Mediat gjermane e kanë cilësuar si propagandistik emërimin nga Edi Rama të një ministre virtuale. Në një artikull të ‘Frankfurter Rundshau’ evidentohen prirjet autokratike të Edi Ramës. Artikulli thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian rrezikohet nga korrupsioni, mangësitë e shtetit të së drejtës teksa përmendet emigracioni i vazhdueshëm dhe kartelet e drogës.
Syri TV
Mediat e vendeve perëndimore po e konsiderojnë emërimin e ministres virtuale Diella si një operacion propagandastik nga ana e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Gazeta gjermane ‘Frankurter Rundschau’ shkruan me ironi për suksesin propagandistik që ka arritur Rama me këtë gjetje, por nga ana tjetër, thekson se kjo është një përpjekje e politikës për të fshehur korrupsionin.
Në indeksin e korrupsionit të “Transparency International”, Shqipëria ende renditet në vendin e 80-të. Nëse pikërisht një ministre fiktive mund të luftojë nepotizmin, kjo mbetet çështje e debatueshme në Shqipëri. Edhe një ministre me inteligjencë artificiale mund të manipulohet, por ndryshe nga njerëzit, nuk mund të ndiqet penalisht apo të mbahet përgjegjëse nga drejtësia, thekson juristi pranë opozitës, Genc Gjokutaj. “Diella” është vetëm një përpjekje e politikës për të “fshehur korrupsionin”.
Në shkrimin e gazetarit gjerman përmenden edhe prirjet autokratike të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Artikulli ndalen tek plani i shpallur i kryeministrit Rama për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, plan i cili sipas ekspertëve është jorealist.
Por sukseset në PR, dhe një lidership me lidhje të mira, nuk garantojnë ende një anëtarësim të shpejtë. Korrupsioni, mangësitë në shtetin e së drejtës, liria e shtypit e rrezikuar dhe defiçitet demokratike mbeten pengesat më të mëdha në afrimin me BE-në. Edhe emigracioni i vazhdueshëm për shkak të varfërisë dhe kartelet e fuqishme të drogës e zbehin imazhin që në Tiranë pëlqehet të vizatohet si një pararendëse e inteligjencës artificiale dhe një shtet model i ardhshëm i BE-së. Një faktor pasigurie mbetet edhe klima politike – si dhe parimi i unanimitetit për pranimin e anëtarëve të rinj.
Në artikull theksohet edhe fakti se Shqipëria ende nuk ka mbyllur asnjë nga kapitujt negociues. Një luftë më efektive kundër korrupsionit dhe reforma e drejtësisë, nga ana tjetër, mund të ndihmonin për të tërhequr më shumë investitorë të huaj – dhe për të ndalur tkurrjen e popullsisë: sepse përafrimi i ngadalshëm i kushteve të jetesës do të duhej të zbusë të paktën emigracionin.