Tag: ministrit

  • Atentati pranë Rinasit/ Berisha hedh akuza të forta: Muçi Shaljani financues i fushatës së Ervin Hoxhës, Dani ‘bodyguard’ i Blendi Gonxhes

    Atentati pranë Rinasit/ Berisha hedh akuza të forta: Muçi Shaljani financues i fushatës së Ervin Hoxhës, Dani ‘bodyguard’ i Blendi Gonxhes

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi atentatin pranë Rinasit, për të cilën tha se është një vepër e eksponentëve të krimit.

    Për të plagosurin, Muç Shaljani apo Sheqeri, kryedemokrati tha se ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ndërsa për viktimën, Gilmando Dani, tha se ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.
    “Ekzekutimi publik në vendin më të sigurt të shtetit, aeroportin e Rinasit, është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit, të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë.
    Breshëritë e kallashnikovit dhe pistoletës që u shkrehën mbi trupin e Danit dhe Shaljanit vetëm pak minuta para apo pas se të kalonte një delegacion, i cili shoqërohej me eskortë policie, dëshmon e pasigurisë ekstreme që ekziston në këtë vend në çdo skaj, në çdo qoshe.
    Por unë i rikthehem kësaj çështje për një faktor tjetër që mediat po e mohojnë, po e censurojnë.
    Muç Shaljani apo Sheqeri ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë elektorale i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
    Dhe kjo është e faktuar dhe dokumentuar.
    Muç Shaljani është angazhuar me të gjithë bandën dhe paratë e tij të krimit në blerje votash për ministrin Hoxha dhe në mbështetje të tij.
    Shaljani është anëtar aktiv i të njëjtës bandë me Danin.
    Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.
    Se në qoftë se ti bashkëpunon me kriminelët, ti kryen një krim, sikundër edhe Hoxha.
    Ai ka përdorur të gjithën bandën e tij, se në fakt Dani ishte eksponenti më kryesor i akuzuar për një seri vrasjesh dhe aktesh të tjera, i bandës famëkeqe të Shullazit.”, u shopreh ai

    Top Channel

  • Atentati ndaj gazetarit italian,RAI 3 përmend si të dyshuar të afërmin e ish-ministrit shqiptar

    Atentati ndaj gazetarit italian,RAI 3 përmend si të dyshuar të afërmin e ish-ministrit shqiptar

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin ndaj gazetarit të njohur italian, Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit investigativ Report në RAI 3. Gjatë transmetimit të fundit të programit, u publikua një material ku përmendet emri i Moisi Habilajt, i afërm i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Hetuesit italianë po shqyrtojnë mundësinë që atentati të ketë lidhje me klanin mafioz Habilaj, megjithëse pistat hetimore mbeten ende të hapura dhe asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
    Ngjarja ndodhi më 17 tetor në Pomezia, ku makina e Ranuccit dhe ajo e vajzës së tij shpërthyen në flakë gjatë natës. Sipas mediave italiane, shpërthimi dyshohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm, ndërsa autoritetet po hetojnë për një rrjet të mundshëm kriminal që mund të ketë urdhëruar atentatin. Ranucci njihet për investigimet e tij mbi korrupsionin, mafien dhe lidhjet e krimit me botën politike. Në një intervistë për mediat, gazetari ka pranuar se është kërcënuar nga grupe kriminale, përfshirë edhe shqiptarë.
    Ai theksoi se, pavarësisht rrezikut, nuk do të tërhiqet nga misioni i tij për të zbuluar të vërtetën dhe për të denoncuar lidhjet e errëta mes politikës dhe krimit të organizuar.

  • “Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës

    “Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës

    Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. 
    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës. 
    Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja. 
    Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre. 

  • “Gërdeci” nuk mbyllet/ Mediu kërkon të rrëzojë gjyqtaren që po e gjykon

    “Gërdeci” nuk mbyllet/ Mediu kërkon të rrëzojë gjyqtaren që po e gjykon

    Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
    Ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
    Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
    Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre.

  • Foto-lajm/ Berisha debaton me Manjën për kostumet e shtrenjta, Noka i afrohet ish-ministrit dhe…

    Foto-lajm/ Berisha debaton me Manjën për kostumet e shtrenjta, Noka i afrohet ish-ministrit dhe…

    Në seancën maratonë të kësaj të enjteje, Sali Berisha ‘shkriu së qeshuri’ deputetët socialistë dhe jo vetëm, me akuzat ndaj ish-ministrit Ulsi Manja për veshjet e këtij të fundit.

    Manja nuk ngurroi as të hiqte xhaketën për të treguar markën, ndërsa i kërkoi edhe Berishës të bënte të njëjtën gjë.
    Edhe pse pa mikrofon, në debat i përfshi edhe deputeti demokrat Flamur Noka, i cili u çua nga vendi dhe iu afrua Ulsi Manjës.
    Nga fotot e shkrepura nga LSA, duket sikur Noka po tenton t’i fikë mikrofonin Manjës, teksa replikon me Berishën.
     

    Top Channel

  • Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj Fatmir Mediut

    Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj Fatmir Mediut

    GJKKO ka shtyrë për datën 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”.
    Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit. Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”.
    Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim. Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor. Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin.

  • Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu shtyhet më 11 nëntor

    Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu shtyhet më 11 nëntor

    GJKKO shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. 
    Seanca e së enjtes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me momente të forta tensioni mes palëve. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”. 
    Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit. 
    Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”. 
    Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim. 
    Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor. 
    Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin. 
    “Meqënëse tragjedia gjithmonë krijon një opinion, nëse ju keni vendosur të vijoni këtë proces me opinion dhe jo procedurë, kjo nuk është drejtësi”, i tha Mediu gjykatës. 
     

  • Kontroll të rreptë të mallrave ushtarake, nënshkruhet marrëveshja mes Doganes dhe AKSHE

    Kontroll të rreptë të mallrave ushtarake, nënshkruhet marrëveshja mes Doganes dhe AKSHE

    Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE).
    Marrëveshjen e firmosën drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gnet Gazheli, dhe drejtori i AKSHE, Andrea Shllaku. Kjo marrëveshje ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për zbatimin e kuadrit ligjor dhe zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta në kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë dhe atyre ushtarake.
    Palët u angazhuan për krijimin e një platforme efektive për komunikim dhe shkëmbim informacioni, si dhe për ofrimin e asistencës teknike gjatë identifikimit dhe klasifikimit të mallrave që hyjnë apo dalin nga territori i Shqipërisë.
    Për më tepër, institucionet do të realizojnë analiza të përbashkëta të riskut me qëllim minimizimin e rreziqeve lidhur me transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë edhe parandalimin e trafikut të paligjshëm të tyre.
    Zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet të sjellë rezultate të prekshme, si rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale, përmirësimi i kohës së reagimit dhe verifikimit, si dhe forcimi i mbrojtjes kundër përdorimeve të paligjshme të mallrave strategjike.
    Kjo iniciativë kontribuon në garantimin e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e interesave strategjike të shtetit dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

  • “O idiot”/ Balla shpërthen pas fyerjeve të Nokës ndaj kolegëve socialist: Të dalë jashtë…

    “O idiot”/ Balla shpërthen pas fyerjeve të Nokës ndaj kolegëve socialist: Të dalë jashtë…

    Seanca parlamentare u ndërpre pas një debati mes deputetëve.
    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i kërkoi deputetit të PD, Flamur Noka që t’i kërkojë falje ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallarit, pasi e quajti ‘idiot’, ose të dalë jashtë nga salla e Kuvendit.
    “U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri.
    Në seriozitetin e një Parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse do t’u kishte dhembur shpirtin seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale.
    Javën e ardhshme do të kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë.
    Nuk mund të kryej më debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit.
    Unë jam i shumicës, fjala për procedurë merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër.
    Dëgjova një këtu që kulturën e ka me klering, që i bërtiste ministrit o idiot. Ky njeri nuk ka vend këtu.
    Ishte një këtu që i bërtiste ministrit o idiot, o idiot. Ça është ky mo? Tani ky o e tërheq mprasht ata që i tha ministrit, ose kërkoj 5 minuta pushim dhe ky zotëria të dalë përjashta”, tha Balla.

  • Flamur Noka quajti ministrin e drejtësisë “idiot”, Peleshi ndërpret për disa minuta seancën

    Flamur Noka quajti ministrin e drejtësisë “idiot”, Peleshi ndërpret për disa minuta seancën

    seanca plenare

    TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend, e cila nisi me debate të forta mes PD dhe PS-së pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, u ndërpre për disa minuta, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Shkak për këtë u bë ndërhyrja e vazhdueshme e deputetëve të opozitës, gjatë fjalës së ministrit të drejtësisë Besfort Lamallari. Flamur Noka nga vendi e quajti ministrin në mënyrë të përsëritur me fjalën “idiot”.
    Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp”, tha ai. Ndërsa kreu i grupit të PD, Gazement Bardhi iu përgjigj ashpër Lamallarit, duke e quajtur atë “i pafytyrë”.
    “U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse do të kishte dhembur shpirtin seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do të kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë.
    Nuk mund të kryej më debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim, që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeri këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit ‘o idiot’. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, tha Taulant Balla./ZËRI