Tag: ministri

  • Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres absurd

    Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres absurd

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që qeveria ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
    Në një komunikim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar sërish se pezullimi i ministres është absurd si koncept.

    “Shembujt që unë sjell, i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë?”, tha Rama.

  • Pse nuk e shkarkon Ballukun? Rama: Problem! ‘Miu’ i zhbalancimit të pushteteve do kthehej në ‘ujk’ që kafshon qeverinë

    Pse nuk e shkarkon Ballukun? Rama: Problem! ‘Miu’ i zhbalancimit të pushteteve do kthehej në ‘ujk’ që kafshon qeverinë

    Edi Rama dhe Belinda Balluku

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me reagimet në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre e  Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendës kryeministre. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar sërish se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike dhe askush nuk mund të firmosë apo të marrë vendime.
    Edi Rama: Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë.
    Rama i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes pse nuk e shkarkon Belinda Ballukun nga postet, ku shprehet se Rama thotë se shkarkimi i një ministri nuk do të zgjidhte problemin dhe arsyeja kryesore pse e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje është që të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.
    Edi Rama: Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë.
    Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO. Pasi treshja e gjyqtarëve, Sandër Beci (relatori), Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, nuk arriti të dilte më një vendim unanim, çështja kaloi në mbledhjen me tetë gjyqtarë të Kushtetueses, e cila do të zhvillohet më 12 dhjetor. 
    Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.
    Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.
    Kushtetuesja është ajo që do të vendosë për ‘fatin’ e Ballukut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë./ZËRI

  • “Një mik më shkroi se ishte e tepërt që…”, Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

    “Një mik më shkroi se ishte e tepërt që…”, Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
    Në një video-mesazh në Facebook, kryeministri Rama i qëndruar të njëjtave deklaratave të dhënë me herët, se pezullimi i ministres është absurd si koncept. Gjithashtu shtoi se krijon një bllokim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon.
    “Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por më 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë”, tha ai

     

     

  • ‘Keni injorancë ligjore’, Tabaku përplaset me Malajn në Kuvend, ministri i kundërvihet: Gënjeni me zë e figurë!

    ‘Keni injorancë ligjore’, Tabaku përplaset me Malajn në Kuvend, ministri i kundërvihet: Gënjeni me zë e figurë!

    Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u përplasën në Kuvend për një kërkesë lidhur me një kërkesë për përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Tabaku tha se i ka dërguar prej një muaji 4 shkresa ministrisë për informacion por akoma nuk ka marrë përgjigje.
    Malaj i replikoi duke e akuzuar se po gënjen pasi kërkesa e parashtruar i ka shkuar vetëm para një jave, ndërsa i përmendi edhe ligjin për procedurat tatimore. Tabaku më pas i tha se jo vetëm që është ai që po gënjen por edhe se ka “injorancë ligjore” .
    Pjesë nga diskutimi:
    Jorida Tabaku: Sipas nenit 80 të kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të deputetëve  duhet të japin shpjegime për cështje të ndryshme. I kam kërkuar ministrit të Financave prej një muaji, disa shkresa, për të bërë transparencë mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Njëkohësisht transparencë mbi amnistinë fiskale zoti ministër s’e ka ofruar akoma këtë transparencë. Ministri e ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje për përfituesit, a janë koncesionarë, marrës të tenderave, subjekte të SPAK? Jo 1 por 4 shkresa kam dërguar që nuk kanë sjellë përgjigje as nga Tatimet e as nga Doganat. I kërkoj ministrit të bëjë transparencë. Nuk mund ta miratojmë nen për nen pa pasur transparencë.
    Petrit Malaj: S‘e kuptoj se si arrini të gënjeni me zë dhe figurë që keni dërguar 4 shkresa dhe paskeni dhe një muaj që e keni dërguar se në fakt ka ardhur vetëm para një jave në ministri. Mos gënjeni, por para një jave e keni dërguar dhe si ligjvënese e vjetër e parlamentit duhet të dini se kërkesa që keni sjellë është në kundërshtim me disa ligje të tjera për nivelin e informacionit që keni kërkuar. Duhet t’i referoheni ligjit të procedurave tatimore për të kuptuar se informacioni që kërkoni nuk mund të ndahet se është e dhënë personale dhe duhet të kërkoni konsensusin e debitorit që të japë informacion mbi borxhet me administratën tatimore. Në lidhje me informacionin se kush janë përfituesit e detyrimeve tatimore e doganore, e kam sqaruar janë 202 mijë përfitues.
    Jorida Tabaku: Zoti ministër, të gënjesh kaq paturp por të kesh edhe kaq injorancë ligjore unë s’e di.

  • Taksa e pasurisë, Malaj: Në 2028-ën nis për ndërtesat, në 2030-ën për trojet

    Taksa e pasurisë, Malaj: Në 2028-ën nis për ndërtesat, në 2030-ën për trojet

    Ministria e Financave, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA), përmbylli fazën e parë të implementimit të reformës së Taksës së Pasurisë, pjesë e projektit “ProTax Albania”.
    Ministri i Financave, Petrit Malaj në fjalën e mbajtur në ceremoninë përmbyllëse theksoi se reforma është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të drejtë, transparent dhe efikas të taksimit të pasurisë, bazuar në standardet europiane. “Ky projekt është i një rëndësie të veçantë dhe tërësisht në linjë me reformat, që po ndërmarrim në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë një taksim të drejtë dhe efikas të pronës në Shqipëri, si dhe të forcojmë rolin e bashkive për mbledhjen e një prej taksave më të rëndësishme, sikundër është sot për shumë vende, të Rajonit, por edhe më gjerë”, tha ministri. Ai e vuri theksin në rëndësinë e krijimit të Kadastrës Fiskale dhe përfundimit të hartimit të projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë, që shumë shpejt do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim. Reforma synon të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e këtij taksimi të rëndësishëm dhe të rrisë të ardhurat për njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke siguruar më shumë shërbime dhe investime për qytetarët. “U deshën gati 7 vjet, pas një procesi shumë kompleks, që u vështirësua jo pak, për shkak të tërmetit të vitit 2019, por edhe pandemisë, që të arrinim në këtë stad ku jemi sot.
    Tashmë, kemi përfunduar hartimin e projektligjit të ri për Taksën e Pasurisë, i cili ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe që shumë shpejt do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim. Sot, mund të themi me plot besim se kemi një Kadastër Fiskale me informacione të qendërzuara, bazuar në një sistem unik dhe me standarde europiane”, u shpreh Malaj. Më tej Malaj renditi edhe hapat për finalizimin e reformës. “Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm. Në vitin 2027 do të kryhet procesi kombëtar i vlerësimit të pronave. Ndërsa 2026-2027 do të shërbejë si periudhë trazitore deri në aplikimin e ligjit të ri. Në vitin 2028 parashikohet futja e vlerësimeve të bazuara në treg për ndërtesat, si dhe përmirësimi i normave dhe lehtësimeve. Dhe në vitin 2030 do të nisë zbatimi i takës mbi tokën-truall, bazuar në një sistem të plotë të integruar dhe sipas standardeve europiane”, u shpreh ministri.
    Ministri theksoi gjithashtu se objektivi i qeverisë është të rritet mbledhja e të ardhurave nga kjo taksë, me synimin për të arritur deri në 1% të PBB-së deri në vitin 2028. “Sot, të ardhurat nga kjo taksë në Shqipëri zënë rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në një kohë kur vendet e Rajonit arrijnë të mbledhin të ardhura në rreth 0,8% të PBB-së. Objektivi ynë është për ta çuar këtë nivel në rreth 1% të PBB-së, duke iu afruar kështu vendeve të OECD-së. Ky objektiv është tërësisht i realizueshëm dhe ne kemi të gjithë potencialin e mundshëm. Natyrisht duhet një bashkëpunim akoma më i madh ndërinsitucional, veçanërisht me njësitë e pushtetit vendor. Jo pa qëllim, ne kemi parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2026, një rritje të mëtejshme të të ardhurave nga kjo taksë për llogari të bashkive në vlerën 10 miliardë lekë, ose rreth 1,4 miliardë lekë më shumë sesa në vitin 2025”, vuri në dukje ai.

  • Emergjencat civile/ Ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar dhe mjete më efektive për…

    Emergjencat civile/ Ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar dhe mjete më efektive për…

    Takimi vjen pas situatave me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të shpejtë të strukturave vendore, dëmet u minimizuan. Ministri Demo theksoi se faza e ardhshme kërkon jo vetëm koordinim, por edhe forcim real të kapaciteteve të bashkive, duke e konsideruar këtë thelbësore për menaxhimin efikas të emergjencave.
    Në kuadër të masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, mori pjesë në takimin e përbashkët me Ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, prefektët e 12 qarqeve dhe drejtues të strukturave kryesore të reagimit në terren.
    Takimi vjen pas situatave me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të shpejtë të strukturave vendore, dëmet u minimizuan.
    Ministri Demo theksoi se faza e ardhshme kërkon jo vetëm koordinim, por edhe forcim real të kapaciteteve të bashkive, duke e konsideruar këtë thelbësore për menaxhimin efikas të emergjencave.
    “Po u japim më shumë fleksibilitet financiar bashkive, që ato të kenë mundësinë të trajtojnë më mirë burimet njerëzore dhe të kryejnë ndërhyrjet e nevojshme në territor sa më shpejt dhe me sa më pak burokraci,” deklaroi Demo.
    Ai vuri theksin edhe te reformat në proces, duke nënvizuar se qeveria po ndërmerr disa ndryshime ligjore për të rritur kontrollin mbi territorin dhe për të forcuar rolin e strukturave vendore në reagimin ndaj emergjencave.
    “Po modernizojmë mënyrën e funksionimit të ligjit të prefektit, policisë bashkiake dhe inspektoriateve të territorit (IMT). Këto reforma do të sigurojnë jo vetëm më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë efikasitet dhe llogaridhënie,” u shpreh ministri.
    Ministri Demo e mbylli duke theksuar se forcimi i pushtetit vendor dhe profesionalizimi i mëtejshëm i strukturave në terren është rruga e vetme për të garantuar reagim efektiv dhe mbrojtje të qytetarëve në çdo situatë emergjente.

  • Rasti “Balluku”, Kushtetuesja mblidhet sot për ankimimin e qeverisë

    Rasti “Balluku”, Kushtetuesja mblidhet sot për ankimimin e qeverisë

    Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e qeverisë për shpalljen e paligjshëm të vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra…
    Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot lidhur me ankimin e qeverisë për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Pas vendimit të GJKKO pati një ankimim në Kushtetuese nga ana e qeverisë, ku kryeministri pretendon se vendimi i gjykatës është antikushtetues, pasi ka ndërhyrë në kompetencat e tij.
    Gjykata u mblodh fillimisht të enjten e javës që lamë pas, por mbledhja e Kolegjit u shty për sot, ku do të vendosë nëse do të kalojë në seancë plenare kërkesa e qeverisë apo jo.“Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025”, njoftoi gjykata të enjten.
    Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit: kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
    “Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.
    Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.
    Qeveria në argumentet e saj i referohet të nenit 103 të Kushtetutës, ku shprehimisht thuhet:1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
    2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse
    3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.
    Lidhur me vendimin e GJKKO reagoi dje edhe kryeministri Rama. Ai u shpreh se nuk ka asnjë presion ndaj Kushtetueses, teksa vijon këmbëngul se ka shkelje të Kushtetutës.
    “Pavarësisht nga unë, na ne, nga ata që sot jemi dhe nesër s’jemi. Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës, do legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin, do krijonte precedent të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional do ndodhet diçka që është e panjohur në Europë.
    Duhet të jesh krejt i verbuar nga urrejtja për ta kthyer dhe këtë konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësor në një konflikt politik siç bëjnë për çdo gjë të mbyturit e kënetës. Hidhen përpjetë mbi llumin e tyre për të kapur nga dyert e prokurorisë ushqimin për opozitarizmin, në këtë rast nuk e tregojnë dot, një rast në Europë dhe botë po të duan, që u pezullonka anëtari i qeverisë me vendim gjykate. Nuk e gjejnë dot se nuk ka dhe nuk kanë se si dhe ku e nxjerrin. Pezullimi i një ministri me iniciativën e një prokurori dhe një gjyqtari është rrëmbim i kompetencës së kryeministrit”, tha Rama.
    Të shohim sot se çfarë do të vendosë Kushtetuesja, nëse kryeministri legjitimohet ta vërë në lëvizje për këtë rast apo jo.

  • Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

    Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

    Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”. Në një intervistë për mediet ai informoi se kjo paketë do të zhvillohen në 8 bashkitë të cilave tashmë u janë miratuar zonat prioritare. “Tremujori i parë i 2026, do të jetë tremujori i cili do shohim le të themi dallëndyshet e para të rasteve të cilat do të jenë të gatshme vazhdojnë më pas me procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit, për të vazhduar me procesin e marrjes së dokumentacionit të pronësisë. Ne kemi bashkinë Përmet, Skrapar, Elbasan, Belsh, Kukës, Shkodër, Shijak, Mat, që tashmë kanë të miratuara zonat prioritare. Përfundojmë me Vaun e Dejës, me Bashkinë Klos, Bashkinë Memaliaj, dhe javët që vijnë më pas do të kemi Bashkinë Vlorë”, tha Demo.
    Demo bëri të ditur se, “janë rreth 40 bashki deri tani që kanë filluar procesin e përzgjedhjes së zonave prioritare”. Sipas tij, objektivi është që deri në muajin janar të kemi përmbyllur përcaktimin e zonave prioritare siç e përcakton dhe vetë ligji. Ai tha se “të gjithë personat që do të aplikojnë do të shprehin interesin, i cili do të jetë më pas edhe i mbështetur me dokumentacionin përkatës siç e parashikon ligji. Janë bashkitë ato që do marrin këto aplikime, do bëjnë verifikime në terren dhe do ndjekin hapat ligjorë për të garantuar transparencë për komunitetin”.
    Gjithashtu vuri në dukje Demo, aplikuesit e parë do të përfitojnë edhe lehtësira fiskale. “Paketa e maleve zgjidh një nga problemet që mund të jetë lidhur me pronësinë. Por së dyti patjetër është përjashtimi nga detyrimet, duke filluar që nga taksat e ndërtimit, por më pas edhe përjashtimin nga TVSH-ja. 500 rastet e para që do fillojnë të investojnë përmes Paketës së Maleve, do të jenë përfituesi të këtyre iniciativave që janë shumë të rëndësishme për këtë biznes”, theksoi ministri. Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit.

  • Ministri Salla takim me fermerët në Konispol: S’ka përdorim të pesticideve të palejuara në mandarina

    Ministri Salla takim me fermerët në Konispol: S’ka përdorim të pesticideve të palejuara në mandarina

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim në Konispol së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Ergest Dule, me fermerët dhe grumbulluesit. Në fokus të takimit ishte adresimi i shqetësimeve të ngritura në fillim të këtij sezoni, mbi përdorimin e pesticideve në mandarinë.
    Analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit tonë Made in Albania.
    ”Gjatë bisedës theksova se kjo situatë lidhet edhe me dinamika më të gjera të tregut ndërkombëtar, të ngjashme me ato që po përjetojnë edhe disa vende të BE-së, ndërsa në fillim të vitit nis digjitalizimi i monitorimit të farmacive bujqësore, një hap i rëndësishëm për më shumë transparencë dhe kontroll. Paralelisht po punojmë për ngritjen e Urdhrit të Agronomit, që do të forcojë gjithë zinxhirin bujqësor deri te tregu dhe grumbulluesit”,-shkruan ministri.

  • “Ministrat nuk i shkarkojnë gjykatat”, Rama citon Venecian dhe Strasburgun për pezullimin e Ballukut

    “Ministrat nuk i shkarkojnë gjykatat”, Rama citon Venecian dhe Strasburgun për pezullimin e Ballukut

    Kryeministri Edi Rama, ka cituar Venecian dhe Gjykatën e Strasburgut në lidhje me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga funksionet publike të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
    Duke folur në podcastin “Flasim”, Rama tha se referuar këtyre dy institucioneve të drejtësisë, ministrat nuk mund të shkarkohen nga gjykata pasi është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në kompentencat e kryeministrit dhe presidentit.
    Rama e quajti vendimin e GJKKO një shpikje.
    “Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.

     
    Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra:

    me dorëheqje,
    nga Kryeministri,
    apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.

    Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë.
    E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale.
    Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë”, tha Rama.
    Fjala e plotë e Ramës në podcastin “Flasim”
    Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.
    Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.
    Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.
    Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë.
    Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë:
    Së pari, cënojnë balancën e pushteteve.
    Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht:

    ndërhyn në punën e qeverisë,
    ndërron përbërjen e ekzekutivit,
    merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.

    Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.
    Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë:

    presioneve politike ndaj qeverisë,
    destabilizimit institucional,
    manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.

    Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë:
    Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik.
    Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.
    Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht:
    “Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.”
    Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje?
    Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!
    Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër.
    Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë.
    Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike:
    Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren:

    për qëllime politike,
    jashtë proporcionalitetit,
    dhe për të ndikuar ekzekutivin.

    Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.
    Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik.
    Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut:
    Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra.
    Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është:
    -joproporcionale në thelb
    -antidemokratike në frymë
    -antikushtetuese në përmbajtje
    -nënshtrim i ekzekutivit
    -kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik
    -kundër ndarjes së pushteteve
    -kundër standardeve të Venecias
    -kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut
    E pra, përfundimisht:
    Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.
    Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra:

    me dorëheqje,
    nga Kryeministri,
    apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.

    Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë.
    E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale.
    Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë