FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Këshilli i Ministrave ka vendosur sot emërimin e zëvëndës ministrave të rinj. Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Më parë Duro ka mbajtur potin e drejtoreshës së Turizmit në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Mirela Kumbaro.
Gjithashtu, Elda Xhumari është emëruar zëvendësministre e Mjedisit. Ndërsa, zv.ministri i Bujqsisë Roland Kristo është lriuara nga kjo detyrë.
Në mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRIBELINDA BALLUKU***V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA
Arta Dollani është liruar nga posti i drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Dollani këtë post e mbajti prej 17 dhjetorit 2021.
Në mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRIBELINDA BALLUKU***V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA









