Tag: ministrave

  • VKM/ Lirohen nga detyra prefektët në qarqet Gjirokastër e Shkodër. Ja cilët emërohen (EMRAT)

    VKM/ Lirohen nga detyra prefektët në qarqet Gjirokastër e Shkodër. Ja cilët emërohen (EMRAT)

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektëve në qarqet Gjirokastër e Shkodër.  
    Konkretisht, në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi:  
    -Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë. 
    -Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës. 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 
     LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS 
    Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 
    -Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë. 
    -Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës. 
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria e shpall të dielën ditë zie kombëtare, ja detajet nga ceremonia funebre

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria e shpall të dielën ditë zie kombëtare, ja detajet nga ceremonia funebre

    Fatos Nano, lider historik i socialistëve dhe ish-Kryeministër, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 73-vjeçare. Ndërkohë në nderim të figurës së tij, Qeveria ka shpallur ditën e dielë, 2 nëntor, si ditë zie kombëtare. Në një vendim të miratuar mbrëmjen e së premtes përcaktohen edhe detajet e ceremonisë funebre.
    Vendimi i plotë
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikave 12, 13, 14, të kapitullit VI, të Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    Vendosi:

    Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e dielë, datë 2.11.2025, në nderim të të ndjerit, Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar.
    Organizimin e ceremonisë funebre shtetërore dhe të Homazhit Kombëtar në nderim të të ndjerit.
    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
    Në orën 12.00, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
    Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
    Homazhet Kombëtare të organizohen ditën e dielë, nga ora 8:30 deri në orën 11:00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
    Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës do të organizohet të njëjtën ditë në orën 12:05, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
    Për organizimin e ceremonisë funebre shtetërore ngrihet me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Komisioni i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:

    – Ministrin e Mbrojtjes;
    – Ministrin e Punëve të Brendshme;
    – Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;
    – Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;
    – Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
    – Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
    – Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
    – Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
    – Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
    – Përfaqësues nga zyra e shtypit të Kryeministrit.

    Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të ceremonialit funebër shtetëror.
    Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonisë funebre shtetërore të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall ditë zie të dielën e 2 nëntorit

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria shpall ditë zie të dielën e 2 nëntorit

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë “Zi Kombëtare” ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të ish-kryeministrit dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta këtë të premte, pasi kishte kaluar rreth 1 muaj në spital.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Po ashtu, në vendimin e Këshillit të Ministrave, bëhet me dije se në kuadër të nderimeve zyrtare, do të organizohet edhe një ceremoni funebre shtetërore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Programi përfshin:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    •          08:30 – 11:00: Homazhe publikeReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    •          11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderime nga personalitetet

    •          12:05: Ceremonia e lamtumirës

    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize. Po ashtu, thuhet se është vendosur që “Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër shtetëror, të transmetojë muzikë funebre”.

    Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e kryeministrit Edi Rama, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

    Ky komision përbëhet nga:

    – Ministri i Mbrojtjes;– Ministri i Punëve të Brendshme;– Nënkryetari i Bashkisë Tiranë;– Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;– Drejtori i Protokollit të Shtetit;– Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;– Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë;– Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;– Përfaqësues nga zyra e shtypit të Kryeministrit.

    Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Nano ka sjellë një sërë reagimesh nga politika shqiptare por jo vetëm, dhe nga një sërë figurash të njohura të botës së medias. 

    Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: Lamtumirë kryetar! Rama e kishte përmendur Nanon, në takimet e tij të fundit jashtë vendit, duke theksuar se ai “ka meritën e madhe që e ktheu Partinë Socialiste në një forcë me sy e me zemër nga Europa”.

  • A do e shkarkonin nëse Veliaj do lirohej nga qelia? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave

    A do e shkarkonin nëse Veliaj do lirohej nga qelia? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave

    Herald Jonuzaj, drejtor juridik në Këshillin e Ministrave, u pyet edhe nëse do të vijonin me shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës nëse ai do të lirohej nga qelia. Ai tha se përsa kohë është përmbushur afati i mosparaqitjes në detyrë, 3 muaj, do të shkarkohej.
    “Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin bazuar në konceptimin e afatit të përmbushjes së afatit 90 ditor ( mungesës në detyrë), pavarësisht se nëse një ditë më pas në tejkalim të këtij afati, kryetari i bashkisë do të ishte i lirë për të ushtruar funksionet”, tha ai.

  • “A mbrohet interesi publik duke munguar nga detyra?” Veliaj- Këshillit të Ministrave: Pse nuk u shqetësuat për delegimet e kryetarit të Tropojës?! Po mbani dy standarde

    “A mbrohet interesi publik duke munguar nga detyra?” Veliaj- Këshillit të Ministrave: Pse nuk u shqetësuat për delegimet e kryetarit të Tropojës?! Po mbani dy standarde

    Erion Veliaj është duke iu përgjigjur tani pyetjeve që po i vijnë nga përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave.

    Përfaqësuesi ligjor i Këshillit të Ministrave: A mbrohet interesi publik dhe parimet kushtetuese ku i zgjedhuri nuk kryen, për shumë arsye, detyrën e e besuar nga zgjedhësit?
    Erion Veliaj: Kjo pyetje do ishte e ndershme nëse do ia bënit edhe kryetarit të Tropojës, prej 11 muajsh, kjo tregon se po bëni diferencim. Sa kohë s’u kanë shqetësuar delegimet e kryetarit të Tropojës, nuk duhet t’u shqetësojnë as delegimet e mia. Duke mbajtur dy standarde nuk po prodhoni drejtësi.
     

    Top Channel

  • “Nuk kam vdekur”, Veliaj i përgjigjet Këshillit të Ministrave: Jam vetëm përkohësisht në Durrës, dorëheqja nuk më është kërkuar

    “Nuk kam vdekur”, Veliaj i përgjigjet Këshillit të Ministrave: Jam vetëm përkohësisht në Durrës, dorëheqja nuk më është kërkuar

    TIRANË- Vazhdon prej 3 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku diskutohet mbi ankimimin e Erion Veliajt, për shkarkimin e tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Veliaj u pyet nga përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, nëse ligji për qeverisjen vendore, është në përputhje me Kushtetutën. Veliaj tha se në rastin e tij nuk plotësohet asnjë prej kushteve për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të Bashkisë.
    A është në përputhje me Kushtetutën neni 61 i ligjit për qeverisjen vendore, për përfundimin e mandatit parakohe të kryetarit të Bashkisë?
    Erion Veliaj: Mund të përgjigjem, mandati ndërpritet parakohe kur Kryetari i Bashkisë vdes, nuk kam vdekur se sot jam i pranishëm këtu, kur humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim të formës së prerë. Nuk ka një vendim të formës së preë! Nuk kam kandiduar për deputet, jam vetëm përkohësisht në Durrës, nuk më është kërkuar dorëheqja dhe nuk e kam dhënë. Pikërisht se e kam bërë betimin jam sot këtu.

  • Seanca e Veliajt në GJK, relatorja lexon pretendimet e ish-kryebashkiakut: Presidenti mori atributet e gjykatës, Këshilli i Ministrave shkeli ligjin!

    Seanca e Veliajt në GJK, relatorja lexon pretendimet e ish-kryebashkiakut: Presidenti mori atributet e gjykatës, Këshilli i Ministrave shkeli ligjin!

    Relatorja Sonila Bejtja ka lexuar pretendimet e Erion Veliajt, i cili kundërshton vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të bashkisë. 
    Sipas Veliajt, procedura e shkarkimit u bë me urgjencë. Ish-kryetari i bashkisë drejton gishtin nga Këshilli i Ministrave, duke thënë se ka shkelur ligjin. 
    Bejtja teksa relaton pretendimet e Veliajt, thotë se “Këshilli i Ministrave nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar kritereve ligjore që përcakton ligji për shkarkimin e kryetarit të bashkisë”. 
    “Nuk ka bërë analizë të parimit të propocianalitetit të garantuar nga neni 17 i Kushtetutës, ndonëse kërkuesi nuk ka bërë asnjë shkelje që të kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të tij. Si organ që ka të drejtën e shkarkimit të një kryetari bashkie, nuk duhet të miratojë vendimin e këshillit bashkiak, por duhet të verifikojë themelin e vendimmarrjes”, lexon në relatim Bejtja. 
    Ndërkohë sa i takon presidentit, sipas Veliajt ai “ka marrë atributet e gjykatës”.  

  • Shkarkimi i Veliajt/ Presidenca dhe Këshilli i Ministrave kërkojnë mos-legjitimimin e tij, GJK tërhiqet për vendim

    Shkarkimi i Veliajt/ Presidenca dhe Këshilli i Ministrave kërkojnë mos-legjitimimin e tij, GJK tërhiqet për vendim

    Përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës kanë kërkuar mos-legjitimimin e Erion Veliajt si palë në seancën e sotme, ku ky i fundit ankimon shkarkimin e tij nga detyra.
    Kryesuesja e seancës, Holta Zaçaj pasi dëgjoi parashtrimet e palëve për këtë çështje njoftoi tërheqjen e trupës gjykuese për të marrë një vendim.
    “Ne kërkojmë të na krijoni mundësinë të shpalosim argumentat tona për mos legjitimimin e kërkuesit për kunërshtimin e dekretit, përpara se të nisni seancën”, u shpreh përfaqësuesja e presidencës, e cila u mbështet edhe nga pala përfaqësuese e Këshillit të Ministrave.

  • VKM/ Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike. Parashikohen 67 mln euro investime deri në 2027

    VKM/ Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike. Parashikohen 67 mln euro investime deri në 2027

    Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025 – 2027. Synimi i strategjisë është që të forcohen kapacitetet kombëtare për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar sulmet kibernetike që janë një kërcënim i vazhdueshëm. 

    Sipas strategjisë, 67 milionë euro do të investohen për implementimin e teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale për zbulimin, parandalimin dhe reagimin ndaj sulmeve kibernetike. 

    Po ashtu, do të investohet në struktura inteligjente për të parandaluar aktivitetet ekstremiste dhe terroriste në hapësirën digjitale, me qëllim parandalimin e propagandës ekstremiste online. 

    Vetëm gjatë vitit të shkuar janë regjistruar në vend 971 vepra penale në fushën e krimit kibernetik me rritje prej 44,5% në raport me vitin 2023, kur ishin regjistruar 672 vepra penale të kësaj natyre. 

    Njoftimi nga Këshilli i Ministrave: 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 4 e 5, të nenit 6, të ligjit nr.25/2024, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025 – 2030 dhe të planit të saj të veprimit 2025 – 2027.
    2. Vendimi nr.1084, datë 24.12.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe planit të veprimit 2020 – 2025”, shfuqizohet.
    3. Ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ministritë dhe institucionet e tjera përgjegjëse të përcaktuara në strategji dhe në planin e veprimit për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.