Procesi i hartimit të Kodit të ri Penal vijon me tryezat konsultuese. Sot, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ku kërkoi nga avokatët një rol thelbësor në finalizimin e draftit.
Ministri Lamallari theksoi se procesi nuk është i mbyllur, por synon një debat profesional të hapur dhe gjithëpërfshirës për të modernizuar politikën penale të vendit.
Modernizimi dhe qëllimi i BE-së
Lamallari u shpreh se drafti i ri ka për qëllim të forcojë proporcionialitetin e dënimeve, të rrisë qartësinë dispozitive dhe t’i japë sistemit penal mjete efektive dhe moderne. Një nga objektivat kryesorë është harmonizimi me acquis communautaire dhe praktikat evropiane, në përputhje me objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Një shtyllë kyçe, ku kërkohet kontributi i avokatëve, është grupi i veprave penale që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, proceset gjyqësore dhe autoritetin e vendimeve.
“Forcimi i mbrojtjes penale të sistemit të drejtësisë nuk është në interes të institucioneve, por në interes të qytetarëve, të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe të besimit publik te drejtësia,” theksoi Ministri.
Thirrje për kontribut real
Duke vlerësuar rolin e avokatëve si zëri i qytetarëve dhe garantues të të drejtave, Lamallari bëri një thirrje të qartë për të kaluar nga kritikat e përgjithshme në propozime me vlerë praktike.
“Avokatët shohin çdo ditë në praktikë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon. Prandaj kontributi juaj nuk është vetëm i mirëseardhur, por i domosdoshëm,” tha ai.
Ministri ishte i prerë në pritshmëritë e tij:
“Ne presim prej jush komente konkrete, propozime të argumentuara, sugjerime për balancimin e masave penale, shembuj krahasimorë dhe modele të praktikës më të mirë. E po kështu edhe dispozita të shkruara prej jush. Ky është kontribut real që vlen më shumë sesa komentet gjeneraliste.”
Synimi i kësaj tryeze ishte qartësimi i dispozitave, identifikimi i nevojave për riformulime, testimin e koherencës dhe proporcionalitetit të politikës së re penale, përpara se drafti të kalojë në fazën e finalizimit.
Tag: ministri
-

Kodi i Ri Penal/ Lamallari me avokatët: Kontributi juaj është i domosdoshëm, presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste
-

Ministri merr nismën e pazakontë, fton në takim ata që e shajnë në internet
Bota E Premte, 14 Nëntor 2025 20:52
Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen ka bërë atë që akush nuk e kishte menduar. Ai ka ndjekur një qasje të pazakontë për t’u afruar me njerëzit që postojnë komente armiqësore kundër tij në internet. Ministri krijoi një grup në Facebook për ata që e urrejnë. Në një postim mbrëmjen e djeshme, Rasmussen i ftoi kritikët e tij që i janë bashkuar grupit të urrejtësve, deri tani rreth 440 anëtarë, në një takim privat.
“Ju shkruani këtu me zell, kështu që le të takohemi vërtet. Gjeta një dhomë dhe mora një tavolinë. Kjo do të thotë që mund të vini dhe të më tregoni pse më urreni. Premtoj t’ju dëgjoj. Do të shohim nëse një ndryshim në mendime mund të shndërrohet në një diskutim”, shkruante ministri danez.
Takimi është planifikuar të zhvillohet në një vend në qendër të Kopenhagenit të shtunën në mbrëmje. Lokke është një nga politikanët më të shquar të Danimarkës dhe ka qenë cak i kritikave për profilin e tij të lartë. Politikani liberal shërbeu si kryeministër nga viti 2009 deri në vitin 2011 dhe përsëri nga viti 2015 deri në vitin 2019. Që nga fundi i vitit 2022, ai ka shërbyer si ministër i Jashtëm nën drejtimin e kryeministres socialdemokrate Mette Frederiksen. -

“Eja më trego pse më urren”, ministri merr nismën e pazakontë, fton në takim ata që e shajnë në internet
Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen ka ndjekur një qasje të pazakontë për t’u afruar me njerëzit që postojnë komente armiqësore kundër tij në internet.
Rreth dy javë më parë, ish-kryeministri dhe udhëheqësi aktual i Partisë së Moderuar krijoi një grup në Facebook për ata që e urrejnë, një grup i titulluar: “Alle os der hader Lars Løkke“.
Në një postim mbrëmjen e djeshme, Rasmussen i ftoi kritikët e tij që i janë bashkuar grupit të urrejtësve, deri tani rreth 440 anëtarë, në një takim privat.
“Ju shkruani këtu me zell, kështu që le të takohemi vërtet. Gjeta një dhomë dhe mora një tavolinë. Kjo do të thotë që mund të vini dhe të më tregoni pse më urreni. Premtoj t’ju dëgjoj. Do të shohim nëse një ndryshim në mendime mund të shndërrohet në një diskutim”, shkroi ministri i Jashtëm danez.
Takimi është planifikuar të zhvillohet në një vend në qendër të Kopenhagenit të shtunën në mbrëmje.
Lokke është një nga politikanët më të shquar të Danimarkës dhe ka qenë cak i kritikave për profilin e tij të lartë.
Politikani liberal shërbeu si kryeministër nga viti 2009 deri në vitin 2011 dhe përsëri nga viti 2015 deri në vitin 2019. Që nga fundi i vitit 2022, ai ka shërbyer si ministër i Jashtëm nën drejtimin e kryeministres socialdemokrate Mette Frederiksen.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në Danimarkë të martën e ardhshme. Do të jetë hera e parë që të Moderuarit e Lokke Rasmussen do të marrin pjesë në zgjedhje lokale dhe rajonale që nga themelimi i partisë në vitin 2022.
Megjithatë, duke pasur parasysh vlerësimet e ulëta në sondazhe, pritjet për një rezultat të mirë mbeten të ulëta. -

“Gilmando Dani ‘bodyguard’ i Blendi Gonxhes”/ Ministri i përgjigjet Berishës: U pa puna, do i provosh në gjykatë të gjitha
Ministri Blendi Gonxhe iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, më e fundit ajo e djeshme, ku tha se ka pasur truprojë Gilmando Danin.
Në një reagim, ministri shprehet se të gjitha akuzat, Sali Berisha do duhet t’i provojë në gjykatë, duke nënkuptuar se do e padisë për shpifje.
“Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”-shkruan Gonxhe.Top Channel
-
Ministri Gonxhja e paralajmëroi me padi pas deklaratave të tij, Berisha: Do t’i nxjerr dhjetëra dëshmitarë!
Pas deklaratave të Sali Berishës, i cili akuzoi se Gilmando Dani ka qenë truprojë e ministrit Blendi Gonxhja, ministri reagoi duke paralajmëruar se do ta çojë çështjen në gjykatë.
Berisha i është përgjigjur menjëherë këtij paralajmërimi, duke shprehur gatishmërinë për t’u përballur në proces gjyqësor dhe duke thënë se do të paraqesë shumë dëshmitarë për të provuar, sipas tij, lidhjet e Gonxhjes me grupe kriminale.
“Gonxhja, së bashku me bandën e Vorës gjatë kësaj fushate në Tiranë, ka qenë personi më i lidhur me ta. Hoxha të paktën nuk ka reaguar, ndërsa Gonxhja është, në tërësi, produkt i bandave,” deklaroi Berisha.
Berisha: Absolutisht, që Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky kjo është e provuar. Unë do ti nxjerr atij dhjetëra dëshmitare. Kjo nuk bëhet me dokumente, por e dinë që Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur. Hoxha kaishte këtë Sheqerin dhe nuk ka reaguar të paktën. Gonxhe është totalisht produkt i bandave. -

“Shaljani financues i fushatës, Dani truprojë e Gonxhes”, minsitri çon në Gjykatë Sali Berishën: Fake News
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i është përgjigjur akuzave të kreut demokrat, Sali Berisha i cili e ka lidhur figurën e ministrit me atë të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit.
Berisha, pas atentatit të Rinasit më 11 nëntor, ku mbeti i varër Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë Muçi Shajani, deklaroi se Shaljani ka bërë fushatë për ministrin Gonxhe, ndërsa Dani ka qenë truproja dhe financuesi i tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhe ka hedhur poshtë këto akuza duke paralajmëruar dhe padi ndaj ish-kryeministrit Berisha.Sipas tij, as Shaljanin, por as Danin nuk i ka njohur më herët dhe se me figurën e tyre është njohur vetëm së fundmi përmes mediave pas atentatit që iu bë pasditen e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit.
“Fake News! Lajm i Rremë! Gënjeshtra !Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, shkruan Gonxhe. -

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj/ “Pr.buxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për..”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve.
Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen. “Teksa bëjmë vlerësime të skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, të cilat do të shoqërohen edhe me ndryshime strukturore që do të prekin pensionet,” tha Malaj.
Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak.
“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneveËshtë menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë.”, tha ai.
Konferenca e përbashkët me FMN dhe BSH, Malaj: Projektbuxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për pensionistët dhe…
Pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar zhvilluan një konferencë të përbashkët, ku u diskutuan zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare të vendit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se pritet një ulje e borxhit publik dhe theksoi se projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë. Ai shtoi se fokusi kryesor i investimeve do të vazhdojë të jetë sektori i turizmit dhe pasuritë e paluajtshme, ndërkohë që investimet e huaja janë rritur me 7% gjatë këtij viti.
“Projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet tona. Ai përfshin forcimin e sektorit të mbrojtjes, kujdes të veçantë për pensionistët dhe reduktimin e vazhdueshëm të borxhit publik. Ky buxhet garanton ruajtjen e balancës fiskale dhe konsolidimin e stabilitetit ekonomik,” deklaroi ministri Malaj.
-

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj/ “Pr.buxheti vitit 2026, kujdes të veçantë për..”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve.
Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen. “Teksa bëjmë vlerësime të skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, të cilat do të shoqërohen edhe me ndryshime strukturore që do të prekin pensionet,” tha Malaj.
Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak.
“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneveËshtë menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë.”, tha ai.
Konferenca e përbashkët me FMN dhe BSH, Malaj: Projektbuxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për pensionistët dhe…
Pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar zhvilluan një konferencë të përbashkët, ku u diskutuan zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare të vendit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se pritet një ulje e borxhit publik dhe theksoi se projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë. Ai shtoi se fokusi kryesor i investimeve do të vazhdojë të jetë sektori i turizmit dhe pasuritë e paluajtshme, ndërkohë që investimet e huaja janë rritur me 7% gjatë këtij viti.
“Projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet tona. Ai përfshin forcimin e sektorit të mbrojtjes, kujdes të veçantë për pensionistët dhe reduktimin e vazhdueshëm të borxhit publik. Ky buxhet garanton ruajtjen e balancës fiskale dhe konsolidimin e stabilitetit ekonomik,” deklaroi ministri Malaj.
-

“Në gjykatë për çdo akuzë”/ Tha se Gilmando Dani ishte badigardi i tij në fushatë, Gonxhja përgënjeshtron Berishën: 81-vjeç e s’tu zbardh…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka përgenjeshtruar Sali Berishën për deklaratën se Gilmando Dani, që u vra në atentat pranë Aeroportit të Rinasit, kishte qenë bodyguard dhe financues i fushatës së tij. Berisha akuzoi se Dani ishte edhe krahu i djathtë i ish-ministrit Ervin Hoxha.
Në një reagim në rrjete sociale, ministri thotë se deklarata e Berishës është një gënjeshtër dhe se Gilmando Danin nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë dhe se emrin e tij e ka dëgjuar në lajme. Më tej, ministri e ironizon edhe për gafën që bëri teksa tha se Dani ishte krahu i djathtë i Ervin Salianjit.
E paralajmëron gjithashtu se do të përballet në gjykatë me çdo akuzë publike që ka bërë.
“Fake News. Lajm i Rremë. Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, ka shkruar ministri Gonxhja.
-

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas
Detaje të reja janë mësuar lidhur me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Raportohet se eskorta e delegacionit që ka kaluar ka qenë e një ministri të Malit të Zi.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.