Tag: ministri

  • Moti i keq/ Reshje intensive, shtrëngata e dëborë, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dalin në terren

    Moti i keq/ Reshje intensive, shtrëngata e dëborë, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dalin në terren

    foto e shperndare nga ministri Vengu

    TIRANË- Sot priten që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga moti i keq. Vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu, të cilat mund të shtojnë rrezikun për përmbytje, por reshje me intensitet të lartë deri dhe në formën e shtrëngatave priten në qendër e jug dhe dëborë në zona të thella malore.
    Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar qytetarët në disa zona të vendit, se si pasojë e motit të keq, mund të rrezikohen përmbytje në disa zona. Ndwrkohw gjatw natws, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dalë në terren. Ministri Pirro Vengu ka shpërndarë pamjet e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë gati të përballojnë kushtet e këqija të motit, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve.
    “Gjithmonë gati. Foto e orëve të vona me personelin e stacionuar në Regjimentin e Kembësorisë së Veriut”, shkruan ministri.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e angazhuar në monitorimin, koordinimin e masave parandaluese dhe reagimin në kohë në rast të përshkallëzimit të situatës./ZËRI

  • Çështjet e BE-së/ Ministri i jashtëm gjerman vjen në Shqipëri

    Çështjet e BE-së/ Ministri i jashtëm gjerman vjen në Shqipëri

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul ka mbërritur në Shqipëri.
    Wadephul është pritur nga homologia shqiptare Elisa Spiropali.
    Wadephul pritet të shkëmbejë bisedime në lidhje me çështjet e BE dhe ato dy palëshe.
    Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman vjen pas lajmit për hapjen edhe të grupkapitullit të fundit për Shqipërinë në procesin e saj për anëtarësimin e saj në BE.

  • ‘SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer’/ Wadephul: U binda për këtë

    ‘SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer’/ Wadephul: U binda për këtë

    Ministri i Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul ka vizituar sot Tiranën në kuadër të një turi rajonal që do të mbajë në Ballkanin Perëndimor.
    Në konferencën e përbashkët me homologen shqiptare Elisa Spiropali Wadephul tha se zemra e një shteti demokratik është drejtësia e pavarur dhe deklaroi se për këtë ka shkëmbyer opinionet me kreun e SPAK Altin Dumani dhe pas këtij takimi u bind se Struktura e Posaçme ka bërë një punë të shkëlqyer. Ministri gjerman tha se vendi i tij do të mbështesë qeverinë shqiptare në këtë aspekt me besimin se qeveria mbështet SPAK-un.
    “Nëse Shqipëria vijon në rrugën që ka nisur shanset e anëtarësimit janë shumë të larta.
    Një sistem drejtësie i pavarur ka rëndësi qendrore pasi është zemra e një shoqërie demokratike. Kam shkëmbyer mendimet e mia me drejtuesin e SPAK. Nëse Shqipëria arrin progres në këtë drejtim ka dhe do të ketë vlerësimin tonë. Në menaxhimin e këtyre sfidave jemi krah për krah me qeverinë shqiptare.
    SPAK në këndvështrimin tim po bën një punë të shkëlqyer dhe u binda dhe një herë pas takimit me Dumanin. Kjo Strukturë merr mbështetje dhe nuk kam dyshim se qeveria i jep mbështetjen e saj kësaj strukture”, deklaroi Wadephul.

  • Nis diskutimi i paketës fiskale në komisione, Malaj: Vëmendje paqja fiskale, pas saj nis mbledhja me forcë e detyrimeve të papaguara

    Nis diskutimi i paketës fiskale në komisione, Malaj: Vëmendje paqja fiskale, pas saj nis mbledhja me forcë e detyrimeve të papaguara

    Pas depozitimit në kuvend kanë nisur diskutimet e paketës fiskale në komisionet parlamentare.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi në Komisionin e Ligjeve 8 projektligjet me ndryshimet që do të bashkëshoqërojnë buxhetin e viti 2026 me në fokus kryesor paqen fiskale. Faturë e cila sipas ministrit deri në fund të 2024 arriti në 160 miliardë lekë.
    “Me projektligjin e Faljes së Detyrimeve Tatimore dhe Doganore, mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra që tashmë janë parashkruar. Më konkretisht mund të themi se marrëveshja e paqes fiskale, e cila do të zbatohet për periudhën 2026-2028. Borxhi i krijuar përpara 2014-ës është 100 miliardë lekë, pra që prej viteve 90’ deri në 2014-ën. Ndërsa në fund të 2024-ës borxhi ka arritur deri në 160 miliardë lekë.  Do të përfitojnë 202 mijë tatimpagues të cilët rezultojnë me borxhe”, u shpreh ministri i Financave, Petrit Malaj.
    Deputetë të opozitës e kundërshtuan këtë paqe duke e cilësuar si një amnisti fiskale që do të nxis informalitetin.
    “Ne nuk jemi duke ndërmarrë një amnisti fiskale. Nuk jemi në kushtet e një aminsitie fiskale për 3 fakte. Është një ligj I thjesht jo amnisti me 3/5 e votave. Kjo marrëveshje nuk ofron siguri juridike, ata që bëjnë evazion fiskal janë në hetim penal. Në rast se burimi i të ardhurave vijnë nga burime të dyshimta asnjë element nuk ofron mbrojtje. Nëpërmjet paqes fiskale ne nuk falim asnjë përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që mund të jetë nën hetim apo në procese gjyqësore”, tha Malaj.
    Ministri Malaj e konsideron paqen fiskale si shansin e fundit teksa më pas do të nisi mbledhja me forcë e detyrimeve të papaguara.
    “Është nisma e fundit kemi përmirësuar masat për të forcuar mbledhjen e të ardhurave, do të shkohet deri të bllokimi i llogarive bankare por dhe konfiskimi i aseteve. Dhe më pas nga shitja e aseteve do të mbulohen detyrimet tatimore”, u shpreh ministri.
    Paketa fiskale u miratua në parim në Komisionin e Ligjeve me 11 vota pro ndërsa pritet të kalojë edhe në komisionet e tjera

    Top Channel

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropa mund të ketë përjetuar verën e saj të fundit paqësore. Reagon ashpër Moska

    Ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropa mund të ketë përjetuar verën e saj të fundit paqësore. Reagon ashpër Moska

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se vera e kaluar “mund të ketë qenë vera e fundit paqësore” për Evropën, pasi vlerësoi se një konflikt i mundshëm midis NATO-s dhe Rusisë mund të ndodhte para vitit 2029. Deklaratat provokuan një reagim të menjëhershëm nga Moska.
    Pistorius tha se Gjermania dhe NATO e konsideronin të mundur një sulm rus ndaj Aleancës nga viti 2029 e tutje, megjithatë, vlerësimet më të reja flasin për një përshkallëzim të mundshëm që në vitin 2028.
    “Disa historianë ushtarakë besojnë se ne e kemi përjetuar tashmë verën e fundit paqësore”, tha ai.

    Ministri gjerman theksoi se vendet e NATO-s kanë nevojë urgjente për modernizim dhe riarmatim, duke vënë në dukje se Gjermania është tashmë në një fazë përgatitjeje.
    Nga viti 2027, qytetarët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të identifikuar rezervistët e mundshëm në të ardhmen në rast emergjence, ndërsa qeveria planifikon të krijojë një forcë të madhe rezervë për të forcuar mbrojtjen e vendit.
    Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar se qëllimi i tij është ta bëjë Bundeswehr-in forcën më të fortë ushtarake në Evropë.
    Pistorius ka treguar gjithashtu se, nëse Gjermania sulmohet, ajo është gati “të vrasë ushtarë rusë”.
    Sipas tij, paqja mund të sigurohet vetëm me forcë dhe gatishmëri për mbrojtje.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, reagoi ndaj deklaratave të Pistorius, duke pohuar se “pas këtyre fjalëve nuk ka dyshim se kush po vepron si agresor “.
    Moska ka qenë veçanërisht kritike ndaj raporteve për një konflikt të afërt, duke akuzuar Gjermaninë për retorikë agresive.
    Deklaratat e Pistorius janë pjesë e një interviste që ai dha më 15 nëntor për Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku ministri gjerman argumentoi se rreziku i luftës nuk është teorik, por kërkon përgatitje dhe vendosmëri nga shtetet e Aleancës.
    Siç vuri në dukje ai, NATO ka aftësi të konsiderueshme parandaluese, përfshirë armët bërthamore, të cilat, sipas tij, kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit, pavarësisht rritjes së tensioneve.

  • Rrezik për përmbytje në vend, ministri i Mbrojtjes thërret mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në Shkodër

    Rrezik për përmbytje në vend, ministri i Mbrojtjes thërret mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në Shkodër

    Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, pas një inspektimi fillestar në disa pika të konsideruara kritike për parandalimin e pasojave nga reshjet e shiut, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu do të drejtojë sot një mbledhje urgjente të Komitetit të Emergjencave Civile.
    Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00, në zyrat e Prefekturës së Qarkut Shkodër, një nga zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut të përmbytjeve dhe situatave të vështira hidrike gjatë reshjeve intensive.
    Sipas njoftimit, inspektimi paraprak është kryer në vendet ku janë identifikuar rreziqe potenciale, me synimin për të garantuar gatishmëri të plotë dhe masa të koordinuara midis strukturave shtetërore, ushtrisë dhe emergjencave civile.
    Mbledhja pritet të fokusohet në vlerësimin e situatës aktuale, përditësimin e planeve të reagimit dhe përcaktimin e masave të menjëhershme për menaxhimin e mundshëm të situatave problematike që mund të shkaktojnë reshjet në vijim.

  • Ministri Blendi Gonxhja ndan shifrat e vizitorëve të huaj që kanë hyrë në vendin gjatë dhjetë muajve: Nga janari Shqipëria ka mirëpritur…

    Ministri Blendi Gonxhja ndan shifrat e vizitorëve të huaj që kanë hyrë në vendin gjatë dhjetë muajve: Nga janari Shqipëria ka mirëpritur…

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat e vizitorëve që kanë vizituar vendin në 10 muajt e këtij viti.

    Në një postim në Facebook ministri Gonxhja ka bërë me dije së në 10 muajt e vitit 2025 Shqipëria ka mirëpritur 11,137,328 vizitorë të huaj.
    Postimi i plotë:
    Shqipëria ka mirëpritur 11,137,328 vizitorë të huaj nga Janari deri në Tetor 2025, ose 7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Vetëm në Tetor 2025 janë regjistruar 908,642 vizitorë, një ritëm që dëshmon transformimin e turizmit gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë.

    Top Channel

  • Ministri gjerman: Sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

    Ministri gjerman: Sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

    Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul u ka kërkuar shteteve të Ballkanit Perëndimor të zbatojnë reforma të mëtejshme, duke thënë se kjo është thelbësore për të çuar përpara përpjekjet e tyre afatgjata për anëtarësim në BE dhe për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të ushtruar ndikim në rajon.
    “Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave themelore janë të panegociueshme”, tha Wadephul të dielën përpara se të nisej për një udhëtim në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
    Ai tha se angazhimi ndaj vlerave të përbashkëta është një parakusht për anëtarësimin në BE.
    Në vitin 2003, Bashkimi Evropian ra dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin të pranueshme për t’u bërë anëtare pasi të kishin përfunduar një numër reformash.
    Sot, shtetet janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, me zhgënjim në rritje për shkak të procesit të gjatë, i cili për disa vende është zvarritur prej dekadash.
    BE-ja ka frikë se kjo mund t’i shtyjë disa të kthehen drejt rivalëve politikë si Kina dhe Rusia.
    “Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë një pjesë integrale e familjes evropiane”, tha Wadephul, duke shtuar: “BE-ja nuk është një premtim i largët, por një perspektivë konkrete”.
    Mali i Zi konsiderohet vendi më i përparuar në procesin e pranimit në BE, por ende nuk ka një datë në horizont për t’u bashkuar me bllokun.
    BE-ja ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014, përkatësisht.
    Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022, ndërsa Bosnja-Hercegovina mban statusin e kandidatit, por ende nuk ka hyrë në negociata. Kosova është një vend kandidat potencial.
    Shumë janë të gatshëm të zbatojnë reforma të gjera për një të ardhme në BE, tha ministri i jashtëm gjerman. “Sepse kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj bashkësie ligjore dhe zone ekonomike duhet të marrë përgjegjësi – edhe nëse kjo kërkon hapa të vështirë.”
    Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë, në mënyrë që të forcojnë pavarësinë dhe sovranitetin e tyre.
    “Ne në Gjermani e dimë sa e dhimbshme dhe në të njëjtën kohë e nevojshme mund të jetë kjo”, shtoi ai, duke kujtuar se si Gjermania u shkëput nga furnizimet me gaz rus pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska.
    Turneu i Wadephul fillon të dielën në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë, ku ai planifikon të takohet me tre anëtarët e presidencës, të përbërë nga një përfaqësues nga grupet etnike boshnjake, serbe dhe kroate.
    Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me Christian Schmidt, Përfaqësuesin e Lartë të bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjën dhe Hercegovinën sipas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund një lufte civile trevjeçare në vitin 1995.
    Të hënën, Wadephul do të udhëtojë për në Mal të Zi dhe Shqipëri, dhe më pas do të fluturojë për në Serbi në mbrëmje./ DPA News.

  • ‘Bisedimet e paqes për Ukrainën janë të pashmangshme’, Turqia: Mund të ndodhë në vendin tonë

    ‘Bisedimet e paqes për Ukrainën janë të pashmangshme’, Turqia: Mund të ndodhë në vendin tonë

    Perspektiva e negociatave të paqes për Ukrainën tashmë po merr formë dhe është e mundur që ato të zhvillohen në Turqi, tha Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një intervistë me kanalin televiziv A Haber.

    “A do të shtrohet një tryezë për bisedime paqeje [për Ukrainën] në Turqi në të ardhmen e afërt? Ne tani besojmë se po. Unë besoj se do të ndodhë në Turqi. Mund të zhvillohet diku tjetër, por jam i bindur se koha për paqe ka ardhur tashmë dhe do të vijë”, tha ministri.

    Ministri i Jashtëm beson se konflikti në Ukrainë është aktualisht në pikën më të afërt me përfundimin. “Sipas mendimit tim, kjo luftë është tani në pikën më të afërt me ndalimin. Ne shohim se të gjitha kushtet për një armëpushim janë pjekur tashmë”, tha ai.

    Fidan deklaroi se është e nevojshme “të zhvillohen negociatat e nevojshme dhe të bëhet një hap përpara”. “Ne kemi propozime në këtë drejtim. Shpresoj që ato do të zbatohen”, shtoi ministri i jashtëm.

  • Ministri Lamallari takon avokatët për Kodin e ri Penal: Presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste

    Ministri Lamallari takon avokatët për Kodin e ri Penal: Presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste

    Procesi i hartimit të Kodit të ri Penal vijon me tryezat konsultuese. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një takim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ku kërkoi nga avokatët një rol thelbësor në finalizimin e draftit. Ministri Lamallari theksoi se procesi nuk është i mbyllur, por synon një debat profesional të hapur dhe gjithëpërfshirës për të modernizuar politikën penale të vendit.
    Lamallari u shpreh se drafti i ri ka për qëllim të forcojë proporcionialitetin e dënimeve, të rrisë qartësinë dispozitive dhe t’i japë sistemit penal mjete efektive dhe moderne. Një nga objektivat kryesorë është harmonizimi me acquis communautaire dhe praktikat evropiane, në përputhje me objektivin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Një shtyllë kyçe, ku kërkohet kontributi i avokatëve, është grupi i veprave penale që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, proceset gjyqësore dhe autoritetin e vendimeve. “Forcimi i mbrojtjes penale të sistemit të drejtësisë nuk është në interes të institucioneve, por në interes të qytetarëve, të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe të besimit publik te drejtësia”.

    Duke vlerësuar rolin e avokatëve si zëri i qytetarëve dhe garantues të të drejtave, Lamallari bëri një thirrje të qartë për të kaluar nga kritikat e përgjithshme në propozime me vlerë praktike. ”Avokatët shohin çdo ditë në praktikë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon. Prandaj kontributi juaj nuk është vetëm i mirëseardhur, por i domosdoshëm”,-tha ai.