Tag: ministrit

  • Mogherini jep dorëheqjen pas skandalit korruptiv, Rama mban Ballukun në qeveri, dopjo standardet e kryeministrit…

    Mogherini jep dorëheqjen pas skandalit korruptiv, Rama mban Ballukun në qeveri, dopjo standardet e kryeministrit…

    Federica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, ka dhënë ditën e djeshme dorëheqjen menjëherë pasi u përfshi në një hetim për mashtrim dhe favorizim në tenderët e BE-së. Në një deklaratë të shkurtër, Mogherini tha se po largohej “për integritet”, “rregull”, dhe për të mos cënuar institucionin që drejtonte, Kolegjin e Evropës, pas dyshimeve se tenderi i miliona eurove për trajnimin e diplomatëve europianë ishte favorizuar në mënyrë të paligjshme. Por ndërsa Mogherini la postin brenda ditës kur u përfshi në një hetim zyrtar, në Shqipëri ndodh e kundërta. Belinda Balluku, zv/kryeministrja e marrë e pandehur nga SPAK për manipulim tenderësh me vlera marramendëse lekësh, jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por mbron vendin e saj me ndihmën e Kryeministrit. Rama ka sulmuar gjyqtarë, prokurorë, SPAK-un dhe GJKKO-në vetëm për të penguar pezullimin e saj dhe ka çuar çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese për ta rikthyer në detyrë. Balluku në Tiranë as nuk e çon nëpër mend dorëheqjen. Dhe Rama sajon teza me puçe shteti anti-kushtetuese. Në BE, dorëheqja është kusht. Në Shqipëri, dorëheqja është tabu, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit më të afërt me Kryeministrin. Dhe ky është ndoshta përkufizimi më i qartë i diferencës mes Europës që synojmë dhe Shqipërisë që kemi.
    Pse nuk shkarkohet Balluku? 
    Edi Rama u është përgjigjur dje zërave që kërkojnë shkarkimin e Ballukut, pas pezullimit të saj nga GJKKO. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se nuk e merr një vendim të tillë, sepse krijon një precedent të rrezikshëm për çdo qeveri të ardhshme. Sipas tij, një masë sigurie nuk mund të përkthehet automatikisht në largim nga detyra. Ai paralajmëroi se nëse kjo ndodh sot, nesër çdo prokuror apo gjykatës mund të heqë kë të dojë nga kabineti qeveritar, pa asnjë vendim përfundimtar dhe pa dorëheqje. “Heqja e ministrit nuk do e zgjidhte këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte Kuvendin, do përqeshte votën popullore. Ja pse kam shkuar në Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha Rama.
    Arsyetimet e Ramës
    Kryeministri theksoi se pezullimi i Ballukut ka bllokuar punë të rëndësishme të qeverisë, pasi askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të ministrisë. Ai tha se ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur balancën e pushteteve dhe jo për të mbrojtur një emër të veçantë. “U bë sebep një mik për të bërë këtë komunikim, kur më shkruan e kuptoj shqetësimin tënd lidhur me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministrit se nesër bëhet rrugë dhe prokurorët e gjykatësit të heqin kë të duan nga qeveria, ajo linjë ajrore me Kandanë mu duk pak e tepërt. Mbase nuk është pak e tepërt, por shembuj që sjell i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri jo vetëm nuk firmos dot vetë asgjë por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë gjësendi ne emër të dikasterit. Kushtetua ia jep ministrit autoritet ekskluziv. Pezullimi është bllokim i zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që ministri mbulon. Për gjërat janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kandanë për fluturimet ajrore, po mundohemi mos  e zgjidhim me ministrinë e jashtme. Ja ta zëmë se e zgjidhëm, po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ja bëjmë? Po me lejet e ndërtimit për investimet në infrastrukturë, godina publike, që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Si do ja bëjmë? Këto janë punë të bllokuara që do shtohen çdo ditë, prandaj kam shkuar në Kushtetuese. Nuk ndërhyj në punë e gjykatësit në fjalë dhe as merrem me pse dhe si ata po merren me një doje për një anëtar kabineti. Unë flas për cenimin e balancës mes pushteteve, për ndërhyrjen brutale në përbërjen qeverisë, për marrjen e kompetencave. Flas se si prekja e gjithë këtyre bllokon punët në sektorin përkatës”, vijoi ai. Kujtojmë se Edi Rama prej momentit të dorëzimit të kërkesës në Kushtetuese, ka shtuar presionet publike ndaj gjykatës për një vendimmarrje në favor të kërkesës së tij, duke e konsideruar pezullimin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë “si precedent unikal dhe të rrezikshëm”. Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte zv/kryeministren nga detyra dhe t’i ndalonte daljen jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

  • Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

    Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

    Projektligji për marrëveshjen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që përfitojnë.
    Deputeti i PS Erion Braçe në Top Story flet për përmbajtjen e projektligjit dhe kundërshtimet e tij ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj.

    “Gjoba nuk shuhet as falet. Bankers është nën hetim penal. Nuk përfiton nga marrëveshja e paqes fiskale nga fillimi në fund. Ka dy ligje që janë konsideruar si amnisti. Ligji për shuarjen e detyrimeve fiskale 10 vite përpara, për pjesën 2014-2019, ka një skemë favorizuese për ata që do e paguajnë menjëherë.
    Komisioni i Ekonomisë dje ka bërë dy ndryshime themelore. Kemi shtrirë detyrimet. I dyti ka të bëjë me transparencën, ka qenë propozim i Bozdos dhe është mbështetur nga unë dhe e gjithë trupa e deputetëve. Ata që janë borxhli të mëdhej të shtetit dhe përfitojnë, do të jenë publikë. Përfiton, publikohet. Vijmë dhe te paqja fiskale, unë nuk i pranoj dot, jam kundër. Sa kohë ke bërë biznes, ke fituar dhe nuk ke paguar. Për mua nuk duhet të ketë shuarje detyrimesh. Për gjykimin tim, ligji nuk është shkruar mirë, pavarësisht qëllimit“-u shpreh Braçe.

  • Balluku drejt shkarkimit nga Rama pas skandaleve me tenderat? Përgjigjet për herë të parë kryeministri: Rrezikon…

    Balluku drejt shkarkimit nga Rama pas skandaleve me tenderat? Përgjigjet për herë të parë kryeministri: Rrezikon…

    Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë thotë se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike. Janë 36 akte tha kryeministri në pritje të firmës së Ballukut.
    “Kjo i jep përgjigje edhe pyetjes, pse nuk e heq ky ministren dhe merr zgjidhje ky problem. Jo, sepse heqja e ministrit nuk do zgjidhet këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte kuvendin, do përqeshte votën popullore. Ja pse kam shkuar në Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha Rama.

  • “Kush jeni ju që nuk i jepni kompensim bujkut që shet?”, Braçe shpërthen ndaj zv/ministrit të Financave: Ky debat…

    “Kush jeni ju që nuk i jepni kompensim bujkut që shet?”, Braçe shpërthen ndaj zv/ministrit të Financave: Ky debat…

    Gjatë Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i PS-së, Erion Braçe, nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj. Gjatë fjalës së tij, Braçe i kërkoi llogari zv/ministrit se përse nuk kompensohen bujqit që shesin prodhimin e tyre dhe nuk e çojnë te pikat grumbulluese, duke shtuar se kjo ka goditur drejtpërsëdrejti sektorin e bujqësisë.
    “Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë atë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Për të paktën 4 vite me rënie dhe me një ndikim të vogël. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë. Pra të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.
    Dy gjëra ka. Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Këtë të dytën vetëm, në Shqipëri e dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeveria, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues. Kush është kjo qeveri që thotë që ti që prodhon dhe shet vetë në tregun e Lushnjës prodhimet e tua, nuk merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë?!
    Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Kush mo, kush?! Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?!
    Që vini këtu dhe thoni që do rrini te ligji që keni sjellë dhe nuk reflektoni, është problem shumë i madh. Mendoja që ky debat do bëhej këtu, por ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit”, tha ndër të tjera Braçe.

  • Dosja Balluku/ Manipulimet e Ramës dhe shembulli francez

    Dosja Balluku/ Manipulimet e Ramës dhe shembulli francez

    Dosja Balluku/ Manipulimet e Ramës dhe shembulli francez
    Rasti i pezullimit ministrit të Drejtësisë në Franë, mjafton për të kuptuar se mbrojtja e interesit publik nga abuzimet e pushtetit ekzekutiv, është detyrë dhe jo ndërhyrje e drejtësisë
    Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot interpretimin e saj, pas kërkesës së kryeministrit nëse gjykata speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ndërhyrë në kompetencat e tij ekzekutive duke pezulluar zonjën Balluku, Edi Rama nuk ka rreshtur nga tentativat për ta ndikuar Kushtetuesen. i kapur në flagrancë në manipulimin e të paktën dy tenderave nga zëvendësja e tij, kryeministri po tenton me çdo kusht të ngrejë një gardh mbrojtës për të mos lejuar të preket thelbi i sistemit që mban në këmbë organizatën e tij: vjedhim Shqipërinë për të vjedhur vota, vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë.
    I gjendur për herë të parë përballë një hetimi mbi aferat e tij qeveritare dhe jo mbi pasuritë individuale të ministrave, Edi Rama ka nisur një fushatë propagande dhe manipulimi, duke përdorur argumentin banal të prezumimit të pafajësisë. Në thelb, ai kërkon që anëtarët e organizatës së Rilindjes as mos arrestohen e as mos pezullohen për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë për fajësinë e tyre. Domethënë ata të vazhdojnë të jenë ministra, zëvendëskryeministra, kryetarë bashkishë e të punojnë për sa kohë i duhen Edi Ramës, pavarësisht se proceset gjyqësore mund të zgjasin me vite dhe krimet për të cilat akuzohen përsëriten dhe ndikojnë në proces dhe në politikë
    Për të mbrojtur këtë argument të padëgjuar më parë dhe për të ushtruar presion mbi drejtësinë, kryeministri gënjeu publikisht duke i mveshur Komisionit të Venecias diçka që nuk e kishte thënë dhe për të arritur kulmin me deklaratën se raste pezullimi ministrash nga drejtësia kur janë në detyrë, nuk ka në asnjë vend europian.
    Ndërsa për Venecian verifikimi ishte shumë i lehtë, për të rrëzuar mapinulimin tjetër të kryeminisrit mjafton shembulli francez. Jo vetëm legjislacioni por dhe rasti i pezullimit të funksioneve të një ministri, madje të vetë ministrit të Drejtësisë, mjafton për të kuptuar se mbrojtja e interesit publik nga abuzimet e pushtetit ekzekutiv, është detyrë dhe jo ndërhyrje e drejtësisë.
    Franca ndryshe nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ku ministrat hetohen nga prokuroritë e zakonshme dhe largimi i tyre nga detyra është ekskluzivisht vendimmarrje politike, ka një mekanizëm gjyqësor të posaçëm (Gjykatë speciale)- Cour de Justice de la République (CJR). që gjykon anëtarët e qeverisë.
    Kjo gjykatë speciale, e krijuar në vitin 1993, ka jurisdiksion vetëm për veprat penale të kryera nga ministrat “në ushtrim të funksionit të tyre”. Ky mekanizëm gjyqësor i posaçëm lidhet me parimin francez të “responsabilité pénale des membres du gouvernement” (përgjegjësia penale e anëtarëve të qeverisë).
    Procedimi penal ndaj një ministri fillon jo nga prokuroritë e zakonshme, por nga një prokuror i rangut më të lartë (Procureur Général près la Cour de Cassation), i cili vepron si prokuror i specializuar pranë CJR.
    Ky prokuror mund të nisë procedimin:
    me iniciativë të vetë,pas një kallëzimi penal,ose pas kërkesës së 20 qytetarëve të thjeshtë, të cilët kanë të drejtë t’i drejtohen CJR-së (një veçori unike në sistemet juridike perëndimore).Çdo kërkesë ose procedim i nisur ndaj një ministri kalon fillimisht për shqyrtim tek Komisioni i Ankesave (Commission des requêtes), i cili vlerëson:
    nëse ka elemente të mjaftueshme të dyshimit penal,nëse vepra është kryer në ushtrim të funksionit,dhe nëse çështja i përket juridiksionit të CJR.Nëse komisioni konkludon se procedimi është i bazuar, çështja i kalon fazës së hetimit gjyqësor. Nëse jo, procedimi pushon në këtë fazë. Nëse çështja pranohet, ajo i kalon Komisionit të Hetimit (Commission d’instruction), një trupë e pavarur e përbërë nga gjyqtarë i cili ka si kompetenca të plota hetimore:
    marrjen e deklarimeve,analizën e provave,vendosjen e masave të sigurimit penal,përfshirë kufizime të drejtpërdrejta ndaj ushtrimit të funksionit.Pikërisht në këtë fazë shfaqet mundësia për pezullimin e ministrit nga detyra. Komisioni ka autoritet të ndërmarrë masa, të cilat, ndryshe nga vendimet politike të qeverisë, janë masë gjyqësore dhe mund të përfshijnë:
    a) Masa sigurie penale. Si p.sh. kontrolli gjyqësor, ndalimi i kontaktit me dëshmitarë, kufizimi i lëvizjes etj.b) Kufizimi i funksioneve publike. Nëse ekziston rrezik i ndikimit të ministrit në hetim, komisioni mund të kërkojë kufizimin e drejtpërdrejtë të kompetencave, duke e bërë të pamundur vazhdimin normal të ushtrimit të detyrës.c) Pezullim i përkohshëm nga detyra. Në rastet kur veprat penale janë serioze (p.sh. korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, abuzim me fonde publike), Komisioni i Hetimit mund të kërkojë pezullim të menjëhershëm të ministrit. Ky pezullim (c) nuk është akt politik, por masë gjyqësore e motivuar, e cila synon:sigurimin e hetimit,ruajtjen e integritetit të procesit,parandalimin e ndikimit institucional.Në praktikë, edhe pse pezullimi nuk ndodh shpesh, ai është juridikisht i mundur dhe i parashikuar në kompetencat e CJR, pasi pezullimi i Minstrit ka natyrë gjyqësore, jo politike.
    Është thelbësore të theksohet se:
    pezullimi i ministrit në Francë nuk varet nga Kryeministri, Presidenti apo shumica parlamentare,nuk është pasojë e presionit politik, porështë rezultat i një procedimi gjyqësor të specializuar, të bazuar në prova dhe analiza të pavarura.Ky mekanizëm është krijuar për të shmangur konfliktin interesit mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë, duke garantuar:
    pavarësi të hetimeve,mbrojtje të parimit të barazisë para ligjit, dhe njëkohësisht,respektimin e rolit politik të ministrit (nuk ka shkarkim automatik, por pezullim i lidhur me hetimin).Rasti më ilustrues i kësaj praktike, është ai i ministrit francez të Drejtësisë (2021- 2023), Éric Dupond- Moretti.
    Ministri akuzohej më 6 korrik 2020 se ka përdorur pozitën e tij për të marrë sanksione të pabazuara ndaj magjistratëve që po hetonin klientët dhe miqtë e tij. Ishte hera e parë që një minister në detyrë gjykohet nga juridiksion special (CJR), për krime dhe kundërvajtje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.
    Ky është rasti më modern ku një ministër “në detyrë” dërgohet zyrtarisht në gjyq nga gjykata speciale (CJR), ndërsa vazhdonte të ishte ministër. Çfarë ndodhi?
    CJR e vuri nën hetim,masa e sigurisë përfshiu kufizime në ushtrim të disa kompetencave si ministër i Drejtësisë,që në praktikë përbën pezullim të pjesshëm gjyqësor.Éric Dupond-Moretti nuk u shkarkua për arsye politike, por disa funksione iu kufizuan nga gjykata. Ai u shpall i pafajshëm në vitin 2023. Ky është shembulli më i qartë modern i ndërhyrjes direkte të gjykates spesiale (CJR) në ushtrimin e funksionit të një ministri.
    Dhe njëkohësisht shembulli më i qartë për të kuptuar se në rastin e zonjës Balluku nuk ka asnjë uzurpim kompetencash të ekzektuvit nga gjyqësori, aq më pak kompetencat e Edi Ramës, që ka vënë çdo pushtet nën thundrën e tij. Rama nuk është i shqetësuar për ndarjen e pushteteve, por për ndaljen eventuale të vjedhjes që e mban në pushtet. ©lapsi.al

  • Meçe për 21 Janarin: Basha ka aprovuar Gardën të qëllojë! Berisha ndjen rrezik, ndaj përdor Metën

    Meçe për 21 Janarin: Basha ka aprovuar Gardën të qëllojë! Berisha ndjen rrezik, ndaj përdor Metën

    Analisti Arben Meçe thotë se Lulzim Basha ka aprovuar Gardën të qëllojë më 21 janar, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Sali Berisha ndjen rrezik në lidhje me këtë çështjem ndaj po përdor Ilir Metën, i cili u vetëofrua për të dëshmuar.
    Meçe shtoi se 21 janari është vrasje shtetërore, me autorë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
    “E para, neni 9 i Gardës. Ishte pak a shumë i gjithë artikulimi i ministrit të kohës. Ai, komandanti i Gardës ka autoritetin e plotë për drejtimin e kontrollit për veprimtarinë e të gjithë Gardës, përgjegjës para ministrit të Brendshëm për përgatitjen dhe realizimin e misionit të saj. Ka komunikim, sepse ka hartim të planit të masave, se si do veprohet. Ky plan masash, vendos në një tavolinë komandantin e Gardës ministrin e rendit, ku komandanti i Gardës jep, raporton para ministrit të rendit, për gatishmërinë, përgatitiejn dhe realizmin e misionit të saj. Në këtë tavolinë, është urdhëruar përdorimi i armëve të zjarrit? Është pjesë e planit.  Këtu fillon dhe këtu mbaron çdo gjë. Këtu vjen implikimi i ministrit të Brendshëm, i cili ka aprovuar përdorimin e armëve të zjarrit. Midis trupës së Gardës, ke individë që kanë armë zjarri, ka fishekë. Neni 5 u citua në mënyrë strikte. Kur rrezikohet, eleminimi bëhet individual. Sinqerisht, jam shumë skeptik, por tani më intrigon një ngjarje. Që kur 21 janari u kanalizua, vrasja u kthye në çështjen e SPAK te fisheku, u bllokua te fisheku. Standardi nuk është i njëjtë. Sali Berisha u thërrit. Ka një skemë tjetër që Berisha po e luan. Kur ka dalë nga SPAK, ka kuptuar që laku ka arritur në zë. Ishte aktrim i gjithi. Berisha e di mirë, SPAK ka vënë gishtin mbi Berishën dhe Bashën. Nëse vrasja është në rrethana cilësues, Berisha do ta spostojë vrasjen, ta hapë çështjen duke bërë fajtor edhe organizator. Prandaj thërret Metën në skemë, me Bashën janë bashkë. Tentojnë ta devijojnë hetimin në planin politik, jo juridik. meta do thotë, autori dhe ai që e përgatiti, është Edi Rama. 21 Janari, vrasje shtetërore, autorë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha”, theksoi ai.

  • “Laku po i shkon në fyt Berishës”, Meçe zbërthen lëvizjet e fundit: 21 janari, krim shtetëror i orkestruar nga..

    “Laku po i shkon në fyt Berishës”, Meçe zbërthen lëvizjet e fundit: 21 janari, krim shtetëror i orkestruar nga..

    Analisti Arben Meçe thotë se Lulzim Basha ka aprovuar Gardën të qëllojë më 21 janar, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.
    Në një emision televiziv, Meçe u shpreh se Sali Berisha ndjen rrezik në lidhje me këtë çështjem ndaj po përdor Ilir Metën, i cili u vetëofrua për të dëshmuar.
    Meçe shtoi se 21 janari është vrasje shtetërore, me autorë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
    “E para, neni 9 i Gardës. Ishte pak a shumë i gjithë artikulimi i ministrit të kohës. Ai, komandanti i Gardës ka autoritetin e plotë për drejtimin e kontrollit për veprimtarinë e të gjithë Gardës, përgjegjës para ministrit të Brendshëm për përgatitjen dhe realizimin e misionit të saj. Ka komunikim, sepse ka hartim të planit të masave, se si do veprohet. Ky plan masash, vendos në një tavolinë komandantin e Gardës ministrin e rendit, ku komandanti i Gardës jep, raporton para ministrit të rendit, për gatishmërinë, përgatitiejn dhe realizmin e misionit të saj. Në këtë tavolinë, është urdhëruar përdorimi i armëve të zjarrit? Është pjesë e planit. Këtu fillon dhe këtu mbaron çdo gjë. Këtu vjen implikimi i ministrit të Brendshëm, i cili ka aprovuar përdorimin e armëve të zjarrit. Midis trupës së Gardës, ke individë që kanë armë zjarri, ka fishekë. Neni 5 u citua në mënyrë strikte. Kur rrezikohet, eleminimi bëhet individual. Sinqerisht, jam shumë skeptik, por tani më intrigon një ngjarje. Që kur 21 janari u kanalizua, vrasja u kthye në çështjen e SPAK te fisheku, u bllokua te fisheku. Standardi nuk është i njëjtë. Sali Berisha u thërrit. Ka një skemë tjetër që Berisha po e luan. Kur ka dalë nga SPAK, ka kuptuar që laku ka arritur në zë. Ishte aktrim i gjithi. Berisha e di mirë, SPAK ka vënë gishtin mbi Berishën dhe Bashën. Nëse vrasja është në rrethana cilësues, Berisha do ta spostojë vrasjen, ta hapë çështjen duke bërë fajtor edhe organizator. Prandaj thërret Metën në skemë, me Bashën janë bashkë. Tentojnë ta devijojnë hetimin në planin politik, jo juridik. meta do thotë, autori dhe ai që e përgatiti, është Edi Rama. 21 Janari, vrasje shtetërore, autorë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha”, theksoi ai.

  • Pezullimi i Ballukut/ “Padia e Ramës në GJK, absolutisht ligjore”- Analisti: SPAK nuk ka prova të ballafaqohet në Parlament

    Pezullimi i Ballukut/ “Padia e Ramës në GJK, absolutisht ligjore”- Analisti: SPAK nuk ka prova të ballafaqohet në Parlament

    Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si anti-kushtetues të vendimit të gjykatës së posaçme të datës 19 nëntor 2025 për masën e sigurisë pezullim nga detyra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. 
    Kryeministri i kërkon gjykatës kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhe mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj, GJKKO duke vendosur masën në fjalë, ka krijuar de fakto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit. 
    Analisti Arben Meçe, në një intervistë në “News Line” në ABC News, tha se kërkesa e kryeministrit Edi Rama është tërësisht e drejtë. 
    Gjithashtu gjatë intervistës, tha se akti i ankimimit në Gjykatë Kushtetuese, është një akt absolutisht ligjor. 
    Më tej theksoi se “korridori i SPAK” po manipulon ngjarjen, dhe ka një bashkim të korridorit të SPAK e të politikës. 
    “Ajo që ka hapur debat në arenën politike është legjitimiteti i këtij procesit, jo vetëm ai juridik, por edhe ai politik. Pa dalë kryeministri unë kam kërkuar që çështja të kalojë në Gjykatë Kushtetuese, për një situatë që është provuar nga sistemi i drejtësisë, nga SPAK. Sa kohë çështja e regjistruar në Gjykatë Kushtetuese jemi në kushtet një vendimmarrje që do ta bëjë vetëm gjykata Kushtetuese. Por edhe sot e kësaj dite, këtë ankimim të kryeministrit në Gjykata Kushtetuese e transmetojnë si veprim antikushtetues, por absolutisht që nuk është kështu. Akti i ankimimit në Gjykatë Kushtetuese, po shihet si intimidim, por është e pavërtetë, sepse është një akt absolutisht ligjor. Ka disa forma se si ka legjitimitet pala për t’u përfaqësuar në Gjykatë Kushtetuese. Edhe një individ ku konstaton se është cënuar, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë aspak me intimidim”, tha ai. 
    Gjithashtu theksoi se SPAK nuk i drejtohet Parlamentit sepse tij nuk ka asnjë prova në dosje, ndërsa shtoi se “Dosja e Ballukut” nuk ka asnjë analizë. Sipas analistit Meçe, SPAK po vepron me standarde të dyfishta. 
    “Situata është shumë e komplikuar. Që ditën që Këshilli i Ministrave ka paraqitur ankimimin Gjykata Kushtetuese ka vendosur regjistrimin ka përcaktuar grupin për tre gjyqtarësh dhe është vendosur relatorin, pra është pranuar çështja dhe hapi tjetër është shqyrtimi i çështjes. Një tjetër fazë është gjykimi në themel, është pozitiv fakti që Gjykatë Kushtetuese u fut të merret me procedurën e kërkesës së parë. Sa kohë neni 103 prevalon ndaj çdo neni poshtë…Kodi Penal vjen pas Kushtetutës, dhe Kushtetuta është filtri i parë. Kodi i procedurës penale të lejon të marrësh edhe masën e pezullimit, por ta lejon deri në një limit dhe këtë limit ta vendos Kushtetuta. Që thotë mandati i ministrit është i barabartë me mandatin e deputetit…Trajtimin e çështjes së ministrit nuk ke të drejtë ta bësh si një mundësi që ke të drejtë ta haqesh…Këshilli i Ministrit futet tek ajo pjesë që ka të bëjë me punën e përditshme…Unë debatoj faktin se Kushtetuta të thotë se mandati i ministrit barazohet me mandatin e deputetit. Imuniteti është shtyllë kryesor që pengon të gjithë pushtet e tjera që futesh në këto instanca. Pezullimi nda detyra është ndërhyrje në punën e Këshillit të Ministrave. Por përse nuk i drejtohesh parlamentit? SPAK nuk i drejtohet Parlamentit sepse nuk ka prova në dosje…Dosja e Ballukut nuk ka asnjë analizë…”, ka thënë mes të tjerash ai. 

  • Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për liri

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për liri

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi këtë të mërkurë, 26 nëntor, vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin. 
    Ish-zyrtari, i cili qëndron në qeli që prej dhjetorit 2021, argumenton se afatet maksimale të paraburgimit prej tre vitesh për dosjen ku është në gjykim në Apel, atë të inceneratorit të Fierit, kanë përfunduar. 
    Çështja e inceneratorit të Fierit do të rigjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim. Ndërkohë, Koka është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe 2 vite për atë të Tiranës. 
     

  • Berisha: Gilmando Dani ka qenë truprojë dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe

    Berisha: Gilmando Dani ka qenë truprojë dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe

    Berisha: Gilmando Dani ka qenë truprojë dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe
    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Blendi Gonxhe, duke thënë se Gilmando Dani, i vrarë pak ditë më parë në atentat, ka qenë truprojë dhe financues i tij.
    Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se, Gilmando Dani ishte një eksponent i njohur i bandës së Shullazit, i akuzuar për vrasje dhe akte kriminale, ndërsa lidhjet e tij me përfaqësues të qeverisë tregojnë, sipas ish-kryeministrit, një bashkëpunim të rrezikshëm mes politikës dhe krimit.
    “Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe.
    Se në qoftë se ti bashkëpunon me kriminelët, ti kryen një krim, sikundër edhe Hoxha.
    Ai ka përdorur të gjithën bandën e tij, se në fakt Dani ishte eksponenti më kryesor i akuzuar për një seri vrasjesh dhe aktesh të tjera, i bandës famëkeqe të Shullazit.
    Pra, siç e shihni, dy viktimat që u ekzekutuan në vendin më të sigurt, ishin lejtnantë të dy ministrave të kabinetit të shkuar.
    Ndiqeni me interes, pas zgjedhjeve Shaljani shpërblehet me spaletat e oficerit të policisë në një nga vendet më delikate të shërbimeve të inteligjencës policore, të keqpërdorura tashmë në mënyrë të dokumentuara nga bandat dhe krimi në të gjitha aspektet”, tha Berisha.