Tag: ministrit

  • “Me këtë që ke bërë, duhet të largohesh”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër Drejtësie: Isha jashtë vendit kur ky shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

    “Me këtë që ke bërë, duhet të largohesh”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër Drejtësie: Isha jashtë vendit kur ky shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer sërish sulmeve ndaj ish-bashkëpunëtorit dhe ish-ministrit të tij të Drejtësisë, Ilir Rusmali, sot këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.

    Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se e ka shkarkuar Rusmalin në vitin 2006 pas përfshirjes së vëllait të tij në një aferë korruptive për një tender në Drejtorinë e Burgjeve.
    Deklarata e Berishës:
    Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion.
    Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender.
    I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin.
    Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës.
    Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin.
    I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë.
    Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë.
    Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin.
    I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj.
    Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin.
    Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin.
    Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin.
    Dhe unë shkarkova ministrin.
    Absolutisht. I thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh.
    Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna.
    Por historia është kjo.
    Po ta lëmë këtë histori.
    Ky, personi që i referohet Edi Rama, e di si është ky?
    Ky është këshilltar i presidentit, të cilin ligji nuk e lejon të kryejë asnjë detyrë tjetër, shkon dhe merr detyrën e kryetarit të KAS-it, një pagesë tjetër si shërbëtor i Edi Ramës.
    Ja, ky është juristi, ky është stafi.
    Po këta janë njëlloj të gjithë.
    Prandaj gjejnë njëri-tjetrin.
    Ata duhet të respektojnë Kushtetutën, sepse avoketërit e Erion Veliajt, me sa di unë, dekretin e Bajram Begajt e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese përsëri. Është një e drejtë e tyre.
    Dhe sigurisht çdo jurist nuk mund të bëhen as Rusmalë, as Bajram, as Edi Ramë, duhet t’i qëndrojnë ligjit.
    Ligji kërkon që të pritet vendimi i gjykatës.
    Kjo është e gjitha.

    Top Channel

  • “Isha jashtë vendit kur…”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër: Shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

    “Isha jashtë vendit kur…”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër: Shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer sërish sulmeve ndaj ish-bashkëpunëtorit dhe ish-ministrit të tij të Drejtësisë, Ilir Rusmali, sot këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.
    Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se e ka shkarkuar Rusmalin në vitin 2006 pas përfshirjes së vëllait të tij në një aferë korruptive për një tender në Drejtorinë e Burgjeve.
    Deklarata e Berishës:
    Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion.
    Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender.
    I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin.
    Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës.
    Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin.
    I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë.
    Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë.
    Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin.
    I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj.
    Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin.
    Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin.
    Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin.
    Dhe unë shkarkova ministrin.
    Absolutisht. I thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh.
    Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna.
    Por historia është kjo.
    Po ta lëmë këtë histori.
    Ky, personi që i referohet Edi Rama, e di si është ky?
    Ky është këshilltar i presidentit, të cilin ligji nuk e lejon të kryejë asnjë detyrë tjetër, shkon dhe merr detyrën e kryetarit të KAS-it, një pagesë tjetër si shërbëtor i Edi Ramës.
    Ja, ky është juristi, ky është stafi.
    Po këta janë njëlloj të gjithë.
    Prandaj gjejnë njëri-tjetrin.
    Ata duhet të respektojnë Kushtetutën, sepse avoketërit e Erion Veliajt, me sa di unë, dekretin e Bajram Begajt e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese përsëri. Është një e drejtë e tyre.
    Dhe sigurisht çdo jurist nuk mund të bëhen as Rusmalë, as Bajram, as Edi Ramë, duhet t’i qëndrojnë ligjit.
    Ligji kërkon që të pritet vendimi i gjykatës.
    Kjo është e gjitha.

  • ‘Je shumë simpatike!’ Ministri i Ramës nuk i vlerëson gazetarët nga puna, por…

    ‘Je shumë simpatike!’ Ministri i Ramës nuk i vlerëson gazetarët nga puna, por…

    “Je shumë simpatike!” Kjo ishte mënyra se si ministri Ervin Demo, ish kryebashkiaku i Beratit i përgjigjet pyetjeve të gazetares së emisionit ‘Piranja’.
    Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ndaj sjelljes së ministrit të Ramës ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).
    Në një reagim të publikuar ata shprehen se, “një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza”.
    AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.
    AGSH i bën thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat.
    Reagimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë:
    Në lidhje me komentet seksiste të ministrit të Pushtetit Vendor Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja
    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon qëndrimin e papërshtatshëm të ministrit të Pushtetit Vendor, z. Ervin Demo, ndaj gazetares së emisionit investigativ “Piranjat”, Luela Gaxhja, të cilës gjatë një pyetje për një çështje me interes publik ai iu drejtua me fjalët: “Je shumë simpatike”.
    Ky koment, përbën një sjellje të papranueshme seksiste, e cila tenton të zhvendosë vëmendjen nga pyetja profesionale e gazetares dhe ta reduktojë rolin e saj në terren. Një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza.
    AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.
    Ne i bëjmë thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë rolin e gazetarëve si kontrollues të pushtetit dhe garant të transparencës.

  • ‘Je shumë simpatike’, reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste…

    ‘Je shumë simpatike’, reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste…

    Një ditë më parë Drejtuesit e emisionit Investigativ Piranjat reaguan pas deklaratave të Ministrit të Ramës Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja.

    “Je shumë simpatike!” Kjo ishte mënyra se si ministri Ervin Demo, ish kryebashkiak i Beratit i përgjigjet pyetjeve të gazetares së Piranjave.
    A është kjo etika që do duhej të kishte një ministër? A është seksizmi tashmë i normalizuar në qeverinë shqiptare?. Këto sihin pyetjet që shtronin drejtuest dhe gazetat e Pirabjave.

    Ndërkohë gjatë ditës së sotme ndaj kësaj sjellje të ministrit të Ramës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).

    Në një reagim të publikuar ata shprehen se, “një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza”.

    Reagimi i plotë i, Asociacionii të Gazetarëve të Shqipërisë

    Në lidhje me komentet seksiste të ministrit të Pushtetit Vendor Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon qëndrimin e papërshtatshëm të ministrit të Pushtetit Vendor, z. Ervin Demo, ndaj gazetares së emisionit investigativ “Piranjat”, Luela Gaxhja, të cilës gjatë një pyetje për një çështje me interes publik ai iu drejtua me fjalët: “Je shumë simpatike”.

    Ky koment, përbën një sjellje të papranueshme seksiste, e cila tenton të zhvendosë vëmendjen nga pyetja profesionale e gazetares dhe ta reduktojë rolin e saj në terren. Një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza.

    AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.

    Ne i bëjmë thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë rolin e gazetarëve si kontrollues të pushtetit dhe garant të transparencës.

  • ‘Na mungon koordinimi’/ Rama për shërbimi zjarrfikës, ndan detyrat për tre Ministri

    ‘Na mungon koordinimi’/ Rama për shërbimi zjarrfikës, ndan detyrat për tre Ministri

    Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte këtë të shtunë në një takim me strukturat e shërbimit zjarrfikës, nën praninë edhe të ministrit të Mbrojtjes, ministres së Brendshme, si dhe atij të Pushtetit Vendor.

    Rama tha se është me rëndësi që të nisin përgatitjet për menaxhimin dhe koordinimin e qartë të forcave zjarrfikëse dhe situatave në terren, proces në të cilin duhet të angazhohen edhe autoritetet lokale, përveç tre ministrive.
    “Domosdoshmëri është që të përfshihet në këtë proces përgatitjeje që tani, gjithë pjesa civile, dhe kjo është dhe detyra e ministrit i pushtetit vendor, Demo.
    Kemi nisur punën për një reformë të prefekturave, por njëkohësisht kjo kërkon jo vetëm angazhim dhe fuqizim të mëtejshëm të kapacitetit të tyre, por angazhimin të kapacitete të bashkive dhe njësive administrative, sepse vëmë re që kur vjen momenti i përballjes, kur forcat zjarrfikëse, ndërhyrja e shpejtë që dua t’i vlerësoj në mënyrë të veçantë për rolin këtë verë, presin në fushë, e shikojmë që nga pushteti vendor dhe forcave të organizuara në lokalitet ka shumë konfuzion.
    Ka pak koordinim, pak qartësi.  Ministria e Brendshme duhet të ketë qartë të qartë të shpërndarjes së forcave dhe situata që janë në territor”, tha Rama.

  • Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Beqaj, avokati kërkon kohë për verifikimin e akteve të dosjes

    Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Beqaj, avokati kërkon kohë për verifikimin e akteve të dosjes

    Gjykata e Posaçme shtyu për më 14 tetor seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal” në dosjen “Sterilizimi”.
    Beqaj ishte prezent në sallë, por shtyrja u kërkua nga avokati i tij, që pretendoi se i nevojitej më shumë kohë për të verifikuar nëse të gjitha aktet e dosjes i janë vënë në dispozicion nga gjykata.
    Ish-ministri Beqaj gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e “Sterilizimit” në një gjykim të zakonshëm.

  • Dosja “Sterilizimi”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

    Dosja “Sterilizimi”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

    Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj. Beqaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të dhëna ndaj tij nga GJKKO, si dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Ish-ministrit më 18 mars 2024 iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen e koncesionit të sterilizimit,
    Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e Sterilizimit.

  • ‘Kundërshtime për akt-ekspertizën tekniko-ushtarake’/ Mediu: Procesi po shkon drejt absurdit, çështjet teknike nuk janë detyrë e ministrit

    ‘Kundërshtime për akt-ekspertizën tekniko-ushtarake’/ Mediu: Procesi po shkon drejt absurdit, çështjet teknike nuk janë detyrë e ministrit

    Në Gjykatën e Posaçme nisi sot procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu,ku në seancë, Mediu paraqiti kundërshtimet e tij në lidhje me akt-ekspertizat tekniko-ushtarake.

    “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë,” deklaroi Mediu, duke shtuar se prokurori në sallë pranoi se nuk kishte njohuri për kalibrat pasi ishte jurist. Ai tha se procedimi penal ishte ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës dhe se ministri nuk merret me çështje ushtarake, për të cilat, sipas tij, përgjegjësia i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak.

    Në një deklaratë jashtë Gjykatës së Posaçme, Mediu theksoi rëndësinë e kontrollit civil dhe ushtarak për një vend anëtar të NATO-s dhe u shpreh se çështjet teknike nuk janë brenda kompetencave të ministrit. “Ministri i Mbrojtjes është civil,” tha ai, duke nënvizuar se kundërshtimet dhe pyetjet e tij janë paraqitur edhe në një përmbledhje zyrtare të dorëzuar në seancë.

    Sa i përket paraqitjes së provave, Mediu u shpreh i habitur dhe kritik ndaj procesit, duke theksuar mungesën e një shkrese të kundërligjshme nga kryeministri në dokumentacionin e paraqitur dhe duke e quajtur rrjedhën e procesit drejt absurdit. Ai argumentoi se pretendimet se uzinat ushtarake kryenin demontime nuk përputhen me dëshmitë se në vitin 2007 ato kanë punuar me kapacitet të plotë.

    Mediu përmendi gjithashtu se ministri kishte dërguar në qeveri relacione sipas të cilave municionet e kalibrave të mëdhenj demontoheshin në uzinat ushtarake. Ai shtoi se relacionet i përgatiten nga stafi teknik dhe se nuk ka thënë se ekzistonin vetëm municione të vogla apo të mëdha; sipas tij, nuk është detyrë e ministrit të dijë detaje teknike si përkatësia e municioneve sipas milimetrave.                                                             

    Mediu:

    Ka një normë shumë të rëndësishme për një vend anëtar të NATO-s, kontrolli civil dhe ushtarak i forcave të armatosura, me çështje teknike nuk merret ministri.
    Megjithatë ne kemi bërë kundërshtimin edhe pyetje pas pyetje, edhe në një përmbledhje të sotme të cilën e kemi paraqitur.

    Për sa i përket çështjes së dytë, paraqitjes së provave, të them të drejtën jam jashtëzakonisht i habitur, që tregon se ky proces po shkon drejt absurdit për faktin që në gjithë prezantimin që u bë nuk shikohet dhe nuk tregohet një shkresë e kundërligjshme e kryeministrit, përveçse aludimeve për sa i përket procedurës administrative.

    Ta bëjmë më të thjeshtë, thuhet se uzinat ushtarake bënin demontime, po ju them që në 2007, uzinat ushtarake, sipas edhe dëshmive të ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm, kanë punuar me kapacitet të plotë.
    Thuhet për shembull: ministri çoi një relacion në qeveri dhe tha që municionet e kalibrit të madh demontoheshin në uzinat ushtarake.

    Relacionet janë që i përgatit stafi teknik, as kam thënë ka municione të vogla, as kam thënë ka municione të mëdha, por nuk është detyrë e ministrit të dijë se kush është municion i vogël dhe kush i madh, aq më tepër të dijë milimetrat e municioneve.

     

  • Shkarkimi i zv.ministrit pasi piu cigare brenda në lokal, reagon ministrja Koçiu: Shkelje e pajustifikuar e ligjit

    Shkarkimi i zv.ministrit pasi piu cigare brenda në lokal, reagon ministrja Koçiu: Shkelje e pajustifikuar e ligjit

    Një prej vendimeve të Albana Koçiut pak ditë pas betimit në presidencë ka qenë propozimi që i ka bërë qeverisë për të shkarkuar nga detyra zv.ministrin Andi Mahila.

    Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit.
    Ajo reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke shkruar:
    Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.
    Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
    Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.
    Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
    Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
    I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

    Top Channel

  • “Ministrit i dha vëmendjen e duhur”, Rama: Pasuritë e sekuestruara po administrohen me sens

    “Ministrit i dha vëmendjen e duhur”, Rama: Pasuritë e sekuestruara po administrohen me sens

    Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka hyrë në një fazë funksionale pas shumë vitesh problematikash.

    “Administrimi i pasurive të sekuestruara më në fund ka filluar të bëjë sens. Merita është e ministrit që i dha vëmendjen e duhur kësaj njësie, por edhe e drejtoreshës që e vuri në vijë punën,” u shpreh Kryeministri.
    Ai kujtoi se për vite të tëra, njësia e administrimit të pasurive funksiononte në mënyrë të gabuar: “Ua merrnin kriminelëve me 1001 përpjekje dhe pastaj ua jepnin mbrapsht me çmime të arsyeshme. Policia e Shtetit mbetej pa infrastrukturën e duhur, ndërsa ata rimerrnin pallatet dhe vilat që mund të ishin fare mirë komisariate policie.”
    Kryeministri solli në vëmendje edhe gjendjen e trashëguar prej dekadash me fusha të tëra të mbushura me automjete, motorë e karroca të sekuestruara si prova, duke e cilësuar si një ndotje të rëndë mjedisore. “Pas 35 vitesh, po pastrohet Shqipëria nga disa tumore të tmerrshme. Numri i shapkave të mbledhura si prova është i lemeritshëm, aq sa mund të vishnim me to pastrueset e gjithë Ballkanit,” tha ai.
    Sipas Kryeministrit, ndërhyrjet e fundit dhe ristrukturimi i AAPSK po sjellin rezultate konkrete: “U desh vetëm vëmendje dhe strukturim i punës, dhe sot po çlirohen qytetet nga këto burime kancerogjene. Shqipëria po tregon se asetet e sekuestruara nuk kthehen më mbrapsht, por i shërbejnë interesit publik.”

    Top Channel