Tag: ministren

  • VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP

    VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP

    E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn u takua sot me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. 
    Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës amerikane, lidhur me takimin thuhet se VanHorn foli mbi një plan për të ofruar ekspertizë amerikane lidhur me partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. 
    Postimi i Ambasadës amerikane: 
    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë. 

  • Nancy VanHorn takon ministren Ibrahimaj: Do çojmë përpara vizionin e presidentit Trump

    Nancy VanHorn takon ministren Ibrahimaj: Do çojmë përpara vizionin e presidentit Trump

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit.
    Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.
    Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë./vizionplus.tv

  • Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën dhe Ministrin e Jashtëm: Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

    Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën dhe Ministrin e Jashtëm: Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

    Mëngjesin e sotëm, Spiropali është takuar me Ministren për Europën, Marie Bjerre, mbi objektivat për avancimin e mëtejshëm të agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE.
    Spiropali shkruan se Danimarka mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
    Ministrja thekson se “nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda Nëntorit grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit”.
    Postimi i plotë:
    Kënaqësi të rikthehem në Kopenhagen të Danimarkës, pak pas Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të ndarë me Ministren e Çështjeve Europiane, Marie Bjerre, objektivat për avancimin e agjendës së integrimit të Shqipërisë në 🇪🇺.
    Nën Presidencën Daneze të BE mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda Nëntorit grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit. Po brenda kësaj Presidence besojmë fuqimisht se do të nisim me mbylljen e grupkapitujve ku kemi plotësuar kriteret, duke filluar me grupkapitullin 6 – “Marrëdhëniet me Jashtë”, për të prekur një tjetër moment vendimtar në rrugëtimin tonë historik drejt Europës.
    Me Ministren Bjerre iu bashkuam tryezës së Institutit Rasmussen Global për ndikimin e procesit të zgjerimit në të ardhmen e Europës, në prezencën e Dhomave të Tregtisë daneze, ku theksova se për Shqipërinë, rruga drejt anëtarësimit është histori e një transformimi të thellë politik, ekonomik e shoqëror.
    Gjatë kësaj vizite, Ministrja Spiropali do të takohet gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.
    Ministrja Spiropali do të zhvillojë gjithashtu një takim me Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit danez, të kryesuar nga kryetari Christian Friis Bach, si dhe do të mbajë një fjalë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”, e cila do të fokusohet në arkitekturën e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrim me acquis dhe në vlerën përbashkuese që këto reforma i shtojnë dinamikave të zgjerimit të BE-së.
    Gjatë ditës, Spiropali do të takohet me ish Kryeministrin danez dhe ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
    Vizita në Kopenhagë vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Danimarkës, duke pasqyruar përkushtimin e përbashkët për forcimin e dialogut dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

    Top Channel

  • “Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”, Rama ironizon ish-ministren britanike

    “Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”, Rama ironizon ish-ministren britanike

    Kryeministri Edi Rama ironizoi ish-ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Bravermann, e cila sipas tij u mor padrejtësisht me shqiptarët që shkonin në Britani përmes Kanalit të La Manshit.
    “Më kujtohen midis gjërave më të çmendura, qesharake, ajo që u quajt referendumi i largimit. Dhe mbaj mend që atëherë ka pasur një poster me një zog të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte “Largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më”. Por çfarë ndodhi? U larguan nga Europa dhe Shqipëria u bë edhe një temë më e madhe”, tha Rama.
    “Problemi nuk është emigracioni, por ku të gjejmë një kokë turku për largimin nga BE. Kur dikush që quhej Suella, kur piketoi shqiptarët… Ku është ajo? Mbajeni mend, mos u merr me shqiptarët, sepse nëse ta mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”.

  • PD kërkon seancë me ministren Koçiu, Balliu: I shmanget llogaridhënies, me hir a me pahir, do të vijë në Komision

    PD kërkon seancë me ministren Koçiu, Balliu: I shmanget llogaridhënies, me hir a me pahir, do të vijë në Komision

    Partia Demokratike ka kërkuar një seancë dëgjimore me ministren e Brendshme, Albana Koçiu. Në një dalje për mediat, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, Klevis Balliu thekso se ministrja i shmanget llogaridhënies.
    Ai theksoi se vendi po përballet me kriminalitet të lartë, që nga vrasjet sipas tij mes bandave, dhe ekzekutimi brenda sallës së gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja.
    DEKLARATANë cilësinë e Nënkryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, bashkë me kolegët e mi, z. Flamur Noka, z. Isuf Çela dhe z. Fatmir Mediu, kemi paraqitur prej disa ditësh një kërkesë zyrtare për zhvillimin e një seance dëgjimore me ministren e Brendshme, lidhur me situatën alarmante të sigurisë në vend.Ngjarjet e ndodhura kohët e fundit kanë tronditur çdo qytetar. Vrasjet e përsëritura në rrugë si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale, vendosja e tritolit në banesën e një deputeti të Kuvendit, ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja dhe mungesa e plotë e sigurisë në institucionet arsimore janë tregues se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të rendit publik dhe të autoritetit të shtetit.Kur edhe institucionet e shtetit nuk janë më të sigurta, atëherë qytetarët e zakonshëm janë lënë tërësisht në mëshirën e fatit.Në vend që ta trajtojë këtë situatë me përgjegjësi dhe urgjencë, znj. Koçiu ka zgjedhur rrugën e propagandës – merret me ndalimin e pirjes së duhanit në zyra apo me qarkullimin e patinave, ndërkohë që rrugët e vendit janë të pushtuara nga kartelet e drogës dhe strukturat kriminale që sfidojnë hapur ligjin.Kjo tregon qartë se qeveria nuk ka as vullnet dhe as aftësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Për ta, prioritet nuk është jeta dhe rendi publik, por ruajtja e imazhit përmes fushatave propagandistike që synojnë të fshehin realitetin dramatik në terren.Refuzimi i ministres për t’u paraqitur përpara Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes është një akt i papranueshëm institucional. Ai tregon mungesë respekti ndaj Kuvendit, ndaj ligjit dhe, mbi të gjitha, ndaj qytetarëve që kërkojnë llogari pse në Shqipëri jeta është bërë e pasigurt, rrugët janë nën kontrollin e grupeve kriminale dhe shteti ka humbur autoritetin e tij.Ne do të vijojmë të këmbëngulim në mënyrë të palëkundur që ministrja e Brendshme të paraqitet përpara Komisionit, me hir a me pahir, për të dhënë llogari mbi kolapsin e rendit dhe sigurisë publike në vend.Shqiptarët kanë të drejtë të dinë pse shteti është tërhequr nga detyra e tij më themelore – mbrojtja e jetës dhe e sigurisë së qytetarëve.

  • “Ke një karrierë të gjatë, si fjalimet e mia”/ Rama fton në Podkast ministren e re të shëndetësisë, kryeministri me batuta: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

    “Ke një karrierë të gjatë, si fjalimet e mia”/ Rama fton në Podkast ministren e re të shëndetësisë, kryeministri me batuta: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

    Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala.

    Rama në nisje të bisedës u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh, duke i thënë se “karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mia”.
    “Kur ika nga Shqipëria bëra një doktoratë në Cambridge, sfida ishte se vija nga një sistem që nuk kishte qenë kaq i përparuar në këtë fushë. Nuk shkon vetëm”, tha ajo.
    Ministrja nuk i ka shpëtuar dhe batutave të Ramës, teksa i tha se duhet të bëjë pak më tepër stërvitje për të përsosur shprehinë në shqip.
    “Duhet të bësh stërvitje me shqipen këtë periudhë”, tha Rama me humor.

    Top Channel

  • Rama me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Keni mundësi të shikoni nga afër ministren e inteligjencës artificiale! Adams: AI është e ardhmja!

    Rama me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Keni mundësi të shikoni nga afër ministren e inteligjencës artificiale! Adams: AI është e ardhmja!

    Rama: Më së fundi ju erdhët pas një premtimi që e keni thënë disa herë, kur kemi kaluar kohë në praninë e shqiptarëve të shkëlqyer nga Nju Jorku. Thashë po kështu që jeni mjaft i interesuar të shikoni nga afër atë çfarë keni dëgjuar për Shqipërinë dhe po kështu për të parë nga afër zhvillimit e turizmit dhe teknologjisë e gjithashtu të shikoni nga afër ministren e inteligjencës artificiale që më thatë se keni dëshirë ta shikonit. Fluturimi i drejtpërdrejt do ishte një arritje e madhe dhe po mundohemi ta përshpejtojmë këtë proces.
    “Shohim një komunitet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur. Inteligjenca Artificiale është e ardhmja. Pas diskutimeve në Nju Yorkut , doja të vija këtu të mësoja më shumë për teknologjinë. Doja të flisja për çështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar të folur më zv ministrat për të parë sesi mund të krijojmë një marrëdhënie simbotike.
    Dua të ftoj të rinjtë të vizitojnë Amerikën, dhe të rinjtë amerikanë të vizitojnë Shqipërinë. Duhet të jemi bashkë të përballemi me sfidat globale, Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar. Ndajmë të njëjtën hapësirë dhe të njëjtat shqetësime. Ka pasur spekulime se përse jam këtu. Arsyeja, jam këtu për të ndërtuar një marrëdhënie dhe miqësi që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Faleminderit që ma bëtë të mundur të vija e të shpenzoja kohë me ju”-u shpreh Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams.

    Top Channel

  • Rama mburret me shpikjen e Diellës: Kuriozitet i madh nga e gjithë bota për ministren tonë me 6 gishta

    Rama mburret me shpikjen e Diellës: Kuriozitet i madh nga e gjithë bota për ministren tonë me 6 gishta

    Kryeministri Edi Rama ka hapur sezonin e pestë të podcast-it ‘Flasim’ i cili është prodhim i vetë i Kryeministrit. Gjatë podcast-it, Rama tha se ka pasur kërkesa të shumta për të pasur ministren Diella të ftuar.
    Sipas tij nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria, i cili ka kapur të gjithë faqet e internetit dhe mediave se sa lajmi për Diellën. Në fund Rama deklaroi se “Diella” do të jetë një sukses i garantuar dhe se figura e saj ka bërë shumë për Shqipërinë në kaq pak kohë.
    “Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time për një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën. Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta.
    Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër”, tha ai.

  • “Do të jetë histori, e ka kryer misionin”/ Flet Rama: Kuriozitet të madh për ministren tonë, që ka 6 gishta

    “Do të jetë histori, e ka kryer misionin”/ Flet Rama: Kuriozitet të madh për ministren tonë, që ka 6 gishta

    Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” është ndalur dhe te ministrja virtuale Diella.
    Rama ka thënë se Diella ka pushtuar të gjitha faqet e internetit dhe ka kuriozitet të madh për të. Kryeministri deklaroi se Diella do të jetë një histori sukses dhe tha se në kaq kohë ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë
    “Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time për një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën.
    Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta.
    Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër”, tha Rama.

  • Panik për ministren, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit

    Panik për ministren, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit

    Bota E Mërkurë, 24 Shtator 2025 20:24
    Një avion ushtarak spanjoll që transportonte ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles pësoi një bllokim të GPS-it. Avioni ushtarak spanjoll, një A330 ishte duke udhëtuar pranë enklavës ruse të Kaliningradit, në momentin që u bllokua GPS.
    Ministrja e Mbrojtjes ishte duke udhëtuar drejt Lituanisë ku do të takohej me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene, ndërsa në bord ndodheshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë, të cilët marrin pjesë në misionin e NATO-s në krahun lindor të Evropës. Përpjekja e dukshme për të prishur GPS-in e aeroplanit nuk ndikoi në fluturim, pasi avioni merr sinjal nga një satelit ushtarak.
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të rritur rezistencën ndaj ndërhyrjeve në sistemin GPS , me qëllim kryesor përmirësimin e aftësive të tyre të zbulimit.