Arben Malaj, ish-ministri i financave, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus tha se Meta do të marrë vota në zgjedhjet e 11 majit.
Malaj deklaroi se për shkak të karrierës së gjatë, mbështetësve të tij dhe faktit që ndodhet në një gjendje të vështirë, mundet të marrë mjaftueshëm vota.
Ish-ministri u shpreh se Berisha synon të marrë vota për PD-në, pavarësisht aleancë publike me Metën dhe partitë e vogla.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kur ti ke gati-gati pushtet absolut, është më e lehtë për të marrë një fitore tjetër PS, apo kthehet në një boomerang?
Malaj: Është një shprehje që thotë, politikanët dhe pelenat duhen të ndryshohen shpesh dhe për të njëjtin qëllim, sepse bëhen pis.Sa i përket Metës, unë nuk i dëshiroj të keqen askujt, por unë bazohem në faktin që ai që nuk është dënuar me një vendim të formës së prerë. Për shkak të karrierës së gjatë, mbështetësve të tij, faktit që ndodhet në një gjendje të vështirë, unë mendoj se Meta do të marrë vota.
Borakaj: Ishte strategji e duhur që Meta të dilte në listë të hapur?
Malaj: PL vështirë se do të arrijë në gjendjen që ka qenë. Por, në kushtet që Berisha ka shqetësimin e gryerjes së partisë së tij, në një aleancë publike me Metën dhe partitë e vogla, do të marrë një shumicë më të madhe vote, edhe nëse jo fituese.
/vizionplus.tv









