Ish- deputetja Flutura Açka, e ftuar në një emision, u pyet nëse do të pranonte nëse do i vinte një ftesë nga mazhoranca për të qenë pjesë e kabinetit drejtues. Ajo vendosi disa kushte.
“Nëse është fjala për shqiptarët, unë për shqiptarët rri në këmbë. Por, çështja është kontrata. Ka një kontratë shumë të fortë për këtë gjë. Liria ime, qoftë si ministre, qoftë si nëpunëse, kudo që të jem, është e paprekshme”, tha Açka.
“Liria në raport me publikun shqiptar. Vendimet që marr unë, janë vendimet e mia në lidhje me ato principe të cilat i kam vendosur unë. Nëse principet nuk shkelen, nëse kontrata nuk shkelet… unë gjërat i kam publike”, shtoi Flutura Açka për gazetarin Andrea Danglli në A2CNN.
Sipas saj, “po të vijë puna për gjëra që janë themelore për shqiptarët, nuk e shoh si dramatike”.
“Por, duke njohur CV-në e kësaj mazhorance, është diçka dramatike dhe nuk do ta pranoja kurrë”, theksoi më tej Açka.
Tag: ministre
-

A do të pranonte të ishte ministre e Ramës? Ja si përgjigjet Flutura Açka
-

Gati për formacionin “Rama 4”, në pritje të Asamblesë Kombëtare, vijojnë takimet në Kryeministri, ja si kanë…
Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të mazhorancës dhe grupit parlamentar. Në dyert e kryeministrisë janë parë figura të kampit socialist, por asnjë detaj nuk dihet më shumë për këto takime me dyer të mbyllura. Megjithëse, fokus mendohet të jetë përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të jetë forumi më i rëndësishëm politik i PS-së për të zyrtarizuar formacioni “Rama 4”. Ky takim pritet të mbahet më 11 shtator.
Si kanë ndryshuar ministrat dhe ministritë në 3 qeveritë Rama
Rama erdhi në pushtet pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Qeveria e parë e kryeministrit Edi Rama ishte një qeveri e gjerë, e detyruar edhe nga fakti se ishte pjellë e një koalicioni. Me 19 ministritë e saj të ndara mes dy partive fituese, Rama 1 mund të cilësohet një nga qeveritë më të mëdha të pas viteve ‘90.
Qeveria “Rama 1” – 19 ministriMinistër i Financave, Shkëlqim Cani
Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushti
Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha
Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj
Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni
Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti
Ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja
Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla
Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministër i Mjedisit, Lefter Koka
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi
Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito
Ministër për Çështjet Vendore, Bledi ÇuçiQeveria “Rama 2” – 12 ministri
Pas zgjedhjeve të vitit 2017 PS fitoi shumicën e vendeve në Parlament dhe si rrjedhojë të drejtën për të formuar qeverinë pa nevojën e një koalicioni. Qeveria ‘Rama 2’ do të kishte 6 ministra më pak se qeveria e parë e tij. Kabineti i ri kishte gjithsej 13 ministri, nga të cilët dy ministra Shteti pa portofol. Në qeverinë e re u bashkua në një Ministria e Financave me atë të Ekonomisë si dhe Ministria e Energjetikës dhe ajo e Transportit dhe Infrastrukturës. Ministria e Integrimit Europian, Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zhvillimit Urban dhe Turizmit nga ‘Rama 1’ u shkrinë plotësisht. Në mandatin e dytë qeverisës të socialistëve u krijua një ministri e re, ajo e Diasporë, që pati për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve të diasporës në Shqipëri. Numri i ministrave burra me ato gra në qeverinë Rama ishte i barabartë:Ministër për Diasporën, Pandeli Majko
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato
Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës, Arben Ahmetaj
Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla
Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.Qeveria “Rama 3” – 15 ministri
Më 25 prill të vitit 2021 Partia Socialiste fitoi për herë të tretë radhazi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duke fituar të drejtën për të qeverisur në tre mandate rresht vendin, ashtu siç nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë në Shqipërinë pluraliste. Qeveria ‘Rama 3’ ka 15 ministri nga të cilat 4 ministra shteti pa portofol. Në qeverinë e fundit të Ramës bie në sy shkrirja e Ministrisë së Diasporës, ndërkohë që u shtuan disa ministri. Theksojmë se disa nga emrat pasi Edi Rama i shpalli në 2021 lëvizën gjatë viteve, ndërsa të tjerë u shkarkuan.Ulsi Manja, Ministër të Drejtësisë.
Delina Ibrahimi – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë
Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku – Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës
Olta Xhaçka – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Mirela Kumbaro – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Elva Margariti – Ministër i Kulturës
Milva Ikonomi – Ministër Shteti Për Standardet dhe Shërbimet
Elisa Spiropali – Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Bora Muzhaqi – Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Edona Bilali – Ministër Shteti për Mbrojtjen e SipërmarrjesSurprizat e qeverisë “Rama 4”
Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit la në pushtet sërish Partinë Socialiste, kësaj here me një mazhorancë më të madhe, me 83 mandate të fituara. Këtë herë kryeministri thuhet se do të shpalosë në shtator një projekt të ri për të ulur numrin e ministrave dhe njëkohësisht për të fuqizuar drejtoritë që pritet të marrin rolin kryesor në qeverisje. Burime pranë mazhorancës thonë se Rama do të prezantojë një kabinet të ri me vetëm 9-10 ministri. Paralelisht, do të krijohen superdrejtori të reja, të cilat do të marrin kompetenca të zgjeruara në menaxhimin e sektorëve kyç. Në këtë formulë, ministrat do të kthehen në figura politike dekorative, ndërsa vendimmarrja reale do të zhvendoset tek drejtuesit e administratës. Në praktikë, kjo është një qeveri me “pak kalori politike”, por me një aparat burokratik të fortë dhe të centralizuar që kontrollohet direkt nga Edi Rama. -

Kuvendi në pritje të dekretit të Presidentit për legjislaturën e re, socialistët në ankth në pritje të Ramës…
Kuvendi i Shqipërisë është në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës XI, ndërsa socialistët janë në ankth, në pritje të Edi Ramës për të shpallur qeverinë e re dhe Kryetarin e Kuvendit në asamble. Sipas traditës, kryesocialisti bën lëvizjet e tij në ditët e fundit të gushtit. Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të legjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 Shtator. Sali Berisha do të ketë në dorë seancën konstituuese të Kuvendit të Ri. Kjo i takon pasi është deputeti më i vjetër në moshë dhe duhet të drejtojë seancën e parë të Parlamentit deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Nëse ndodh që Sali Berisha të refuzojë këtë rol të përkohshëm, kjo e drejtë i takon Tritan Shehut dhe më pas Vasil Llajos. Por cilat do të jenë ndryshimet në qeverinë “Rama 4”, kush do bëjë çfarë, gjithçka pritet të mësohen në Asamblenë e Partisë Socialiste që pritet të thirret nga kryeministri Edi Rama në ditët e fundit të gushtit.
Ndryshimet në qeveri
Ndërkohë duke parë zhvillimet e javëve të fundit, theksojmë se sinjalet janë se Rama do të bëjë shumë ndryshime; ku përveç largimeve të shumta, mund të ketë ridimensionim në organizimin dhe emërtimin e ministrive. Por, ashtu siç ai e ka zakon, konsultohet vetëm me një grup shumë të ngushtë individësh dhe pjesa dërrmuese janë në pritje. Ajo që vihet re, është se në qeveri ka disa figura që kanë një periudhë shumë të gjatë aty. Nëse i marrim me radhë, ministrja më jetëgjatë është Mirela Kumbaro, e cila ka dalë dhe është rikthyer në qeveri. Mirela Kumbaro në vitin 2013 u emërua ministre e Kulturës, post që e mbajti për gati 6 vite. Më 2019 ajo u largua, por u rikthye më 2021 në postin e ministres së Mjedisit dhe Turizmit. Pra, Kumbaro ka afro 10 vite në qeveri. Më pas vjen Ogerta Manastirliu.
Ajo ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në periudhën 2017-2023. Ndërkohë, nga viti 2023 e deri më sot është ministre e Arsimit. Pra, Manastirliu ka plot 8 vite në qeveri. Emri tjetër që ka një karrierë të gjatë në qeveri është ministrja e Energjisë, Belinda Balluku. Ajo e mban këtë post prej vitit 2019. Ndërkohë që prej vitit 2022 është edhe zv/kryeministre. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka mbushur një mandat të plotë. Ai e mori detyrën në vitin 2021 dhe nuk lëvizi aty gjatë ndryshimeve që u bënë më 2023. Katër vite në qeveri ka edhe Bora Muzhaqi, e cila drejton Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Në listë me 4 vite është edhe Delina Ibrahimaj. Ajo ka qenë ministre e Financave në periudhën 2021-2023. Ndërsa në vitin 2023 u emërua ministre shteti për Sipërmarrjen. Tjetër emër është Anila Denaj. Ajo shërbeu si ministre e Financave në periudhën 2019-2021. Ndërsa prej vitit 2023 është ministre e Bujqësisë. Këta janë emrat më jetëgjatë, pasi ministrat e tjerë janë emëruar kryesisht në vitet 2023 dhe 2024. Megjithatë të shohim se kë do të lëvizë Rama; do t’i mbajë ende ‘veteranët’ apo do t’i kalojë në dikastere të tjera. -

Zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë” në Athinë
Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan nga Athina: “Në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë”, me pjesëmarrjen e Komisionerit të Energjisë, Dan Jorgensen, Zëvendëskryeministrit grek, Kostis Hatzidakis, ministrave të Energjisë të Evropës Juglindore dhe kontributorë të tjerë ndër vite të këtij Forumi të rëndësishëm”.
-

Zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë në Greqi
Zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhet në Athinë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, organizim i cili prej 20 vitesh është kthyer në një udhërrëfyes të rëndësishëm për të gjitha vendet anëtare.
Balluku shkruan ndër të tjera se “veçanërisht për Shqipërinë, në këto vitet e fundit ka qenë një partner kyç, me të cilin po bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht në rrugën e përafrimit të plotë të sektorit me ligjet dhe kriteret e Bashkimit Europian. Edhe në këtë takim të mbajtur së fundmi diskutuam gjerësisht mbi sfidat dhe të ardhmen e sektorit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë, duke theksuar nevojën edhe për më shumë politikat dhe projekte të përbashkëta”. -

Balluku: Nga konsumator në eksportues, Shqipëria synon të bëhet superfuqi energjetike deri në 2030!
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “raporti i OECD për sektorin energjetik, është një tjetër vlerësim për rezultatet e arritura dhe reformat që kemi ndërmarrë për fuqizimin e sektorit”.
Organizata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD ka vlerësuar Shqipërinë për rezultatet e arritura dhe reformat në sektorin energjetik. Sipas zv./kryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vendi ynë ka rezultuar se ofron mbështetjen më të lartë për furnizimin me energji për shtresat në rajon në Ballkan, teksa renditemi si vendi me prodhimin më të lartë të energjisë së rinovueshme.Postimi i plotë në Facebook:
-

Rama emëron Ina Majkon zv.ministre
Ina Majko, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Delvinë, është emëruar sot zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vendimi është zbardhur nga Kryeministria. Majko vjen si përfaqësuese e komunitet rom. Ajo garonte në listën e hapur të PS-së, por nuk arriti të zgjidhej deputete.


