Gogu nuk ka pranuar të komentojë gjatë çështjen për Avokatin e Popullit, duke thënë se kjo është kompetencë e Taulant Ballës. Toni Gogu lavdëroi dhe Ervin Salianjin për lëvizjet e tij jashtë rendit të Partisë Demokratike.
Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës të grupit parlamentar. Për mediat është prononcuar ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, i cili është përgjigjur për disa çështje me interes të lartë publik.
Gogu nuk ka pranuar të komentojë gjatë çështjen për Avokatin e Popullit, duke thënë se kjo është kompetencë e Taulant Ballës. Ministri tha se do të respektohen të gjithë kandidatët e propozuar nga Partia Demokratike dhe se mazhoranca është e distancuar nga përkrahja e një individi, duke respektuar kështu dhe traditën parlamentare.
“Vendimi politik i PD do të komunikohet nga kryetari i grupit parlamentar për shkak se është çështje parlamentare. Ajo që mund t’ju them unë është që shumica socialiste është kujdesur që të respektojë procesin deri në fund në detajet e ligjit dhe që të mos futet siç e keni parë ne nuk kemi mbështetur asnjë kandidat duke respektuar kandidatët që ka sjellë opozita për të respektuar traditën parlamentare. Do të zbatojmë ligjin dhe për këtë çështje do t’ju informojë kryetari i rupit parlamentar. Ne do të sigurojmë që të gjitha kandidaturat që opozita ka sjellë të marrin vëmendjen e duhur procedurale”, tha Gogu.
Në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report Tv Esiona Konomi, lidhur me agjendën e punës së Kuvendit në raport me negociatat me BE-në dhe prioriteteve të qeverisë, Gogu u shpreh se tashmë parlamenti do të përballet me një vrull pune që nuk e ka hasur më parë. Referuar një numrit të ligjeve të reja që pritet të miratohen, ministri tha se bëhet fjalë për rreth 500 ligje që pritet të kalojnë në Kuvend.
Përsa i përket bashkëpunimit me opozitën, Gogu mori si referencë komisionin e përbashkët për reformën zgjedhore.
“Siç e keni parë dhe nga ankesat e opozitës për zgjatjen e seancave, e keni parë që agjenda parlamentare është ngarkuar në një mënyrë domethënëse dhe kjo për shkak të agjendës evropiane e cila do të vijë vetëm në rritje. Do të thotë që agjenda parlamentare duhet të përballojë një ritëm që ne nuk e kemi parë më parë. Jemi duke folur për të paktën 500 ligje, por nuk kam një numër të saktë. Ne negociojmë me gur kilometrik. Procesi është i mirë rregulluar nga BE. Kemi çelur grupkapitujt, duhet të plotësojmë kushtet e ndërmjetme në mënyrë që të vazhdojë negociata për grupkapituj të caktuar. Ligjet në reformën në drejtësi, janë të gjitha nisma opinione, të sjella ng organet e drejtësisë dhe në këtë moment jemi duke negociuar ngushë me KE. Je keni parë sesi kemi nisur dy komisione të posaçme, ku njëri është për reformën zgjedhore, version që do të diskutohet me opozitën”, tha Gogu.
Ministri Gogu gjithashtu komentoi dhe çështjen Balluku duke thënë se qeveria tashmë po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vepruar.
“Është e udhës që qeveria të vazhdojë të qeverisi dhe është e udhës që qeveria të shqyrtojnë mirë kur ndërhyrjet në kompetencat e qeverisë ndodhin nga pushtetet e tjera. Ajo që qeveria ka bërë në këtë moment, ka depozitar një ankim në GJK. Në fund të këtij procesi gjyqësor, qeveria do të bëjë atë që do të vendosi GJK”, tha Gogu.
Toni Gogu lavdëroi dhe Ervin Salianjin për lëvizjet e tij jashtë rendit të Partisë Demokratike. Ministri tha se kjo është demokraci dhe se e nderon pafund lirinë e mendimit tek ata njerëz që duan të forcojnë demokracinë në partinë e tyre.
“Unë nderoj pafund lirinë e mendimit dhe njerëz që duan të forcojnë demokracinë në partinë e tyre. Ajo që unë shoh është për tu respektuar. Në do moment në një pati kur një anëtarët e partisë fillon të dëgjojë anëtarësinë së bashku me ata që partia i ka votuar më shumë , është një gjë e lavdërueshme. Këto janë çështje që i takojnë PD, ky ishte koment personal”, tha ministri.
Tag: ministri
-

Mbledhja e grupit të PS, Gogu: Çështja “Balluku” i takon Kushtetueses; veprimet e Salianjit të lavdërueshme
-

“Lëvizja e Salianjit, e lavdërueshme”, Gogu: Për Ballukun do zbatojmë vendimin e ‘Kushtetueses’
Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës të grupit parlamentar. Për mediat është prononcuar ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, i cili është përgjigjur për disa çështje me interes të lartë publik.
Gogu komentoi çështjen “Balluku” duke thënë se qeveria tashmë po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vepruar.
“Është e udhës që qeveria të vazhdojë të qeverisi dhe është e udhës që qeveria të shqyrtojnë mirë kur ndërhyrjet në kompetencat e qeverisë ndodhin nga pushtetet e tjera. Ajo që qeveria ka bërë në këtë moment, ka depozitar një ankim në GJK. Në fund të këtij procesi gjyqësor, qeveria do të bëjë atë që do të vendosi GJK”, tha Gogu.
Ministei Gogu lavdëroi dhe Ervin Salianjin për lëvizjet e tij jashtë rendit të Partisë Demokratike. Ai tha se kjo është demokraci dhe se e nderon pafund lirinë e mendimit tek ata njerëz që duan të forcojnë demokracinë në partinë e tyre.
“Unë nderoj pafund lirinë e mendimit dhe njerëz që duan të forcojnë demokracinë në partinë e tyre. Ajo që unë shoh është për tu respektuar. Në do moment në një pati kur një anëtarët e partisë fillon të dëgjojë anëtarësinë së bashku me ata që partia i ka votuar më shumë , është një gjë e lavdërueshme. Këto janë çështje që i takojnë PD, ky ishte koment personal”, tha ministri. -

Ish-ministri i Ekonomisë dënohet me burgim të përjetshëm/ Zbardhen akuzat
Ish-Ministri i Ekonomisë së Kubës, 61-vjeçari Alejandro Gil, u dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh dhe krime ekonomike nga Gjykata e Lartë, e cila nuk dha detaje mbi akuzat ose vendin apo entitetin për të cilin dyshohet se janë kryer aktet e spiunazhit.
Gil, i cili shërbeu nga viti 2018 deri në vitin 2024 dhe më parë ishte i afërt me Presidentin Miguel Díaz-Canel, u shpall gjithashtu fajtor për korrupsion, vjedhje dhe degradim të dokumenteve zyrtare, si dhe shkelje të rregulloreve që rregullojnë dokumentet e klasifikuara.
Në një gjyq të dytë, ai u dënua me 20 vjet burg për korrupsion të vazhdueshëm, falsifikim të dokumenteve publike, ushtrim ndikimi dhe mashtrim tatimor.
Gil ka dhjetë ditë kohë për të apeluar vendimin. I shkarkuar papritur në shkurt të vitit 2024, ish-ministri nuk është shfaqur në publik që atëherë. Gjykimi, i cili filloi më 11 nëntor, u mbajt me dyer të mbyllura në Havana, me një prani masive policore dhe një heshtje të plotë nga media shtetërore.
-

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar se brenda këtij muaji pritet të miratohet në qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Malaj tha gjatë një interviste për ‘Vizon Plus’ se pr/ligji është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare.
Ai shtoi se për këtë nismë ligjore, tashmë janë ezauruar edhe konsultimet publike me grupet e interesit.
“Është një pr/ligj shumë i mirë i cili siguron të gjitha banesat e qytetarëve ndaj tërmeteve. Fondi i sigurimit nga tërmeti do të menaxhohet nga shteti. Do të jetë një kompani shtetërore që do të menaxhojë këtë fond dhe do të garantojë edhe pagesën e primeve në rast të fatkeqësive natyrore”, deklaron ministri.
I pyetur nëse do ketë tarifë të unifikuar si për atë që ka apo nuk ka rrezik nga tërmeti, kreu i Financave bëri me dije se akoma nuk është përcaktuar një çmim, por që do të jetë lehtësisht i përballueshëm nga familjet shqiptare.
Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit
Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë vendin një politike të re rritjeje të qëndrueshme.
Sipas tij, viti 2026 shënon fillimin e reformës së thellë të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të arrijë në 40 mijë lekë, duke u afruar me nivelin 400 euro.
Ministri tha se, fondet për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.
“Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi i saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim – që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm – ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1,7 miliardë euro”, tha Malaj.
Ai iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, duke sqaruar se buxheti afatmesëm garanton mjetet e nevojshme për këtë projekt madhor.
Për bonusin e fundvitit, Malaj tha se vendimi do të merret në shtator, në varësi të ecurisë ekonomike.
“Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, tha Malaj.
Ndërsa bonuset e pranverës nuk janë më pjesë e politikës buxhetore, pasi skema e re synon rritje të rregullt të pensioneve.
“Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, tha Malaj.
Ministri bëri të ditur se viti 2026 sjell për herë të parë indeksimin 2,5% të pagave në administratë, ndërsa disa kategori do të përfitojnë edhe rritje të ndjeshme: shoferët, sanitarët, arkivistët, punonjësit e protokollit, infermierët, mjekët dhe policët, të cilëve për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë, me rritje deri në 25%.
“Përfitues të indeksimit janë të gjithë punonjësit, nga shoferi, deri te niveli më i lartë. Ndërsa për disa kategori do të kemi rritje të pagave. Konkretisht, punonjësit e shërbimeve mbështetëse ku përfshihen shoferët, sanitarë, arkivistë, protokoll etj. Por rritje do të përfitojnë dhe infermierët, mjekët dhe policët, që për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë. Rritja për këta të fundit arrin deri në 25%”, tha Malaj.
Malaj gjithashtu konfirmoi se institucionet ndërkombëtare kanë dhënë dakordësinë e tyre për projektin.
“Paqja fiskale nuk është amnisti. Ne nuk ofrojmë siguri juridike për evazorët, nuk amnistojmë ata me ndjekje penale, ata me vendim gjykate, ata që janë në hetim tatimor. Mbi të gjitha, kemi vënë një kufi që tatimfitimi që do të duan të rideklarojnë nuk mund të jetë më shumë se 30% e tatimit të deklaruar. Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin”, tha Malaj.
“E vetmja rezervë që ka FMN, ka të bëjë me cenimin e progresit të arritur deri më tani në mbledhjen e taksave. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar. Kjo nismë është bazuar në modelin italian. Pra është një praktikë europiane”, deklaroi Malaj. -

Kampusin e ri të Akademisë së Forcave Të Armatosura, Vëngu dhe Kumbaro inspektojnë punimet: Investim që i shërben sigurisë kombëtare
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7 600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionisteve të ardhshëm të FA.
Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional.
Ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare.“Jemi në kushtet kur 80 përqind e punës ka mbaruar dhe në një situatë ku kemi një numër shumë të madh regjistrimesh. Këtë vit kemi pasur një numër rekord: 1630 aplikime për vetëm 80 vende. Në muajin shkurt do të jetë gati për të nisur programet bachelor dhe master, sepse përvecc një akademie ushtarke të mirëfilltë përgatit edhe profesionistë të inxhinierisë apo ekonomisë që i shërbejnë kryqëzimit të jetës civile me aktivitetin e forcave të armatosura. Do të kemi një ofertë akademike e cila përveç kurseve akademike, do të ketë edhe kurse të specialiteteve, sicc është masteri në sigurinë kibernetike që po bëhet gjithnjë e më atraktiv, por për të mbështetur edhe sektorë të tjerë shtetërorë që kanë nevojë për kapacitete”, tha ministri Vengu.
Më tej në fjalën e tij, ministri Vengu shpjegoi se studentët e kësaj akademie trajtohen me pagesë gjatë periudhës së studimeve dhe kanë mundësinë e specializimit në akademi prestigjoze të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ky investim konsolidon rolin e FA në edukimin e sigurisë kombëtare dhe vendos një standard të ri për arsimimin ushtarak në Shqipëri, si pjesë e vizionit të integrimit euroatlantik dhe modernizimit të institucioneve të mbrojtjes./vizionplus.tv -

Gjermania “i del përballë” Rusisë: Boll me lojëra, dimë edhe ne të shkatërrojmë
Zgjerimi i sulmeve hibride të Rusisë me dronë, sabotim dhe dezinformim, i ka vënë në lëvizje ekspertët gjermanë dhe politikanët, të cilët paralajmërojnë se situata është serioze dhe nuk mund të qëndrohet më duarkryq, por duhet vepruar.
Alarmi është unanim. “Po shohim një përshkallëzim intensiv të situatës”, deklaroi Silke Wilms, nënkryetare e shërbimit të inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, shton ajo.
“Po përjetojmë sulme kibernetike, anashkalimin e sanksioneve, zjarrvënie, të gjitha në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë, Gjermania është shënjestër e sulmeve hibride çdo ditë”, thekson Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt nga Unioni Kristiansocial (CSU).
“Demokracia është nën presion nga brenda dhe nga jashtë”, paralajmëron Holger Münch, drejtor i Policisë Federale Kriminale. Ministri Dobrindt e quan intensitetin e sulmeve ndaj shoqërisë së hapur një “test stresi për demokracinë”.
Regjimi i Vladimir Putinit duket se po sulmon në një front të gjerë. Në luftën kundër kërcënimeve hibride, qeveria gjermane vendosi këtë javë: në të ardhmen, Bundeswehri do të lejohet të rrëzojë dronë në territorin gjerman.
Kjo më parë ishte përgjegjësi ekskluzive e policisë. Policia, megjithatë, po planifikon të krijojë “njësi shtesë dronësh”.
Ministri Dobrindt njofton se Gjermania do të ashpërsojë përgjigjen e saj ndaj sulmeve: “Kushdo që na sulmon në hapësirën kibernetike duhet të jetë i vetëdijshëm: ne do të mbrohemi në të ardhmen! Mos harroni, dimë edhe ne të sulmojmë e të shkatërrojmë, ishte mesazhi i tij.Top Channel
-

S’ka më bonus fundviti? Ministri Malaj trondit pensionistët me deklaratën e fundit, zbulon planin që ndryshon gjithçka
Ministri i Financave Petrit Malaj, gjatë një interviste televizive, ka sqaruar se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po mbaron. Viti 2026 është dëshmi e kësaj politike, pasi objektivi i qeverisë është që deri në fund të mandatit, pensioni mesatar të arritjë në 400 euro. Në përgjigje edhe të akuzave të opozitës, e cila thotë se fondi për bonusin është ndarë përgjatë gjithë vitit, ministri nga studio e emisionit “E-ZONE” sqaroi se paratë për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.
“Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm, ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1.7 miliardë euro”, – tha Malaj në Vizion Plus.
Por pavarësisht rritjes që parashikon qeveria të pensioneve, drafti ekonomik për vitin e ardhshëm nuk ka parashikuar bonus në fund të vitit. Ministri Malaj ka një përgjigje për këtë fakt.
“Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, – tha Malaj.
Por këtë vit, pensionistët përpara zgjedhjeve të përgjithshme morën një bonus dhe u premtua se do të marrin çdo vit bonus në pranverë. Por pse për bonusin e pranverës nuk flitet më?
“Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, – tha Malaj.
Pyetje: Pra mund të themi që po mbaron koha e bonuesve dhe do të kemi rritje çdo vit?
“Po, kjo është politika jonë”, përfundoi ministri Malaj. -

Padia e Ramës në Kushtetuese pezull, avokati: Është cënuar ekzekutivi!
Avokati Edmond Petraj ka folur për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili e ka konsideruar një ndërhyrje brutale në ekzekutiv.Avokati Petraj tha se ka një tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri.
“Në vazhdimësi ka pasur një përplasje mes demokracisë dhe drejtësisë që po jep problematikat e veta. Të shohësh vazhdimësinë e disa kryetarëve të bashkisë, janë ato defekte që patjetër duhet ndërhyrë. Dhe duhen parë në vazhdimësi. Për mendimin tim kemi tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri dhe ka hyrë në territorin e një institucioni. Tejkalimi i kompetencës është që një funksionar kushtetues, ministri apo zëvendëskryeministër, kemi emërim dekretim dhe votim në parlament. Por Rama e ka respektuar vendimin e gjykatës në heshtje…por nuk e ka ekzekutuar sepse thotë do të pyes Gjykatën Kushtetuese dhe kjo është e drejtë që e parashikon kushtetuta. Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”, tha ai.
Gjatë intervistës, Petraj vlerësoi figurën dhe punën e Dumanit duke theksuar se nën drejtim e SPAK ka treguar një integritet dhe korrektësi në lidhje me institucionit.
Gjithashtu shtoi se pasuesi i Dumanit duhet të jetë gjithashtu një figurë shumë serioze dhe se kriteri më i rëndësishëm sipas avokatit është integriteti personal.
“Ky institucion duhet të jetë në një të njëjtën integritet dhe më pas siç ishte zoti Dumani. Edhe katër figurat mendoj që kanë vlerat të duhura. Por mbetet për t’u parë se kush do t’i përfaqësojë denjësisht për 3 vite institucionin. Kush do jetë personazhi që do menaxhojë pjesë e problematikave të brendshme të institucionit. Por kriteri më i rëndësishëm i përzgjedhjes do të jetë integriteti personal dhe korrekt për institucionin.
Unë mendoj që pjesa e zotit Dumani klasifikohet si nga njerëzit më korrekt, integritet dhe është një nga njerëzit i palakuar në pjesë e aferave. Kandidatura e re duhet të jetë shumë serioze, korrektet, sidomos në ditët në vijim ku do të ketë edhe shumë dosje…Pra mendoj që figura që do jetë këtë radhe do ketë një volum pune të jashtëzakonshme sepse do të mbajë peshën e dosjeve dhe hetimeve që janë bërë”, tha ai. -

Ministri i Financave, Petrit Malaj, takim me homologun e Katarit, bashkëpunim ekonomik dhe financiar
Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim në Doha me ministrin e Financave të Shtetit të Katarit, Ali bin Ahmed Al Kuwari, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Doha Forum.
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, me fokus në krijimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta që mbështesin investimet, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.Ministri Malaj vlerësoi partneritetin me Katarin dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë.
Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin strategjik dhe për të krijuar ura të reja partneriteti mes dy vendeve. ATSH
