Tag: ministri

  • Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, ministri Hasani: Ndjekim me përkushtim mirëqënien e shqiptarëve kudo që jetojnë

    Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, ministri Hasani: Ndjekim me përkushtim mirëqënien e shqiptarëve kudo që jetojnë

    Ulqin – Një ditë historike sot në Ulqin, në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore, ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë, në praninë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarëve ulqinakë etj.

    Inaugurimi i kësaj konsullate për Ministrin Hasani është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në fjalën përshëndetëse të inaugurimit, ai u shpreh: “Në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura.”

    Ministri Hasani theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare e ndjek gjithmonë me kujdes dhe përkushtim zhvillimin dhe mirëqënien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sipas tij, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën demokratike dhe euroatlantike të vendit, dhe ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese.

    “Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë rol dhe të inkurajojmë përfaqësimin e tyre aktiv në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, cilësoi z. Hasani.
    Në kuadër të vizitës në Ulqin, Ministri Hasani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.

    Ai vizitoi edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare – Libraria Ulqini, për të cilën vlen të theksohet se në fillim të këtij viti është bërë disbursimi i një shume prej 50 mijë eurosh për librarinë, ndërsa garantoi se do të vijojë mbështetja financiare për funksionimin e kësaj qendre.

    Gjatë vizitës, Ministri Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, për të shkëmbyer ide dhe diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale./vizionplus.tv

  • FOTO – Shqipëria hap konsullatën e përgjithshme në qytetin shqiptar të Ulqinit në Malin e Zi…

    FOTO – Shqipëria hap konsullatën e përgjithshme në qytetin shqiptar të Ulqinit në Malin e Zi…

    Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović; përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarëve ulqinakë etj.
    Inaugurimi i kësaj konsullate për Ministrin Hasani është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në fjalën përshëndetëse të inaugurimit, ai u shpreh:
    “Në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura.”
    Ministri Hasani theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare e ndjek gjithmonë me kujdes dhe përkushtim zhvillimin dhe mirëqënien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sipas tij, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën demokratike dhe euroatlantike të vendit, dhe ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese. “Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë rol dhe të inkurajojmë përfaqësimin e tyre aktiv në të gjitha nivelet e jetës institucionale.”, cilësoi Hasani.
    Në kuadër të vizitës në Ulqin, Ministri Hasani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.
    Ai vizitoi edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare – Libraria Ulqini, për të cilën vlen të theksohet se në fillim të këtij viti është bërë disbursimi i një shume prej 50 mijë eurosh për librarinë, ndërsa garantoi se do të vijojë mbështetja financiare për funksionimin e kësaj qendre.
    Gjatë vizitës, Ministri Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, për të shkëmbyer ide dhe diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ministri Mazniku: Asnjë punonjës nuk do paguhet më pak se 500 euro!

    Ministri Mazniku: Asnjë punonjës nuk do paguhet më pak se 500 euro!

    Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, shprehet se në mandatin e katërt të Partisë Socialiste në qeverisjen e vendit, asnjë punonjës nuk do paguhet më pak se 500 euro.
    Mazniku ka postuar grafikun e rritjes së pagës minimale nga 2013 deri në 2024 dhe shkruan:

    “Në 10 vitet e fundit kemi rritur pagën minimale në 400€ nga 157€ që ishte në vitin 2013.
    Në mandatin e katërt, asnjë punonjës nuk do të paguhet më pak se 500€!”

  • Ministri Igli Hasani fushatë te Njësia nr.8 në Tiranë

    Ministri Igli Hasani fushatë te Njësia nr.8 në Tiranë

    “Momente bashkëbisedimesh përgjatë kësaj jave me qytetarë të Njësisë 8, Tiranë. Me njerëzit dhe për njerëzit për t’i dëgjuar nga afër dhe gjetur zgjidhje për adresimin e nevojave të tyre”- shkruan Igli Hasani, ministri jashtëm dhe kandidat për deputet te lista e hapur dhe ku zonën e ka te Njesia nr.8 në Tiranë.
    Igli njihet për qetësinë e tij në zgjidhjen e problemeve, kërkues dhe zbatues i premtimeve.

    Kliko për të shikuar videon te video on facebook

  • 16-vjetori i hyrjes në NATO, ministri Vengu: 500 ushtarakë shqiptarë në misione jashtë vendit

    16-vjetori i hyrjes në NATO, ministri Vengu: 500 ushtarakë shqiptarë në misione jashtë vendit

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall-Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.
    Gjatë fjalës së tij ministri i mbrojtjes theksoi se këtë vit 500 ushtarakë shqiptarë do të gjenden në misione jashtë vendit.
    “Ky përvjetor i 16-të i anëtarësimit tonë në aleancën më të fuqishme dhe më jetëgjatë të historisë moderne na gjen në një situatë krejt tjetër dhe nuk ka simbol më të mirë të ringritjes, sesa regjimenti i forcave speciale ku ne jemi sot. Një ringritje e trefishtë fillimisht në rrafshin e bashkëpunimit politik për sigurinë dhe mbrojtjen. Në rajon kemi treguar se mund të udhëheqim një seri iniciativash në dobi të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik. Linjëzimi ynë me BE-në që nuk vjen vetëm më fjalë por edhe vepra në rrafshin e angazhimit ushtarak, këtë vit 500 ushtarakë shqiptarë do të gjenden në misione jashtë vendit. Dhe pika e tretë një transformim në rrafshin operacional në gjithë aspektin e forcave të dyluftimit siç patëm mundësinë ta dëshmonim sot”, u shpreh Vengu.
    “Në cilësinë e udhëheqësit të kësaj skuadre të mbrojtjes dua të nderoj punën, përpjekjen dhe sakrificën e çdo efektivi, familjeve tuaja dhe padyshim punën dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që tregoni çdo ditë në gjithë zinxhirin e komandimit të Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile. Është fakt se në këto dy vitet e fundit mbrojtja dhe siguria nuk kanë më probleme burimesh financiare apo investimesh. Sfida jonë është që këto resurse to shpenzojmë në mënyrë eficiente”, nënvizoi Vengu.

  • Ministri Gonxhja: Ylli Margaritar që nuk do të shuhet kurrë!

    Ministri Gonxhja: Ylli Margaritar që nuk do të shuhet kurrë!

    Ditën e sotme mbahen homazhet për ndarjen nga jeta të aktores së shquar Margarita Xhepa, e cila mbylli sytë përgjigjithmonë një ditë më parë.
    Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, ka ndarë disa foto me aktoren dhe shkruan: Ylli Margaritar që nuk do të shuhet kurrë!

  • Reagon ministri i Kosovës: “Do të kërkojmë sqarime nga UEFA, veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm”

    Reagon ministri i Kosovës: “Do të kërkojmë sqarime nga UEFA, veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm”

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka reaguar në lidhje me largimin e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s të mbajtur në Beograd. Ministri Çeku thotë largimi i flamurit të Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm.
    Tutje ai shtoi se pret sqarime nga UEFA në lidhje me rastin, pasi ky është sulm ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që kongese të tilla të mos organizohen më në Beograd
    “Largimi i flamurit të Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm. Kosova është shtet i pavarur, që përfaqësohet në botë përmes simboleve shtetërore. Federata e Futbollit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e UEFA-së”.
    “Largimi i simboleve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.
    “Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”.
    “Dënojmë ashpër gjuhën e përdorur nga Federata e Serbisë në komunikatën e tyre, e cila mjerisht, me vetëdije të plotë pranon të instrumentalizohet nga politika shoviniste serbe”.
    Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin. Për këtë arsye, kërkojmë nga federatat europiane e botërore të sportit të mos organizojnë ngjarje sportive në Serbi për sa kohë ajo nuk e ndryshon qasjen në raport me pjesëmarrjen e Kosovës”, thuhet në reagimin e ministrit Çekut.
    Po ashtu, ministri Çeku, në një pronocim për “Kanal10” ka shtuar se shteti i ka udhëzuar qysh më herët të gjitha federatat sportive të Kosovës, që t’i lëshojnë ose të tërhiqen nga çdo aktivitet sportiv – çfarëdo çofshin ato – nëse vendi ynë nuk trajtohet njësoj sikurse pjesëmarrësit e vendeve të tjera.
    “E kemi një politikë që e kemi komunikuar me gjitha federatat. Kudo që ndodhin ngjarjet sportive në botë, pjesëmarrje duhet të ketë vetëm me simbolet tona shtetërore. Pa simbole, nuk ka pjesëmarrje. Largimi i simboleve, do të thotë largimi i sportistëve të Kosovës”, deklaroi ai.
    Në Kongresin e UEFA-s, përfaqësuesit e FFK-së ishin kryetari Agim Ademi dhe sekretari Markus Weidner.

  • Ministri Gonxhja: 150 familje të strehuara në Vlorë, qytetari në qendër të çdo investimi

    Ministri Gonxhja: 150 familje të strehuara në Vlorë, qytetari në qendër të çdo investimi

    Në qytetin e Vlorës janë strehuar 150 familje në kushte dinjitoze falë bashkëpunimit mes bashkisë dhe Entit Kombëtar të Banesave dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja pa nga afër cilësinë e punimeve në pallatet e reja dhe zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët që gëzojnë një strehë dinjitoze.

    ”Përmes investimeve strategjike në banesa me kosto të ulët dhe standarde të larta ndërtimi, po ndërtojmë jo vetëm çati, por edhe mundësi për një jetë më të sigurt e të qëndrueshme.
    Nga godinat modeste të së shkuarës ndërtuar pa standarde dhe pa vizion afatgjatë, në pallate moderne me infrastrukturë të zhvilluar, Enti Kombëtar i Banesave ka bërë një transformim rrënjësor, duke vendosur qytetarin në qendër të çdo investimi”.
    Që nga miratimi i ligjit të vitit 2018, nga programet e strehimit social kanë përfituar në total 22840 familje ose 82 mijë qytetarë. Për vitin 2025 pas thirrjes së MEKI-t për investime, kanë ardhur aplikime nga 43 bashki me 55 projekte strehimi gjithsej.
    Për vitin 2025 Ministria Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për 530 kuota të reja për t’iu ardhur në ndihmë 530 familjeve apo të rinjve e të rejave, të cilët punojnë me përkushtim në administratën publike.

  • ‘Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj sëmuret, shtyhet seanca në GJKKO

    ‘Sterilizimi’/ Ish-ministri Ilir Beqaj sëmuret, shtyhet seanca në GJKKO

    Ilir Beqaj

    TIRANË-Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Sterilizimit është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ish-ministri informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore.
    Në GJKKO nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, por as mbrojtja e të pandehurit Ilir Rrapaj. Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 prill.
    Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi”. Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh.
    Lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të ‘check up’ po e heton prokurorja Elida Kaçkini.
    SPAK ka përfunduar hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj edhe për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), për çështje të cilën ndodhet në burg prej datës 4 korrik 2024./ZËRI

  • Ministri gjerman i Financave për tarifat e Trump: Do të shkaktojë dëme të mëdha në mbarë botën. BE duhet të përgjigjet!

    Ministri gjerman i Financave për tarifat e Trump: Do të shkaktojë dëme të mëdha në mbarë botën. BE duhet të përgjigjet!

    Ministri i Ekonomisë Robert Habeck shprehet se tarifat e SHBA mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha në mbarë botën.

    Ai paralajmëroi një “përgjigje të ekuilibruar, të qartë dhe vendimtare” nga Bashkimi Evropian, por përsëri bëri thirrje për një zgjidhje të negociuar.
    “Tarifat e SHBA-së ka të ngjarë të shkaktojë një spirale që mund të tërheqë vendet në recesion dhe të shkaktojë dëme të mëdha në mbarë botën, me pasoja negative për shumë njerëz,” tha Hambeck teksa përsëriti qëndrimin gjerman në favor të zhvillimit të negociatave.
    “Ne gjithmonë kemi shtyrë për negociata, jo për konfrontim. Kjo është ende gjëja e duhur për të bërë. Dhe është mirë që Komisioni Evropian vazhdon të kërkojë një zgjidhje përmes negociatave me SHBA. Ka ende pak kohë për këtë. Megjithatë, nëse SHBA-të nuk duan një zgjidhje të negociuar, Bashkimi Evropian do të japë një përgjigje të ekuilibruar, të qartë dhe vendimtare. Ne jemi përgatitur për këtë”, theksoi ministri dhe duke iu referuar “Ditës së Çlirimit” për të cilën foli Donald Trump, ai kundërshtoi se “për konsumatorët në SHBA do të jetë Dita e Inflacionit dhe jo Dita e Çlirimit”.

    Top Channel