Në Britaninë e Madhe po mbahet Samitit për Sigurinë Kufitare ku marrin pjesë 40 vende.
Shqipëria përfaqësohet në samit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku.
Ministri Hoxha tha se vendi ynë ka dëshmuar përkushtim të fortë në luftën kundër krimeve financiare dhe migracionit të ligjshëm. Më tej, ministri u shpreh se nga bashkëpunimi me partnerët europianë, Shqipëria ka përmirësuar kapacitetet operacionale. Ministri i Brendshëm bëri me dije se Shqipëria ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX.
“Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare, migracionit të paligjshëm dhe krimeve ndërkufitare. Përmes bashkëpunimit të thelluar me partnerët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare, vendi ynë ka arritur të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale.
Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX, e cila po zgjerohet edhe në vende të tjera të rajonit tonë, si model i suksesshëm”, tha Hoxha.
Tag: ministri
-

Shqipëria përfaqësohet në samitin global për sigurinë kufitare, ja mesazhi i ministrit Hoxha
-

VIDEO/ Siguria kufitare, ministri Hoxha në Londër: Kemi përmirësuar kapacitetet operacionale
Samiti për Sigurinë Kufitare po mbahet në Britani, ku po marrin pjesë rreth 40 vende. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tregoi rezultatet konkrete të operacioneve, të ekipeve të përbashkëta hetimore.
”Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare, migracionit të paligjshëm dhe krimeve ndërkufitare. Përmes bashkëpunimit të thelluar me partnerët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare, Shqipëria ka arritur të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale”, deklaroi ministri Hoxha.Nga ana tjetër, nënvizoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX, e cila po zgjerohet edhe në vende të tjera të rajonit tonë, si model i suksesshëm.
-

Ministri Hoxha merr pjesë në Samitin për Sigurinë Kufitare në Angli
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare, “Krimi i Organizuar i Emigracionit”,, ku marrin pjesë përfaqësues nga rreth 40 vende.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e pritjes së delegacioneve pjesëmarrëse në Ministerial, së bashku me Kryeadministratoren e AAPSK, Risena Xhaja, drejtuesin e Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe të Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku. Hoxha është takuar me homologen britanike Yvette Cooper, teksa vlerëson edhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.
“Me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, bashkëndajmë një histori të qartë suksesi të bashkëpunimit policor, që çoi në uljen e ndjeshme të migracionit të paligjshëm, por edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar”, theksoi ministri Hoxha pas bisedës me homologen britanike.Top Channel
-

Ministri Ervin Hoxha pritet me nderime në Londër nga ministrja e brendshme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ndodhet në Londër në Samitin për Sigurinë Kufitare. Krahas punës së përditshme 24/7 të javës, Ervin Hoxha ka gjetur mundësinë të shkojë në Britani për këtë Samit.
Ministri Hoxha shkruan:” Në Galerinë Kombëtare, gjatë ceremonisë së pritjes së delegacioneve pjesëmarrëse në Samitin për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit.Me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, bashkëndajmë një histori të qartë suksesi të bashkëpunimit policor, që çoi në uljen e ndjeshme të migracionit të paligjshëm, por edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar”.
Duhet pranuar se Shqipëria muajt e fundit quhet histori suksesi nga Britania dhe nga shtetet e tjera te BE në këtë drejtim.
Ervin Hoxha i ka hyrë edhe udhës politike në Tiranë, duke qenë një ndër kandidatët me të suksesshëm për te lista e hapur e PS në qarkun Tiranë. -

Danimarka i përgjigjet kritikave amerikane për Groenlandën
Ministri i Jashtëm i Danimarkës i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës, duke thënë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin.
“Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin paraqitet”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një video në gjuhën angleze të postuar në X.
“Kjo nuk është mënyra se si ju i drejtoheni aleatëve të ngushtë, dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe SHBA-në si aleatë të ngushtë”, shtoi ai.
Dear American friends.
We agree that status quo in the Artcic is not an option.
So let’s talk about how we can fix it – together.
Lars Løkke Rasmussen
Danish Foreign Minister pic.twitter.com/vQrcUP7cwi— Lars Løkke Rasmussen (@larsloekke) March 28, 2025
-

Miratohet marrëveshja e pritshme: pensione për mbi 500 mijë shqiptarë në Itali
Senati italian miratoi sot në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.
Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.
Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.
Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.
Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.
Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Ndërsa po punon për një marëveshjeje edhe me Greqinë. /atsh/
-

Sipërmarrës nga 36 shtete bashkohen në Tiranë, ministri Gonxhja: 30 projekte gati për investime
Eventi “Match-Maker Albania 2025” mblodhi bashkë në Tiranë 1000 përfaqësues nga 36 shtete. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se kjo ngjarje është pasqyrim i qartë i interesit dhe besimit në rritje në Shqipëri, si një destinacion për investime dhe inovacion.
”Mbi 500 investitorë të huaj, 200 kompani shqiptare dhe më shumë se 30 eksportues elitarë janë sot këtu, teksa ne prezantojmë më shumë se 30 projekte të gatshme për investime publike dhe private, që përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh”.Gonxhja vuri në dukje se, investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën në 1.6 miliardë euro, nivelin më të lartë historik. ‘‘Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i punës së palodhur, reformave dhe vizionit. Vendet si Turqia, Italia, Holanda, Austria dhe Kosova kanë udhëhequr rrugën në investimet në Shqipëri, duke forcuar lidhjet dhe hapur kapituj të rinj bashkëpunimi”, tha ai.
Gonxhja u shpreh krenarë për nënshkrimin e pesë memorandumeve të reja të mirëkuptimit me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Britaninë e Madhe dhe Kazakistanin. ”Këto marrëveshje janë më shumë se gjeste diplomatike. Janë angazhime për të bashkëpunuar, për të shkëmbyer njohuri dhe për të investuar në rritjen e njëri-tjetrit, në turizëm, pasuri të paluajtshme, teknologji, inovacion, agrobiznes, prodhimi, energjia, financat, kujdesi shëndetësor etj”,-u shpreh ministri. Gonxhja shprehu besimin, se ky transformim i vendit do të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm. -

Ministri Mazniku: Të shtunën shihemi në Hania, Kretë, së bashku me Kryeministrin Rama
Kryeministri Edi Rama, së bashku me figurat kryesore të Partisë Socialiste, do të zhvillojë takime me shqiptarët e Greqisë. Këtë të shtunë, më 29 mars, Rama takohet me shqiptarët në Hania të Kretës.
Mazniku thotë se takimi zhvillohet në sadiumin “Kladissos” në orën 18:00.Ndërsa të dielën, më 30 mars, Rama zhvillon takim me shqiptarët në Athinë.
-

Ministri Gonxhja: Paketa e Maleve, një mundësi për të investuar aty ku fillon historia
“Paketa e Maleve është një mundësi për t’u kthyer te rrënjët, për të investuar aty ku fillon historia, në tokën e të parëve.500 sipërmarrësit e parë do të kenë 0 taksa e 0 tatim për 10 vitet e para, ndërsa në fund të investimit, toka bëhet e juaja me vetëm 1 Euro.Një nismë që i jep jetë zonave rurale e malore, një urë nga e drejta zakonore tek pronësia e ligjshme, duke i dhënë një shtysë të madhe edhe kthimit të diasporës e zhvillimit ekonomik!”, shkruan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
-

Ministri i Brendshëm: Diskoteka ishte si një stallë, 15 vjet pa licencë
Rajoni E Hënë, 17 Mars 2025 20:56
Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski ka paralajmëruar arrestime të tjera lidhur me tragjedinë në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona. Toshkovski njoftoi se deri më tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa të dyshuar janë 23 persona prej të cilëve 11 janë në masën e arrestit paraburgim të shkurtër prej 48 orësh.
Toshkoski tha se hetimi ka konstatuar se klubi natës “Pulse” nuk ka patur certifikatë për përdorim të piroteknikës, e cila duhej të merrej në polici. Ai tha se për shkak të korrupsionit dhe krimit, ne po humbasim jetën e fëmijëve tanë.”Ky objekt diskotekë, nëse më pyetni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu”.