Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka vizituar Korçën mbrëmjen e sotme më 23 nëntor, për shkak të situatës së krijuar atje prej disa ditësh nga moti i keq.
Në një deklaratë për mediat, Salla ka theksuar se po punohet intensivisht për të mbyllur çarjet e krijuara në argjinaturat e lumenjve dhe për të shmangur përmbytjet në tokat bujqësore.
“Siç e shikoni, jemi bashkë me ministrin e mbrojtjes dhe ekipin e Agjencisë Civile, ku bashkë me bordin e kullimit dhe bashkia patjetër, që ka qenë gjithë kohës prezente në situatën që ka ndodhur ditët e fundit, ne kemi disa çarje në disa nga argjinaturat e disa lumenjve.
Këtu jemi në një nga rrugët ku ne jemi duke shkuar për në çarje, në mënyrë që sonte apo nesër në mëngjes të kemi arritur të përmbyllim pjesën e dëmeve, çarjeve të argjinaturave. Ne pak më parë ishim në një tjetër problematikë ku jemi drejt përfundimit. Këtu kemi bërë një devijim ku ujërat tashmë janë në drejtim të lumit, nuk ka më çarje nëpërmjet ujërave në toka bujqësore dhe pikërisht kjo rrugë është duke u bërë për të kaluar dhe për të çuar të gjithë materialin e duhur në mënyrë që mos të kemi më problematikë gjatë çarjes së argjinaturës së lumit.”, deklaroi ministri Salla.
Ai shtoi se bilanci i dëmeve do të bëhet pas përfundimit të të gjitha problematikave, jo vetëm për Korçën, por për gjithë territorin e vendit.
“Sa për dëmet, ne do të evidentojmë pas mbarimit të gjithë problematikave në të gjithë territorin e Shqipërisë, atje ku kemi pasur dëme, do të evidentojmë pasi të kemi përmbyllur gjithë proçesin e dëmeve ku realisht ka në disa nga shtratet e lumeve apo problematikat në disa argjinatura, të cilat janë drejt përfundimit edhe në Sarandë, Fier e Lezhë ku kemi qenë prezent. Më pas do të vazhdojmë me evidentimin e të gjitha problematikave që janë ndaj fermerëve, blegtorëve dhe sektorin bujqësor. Ne jemi në fazën e mbylljes së problematikave, më pas do vazhdojmë me evidentimin e dëmeve për çdo fermer shqiptar.”, tha Salla.
Tag: ministri
-

Ministri Salla nga Korça: Po punojmë për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve
-

Përmbytjet në vend nga moti i keq, Ministri Salla: Infrastruktura e kullimit po kthehet në normalitet
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se infrastruktura e kullimit po rikthehet në normalitet dhe se niveli i ujit në shumë zona po bie, kryesisht në ultërsirën perendimore. Gjithashtu është shprehur se reshjet e natës kanë qenë më të dobëta, duke krijuar kushte më të mira për ndërhyrjet në zonat e prekura nga përmbytjet.
Ministri theksoi se ekipet e drejtorive të ujitjes dhe kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë po punojnë intensivisht në terren, duke u fokusuar tek zonat më të goditura nga situata e ditëve të fundit.
“Shirat gjatë natës kanë qenë me intensitet më të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren. Si rezultat, situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, me ulje graduale të niveleve të ujit. Në ultësirën perëndimore, infrastruktura e kullimit po kthehet gradualisht në normalitet dhe uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura. Paralelisht, nivelet në lumenj kanë pësuar rënie dhe rrjedhat po stabilizohen brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese. Ekipet e drejtorive të ujitje-kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnë pa ndërprerje në terren për stabilizimin e situatës, kryesisht në zonat më problematike.”- shkruan Salla.Aktualisht qarqet më problematike mbeten Lezha, Korça, Vlora dhe Fier, ku raportohen rreth 520 ha tokë nën ujë, 220 ha në Lezhë dhe 300 ha në Mamurras. Ndërsa në Fier raportohen 25 banesa që janë nën ujë./ZËRI
-

Ministri Vengu: Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytura, parandaluam një katastrofë në Shkodër
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur bilancin paraprak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin prej katër ditësh.
Nga qendra lëvizëse e Emergjencave Civile të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, në një intervistë për Report Tv ai deklaroi Shqipëria po përballet me një front meteorologjik me reshje të pandërprera dhe intensitet rekord, duke shkaktuar përmbytje në zonat lumore dhe në ultësirën perëndimore. Më të prekura deri tani janë qarqet Lezhë, Dibër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
“Deri më sot zonat më të prekura janë qarqet e Lezhës, DIbrës, Fierit, Beratit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Strategjia jonë u bazua në paralajmërim, ;parandalim dhe mbështetje të banorëve të bashkive më të prekura. Nga ana tjetër, menaxhimi i kaskadës së Drinit pavarësisht prurjeve të mëdha anësore, evitoi atë që potencialisht mund të ishte kthyer në një katastrofë në zonën e Shkodrës”,- tha Vengu.
Vengu theksoi se strategjia e emergjencave është bazuar në paralajmërim, parandalim dhe mbështetje të banorëve të zonave më të goditura. Sa i takon bilancit të dëmeve, nuk janë regjistruar evakuime masive, por vetëm evakuime të përkohshme në zonat me rrezik të lartë.
“Fillimisht në bashkitë Lezhë dhe Kurbin dhe më tej në Vlorë dhe Korçë me 52 familje të evakuara në Vlorë dhe 18 familje të evakuuar në Qarkun e Korçës”,- tha Vengu.
Në lidhje me dëmet në banesa, ministri raportoi për afro 1000 banesa të përmbytura, në përmasa të ndryshme.
“Sa i përket banesave, sipas raportimeve kemi padyshim banesa të cilat janë depërtuar nga uji në masa të ndryshme kryesisht në Qarkun e Korçës me 300 banesa, në Fier 25 banesa, në Lezhë 600 banesa dhe në Vlorë 52 prej tyre”,- tha Vengu. -

Dalja nga shtrati i lumit Seman, ministri i mbrojtjes monitoron nga afër situatën në Mbrostar të Fierit
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga kreu i emergjencave civile Haki Çako, ka mbërritur disa minuta më parë në Mbrostar të Fierit për të monitoruar nga afër situatën në lumin Seman, e cila mbetet një ndër më problematiket në vend nga situata e reshjeve.
Më herët forcat e ushtrisë janë tërhequr nga zona pranë Urës së Mifolit pas uljes së nivelit të prurjeve për tu pozicionuar në pikat më të rrezikuara nga dalja e shtratit të lumit Seman.
Së bashku me forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile të bashkisë Fier do të monitorojnë përgjatë gjithë natës situatën ndërkohë që reshjet vijojnë të jenë intensive.Top Channel
-

“Ministri ka imunitet si deputeti”/ Analisti: Pezullimi i Ballukut nga GJKKO kërkon interpretim nga Kushtetuesja
Në emisionin “3D” të Alban Dudushit, në RTSH 1 HD, u trajtua çështja e pezullimit nga GJKKO e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe dërgimi i vendimit në Gjykatën Kushtetuese.
Analisti, Neritan Alibali, në ndërhyrjen e tij, u fokusua tek aspekti juridik i çështjes, duke theksuar se ministri gëzon të njëjtin imunitet si deputeti.
Alibali argumentoi se vendimi i GJKKO-së ka hapur një debat të ri mbi kufijtë e kompetencave të gjykatave dhe raportin e tyre me imunitetin e funksionarëve të lartë.
Sipas tij, interpretimi përfundimtar i kësaj situate duhet t’i takojë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rolin e qartë për të përcaktuar balancën mes pushteteve dhe respektimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
“Një gjykatë nuk mund ta pezullojë vetëm ministrin që ka të njëjtin imunitet me deputetin, sepse nuk e ka këtë target. Dhe pikërisht për këtë kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar dhe interpretuar këtë rast.”
-

Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit
Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhuroi një natë emocionuese për publikun mbrëmjen e kaluar, me interpretimin e krijimeve të dy gjenive të muzikës, Mozart dhe Beethoven.
Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena u shndërrua në një hapësirë ku u bashkuan dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore.
Në këtë koncert simfonik ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, që nderoi ka nderoi dirigjentin Peter Michael Garst, si një artist dhe humanist të veçantë lidhur me Shqipërinë.
Gonxhe kujtoi se për 16 vite, Peter Michael Garst ka mbështetur shkollat rurale në kohët më sfiduese të tranzicionit, duke u bërë për shumë komunitete një dorë e sigurt shprese dhe zhvillimi.
“Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra jetë. Ai ka ngritur shkolla në zonat më të izoluara, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të arsimohen pranë shtëpisë dhe ka sjellë infrastrukturën për ujin e pijshëm atje ku kjo nevojë bazë mungonte prej brezash. Në ditët e vështira të eksodit kosovar, ai ngriti çadra humanitare për familjet që gjetën strehë në Shqipëri. Këto vepra të mëdha u bënë realitet falë humanizmit të tij, falë përkushtimit të palodhur të fondacionit, falë miqve e donatorëve që besuan. Por mbi të gjitha, falë mbështetjes së një familjeje të jashtëzakonshme, veçanërisht bashkëshortes së tij, Martha, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e këtij misioni njerëzor”, u shpreh ministri.
Maestro Garst ka lënë një gjurmë po aq të thellë edhe në botën e muzikës. I formuar nga mjeshtër si Rafael Kubelik dhe Igor Markevich, karriera e tij është shtrirë në skena të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Italisë e Spanjës, me një repertor që përfshin nga klasikët e deri te Verdi, Mahler e Schönberg.Top Channel
-

Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë
Rreziku nga reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture.
Sipas tij në terren janë në gatishmëri dhe punojnë të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor. Lidhur me rrezikun e urës së Glinës në Dropull Ministri Vengu tha se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rrugë alternative dytësore.
Ministri tha se lajmi i mire është që nuk kemi humbje jete, ndërsa vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë. Vengu theksoi se janë marrë masat që në rastet e nevojshme të gjithë qytetarët të furnizohen me medikamente, ushqime por edhe ndihmë financiare nëse do të konstatohen dëme.
“Vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren në Korçë, bëhet fjalë për një person në moshë me problematika të shëndetit mendor, nuk dihen arsyet e zhdukjes së saj. Gjirokastra, Delvina dhe Saranda ka njohur reshje masive, në 48 orët e fundit kanë pasur reshjet me intensive të këtyre ditëve në rang vendi.
Rrëshqitje dherash në rrugët dytësore dhe në fshatra, rrezikohet për rrëshqitje dhe në vijim. Reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut Gjirokastër, Delvinës e Sarandës. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit Po verifikojmë edhe njëherë elementet e urave.
Po mundohemi të gjejmë rrugë alternative deri sa të kemi rehabilitim të plotë të infrastrukturës. Kemi informuar popullin për motin e keq dhe identifikuam elementët e basenit të Vjosës për problematikat që ndodhën. Ura e Glinës dhe ura e Isues midis Libohovë dhe Dropullit janë dëmtuar. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bëjmë një investim rehabilitues është një dëmtim domethënës. Kemi marrë masat në komunitet për mbështetje ushqimore apo bazë materiale e financiare për banorët e zonës”, tha ministri Vengu. -

Moti i keq/ Ministri i Mbrojtjes jep detajet mbi situatën në vend
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka dhënë detaje në lidhje me problematikat në vendet e përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe dalja nga shtrati e lumenjve.
Vengu u shpreh se ka patur rrëshqitje dherash në rrugët dytësore dhe në fshatra dhe ka sërish rreziqe.
Gjirokastra, Delvina dhe Saranda janë përballur me reshje masive, në 48 orët e fundit.Reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut Gjirokastër, Delvinës e Sarandës. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit Po verifikojmë edhe njëherë elementet e urave.
Vengu është shprehur se janë identifikuar elementët e basenit të Vjosës për problematikat që ndodhën. Po ashtu bëri me diej se, Ura e Glinës dhe ura e Isues midis Libohovë dhe Dropullit janë dëmtuar. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bërë një investim rehabilitues pasi ka një dëmtim domethënës.
Po ashtu janë marrë masat në komunitet për mbështetje ushqimore apo bazë materiale e financiare për banorët e zonës.

