Tag: ministri

  • “Rreziku nga moti i keq nuk ka kaluar”, ministri Vengu: Do të diskutojmë me forcat në terren nëse është e nevojshme të kryhen evakuime

    “Rreziku nga moti i keq nuk ka kaluar”, ministri Vengu: Do të diskutojmë me forcat në terren nëse është e nevojshme të kryhen evakuime

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet pasditen e sotme në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa.
    Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.
    Ministri Vengu: Vojsa ka qenë në monitorim të rreptë. Duhet një alert maksimal, nuk ka kaluar rreziku. Do të kemi edhe një diskutim të forcave në terren nëse duan që të kryejnë avakuime. Jemi pranë banorëve dhe bizneseve. U prek Lezha dhe Kurbini, jemi në kushtet ku situata është normalizuar dhe forcat e armatosura kanë qenë në dispozicion të bashkive ku ka pasur problem.

    Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës lumore të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gadishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.

  • “Jemi në sulm hibrid”, ministri italian: Lufta e Rusisë ndaj Perëndimit ka nisur

    “Jemi në sulm hibrid”, ministri italian: Lufta e Rusisë ndaj Perëndimit ka nisur

    Ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, konsideron se shtimi i sulmeve hibride nga Rusia tregon se lufta ka nisur me pasoja potencialisht “katastrofike”.

    Në një dokument prej 125 faqesh, Crosetto dënoi “inercinë” e shteteve europiane dhe të NATO-s përballë agresionit në rritje të Moskës. “Lufta hibride po shënjestron infrastrukturën kritike, qendrat e vendimmarrjes, shërbimet thelbësore dhe strukturën e secilit vend, me rreziqe të përditshme dhe në rritje të dëmeve katastrofike”, shkroi ai në raport, ku insiston se jemi nën sulm, dhe koha për të vepruar është tani. Është “absurde” dhe “e paqëndrueshme” që Perëndimi po bën kaq pak për të reaguar ndaj sulmeve ruse, nënvizon ai, teksa shpjegon se mjetet për reagim nuk mungojnë, por pengohen nga proceset e brendshme demokratike dhe vendimmarrja e ngadaltë dhe e bazuar në konsensus e BE-së dhe NATO-s.
    Frekuenca e sulmeve hibride po rritet, ndërsa Kremlini i Vladimir Putinit përdor “përdorimin e integruar të mjeteve ushtarake dhe jo-ushtarake për të destabilizuar konkurrentët e tij, për të gërryer kohezionin e tyre të brendshëm dhe për të ndikuar në vullnetin e tyre politik”, mendon ministri. Polonia e cilësoi si sabotim shpërthimin e një linje të saj hekurudhore të dielëndhe fajësoi për ngjarjen dy ukrainas që punonin për Rusinë.
    Crosetto propozoi krijimin e një Qendre Evropiane për Kundërshtimin e Luftës Hibride, një forcë kibernetike me 1,500 trupa, si dhe personel ushtarak të specializuar në inteligjencën artificiale, mbrojtjen e zinxhirëve të furnizimit dhe ekspertë të dezinformimit.

    Top Channel

  • Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë paralajmëron për konfrontim në Detin Baltik

    Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë paralajmëron për konfrontim në Detin Baltik

    Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Pistorius paralajmëroi në Konferencën e Sigurisë në Berlin për kërcënim në rritje nga Rusia. Deti Baltik gjithashtu po bëhet gjithnjë e më shumë një “zonë konfrontimi”.

    Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për aleatët evropianë në konferencën e sigurisë në Berlin që të zgjerojnë me shpejtësi kapacitetet mbrojtëse të kontinentit. Ai iu referua kërcënimit në rritje që paraqet Rusia.
    “Deti Baltik, i cili prej kohësh është konsideruar një urë midis vendeve evropiane, po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë konfrontimi,” tha Pistoriusi. Sipas tij, ai është fusha e testimit e Putinit për kapacitetet evropiane të reagimit. Ai përmendi si shembuj kabllot nënujore të dëmtuara, shkeljet e hapësirës ajrore dhe fluturimet e dronëve.
    “Nuk mund të flasim më për rastësi”
    “Nuk mund të flasim më për rastësi.  Është një strategji. Këto janë sinjale,” tha Pistoriusi. “Moska tashmë po kryen sulme hibride kundër të gjithëve ne me sulme kibernetike, spiunazh, sabotim dhe dezinformim,” tha ai.
    Politikani gjerman nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij suedez, Pål Jonson, për të forcuar bashkëpunimin ushtarak me vendin anëtartë NATO-s. Suedia është vendi partner për takimin e këtij viti.
    Në kuadër të konferencës, holandezi Martin Bonn, ish-zëvendëskomandant i Divizionit të 10-të të blinduar, u gradua në gradën e gjeneral-majorit. Ai tani do të jetë zëvendës i komandantit gjerman të trupave luftarake, një zhvillim i ri në bashkëpunimin e thelluar.
    Gjenerali i NATO-s kërkon reforma
    Gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz, i bëri thirrje Gjermanisë të dyfishojë përpjekjet e saj për të penguar një sulm të mundshëm rus. Për të kundërshtuar dhe parandaluar me sukses kërcënimet dhe sulmet hibride gjithnjë e më të shpeshta, është thelbësore të kryhet një reformë themelore e sistemit të prokurimit, të zbatohet shpejt shërbimi i ri ushtarak dhe të forcohet gatishmëria mbrojtëse në të gjithë shoqërinë, tha Gerhartz në fillim të konferencës.
    “Gjermania në tërësi ende nuk ka arritur pjekurinë strategjike që kërkohet në kohën tonë,” tha gjenerali gjerman, i cili komandon selinë operative (“Komanda e Përbashkët e Forcave Aleate”) në Brunssum, Holandë. “Nëse Gjermania dëshiron të jetë një lojtar i avancuar në çështjet e sigurisë, i gjithë vendi duhet të kuptojë se investimet vetëm në kapacitete nuk mjaftojnë.” Gerhartzi iu referua mosmarrëveshjes mbi shërbimin ushtarak, e cila zgjati muaj me radhë dhe tani është zgjidhur.
    Si të përballohen sulmet në zonën gri
    Ai paralajmëroi se besueshmëria e aleancës së mbrojtjes nuk duhet të dëmtohet. NATO nuk mund të rregullojë frikësimin për Gjermaninë, por duhet të jetë në gjendje të “frikësojë përmes Gjermanisë”. Gjithashtu, ekziston nevoja për të diskutuar se si mund të funksionojë frikësimi në të ardhmen në ashtuquajturën zonë gri të sulmeve hibride dhe nën klauzolën për mbështetje reciproke të Nenit 5. Gerhartz kërkoi, “ne duhet ta rishikojmë qëndrimin tonë mbi frikësimin.”
    Politikanë, përfaqësues ushtarakë dhe ekspertë ekonomikë do të diskutojnë përforcimin e mbrojtjes në Evropë në Konferencën e Sigurisë në Berlin deri të mërkurën. Në takimin dyditor, më shumë se 140 ekspertë do të flasin dhe do të marrin pjesë në diskutime panelesh. Ekspertët do të analizojnë se si mund të adresohen kërcënimet e ndryshme ndaj NATO-s dhe BE./DW

    Top Channel

  • Pritet përkeqësim i motit, ministri Vengu: 90 banesa të prekura nga reshjet e shiut në Lezhë

    Pritet përkeqësim i motit, ministri Vengu: 90 banesa të prekura nga reshjet e shiut në Lezhë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti Tauland Malshi, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e reshjeve dhe masat që do të merren në orët në vijim.
    Në një deklaratë për mediat, ministri tha se bashkia e Kurbinit është më e rrezikuara, teksa shtoi se 90 banesa janë përmbytur nga reshjet.
    Ministri Vengu deklaroi se situata është nën kontroll dhe se janë angazhuar edhe shtesë të ekipeve të Forcave të Armatosura.

    Ministri Vengu: Sapo kemi përfunduar mbledhjen e Komitetit të emergjencave civile për qarkun e Lezhës. Kemi bërë një pasqyrë të situatës, sidomos në përgatitje të një fronti të dytë meteorologjik, që presim në orët në vijim. Siç jeni në dijeni, në orët e para të mëngjesit kemi pasur situata komplekse, sidomos në Bashkinë Kurbin dhe në disa zona urbane të Lezhës. Por, situata është stabilizuar progresivisht. Ka pasur një ndërhyrje nga bordi i kullimit në disa argjinatura. Gjithashtu, kemi pasur edhe vërshime nga lartësitë në Bashkinë Kurbin dhe Njësinë e Milotit, ku na është dashur të ndërhyjmë pranë banorëve në mënyrë që të mos kemi problematika. Ajo që është e rëndësishme të kuptojmë tani është se kemi situata ku na duhet të vazhdojmë ndërhyrjen me fadroma e me ekskavatorë, qoftë në zonën e Fushë-Mamurrasit, apo edhe në zonën e Thumanës. Pra, janë të dyja bashkitë e mobilizuara në terren dhe me një dyfishim të mjeteve në argjinaturat përkatëse. Këto argjinatura kanë tejkaluar kapacitetin dhe në dy vende janë shembur praktikisht.
    Duam që ta rehabilitojmë atë zonë në orët në vijim, ndaj dhe kemi kërkuar një shtesë të numrit të mjeteve. Ministria e Bujqësisë është e angazhuar maksimalisht.  Nga ana tjetër, kemi angazhuar edhe shtesë të ekipeve të Forcave të Armatosura. Një skuadër do të jetë në dispozicion të Bashkisë Kurbin. Duam ta rehabilitojmë këtë situatë sa më parë në mënyrë që të mos kemi asnjë fshat të bllokuar. Në këtë momentet, kemi 50 banesa të prekura në zonën e Mamurrasit dhe afërsisht 40 të tjera në Njësinë e Milotit. Kjo e bën praktikisht dhe zyrtarisht Bashkinë e Kurbinit bashkinë më të prekur në rang vendi. Gjithashtu, shohim që në ulësirën perëndimore kemi një situatë ku i kemi në vëzhgim kanalet e ujërave të larta, qoftë në zonën e Tales, qoftë edhe në zonën e Kallmetit. Këto janë në vrojtim në kohë reale në mënyrë që t’i paraprimë ndonjë situate gjatë mbrëmjes. Jemi optimistë se mund ta tejkalojmë pa vështirësi të mëdha. Fuqia punëtore, qoftë e emergjencave civile, qoftë edhe e Forcave të Armatosura, është në terren dhe do të vazhdojë të mbetet në gatishmëri.

  • “Më e keqja nga reshjet nuk ka ardhur”, Ministri i Mbrojtjes paralajmëron: Orët në vazhdim kritike

    “Më e keqja nga reshjet nuk ka ardhur”, Ministri i Mbrojtjes paralajmëron: Orët në vazhdim kritike

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti i Lezhës, Tauland Malshi, kanë zhvilluar një takim me Shtabin e Emergjencave Civile në qark për të analizuar situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe për të përcaktuar masat shtesë që do të merren në orët në vijim.
    Pas mbledhjes, ministri Vengu bëri të ditur se orët në vazhdim pritet të jenë dinamike sa i përket menaxhimit të situatës, ndërsa theksoi angazhimin maksimal të strukturave në terren. Ai njoftoi se është kërkuar mbështetje me mjete shtesë, për të cilat ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ministria e Bujqësisë.
    Duke bërë një panoramë të situatës aktuale, Vengu theksoi se ka forca te ushtrisë qe janë dislokuar në Kurbin, si zona më e prekur nga reshjet dhe dëmet e shkaktuara deri tani, ndërsa trupa të tjera janë vendosur edhe në Lezhë për t’i paraprirë përkeqësimeve të mundshme. Sipas tij, po ndërhyhet gjithashtu në tre zona ku urat kanë pësuar dëmtime dhe paraqesin rrezik.
    Reshjet e dendura dhe prurjet nga përrenjtë malorë kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Lezhës, ku është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencave civile. Si masë sigurie, janë evakuuar 4 familje ne Zejmen, banesat e te cilave jane nen nivelin e kanaleve kulluese e per pasoje jane permbytur, dhe keto familje janë strehuar në konviktin e shkollës profesionale në qytetin e Lezhës.

  • Reshjet në Qarkun e Lezhës/ Evakuime, ndërhyrje emergjente dhe masa shtesë sigurie, ministri Vengu: Strukturat në angazhim maksimal

    Reshjet në Qarkun e Lezhës/ Evakuime, ndërhyrje emergjente dhe masa shtesë sigurie, ministri Vengu: Strukturat në angazhim maksimal

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti Tauland Malshi, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e reshjeve dhe masat që do të merren në orët në vijim.

    Pas mbledhjes, Vengu deklaroi se situata mbetet dinamike dhe se strukturat janë në angazhim maksimal. Ai theksoi se janë kërkuar mjete shtesë, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka reaguar menjëherë.
    Forcat e ushtrisë janë dislokuar në Kurbin, zonën më të prekur nga reshjet, si dhe në Lezhë për t’i paraprirë përkeqësimeve të mundshme. Ndërkohë, po ndërhyhet në tre ura që kanë pësuar dëmtime.
    Në Bashkinë e Lezhës janë evakuuar 4 familje, të strehuara në konviktin e shkollës profesionale.
    Në lagjen “Sake” disa banesa mbeten të rrezikuara, por ndërhyrja kërkon miratim nga Ministria, pasi zona është e mbrojtur.
    Situatë kritike paraqitet edhe në Kallmet, ku rezervuari ka arritur nivelin maksimal. Probleme raportohen edhe në Dragushë e Dajç, ku kanalet e ujërave të larta mund të shkaktojnë përmbytje nëse reshjet vazhdojnë.
    Në Kurbin është evakuuar një familje në fshatin Gjorm, ndërsa në Mirditë situata është më e qetë, me rrëshqitje dhe prani inertesh në disa rrugë rurale, ku është ndërhyrë gjatë ditës.
    Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit njoftoi se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa probleme.
    Ndërhyrje janë kryer në kanalet kulluese të Kurbinit dhe në ato të Zadrimës për të shmangur përkeqësimin e situatës.
    OSHEE raportoi ndërprerje të energjisë mëngjesin e sotëm, por furnizimi është rikthyer pas ndërhyrjeve teknike.
    Ndërkohë, Policia e Lezhës ka shtuar patrullat në akset me rrezik për të kufizuar qarkullimin dhe për të siguruar mbarëvajtjen e lëvizjes.
    Ministri Vengu kërkoi vijimin e gatishmërisë së plotë të të gjitha strukturave, pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

    Top Channel

  • ”4 bashki më të prekura nga moti i keq”, ministri Vengu: Gjendja e alertit do të jetë për disa ditë

    ”4 bashki më të prekura nga moti i keq”, ministri Vengu: Gjendja e alertit do të jetë për disa ditë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu flet për situatën e krijuar nga moti i keq në vendin tonë. Sipas tij situata më e rëndë paraqitet në bashkitë Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Krujë, aty ku janë dislokuar emergjencat dhe Forcat e Armatosura. 50 banesa janë prekur nga uji në këto zona, teksa vetëm një prej tyre u evakuuar. Ministri shtoi se strukturat do të qëndrojnë në gatishmëri deri në 22 nëntor.
    “Në Thumanë kishte një situatë komplekse me stabilitetin e argjinaturave, por falë ndërhyrjeve kemi një situatë më të stabilizuar. Kemi forca në terren dhe siç kemi parë kemi një front që e prisnim që të vijonte në Kurbin dhe Lezhë, por prurjet kanë krijuar efekt në Krujë dhe Durrës. Forcat janë shpërndarë në të gjitha akset e vendit. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe do qëndrojnë gjatë gjithë mbrëmjes.

    Vijon menaxhimi i kaskadës së Drinit. Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Krujë, këto janë 4 bashkitë ku jemi fokusuar momentalisht. Ujërat kanë depërtuar në disa banesa. 50 banesa janë prekur nga uji, nuk ka evakuime. Një familje është evakuuar në Kurbin. Kemi dislokuar FA që të jenë pranë banorëve.

    Situata ishte paralajmëruar dhe një pjesë e mirë e bashkive kanë reaguar në kohë. Pjesa më e madhe e zonave urbane kanë rezistuar. Janë hapur kanalet kulluese, kolektorët dhe kjo ka ndihmuar shumë. Në Laç kemi përqendrimin më të madh të FA. Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastër ka pasur probleme me erën. Ka pasur pezullim të aktivitetit portual. Në veri pjesa portuale ka vijuar normalisht. Kemi një situatë në Bistricë, që ka pasur impakt në Finiq. Gjendja e alertit do të vijojë deri më 22 nëntor”, tha Vengu.

  • “4 bashki më të prekura nga moti i keq”, ministri Vengu: Strukturat në gatishmëri për disa ditë

    “4 bashki më të prekura nga moti i keq”, ministri Vengu: Strukturat në gatishmëri për disa ditë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje nga terreni, ka folur në Ditarin e pasdites në A2 CNN për situatën e krijuar nga moti i keq në vendin tonë. 

    Teksa bëri një rezyme të gjendjes, Vengu u shpreh se situata më e rëndë paraqitet në bashkitë Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Krujë, aty ku janë dislokuar emergjencat dhe Forcat e Armatosura. 

    Aktualisht, 50 banesa janë prekur nga uji në këto zona, teksa vetëm një prej tyre u evakuuar. Ministri shtoi se strukturat do të qëndrojnë në gatishmëri deri në 22 nëntor. 

    “Në Thumanë kishte një situatë komplekse me stabilitetin e argjinaturave, por falë ndërhyrjeve kemi një situatë më të stabilizuar. Kemi forca në terren dhe siç kemi parë kemi një front që e prisnim që të vijonte në Kurbin dhe Lezhë, por prurjet kanë krijuar efekt në Krujë dhe Durrës. Forcat janë shpërndarë në të gjitha akset e vendit. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe do qëndrojnë gjatë gjithë mbrëmjes. Vijon menaxhimi i kaskadës së Drinit. Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Krujë, këto janë 4 bashkitë ku jemi fokusuar momentalisht. Ujërat kanë depërtuar në disa banesa. 50 banesa janë prekur nga uji, nuk ka evakuime. Një familje është evakuuar në Kurbin. Kemi dislokuar FA që të jenë pranë banorëve. 

    Situata ishte paralajmëruar dhe një pjesë e mirë e bashkive kanë reaguar në kohë. Pjesa më e madhe e zonave urbane kanë rezistuar. Janë hapur kanalet kulluese, kolektorët dhe kjo ka ndihmuar shumë. Në Laç kemi përqendrimin më të madh të FA. Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastër ka pasur probleme me erën. Ka pasur pezullim të aktivitetit portual. Në veri pjesa portuale ka vijuar normalisht. Kemi një situatë në Bistricë, që ka pasur impakt në Finiq. Gjendja e alertit do të vijojë deri më 22 nëntor”, tha Vengu. 

     

  • Si do të funksionojë “Paqja fiskale” dhe kush përfiton nga fondi 1 miliardë euro për fshirjen e detyrimeve tatimore…

    Si do të funksionojë “Paqja fiskale” dhe kush përfiton nga fondi 1 miliardë euro për fshirjen e detyrimeve tatimore…

    Rigels Seliman
    Gati 1 miliardë euro do të fshihen automatikisht menjëherë pasi të hyjë në fuqi projektligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Ministri i Financave, Petrit Malaj iu përgjigj dje pyetjeve të opozitës në Komisionin e Ligjeve, se sa është borxhi më i vjetër se 10 vjet ose i krijuar para 2014-ës që falet. “Borxhi i krijuar përpara 2014-ës është 100 miliardë lekë, pra që prej viteve 90’ deri në 2014-ën. Ndërsa në fund të 2024-ës borxhi ka arritur deri në 160 miliardë lekë.  Do të përfitojnë 202 mijë tatimpagues të cilët rezultojnë me borxhe”, deklaroi ai. Më tej ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi në Komisionin e Ligjeve paketën fiskale me 8 projektligje për vitin 2026, si edhe shpjegoi arsyet që çuan në marrjen e kësaj nisme ligjore, që nis zbatimin në janar të vitit të ardhshëm. “Kjo paketë fiskale, në asnjë rast nuk parashikon rritje të taksave, përmbledh një kuadër fiskal transparent, më të thjeshtë, më eficient dhe që mbështet sektorët prioritar, si dhe forcon administrimin tatimor”, tha Malaj. Fokusi kryesor ishte tek prezantimi i dy nismave ligjore të njohura si “Paqe Fiskale”, me bizneset që kanë detyrime tatimore të papaguara, ku borxhet më të vjetra se 10 vite fshihen automatikisht. “Ne nuk jemi duke ndërmarrë një amnisti fiskale. Nëpërmjet paqes fiskale ne nuk falim asnjë përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që mund të jetë nën hetim apo në procese gjyqësore. Me projektligjin e Faljes së Detyrimeve Tatimore dhe Doganore, mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra që tashmë janë parashkruar. Më konkretisht mund të themi se marrëveshja e pagës fiskale, e cila do të zbatohet për periudhën 2026-2028”, u shpreh Malaj.
    Kush përfiton?
    Po ashtu përmes projektligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”, përfitojnë edhe bizneset që kanë borxhe të krijuara nga janari 2015 deri në fund të 2024-ës. “Praktikisht falja e zotit të detyrimeve tatimore të doganore, nga ana tjetër parashiko faljen plotësisht të çdo borxhi që është më i vjetër se sa 10 vjet. Për borxhet me vjetërsi 5 deri në 10 vjet ofrohet mundësia që duke marrë në konsideratë edhe gjendjen financiare, kundrejt një pagesë të detyrimit tatimor në masën 50% nëse ky detyrim tatimor paguhet brenda datës 30 qershor 2026, ose pagesës së detyrimit tatimor prej 75% në qoftë se ky detyrim paguhet brenda 31 dhjetor 2026. Biznesi do t’i falet pjesa tjetër e borxhit si dhe gjoba dhe kamatë vonesë. Për borxhet e vjetërsisë nga 0 deri në 5 vjet, do të fshihen gjobat dhe kamatëvonesat kundrejt pagimit 100% të dedikimit tatimor, pra pagës brenda 31/12/2026. Sikurse e kemi premtuar, ky projektligj u ofron mundësi bizneseve dhe individëve që të çlirohen nga këto borxhe”, tha Malaj. Ministri i Financave prezantoi po ashtu edhe projektligjin për ‘Marrëveshjen e Paqes’, që synon negocimin e fitimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare. “Marrëveshja e paqes parashikon për shkallëzim në mungesë të normave tatimore, pra, përtej një rritje prej 18% të fitimit të tatueshëm do ta aplikohet një normë e reduktuar tatimi prej 5%. Subjektet që do të futen në këtë marrëveshje, do të kenë të drejtë të kërkojnë vetëkorrigjim të pasqyrave financiare nëpërmjet rishikimit të tyre gjatë tre viteve të fundit, kundrejt pagesës së tatim fitimit prej 5%”, theksoi ministri.
    Mbledhja e detyrimeve
    Por ky është shansi i fundit që ka biznesi për tu çliruar nga detyrimet që ka ndaj shtetit tha ministri, pasi më pas do të nisë mbledhja e detyrimeve me forcë. “Ritheksojmë dhe njëherë se me këtë projekt ne nuk paraqesim të falim detyrime e papaguara, qofshin këta evazorë që janë në ndjekje penale, apo ndaj atyre që kanë nisur një hetim tatimor, apo për bizneset që kanë një vendim të formës së prerë nga gjykata. Ndaj edhe ky është shansi i fundit që ne u japim debitorëve përpara se sa të hynë në fuqi dhe masa shtrënguese për vjeljen e detyrimeve tatimore. Administratë tatimore nga ana tjetër po vijon punën për të forcuar masat e mbledhjes së forcës, këtë detyrime tatimore, duke zbatuar masa që shkojnë deri në bllokimin e llogarive bankare, konfiskime dhe shitje të aseteve në mënyrë që të mundësohen detyrimet tatimore”, nënvizoi Malaj. Ndërkohë ministri prezantoi në Komision edhe projektligjet e tjera pjesë e paketës fiskale, nga TVSH-ja në bujqësi, rivlerësimi, favorizimi për sponsorizimet në sport e deri te kufizimi i pagesave me lekë në dorë, të cilat u miratuan në parim nga Ligjet. Në përfundim tetë projektligjet e Paketës Fiskale u miratuan në parim këtë të hënë nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend.

  • Salla: Rritje e mbështetjes për Bujqësinë në projektbuxhet, kompensim 10% i TVSH-së për fermerët

    Salla: Rritje e mbështetjes për Bujqësinë në projektbuxhet, kompensim 10% i TVSH-së për fermerët

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi dje në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, projektbuxhetin për vitin 2026 për sektorin e bujqësisë, i cili parashikohet të arrijë në 16,3 miliardë lekë, shuma më e madhe e akorduar ndonjëherë. Ministri Salla vlerësoi se ky buxhet është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përgatitjen për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. “Projektbuxheti për vitin 2026 është një angazhim i qartë për forcimin e sektorit bujqësor, mbështetjen e fermerëve dhe krijimin e mundësive për një zhvillim me standarde evropiane.
    Ky buxhet synon rritjen e eksporteve, cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke siguruar një bujqësi moderne që mund të përballet me sfidat e së ardhmes”, tha ministri Salla gjatë prezantimit. Një nga elementët kyç të projektbuxhetit është rritja e financimeve për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, e cila do të mundësojë rehabilitimin e 360 mijë hektarëve tokë të ujitur deri në vitin 2030. Ky projekt do të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe uljen e rrezikut për fermerët nga kushtet klimatike. Ministri theksoi gjithashtu rritjen e investimeve për sigurinë ushqimore me 79,5%, si dhe zhvillimin rural, me 7,7 miliardë lekë të dedikuara për modernizimin e fermave dhe nxitjen e agroturizmit. Një tjetër masë e rëndësishme është skema fiskale “faturo dhe përfito”, që ofron kompensim të TVSH-së në masën 10% për çdo fermer që regjistron shitjet me faturë. Kjo masë, nënvizoi ministri, synon të inkurajojë formalizimin e ekonomisë bujqësore, duke mundësuar akses në financa dhe sigurime, si dhe përmirësimin e gjurmueshmërisë dhe cilësisë. Buxheti gjithashtu përfshin investime për rritjen e eksporteve dhe garantimin e cilësisë së produkteve shqiptare për tregjet e BE, duke u fokusuar në gjurmueshmërinë dhe kontrollin e prodhimit “nga ferma në tavolinë”. Ministri Salla shprehu besimin se ky projektbuxhet do të sjellë një bujqësi më të qëndrueshme, me më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik në zonat rurale.
    “Me këto investime, Shqipëria është më pranë realizimit të objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore dhe përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë”, theksoi ministri. Në 10 vitet e fundit, mbështetja e qeverisë për sektorin bujqësor ka ardhur gjithnjë në rritje dhe ka mundësuar ruajtjen e dinamikës pozitive. Kjo tregohet nga shifrat zyrtare, ku eksportet agroushqimore arritën në 53,2 miliardë lekë në vitin 2024. Për 9-mujorin e këtij viti, eksportet kanë arritur në 41,4 miliardë lekë, ose 7,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Kjo s’është rastësi: skemat e mbështetjes janë zgjeruar nga 11 mijë përfitues në mbi 71 mijë fermerë e agropërpunues. Kjo do të thotë formalizim, dinjitet pune dhe besim te shteti”, deklaroi ministri Salla.