Gjithashtu mungesa e ish-ministrit Ilir Beqajt u bë tjetër shkak për shtyrjen e seancës së radhës të “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme.
Përmes një shkrese e Ilir Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por edhe se kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.Top Channel
-

MPJD: Ndaluam vizitën e ministrit serb për shkak të refuzimit të vizitës së Çekut në Preshevë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuzuar kërkesën për vizitën e ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në Kosovë, në shenjë hakmarrjeje me refuzimin nga autoritetet serbe të vizitës të ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në preshevë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita”, tha për REL-in, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në MPJD.
“Nga ana tjetër, pala serbe ka parashtruar kërkesën e saj më 24 mars, pra katër ditë pas kërkesës sonë, dhe ka kërkuar që vizita e tyre të marrë përparësi. Pra që ne ta miratojmë kërkesën e tyre para se ata të trajtojnë kërkesën tonë, ani pse ne të parët kemi bërë kërkesën”, shtoi Fazliu.Nga MPJD-ja akuzuan Serbinë për “qasje destruktive”, duke shtuar se Beogradi synon “të imponojë njëanshmëri në trajtimin e vizitave zyrtare”.
“MPJD rithekson se qasja e Kosovës do të mbetet e bazuar në reciprocitet dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës”, tha Fazliu nga MPJD.
Më herët gjatë 26 marsit, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi se Çekut për herë të dytë i ishte refuzuar vizita në Preshevë, një nga tre komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.
Në anën tjetër, ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.
Sinani ka akuzuar autoritetet në Serbi se fshihen “pas një fasade pro-evropiane”, por vendime të tilla, sipas saj janë “akt i politikës nacionaliste serbe”.Serbia ende nuk ka dalë me një sqarim se pse iu refuzua kërkesa për vizitë Çekut.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, po ashtu ka njoftuar se autoritetet në Kosovë ia kanë ndaluar kërkesën për vizitë në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.
Ai ka thënë se ka synuar që të takohet me punëtorët shëndetësorë në institucionet shëndetësore serbe – që konsiderohen ilegale në Kosovë.
Llonçar e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me këto ndalesa të vizitave “drejtpërdrejt po minon normalizimin e raporteve”.
Ministri serb i Shëndetësisë ka pretenduar se për vizitën e tij në Kosovë kishte pasur njoftim, siç kërkohet me marrëveshje.
Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Vizitat duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Më pas, autoritetet në shtetet përkatëse duhet t’i autorizojnë ato.
Viteve të fundit, si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë refuzuar kërkesat për vizita të zyrtarëve qeveritarë, por edhe të figurave fetare, teksa raportet mes dy vendeve janë të tensionuara.
Tensionet janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
Tensionet kulmuan shtatorin e atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.
Po ashtu, vitin e kaluar kanali i Ibër-Lepencit në veri u sulmua me mjete plasëse. Për sulmet, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në to./REL -

Mori ryshfet, 4 vjet burg ish ministrit në Austri! Dënimi më i lartë për një politikan
Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie.
Çështja përfundoi në Gjykatën e Lartë të vendit, e cila e përgjysmoi tani dënimin, por Karl-Heinz Grasserit sërish do t`i duhet të kalojë katër vjet në burg. Gjykata pohoi se ka prova që ish-politikani i partisë FPÖ ka shpërdoruar postin dhe ka pranuar dhurata dhe ryshfet, por e përgjysmoi masën fillestare të dënimit me burg.
Ajo po ashtu rrëzoi vendimin e dënimit për falsifikim provash të marrë ndaj ish-ministrit Grasser nga shkalla e pare. Akuza ndaj Grasser ishte se në vitin 2004 i kishte dhënë një investitori privat informacione të rëndësishme lidhur me çmimin që kërkohej për shitjen dhe privatizimin e 60,000 apartamenteve që i takonin shtetit.
Në këtë mënyrë kompania e pasurive të paluajtshme e investitorit në fjalë arriti të sigurojë kontratën si ofertuesja më e lartë. Grasser dhe pjesëmarrësit e tjerë thuhet se kanë marrë për këtë shpërblime prej 9.6 milionë eurosh. Ky është dënimi më i lartë i dhënë ndonjëherë në Austri për ndonjë politikan.
Kryetarja e trupit gjykues u shpreh se “kemi të bëjmë me krime të rënda dhe të pa precedentë në vend”. Grasser dhe avokati i tij thanë se vendimi shkel ligjin dhe drejtësinë dhe njoftuan se do të ankohen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë ky hap nuk ka efekt ndaj vendim dhe nuk çon në shtyrjen e dënimit me burg.
