Rreziku nga reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e lumenjve vijon të mbetet i lartë edhe mbrëmjen e kësaj të premteje, më 21 nëntor. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture, deklaroi se të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor janë në gatishmëri dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.
Vengu theksoi se lajmi i mirë është që nuk ka humbje jete, ndërsa vijojnë kërkimet për një grua 76-vjeçare të zhdukur në Korçë.
“E kemi marrë si informacion dhe kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit. Bëhet fjalë për një person në moshë, me problematika të shëndetit mendor. Nuk dihen arsyet e zhdukjes së saj dhe do të jenë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet që do të tregojnë se çfarë ka ndodhur. Ajo që mund t’ju them është se sapo kemi mbyllur Komitetin e Emergjencave Civile për qarkun e Gjirokastrës, me të gjithë aparatin qendror e vendor.”, u shpreh Vengu.
Situata në terren
Lidhur me urën e Glinës në Dropull, Ministri Vengu bëri me dije se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rruge alternative dytësore.
“Kemi bërë edhe një dislokim forcash, përfshirë edhe forcat e armatosura. Dhe reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut: Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit.”, vazhdoi ai.
Vengu shtoi gjithashtu se janë marrë të gjitha masat që qytetarët, në rast nevoje, të furnizohen me medikamente, ushqime dhe ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga moti i keq.
Ministri bëri me dije se Gjirokastra, Delvina dhe Saranda kanë pësuar prurje dhe reshje masive gjatë 48 orëve të fundit, duke shkaktuar rrëshqitje dherash në rrugët dytësore dhe fshatra.
“Toka është si sfungjer dhe rrezikon rrëshqitje edhe në vijim. Nuk jemi jashtë rrezikut dhe duhet të shpërndajmë të gjitha forcat,” tha Vengu.
Forcat e armatosura dhe reparti i Gërhotit po funksionojnë si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut, ndërsa po kryhen punime rehabilituese në Qukë për të kufizuar pasojat e përmbytjeve.
Urat e dëmtuara dhe rrugët alternative
Ura e Glinës dhe ura e Isues, midis Libohovës dhe Dropullit, kanë pësuar dëmtime. Për urën e Glinës është gjetur një aksesi alternativ nga Nepravishta, ndërsa për Isues do të bëhet një investim rehabilitues.
“Emergjencat Civile janë struktura edhe vendore edhe qendrore. Kanë qenë në dispozicion edhe në terren për më shumë se 48 orë. Ajo që ndodhi në nivelin e Qukës në Sarandë ka të bëjë me një shembje dhe një rrëshqitje masive. Toka është si sfungjer sepse ka tre ditë që bie shi. Po verifikojmë edhe njëherë elementët e digave dhe urave, pasi kemi pasur situata ku këmbë urash janë shembur. Po mundohemi të gjejmë rrugë alternative deri sa të kemi rehabilitim të plotë të infrastrukturës. Kemi informuar popullin për motin e keq dhe kemi identifikuar elementët e basenit të Vjosës për problematikat që ndodhën. Ura e Glinës dhe ura e Isues, midis Libohovës dhe Dropullit, janë dëmtuar. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa, nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bëjmë një investim rehabilitues, pasi është një dëmtim domethënës.”, tha ministri.
Vengu bëri me dije se janë marrë masat për mbështetje ushqimore, materiale dhe financiare për banorët e zonës. Ai e përfundoi fjalën duke thënë: “Situata është e vështirë, por ne po punojmë intensivisht për të menaxhuar pasojat dhe për të siguruar jetën dhe pasuritë e qytetarëve.”
Tag: ministri
-

Pirro Vengu nga Gjirokastra: Toka është si sfungjer, rreziku s’ka kaluar!
-

“Do kthehen në muze…”/ Ministri i Drejtësisë jep lajmin: Ja burgjet që do mbyllen
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku takoi drejtuesit e burgjeve të vendit për të diskutuar ecurinë e punës, sigurinë, kushtet e të dënuarve dhe përpjekjet për të rritur standardet në sistemin penitenciar.
Gjatë vizitës, Lamallari njoftoi një lajm të rëndësishëm: me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e burgjeve, përfshirë rritjen e pagave për personelin shëndetësor. Konkretisht, mjekët do të përfitojnë një shtesë prej 12,000 lekësh dhe infermierët 55,000 lekë. Ministri theksoi se kjo është një vëmendje e vazhdueshme e qeverisë për natyrën e vështirë të punës së stafit të burgjeve.
Lamallari e vlerësoi sistemin e burgjeve si thelbësor dhe kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit për të ruajtur parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.
Mes çështjeve të tjera, ministri konfirmoi vendimin për mbylljen e IEVP Bënçë, Tepelenë, duke u bazuar në kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë, si dhe rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, që evidentonte se burgjet nuk përmbushnin standardet minimale. Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat.
“Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë. Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”-, u shpreh ministri Lamallari. -

Moti i keq/ Ministri Vengu: Rreziku nga reshjet s’ka kaluar, në gatishmëri të gjitha strukturat e emergjencës
“Rreziku nga reshjet e shumta dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar”. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture.
Sipas tij, në terren janë në gatishmëri dhe punojnë të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor.
Lidhur me rrezikun e urës së Glinës në Dropull, ministri Vëngu tha se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rruge alternative dytësore.Ministri tha se lajmi i mirë është që nuk kemi humbje jete, ndërsa janë marrë masat që në rastet e nevojshme të gjithë qytetarët të furnizohen me medikamente, ushqime, por edhe ndihmë financiare nëse do të konstatohen dëme.
Ministri Vengu: Këto janë ditët më intensive të këtij fenomeni në rang vendi. Ndaj, kemi pasur edhe disa dukuri rrëshqitje masive, qoftë të rrugëve dytësore, qoftë të rrugëve të fshatrave. Praktikisht, toka në këto momente është pak si sfungjer nga pikëpamja e gjeologjisë dhe formacionit. Kjo nënkupton edhe rrezik të shtuar rrëshqitjesh të mëtejshme në orët në vijim dhe në ditët në vijim. Gjendemi në një front meteorologjik të tretë, pas dy të parëve praktikisht që prekën vendin që nga fillimi i javës. Nuk jemi jashtë rrezikut, prandaj gjykuam që të mblidhim të gjitha forcat dhe do rishpërndajmë edhe njëherë energjitë, resurset, mjetet dhe personelin i cili është në gatishmëri.
Në situatë emergjente, bashkitë nuk janë asnjëherë vetëm. Është një përpjekje e përbashkët e pushtetit qendror dhe vendor, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Praktikisht, ne kemi bërë edhe një dislokim forcash, përfshirë edhe Forcat e Armatosura, të cilat vijnë me mjete. Këto mjete janë qoftë fadroma dhe ekskavatorë, qoftë mjete lundruese për evakuime, apo edhe personel shtesë. Mund t’ju them që reparti i Gërhotit po funksionon praktikisht si një bazë mbështetëse e emergjencave civile për bashkitë e qarkut, jo vetëm të Gjirokastrës, por edhe për pjesën e Delvinës dhe Sarandës. Kemi edhe një situatë aty në nivelin e Çukës, ku praktikisht po bëhen punime rehabilituese në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit.
Emergjencat Civile janë struktura edhe vendore, edhe qendrore. Unë mund t’ju them që kanë qenë në dispozicion dhe në terren qofshin ekipet dhe skuadrat Bashkisë së Sarandës, qofshin ato të Delvinës. Jo vetëm në orët e para të këtij mëngjesi, por për më shumë se 48 orë janë në terren. Ajo që ndodhi në nivelin e Çukës në Sarandë ka të bëjë me një shëmbje dhe një rrëshqitje masive. Këto janë dukuri natyrore që ndodhin kur, toka është praktikisht si sfungjer, pasi ka tre ditë që bie shi. Atë që po bëjmë ne po e verifikojmë me xhenierët tanë dhe me një ekip që po më shoqëron praktikisht në çdo pikë të vështirë. Po verifikojmë edhe njëherë elementët e digave dhe elementët e urave, sepse praktikisht, edhe në ura të caktuara, kemi pasur situata ku disa këmbë urash mund të jenë shëmbur. Krijojnë problematika për akses, detyrohemi të mbyllim aksesin për banorët, por nga ana tjetër nuk mund të mos gjejmë rrugë alternative.
Praktikisht, një prej arsyeve pse e bëmë edhe këtë mbledhje, është që së bashku me drejtoritë rajonale, qofshin këto të Autoritetit Rrugor Shqiptar, qofshin edhe ekipet e bashkisë, të mund të gjejmë rrugë alternative dhe akses alternativ derisa të kemi rehabilitim të plotë.
/vizionplus.tv -

Lamallari mbledh drejtorët e burgjeve në Fier: Garantoni sigurinë dhe zbatimin besnik të ligjit!
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka zhvilluar këtë të premte, më 21 nëntor, një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati gjithashtu një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Në nisje të fjalës së tij, ministri Lamallari evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. Konkretisht plus 12 mijë lekë për mjekët dhe 55 mijë lekë për infermierët. Për vetë natyrën e vështirë të punës së tyre, vëmendja e qeverisë për policinë dhe stafin e burgjeve as ka munguar dhe as do të mungojë ka thënë mes të tjerash Ministri i Drejtësisë.
Lamallari e vlerësoi me rëndësi të veçantë sistemin e burgjeve dhe kërkoi nga drejtuesit angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.
Mes çështjeve të tjera që u përmendën në takim ishte edhe mbyllja e IEVP Bënçë, Tepelenë. Ministri i Drejtësisë tha se kjo ishte një vendimarrje e pashmangshme duke marrë parasysh kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë që kishte ai burg.
Lamallari përmendi këtu edhe raportin dhe rekomandimet e lëna nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Evropës, që vlerësonte se ky burg nuk përmbushte kushtet minimale.
“Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë”, tha Mininistri i Drejtësisë në takim teksa shtroi nevojën që sistemi ynë i burgjeve duhet të përshtatet me pritshmëritë dhe kërkesat ndaj një vendi ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian.
Pavarësisht këtij vendimi, Lamallari tha se punonjësve të IEVP Bënçë iu është dhënë mundësia të vijojnë të shërbejnë brenda sistemit të burgjeve në të gjithë vendin duke filluar me Fierin, të cilin e kanë edhe më afër, me transport falas të garantuar. Disa prej punonjësve tashmë e kanë kryer transferimin.
Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat.
“Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”, u shpreh ministri Lamallari teksa përmendi edhe takimin me homologun e tij italian, Carlo Nordio, të cilit i kërkoi gjithashtu mbështetje për sistemin e burgjeve përmes projekteve të ndryshme teknologjike dhe rehabilituese. -

“Kushte të papranueshme trajtimi dhe sigurie”, Ministri i Drejtësisë flet për mbylljen e burgut të Bënçës: Punonjësit ngelen në sistem, garantohet transport falas (FOTO)
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati gjithashtu një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Në nisje të fjalës së tij, ministri Lamallari evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. Konkretisht plus 12000 lekë për mjekët dhe 55000 lekë për infermierët. Për vetë natyrën e vështirë të punës së tyre, vëmendja e qeverisë për policinë dhe stafin e burgjeve as ka munguar dhe as do të mungojë ka thënë mes të tjerash Ministri Drejtësisë.
Lamallari e vlerësoi me rëndësi të veçantë sistemin e burgjeve dhe kërkoi nga drejtuesit angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.
Mes çështjeve të tjera që u përmendën në takim ishte edhe mbyllja e IEVP Bënçë, Tepelenë. Ministri i Drejtësisë tha se kjo ishte një vendimarrje e pashmangshme duke marrë parasysh kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë që kishte ai burg. Lamallari përmendi këtu edhe raportin dhe rekomandimet e lëna nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Evropës, që vlerësonte se ky burg nuk përmbushte kushtet minimale. “Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë”, tha Mininistri i Drejtësisë në takim teksa shtroi nevojën që sistemi ynë i burgjeve duhet të përshtatet me pritshmëritë dhe kërkesat ndaj një vendi ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian.
Pavarësisht këtij vendimi, Lamallari tha se punonjësve të IEVP Bënçë iu është dhënë mundësia të vijojnë të shërbejnë brenda sistemit të burgjeve në të gjithë vendin duke filluar me Fierin, të cilin e kanë edhe më afër, me transport falas të garantuar. Disa prej punonjësve tashmë e kanë kryer transferimin.
Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat. “Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”, u shpreh ministri Lamallari teksa përmendi edhe takimin me homologun e tij italian, Carlo Nordio, të cilit i kërkoi gjithashtu mbështetje për sistemin e burgjeve përmes projekteve të ndryshme teknologjike dhe rehabilituese. -

Plaga e Vjetër/ Malaj kundër Ramës: Korrupsioni lulëzon kur deputetët i shërbejnë verbërisht liderit
Ish-ministri i Financave dhe një nga figurat e shquara të Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, duke e konsideruar ngjarjen si një “mësim të rëndë” nga historia e politikës.
“Në një vend ku deputetët i shërbejnë verbërisht liderit, korrupsioni jo vetëm që lind, por lulëzon,” shkruan Malaj, duke cituar një thënie të njohur. Ish-ministri kujton iniciativën e tij dhe disa ish-deputetëve socialistë për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe (LMN) brenda PS-së:
“Kur ne paralajmëronim se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, u penalizuam në karrierën politike dhe profesionale. Kur ishim thellësisht të zhgënjyer nga mënyra si përfaqësuesit e PS-së në parlament dhe qeveri po vetë-konvertoheshin në të bindur të verbër, sulmet e ‘armatave digjitale’ nuk pushonin.”
Malaj thekson se nuk ka qenë kurrë kundër PS-së si parti, por kundër modelit të pushtetit pa demokraci të brendshme dhe pa mendim kritik: “Sot PS është në momentin për të reflektuar thellësisht dhe për të reduktuar maksimalisht këto rreziqe potenciale që janë në rritje.”
Në fund, ish-ministri sjell pesë citate nga mendimtarë të mëdhenj botërorë, John Stuart Mill, George Orwell, Montesquieu, Václav Havel dhe Thomas Jefferson, për të argumentuar domosdoshmërinë e lirisë së mendimit dhe të debatit si e vetmja mbrojtje kundër pushtetit absolut dhe korrupsionit. -

Sot 12 vjet nga aksidenti që i mori jetën Sokol Olldashit, ish-ministri Halimi: Kujtimi yt aq i gjallë sa dreka e ditës së fundit te…
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka ndarë në rrjetin e tij në Facebook një postim në nder dhe kujtim të Sokol Olldashit, ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë.
Olldashi humbi jetën 12 vite më parë në një aksident, ndërsa sot miku i tij, Halimi shkruan se ai u mungon qoftë si mik, si njeri dhe si një shok i jashtëzakonshëm.
“Në këtë orë, atë natë fatale, humbëm një mik, një koleg dhe një njeri të jashtëzakonshëm. 12 vjet pa Sokolin… por kujtimi yt mbetet po aq i gjallë sa dita e fundit në drekë që u pamë tek Koton për të mos u parë më kurrë!
Mungon si mik, si njeri, si shok i jashtëzakonshëm!
U prehsh në paqe, miku im.”, shkruan Eduard Halimi.Top Channel
-

Evropa reagon ndaj “planit” të SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën: Edhe ne duhet të jemi dakord. Parisi: Ky nuk mund të jetë një kapitullim
Edhe një herë, Bashkimi Evropian (dhe Kievi) e gjejnë veten të lënë mënjanë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në debatin mbi paqen në Ukrainë.
Në prag të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel, kur plani me 28 pika ishte bërë tashmë i njohur publikisht, një burim diplomatik evropian shpjegoi se as BE-ja dhe as njëzet e shtatë vendet nuk ishin informuar.
Plani do të kërkonte që Kievi të lëshonte territor të mëtejshëm dhe të vazhdonte me çarmatimin e pjesshëm, dhe Bashkimi Evropian e konsideron atë të papranueshëm. Komisionerja e Lartë e BE-së Kaja Kallas, duke mbërritur në takim të enjten në mëngjes, shpjegoi se nuk ishte “në dijeni” të përfshirjes evropiane në ndërtimin e planit të paqes të SHBA-së, një parakusht për suksesin e tij: “Ne mbështesim një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ajo, “por që çdo plan të funksionojë, Evropa dhe Ukraina duhet të jenë dakord”.
Kallas, ashtu si ministrat e jashtëm që folën me të mbërritur në takim, theksoi dobësitë e një plani paqeje që “nuk mund të jetë një kapitullim” i Ukrainës, siç tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot, duke kujtuar se “ukrainasit do të refuzojnë gjithmonë çdo formë kapitullimi” dhe se evropianët mbrojnë parimin e një paqeje “të drejtë” dhe “të qëndrueshme”.
Kallas theksoi se “duhet të kuptojmë se në këtë luftë ka një agresor dhe një viktimë. Nuk kemi dëgjuar për ndonjë lëshim nga Rusia”. Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen – Kopenhageni mban presidencën e radhës të BE-së – këmbënguli se mundësia e “cedimit të territoreve” të Ukrainës ndaj Rusisë “që të jetë pjesë e një marrëveshjeje paqeje nuk duhet të negociohet pa ukrainasit” dhe se “duhet të shmangim çdo situatë në të cilën ne në fakt fillojmë t’i nënshtrohemi kërkesës së Putinit”. Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul, “të gjitha negociatat për armëpushim, si dhe çdo zhvillim i mëtejshëm paqësor në Ukrainë, mund të diskutohen dhe negociohen vetëm me Ukrainën. Dhe Evropa duhet të përfshihet”. Mbi të gjitha, megjithatë, “Rusia duhet së pari t’i japë fund agresionit të saj”, siguroi ai.
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani e quajti planin “rrjedhje informacioni gazetareske, të vështira për t’u komentuar, kur të paraqitet, do të kryhet një analizë e thelluar”. Por ministri italian theksoi gjithashtu se “Edhe Evropa duhet të luajë rolin e saj, veçanërisht sepse Evropa vendosi sanksione ndaj Rusisë. Problemi nuk mund të zgjidhet nëse nuk hiqen sanksionet. Heqja e sanksioneve kërkon pëlqimin e Bashkimit Evropian”. Tajani siguroi më pas se “nëse amerikanët vazhdojnë të luajnë këtë rol, ne do ta mbështesim absolutisht veprimin e tyre, duke kuptuar se Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave, veçanërisht pasi Ukraina përfaqëson gjithashtu një barrierë sigurie për Evropën”. Për Ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, gjëja më e rëndësishme është të zvogëlohet aftësia e Rusisë për të bërë dëm: “Shpresoj që të mos jetë viktima ajo që vuan kufizime në aftësinë e saj për të mbrojtur veten, por agresori, potenciali agresiv i të cilit duhet të kufizohet”.Top Channel
-

Evropa reagon ndaj planit të SHBA-Rusi për Ukrainën: Ne duhet të jemi pjesë e negociatave. Parisi: Nuk mund të jetë një kapitullim për Kievin
“Ne mbështesim një paqe që të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme, por për çdo plan, që të funksionojë, nevojitet që Evropa dhe Ukraina të jenë në tryezë”.
Kështu e ka komentuar përfaqësuesja e lartë e BE-së për çështjet e jashtme Kaja Kallas planin e SHBA për Ukrainën. “Ka një agresor dhe një viktimë: nuk dëgjojmë koncesione nga ana e Rusisë, si për shembull një armëpushim të pakushtëzuar, duke qenë se bombat ende bien mbi civilët”.
Edhe ministri francez i Jashtëm Jean-Noel Barrot flet për “kapitullim”, të papranueshëm: “Ukrainasit, që luftojnë heroikisht prej tre vitesh, do të refuzojnë çdo lloj kapitullimi. Duhet të niset nga një armëpushim në vijën e kontaktit, për të arritur më pas tek negociatat, edhe për territoret; i vetmi që refuzon është Putini”.
Barrot gjithashtu ka nënvizuar se mes punëve në agjendë sot është “puna për paketën e njëzetë të sanksioneve, që shpresojmë të përfundojë brenda fundit të vitit”.
Në Bruksel sot mblidhet Këshilli për Çështjet e Jashtme, teksa Evropa ndihet e përjashtuar nga “plani i paqes” i Putinit dhe Trump me 28 pika.
“Janë vetëm zëra gazetareskë, është e vështirë të komentosh zëra gazetareskë”, thotë shkurt ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani mbi “planin” me 28 pika. “Kur të paraqitet, do të bëjmë një analizë të thelluar. Siç është thënë gjithmonë, Evropa duhet të zhvillojë edhe ajo rolin e saj”. Edhe sepse “Ukraina përfaqëson gjithashtu një barrierë sigurie për Evropën: nëse bie Ukraina, rriten rreziqet për Evropën dhe këtë nuk mund ta pranojmë absolutisht e as ta lejojmë”.
“Ne i vlerësojmë përpjekjet për paqe, por Evropa është partneri kryesor, mbështetësi kryesor i Ukrainës, dhe është siguria e Evropës ajo që është në lojë. Prandaj presim të konsultohemi”. Kështu ka thënë ministri polak i Jashtëm Radosław Sikorski, sërish në Bruksel. “Shpresoj, thotë ai, që të mos jetë viktima ajo që të pësojë kufizime ndaj aftësisë së saj për t’u mbrojtur, por të jetë agresori ai që të shohë të kufizohet potenciali i tij agresiv”.
Së fundi vijnë kritika edhe nga vendet skandinave. Ministri i jashtëm i Danimarkës, vend që ka presidencën e radhës së BE-së, Lokke Rasmussen, ka kujtuar nevojën për më tepër rreptësi mbi sanksionet. “I vetmi problem mbetet Putini. Duhet të shmangim çdo situatë në të cilën ne fillojmë realisht t’i dorëzohemi kërkesave të tij”, ka shtuar ai. “Ekonomia ruse është shumë e dobët. Nëse vazhdojmë me sanksionet tona, dhe besoj që duhet t’i diskutojmë edhe sot, mund të krijojmë, për shembull për sa i përket flotës fantazmë, një sistem më efikas në të cilin ne e rrisim listën automatikisht dhe jo të lidhur me paketën e nëntëmbëdhjetë apo të njëzetë të sanksioneve”.
Edhe më e ashpër është homologja e tij suedeze Maria Malmer Stenegard. “Që nga pushtimi në shkallë të gjerë, vendet evropiane dhe Evropa kanë mbështetur Ukrainën me 187 miliardë euro. Në të njëjtën periudhë kemi importuar naftë dhe gaz nga Rusia për një shumë prej 201 miliardë eurosh, dhe nëse shtohen importet e tjera, totali është 311 miliardë euro, gjë që do të thotë se përfundojmë me një mbështetje negative ndaj Ukrainës prej 124 miliardë eurosh. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një turp”.
Dhe ajo ka këmbëngulur: “Tani të gjithë flasin për bisedime paqeje, por nuk do të ketë bisedime paqeje të arsyeshme nëse nuk e rrisim mbështetjen për Ukrainën dhe presionin mbi Rusinë. Një fillim i shkëlqyer do të ishte përdorimi i aktiveve të ngrira në dobi të Ukrainës”.Top Channel
-

Ministri Jaupaj: Buxheti 2026, hap vendimtar për modernizimin mjedisor dhe standardet europiane
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se buxheti i vitit 2026 shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e politikave mjedisore, në forcimin e institucioneve dhe në mbrojtjen e pasurive natyrore që vendi ynë ka fatin t’i ketë të veçanta në Europë. Sipas ministrit, buxheti i vitit të ardhshëm rritet me 9,2% krahasuar me 2025, duke arritur në 3,2 miliardë lekë, ndërsa fondet e shtuara shkojnë për investime konkrete që prekin ajrin, ujin, mbetjet dhe biodiversitetin.
Për të në vitin 2026 do të investohet në blerjen e stacioneve të reja të monitorimit të ajrit dhe për sa i takon ujërave, parashikohen investime për zgjerimin e monitorimit të lumenjve dhe ujërave nëntokësore, për laboratorë dhe pajisje të specializuara, si dhe për harmonizimin me metodologjinë europiane të analizës. Buxheti mbështet përmirësimin e sistemit kombëtar të mbledhjes së të dhënave për basenet Mat, Ishëm dhe Erzen, investime që, sipas ministrit, janë të lidhura drejtpërdrejt me Kapitullin 27 të negociatave dhe përbëjnë parakusht për integrimin europian.Duke u ndalur te mbrojtja e natyrës, ministri u shpreh se projektet kombëtare për zonat e mbrojtura, si Ulëza në veri dhe Vjosa në jug, po përparojnë me ritme të qëndrueshme. Buxheti i 2026-s financon 460 milionë lekë për investimet në ekoparkun e Ulzës, një projekt që ai e cilësoi i rëndësishëm “për turizmin e qëndrueshëm, edukimin dhe ekonominë lokale”. Në këtë kuadër, ai nënvizoi edhe qendrën multifunksionale të Vjosës, një investim prej 690 milionë lekësh. “Programi për muzealizimin e kësaj qendre nis në 2026-ën, pasi Vjosa në të vërtetë nuk është vetëm një lumë, është një identitet kombëtar dhe një markë ndërkombëtare”, deklaroi ministri.
Sa i takon sektorit të pyjeve, ministri theksoi se investimet do të fokusohen te njerëzit po aq sa tek infrastruktura. Sipas tij, me rritjen prej 75 milionë lekësh për kapacitetet humane të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe stafit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, synohet forcimi i kontrollit, menaxhimit dhe mbrojtjes së territorit. “Me këtë buxhet garantohet mbrojtja më efektive e pyjeve, kontrolli rigoroz i prerjeve të paligjshme dhe menaxhimi më profesional i zonave të mbrojtura”, tha ai.
Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, që sipas tij mbetet sfida më e madhe territoriale, parashikohet një shtim fondi prej 1 miliard lekësh për 42 bashki, për të adresuar kërkesat e njësive të qeverisjes vendore dhe për të forcuar kapacitetet planifikuese. Ministri theksoi se ky është hapi i parë drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve, në përputhje me ligjin e ri dhe praktikat europiane. Shqipëria, sipas ministrit, tashmë është pjesë e programeve më të rëndësishme europiane për menaxhimin e mbetjeve.
Investimet e huaja përbëjnë një shtyllë kyçe të reformës në këtë sektor, si financimi me KfW prej 50 milionë eurosh për infrastrukturën e zonave të mbetjeve në Dibër, Durrës, Korçë, Berat dhe Vlorë, si dhe grantet për mbylljen e venddepozitimeve jo të kontrolluara dhe ngritjen e qendrave të riciklimit. Po ashtu, shtoi ai, janë siguruar 40 milionë euro nga BE, ku 20 milionë euro janë grante për infrastrukturën në zonat e Kukësit dhe Gjirokastrës dhe 15 milionë euro vijnë në bashkëpunim me qeverinë gjermane për modernizimin dhe menaxhimin e mbetjeve. Sipas ministrit, impakti i këtyre investimeve është i drejtpërdrejtë. “Harmonizim me standardet e BE-së, rritje e kapaciteteve të bashkive, reduktim i ndotjes, kalim drejt ekonomisë qarkulluese dhe mbyllje e venddepozitimeve të pakontrolluara”, deklaroi ministri. Sipas tij, ky është një buxhet i një Shqipërie që nuk fshihet pas problemeve, por i zgjidh ato.