Ministri i Financave Petrit Malaj e konsideron buxhetin e vitit 2026, si një ndër draftet më të mira, pasi çdo sektor që ka ndikim në jetën ekonomike të vendit ka rritje fondesh. Gjatë një interviste për emisionin E –ZONE në Vizon Plus, Malaj tha se bxuheti mbështetet në 4 shtylla kryesore.
“Janë shtylla të cilat mbështeten në mirëqenien sociale të qytetarëve, në qëndrueshmërinë ekonomike, në konsolidimin fiskale si dhe në funksion të procesit të integrimit të Bashkimit Europian. Projektbuxherti i viti që vjen është një ndër më të mirët, pasi teksa planifikojmë të rrisim nivelin e shpenzimeve, këto fonde shtesë nuk vijnë nga rritja e taksave, as nga rritja e borxhit. Paratë vijnë nga mirëadministrimi fiskal. Të gjithë zërat, pa përjashtim, buxhetit të ardhshëm janë me rritje”, tha Malaj.
Por projektligji më i rëndësishëm parashikon që të ketë rritje pagash dhe pensionesh në vitin e ardhshëm. Ndërsa politika e bonuesve për pesnionistët po mbaron.
“Vitin që vjen do të indeksojmë pagat në masën 2.5 % por paralelisht për disa kategori do të kemi dhe rritje pagash. Ndërsa 2026 shënin nisjen e reformës në skemën e pensioneve. Reforma parashikon rritje vit pas viti deri në 2028”, tha ai.
Ministri i Financave ka edhe një përgjigje për akzuat e opozitës lidhur me projektin e shumë debatuar, atë të paqjes fiskale.
“Paqja fiskale nuk është amnisti, ne nuk ofrojë siguri juridike për ata që janë në hetim, apo të me vendim gjykate. Në frymën e transparencës këtë nisëm e kemi konsultuar edhe me FMN dhe BE. Kemi marrë për bazë praktin italiane të paqjes fiskale, pra një praktikë europiane”, shtoi Malaj.
Tag: ministri
-

Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve
-

Ministri Salla pritet në audiencë jubiliare nga Papa Leone XIV në Vatikan
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në Audiencën Jubilare të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, ku pati nderin të takonte Shenjtërinë e Tij, Papa Leone XIV. Gjatë takimit u nënvizuan vlera universale që promovojnë mirëkuptimin ndërmjet popujve. Ministri theksoi se mesazhi i Papa Leone XIV për mirëkuptim dhe bashkëpunim është veçanërisht domethënës në një periudhë sfidash globale.
“Fjalët e Shenjtërisë së Tij janë një thirrje e fortë për më shumë dritë, besim dhe dialog mes kombeve. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë”, deklaroi ministri Salla.Ministri Salla shprehu mirënjohjen e tij për vëmendjen që Selia e Shenjtë i kushton vlerave të kulturës shqiptare, si dhe për ftesënqë mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe përshëndetjen e Papa Leone XIV me grupin përfaqësues të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve në Romë.
Pjesëmarrja në ceremoninë jubiliare nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të vijuar forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me Selinë e Shenjtë, duke promovuar vlera që i shërbejnë paqes dhe solidaritetit ndërkombëtar.
-

BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne! Brukseli i përgjigjet strategjisë së SHBA-ve: Aleatët janë më të fortë bashkë
“Kur bëhet fjalë për vendime që lidhen me Bashkimin Europian, ato merren nga Bashkimi Europian, për Bashkimin Europian, përfshirë edhe ato që prekin autonominë tonë ligjore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”
Kështu shprehet një zëdhënës i Komisionit Europian, në përgjigje të strategjisë së sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Partneriteti transatlantik është unik dhe, si gjithmonë, aleatët janë më të fortë së bashku,” thekson ai.
Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, në një postim në X, komenton Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve:
“Kjo trajektore e politikës amerikane ishte e dukshme edhe para ardhjes së Trump; ai thjesht e përshpejtoi një proces të pakthyeshëm. SHBA-të janë në një garë gjithnjë e më të vështirë, komplekse dhe të ashpër me Kinën, dhe çdo veprim, vendim apo sjellje e tyre duhet lexuar në këtë kontekst. Trump vetëm sa e bëri të qartë se BE-ja u shërben pak ose aspak në këtë përballje.”
Lexo dhe: Elon Musk pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: Shfuqizoni Bashkimin Evropian
Sipas Crosetto-s, për presidentin amerikan, Bashkimi Europian nuk është i domosdoshëm sepse “nuk ka burime natyrore të rëndësishme, po humbet garën në inovacion dhe teknologji, nuk ka fuqi ushtarake dhe, krahasuar me aktorët e rinj globalë, është i vogël, i ngadaltë dhe ‘i vjetër’.”
Ai shton se kritikat e Trump dhe të shumë figurave republikane ndaj qëndrimeve të BE-së janë të njohura prej vitesh.
Megjithatë, ministri nënvizon se “çështja kryesore nuk është BE-ja”, gjë që shihet edhe nga hapësira e vogël që i është kushtuar Europës në dokumentin e ri strategjik. Sipas tij, çdo vendim i ardhshëm amerikan do të ketë një qëllim të vetëm: forcimin e SHBA-ve në garën me Kinën.
Crosetto e përshkruan këtë qasje si “pragmatike, pa emocione apo lidhje, të udhëhequr vetëm nga interesi dhe orientuar drejt epërsisë ekonomike dhe teknologjike, sepse ajo përcakton epërsinë në këtë shekull.” Ai shton se kjo ishte e parashikueshme prej kohësh dhe nuk përbën asgjë të papritur për ata që kanë ndjekur zhvillimet amerikane.
Në fund, ministri thekson se edhe vendet më të vogla, si Italia, duhet të përcaktojnë zgjedhjet dhe strategjitë e tyre brenda këtij realiteti të ri global:
“Edhe ne kemi nevojë për burime, për teknologji, për të rritur ekonominë dhe për të mbrojtur hapësirën tonë të mirëqenies. Jo për të ushtruar epërsi mbi dikë, por për të garantuar të ardhmen tonë” shkruan ANSA.
-

“Gjysmë të prapambetur”, kush është ministri i BiH që ofendoi eurodeputeten kroate
Ukan Helez, Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, ka shkaktuar disa reagime të ashpra pas disa deklaratave të tij kontroverse, përfshirë fyerje ndaj eurodeputetes kroate Željana Zovko, të cilën e quajti “gjysmë të prapambetur”.
Helez, i lindur në 1964 në Kupres, është anëtar i SDP-së dhe ka pasur një karrierë të gjatë politike, duke shërbyer si mësues dhe përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai gjithashtu ka mbajtur disa poste në administratën e luftës dhe ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes që nga pranvera e vitit 2023. Një nga incidentet që tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja e tij në një dasmë në Livno ku këndoi këngën e këngëtarit kroat Thompson, i njohur për lidhjet e tij me ideologjinë ustashe. Kjo shkaktoi kritika të forta, veçanërisht nga SDA dhe mediat e Republikës Srpska, që e akuzuan Helezin për promovimin e këngëtarëve që nxisin urrejtje. Ai e mbrojti veten, duke thënë se kënga ishte patriotike dhe nuk ofendonte ndjenjat fetare ose kombëtare. Përveç kësaj, Helez është i njohur për përfshirjen e tij në incidente fizike.
Një ngjarje e tillë ndodhi në vitin 2013, kur ai u përfshi në një përleshje në një kafene në Bugojno, duke shkaktuar plagosjen e pronarit të lokalit. Për këtë incident, ai u dënua me burgim me kusht dhe për dëshminë e rreme në gjykatë. Deklaratat e tij kanë shkaktuar gjithashtu reagime të forta. Në vitin 2024, Helez njoftoi se kishin shpërthyer kampe paraushtarake të mbështetura nga Rusia në Republikën Srpska, një deklaratë që u mohua nga autoritetet serbo-boshnjake dhe e konsideruan si përhapje gënjeshtrash. -

“Violinat e Shpresës” në 2026 në Tiranë, me instrumente muzikore artefakte nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit
Nga Julia Vrapi
“Violinat e Shpresës” një nga projektet më të ndjera, që lidh artin me kujtesën historike, pritet të zhvillohet vitin që vjen në vendin tonë, duke sjellë për publikun një koleksion unik violinash artefakte të mbijetuara nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit. Projekti “Violinat e Shpresës” që është organizuar në disa shtete në vitin 2026 do të zhvillohet në Tiranë. Violinisti dhe dirigjenti Shlomo Mintz do të sjellë në Tiranë këtë projekt, që është organizuar ndërkohë në Paris, Jerusalem, Sion, Madrid, Charlotte, Monte-Karlo, etj. Instrumentet që mbartin histori do të ekspozohen dhe do të rikthehen në skenë përmes koncertesh, ku muzikantë do të interpretojnë me to. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me maestro Shlomo Mintz, i njohur si një ndër figurat më të shquara të muzikës klasike botërore , violinist, dirigjent dhe pedagog me një karrierë që nisi që në fëmijëri, kur në moshën 11-vjeçare debutoi me Orkestrën Filarmonike të Izraelit dhe vetëm dy vite më vonë interpretoi Koncertin e Paganinit. Ministri Gonxhja në një postim në rrjet sociale thekson rëndësinë e zhvillimit të këtij projekti. “Diskutuam mbi mundësitë për të sjellë vitin tjetër një organizim madhështor, “Violinat e Shpresës”, me instrumente muzikore artefakte nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit, ekspozimin dhe daljen në skenë të tyre, mes koncertesh e aktivitetesh muzikore , por dhe edukative. “Violinat e Shpresës” kanë vizituar, ndër të tjera, qytetet: Paris, Francë; Jerusalem, Izrael; Sion, Zvicër; Madrid, Spanjë; Charlotte, SHBA; Monte-Karlo, Monako; Romë, Itali; Cleveland, SHBA; Meksiko Siti, Meksikë; Sarasota, SHBA; Buenos Aires, Argjentinë. Projekti ofron gjithashtu një ekspozitë me mbi 40 instrumente dhe historitë e tyre individuale”, shprehet ministri Gonxhja, që shton më tej se ekspozita është shfaqur tashmë në Charlotte, Karolina e Veriut; në Muzeun Maltz të Trashëgimisë Hebraike në Cleveland, Ohio; në Nashville, Tennessee; në hollin e Filarmonisë së Berlinit, Gjermani, dhe në shumë vende të tjera.
Nisma të përbashkëta, që do të pasurojnë jetën kulturore
Shlomo Mintz ka ndërtuar një karrierë, duke interpretuar me orkestrat dhe dirigjentët më prestigjiozë të botës, si dhe duke lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e drejtimit orkestral dhe edukimit muzikor. Në këtë takim ministri Gonxhja thotë se u diskutua edhe më gjerë mbi ide e nisma të përbashkëta, që do të pasurojnë jetën kulturore të vendit dhe do të mbështesin brezat e rinj të muzikantëve. “Duke përfshirë potencialin për masterkurse dhe programe që reflektojnë përvojën e tij të gjerë si themelues, drejtues artistik dhe anëtar jurish në konkurse ndërkombëtare nga më të njohurat. E vlerësoj thellë angazhimin e maestro Mintz për të ndarë ekspertizën e tij dhe kontributin e tij afatgjatë në formimin e talenteve të rinj në vendin tonë”, shprehet ministri Blendi Gonxhja ndër të tjera. Aktiviteti që do të zhvillohet vitin që vjen synon të krijojë një përvojë të thellë emocionale dhe reflektuese. -

Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres vendim absurd
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që qeveria ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
Në një komunikim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar sërish se pezullimi i ministres është absurd si koncept.“Shembujt që unë sjell, i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë?”, tha Rama.
-

Pse nuk e shkarkon Ballukun? Përgjigjet Rama: Sepse “miu” i zhbalancimit të pushteteve që do të kalonte nën mustaqe dhe do kthehej në ujk
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, dhe vendimin e Kryeministrisë për ta çuar çështjen në Kushtetuese.
Sipas Rama, pezullimi i një ministri nuk i bllokon firmën vetëm atij, por të gjithë dikasterit, duke lënë pezull dhe çuar pas çdo punë që i takon ministrisë së caktuar.
“Përshëndetje! U bë sebep një mik i mirë për ta bërë këtë komunikim me një mesazh ku më shkuan “unë e kuptoj mirë shqetësimin tënd lidhur me parimin dhe me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministres se nesër bëhet rrugë dhe i bie që prokuror dhe gjykatës të heqin kë të duan nga qeveria, por ajo e linjës ajrore me Kanadanë mu duk pak e tepërt”.
Tani ok, mbase s’është pak e tepërt, mbase është shumë e tepërt, por shembujt që unë sjell, i sjell për të thënë se sa i tepërt është në fakt pezullimi i një ministri.
Sepse faktikisht ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri i pezulluar, jo vetëm që nuk firmos dot vet asgjë, por ama bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë gjësendi në emër të dikasterit sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij, ministrit, autoritetin ekskluziv të padelegueshëm tek askush tjetër.
Prandaj dhe pezullimi i ministrit është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që ministri mbulon. Dhe ndër gjerat që janë bllokuar nga pezullimi deri tani është dhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore, të cilën po mundohemi tani mos e zgjidhim me Ministrinë e Jashtme. Ja ta zëmë që e zgjidhëm megjithëse mua më duket shumë e sforcuar, po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë? Po me lejet e ndërtimit për investimet në energji të rinovueshme, në infrastrukturë, në godina publike që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar, si do ja bëjmë? Dhe këto janë punë të bllokuara që do të shtohen përditë.
Prandaj dhe unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese sepse nuk jam këtu për të folur për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve teorikisht, për mosndërhyrjen e një pushteti tjetër në përbërjen e ekzekutivit, teorikisht, për mosmarrjen e kompetencave të Kryeministrit nga një prokuror dhe një gjykatës, teorikisht. Jo! Unë nuk flas teorikisht dhe as nuk jam këtu të ndërhyj në punën e prokurorit dhe të gjykatësit në fjalë dhe as merrem me pse dhe si ata po merren me një dosje të caktuar të një anëtari të caktuar të kabinetit. Jo, unë flas për cenimin konkret të balancës midis pushteteve, për ndërhyrjen konkrete brutale në përbërjen e qeverisë, për marrjen konkrete të kompetencave që Kushtetuta ia jep kryeministrit, mua në këtë rast dhe nuk thotë gjëkundi që ato mund t’i përdorin sipas qejfit apo sipas tyre sipas nevojës dhe prokurorët dhe gjykatësit.
Dhe më konkretisht akoma pastaj flas sesi prekja e gjithë këtyre bllokon punët në sektorët përkatës ku hyn dhe ajo marrëveshja me Kanadanë, që e përmenda dje, jo pa qëllim. Dhe e përmenda pikërisht edhe sepse më vjen plasja që u bë kaq kohë që përpiqem me mish dhe me shpirt që të hapim ato fluturime trans-oqeanike për Shqipërinë dhe një marrëveshje e parë fantastike për shqiptarë që jetojnë në Kanada, por jo vetëm për ata, na bllokohet sepse na del ky “shkop në rrota”. Dhe besoj që sa shpjegova dhe sa po shpjegoj këto ditë jep përgjigje dhe pyetjes “po mirë pse nuk e heq ky ministren dhe ja ku u zgjidh edhe ky problem bashkë me gjithë litarin që i behet kular këmbeve te atyre sektorëve duke bllokuar punën.
Jo sepse heqja e ministrit në këtë rast nuk do zgjidhte këtë problem themelor, por do krijonte një problem themelor më vete për të nesërmen. Jo për mua, por për çdo qeveri, pasi “miu” i zhbalancimit të pushteteve që do të kalonte këtë herë në mustaqe me idenë që ministrat mund të hiqen pa gjyq, mund të hiqen pa vendim të formës së prerë, mund të hiqen pa dorëheqje, mund të hiqen pa vendim të kryeministrit dhe thjeshtë mjafton një masë sigurie në një gjykatë të shkalles së parë do të kthehej në një ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzë parlamentet, do përqeshte votën popullore nga ku dhe buron përbërja e çdo qeverie. Ja pse kam shkuar unë në Gjykatën Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë institucionale aspak politike për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri më vendim gjykate nuk ka asnjë lidhje fare me emrin e vetë ministrit”, tha Rama ndër të tjera.Top Channel
-

Pse nuk e shkarkon Ballukun? Përgjigjet Rama: Sepse “miu” i zhbalancimit të pushteteve që do të kalonte në mustaqe dhe do kthehej në ujk

Debate në seancën plenare në Kuvend/ Malaj: Gënjeni me zë dhe figurë, Tabaku: Keni injorancë ligjore
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave Petrit Malaj u përplasën ashpër këtë enjte në Kuvend për çështjen e transparencës mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Tabaku akuzoi ministrinë se prej një muaji nuk i është përgjigjur katër kërkesave të saj zyrtare, ndërsa Malaj e kundërshtoi duke e quajtur deklaratën e saj të pavërtetë.
“Sipas nenit 80 të Kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të deputetëve duhet të japin shpjegime për çështje të ndryshme. I kam kërkuar ministrit të Financave prej një muaji disa shkresa, për të bërë transparencë mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve, njëkohësisht transparencë mbi amnistinë fiskale. Ministri e ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje për përfituesit, a janë koncesionarë, marrës të tenderave, subjekte të SPAK? Jo 1 por 4 shkresa kam dërguar që nuk kanë sjellë përgjigje as nga Tatimet e as nga Doganat. I kërkoj ministrit të bëjë transparencë. Nuk mund ta miratojmë nen për nen pa pasur transparencë,” tha Tabaku në seancë.
Ministri Petrit Malaj reagoi menjëherë duke thënë se kërkesa e deputetes nuk është dërguar një muaj më parë, por vetëm para një jave.
“S’e kuptoj se si arrini të gënjeni me zë dhe figurë që keni dërguar 4 shkresa dhe paskeni dhe një muaj që e keni dërguar, se në fakt ka ardhur vetëm para një jave në ministri. Mos gënjeni. Si ligjvënëse e vjetër duhet të dini se kërkesa që keni sjellë është në kundërshtim me disa ligje të tjera për nivelin e informacionit që keni kërkuar. Duhet t’i referoheni ligjit të procedurave tatimore për të kuptuar se informacioni që kërkoni nuk mund të ndahet, është e dhënë personale dhe duhet konsensusi i debitorit. Në lidhje me informacionin se kush janë përfituesit e detyrimeve tatimore e doganore, e kam sqaruar, janë 202 mijë përfitues,” u shpreh Malaj.Pas kësaj, Tabaku e akuzoi ministrin si për gënjeshtër, ashtu edhe për mosnjohje të ligjit.
“Zoti ministër, të gënjesh kaq paturp por të kesh edhe kaq injorancë ligjore unë s’e di,” tha ajo, duke e mbyllur replikën me tone të ashpra në sallën e Kuvendit. -

“Një masë do të kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë”, pezullimi i Ballukut, Rama: Miu i zhbalancimit të pushteteve, do kalonte nën mustaqe