Tag: ministrave

  • Mbledhja e ministrave të Jashtëm të G7-ës, Rubio: Po na mbarojnë opsionet për sanksione ndaj Rusisë

    Mbledhja e ministrave të Jashtëm të G7-ës, Rubio: Po na mbarojnë opsionet për sanksione ndaj Rusisë

    Shtetet e Bashkuara po i mbarojnë opsionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas sulmit të Kremlinit ndaj gjigantëve të mëdhenj të naftës, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

    “Nuk ka mbetur shumë për ne për të vendosur sa i përket sanksioneve nga ana jonë”, tha Rubio dje përpara një takimi të ministrave të jashtëm të G7.
    SHBA-të vendosën sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil dhe degëve të tyre në tetor në një përpjekje për të ulur të ardhurat e Rusisë nga nafta, të cilat janë burimi kryesor i financimit për luftën në Ukrainë. Qëllimi ishte të shtyhej Moska në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës.
    Sanksionet do të hyjnë në fuqi të plotë më 21 nëntor, por disa vende tashmë po shqyrtojnë kërkesën për përjashtime. Hungaria tashmë ka marrë një zgjatje njëvjeçare nga SHBA-ja, kujton Politico.
    Lidhur me flotën ruse në hije, cisternat që transportojnë ilegalisht naftën ruse, Rubio tha se “ka gjëra që evropianët mund të bëjnë në lidhje me flotën në hije, pasi shumë nga këto po ndodhin në zona shumë më afër tyre”.
    BE-ja ka vendosur 19 paketa sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar gazin natyror të lëngshëm të Rusisë, bankat, tregtimin e kriptomonedhave dhe flotën në hije.
     
     

    Top Channel

  • Rama pritet në ceremoni zyrtare nga Meloni, i prezanton një pjesë të ministrave, ‘në ballë’ Spiropali

    Rama pritet në ceremoni zyrtare nga Meloni, i prezanton një pjesë të ministrave, ‘në ballë’ Spiropali

    Edi rama dhe giorgia meloni

    ITALI- Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave të kabinetit të tij janë pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, e cila do të jetë e para mes dy vendeve. Pas ceremonisë zyrtare, ku Meloni dhe Rama kanë qenë të afërt mes tyre, kryeministri shqiptar i ka prezantuar homologes së tij një pjesë të ministrave, me në krye Elisa Spiropalin dhe Delina Ibrahimajn.

    elisa spiropali dhe delina ibrahimaj

    Në këtë samit marrin pjesë rreth 10 ministra nga secila palë, përfshirë ministrat italianë Antonio Tajani, Matteo Piantedosi, Carlo Nordio, Guido Crosetto, Gilberto Pichetto Fratin, Alessandro Giuli, Orazio Schillaci, Nello Musumeci, si dhe nënsekretarët Federico Freni dhe Matteo Ferrante.
    Nga pala shqiptare të pranishëm do të jenë: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë  Besfort Lamallari; ajo e Brendshme Albana Koçiu; I Mbrojtjes  Pirro Vengu; e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala; e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj; i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja; i Mjedisit Sofjan Jaupaj; dhe Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

    Meloni dhe rama

    Marrëveshjet dhe memorandumet që pritet të nënshkruhen janë në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura. Samiti ka si qëllim të çojë në një nivel të ri cilësor bashkëpunimin dypalësh, përmes krijimit të një kuadri të qëndrueshëm dhe të strukturuar në fusha si ekonomia, infrastruktura, mbrojtja, siguria, energjia, mjedisi, shëndetësia, inovacioni, arsimi dhe kultura./ZËRI

    rama dhe melonijpg

    spirojpg

  • INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja pretendentët e postit

    INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja pretendentët e postit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse. Në mbledhje u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” (INSTAT) të kandidaturave:
    1-Elsa Dhuli2-Ledjon Shahini3-Lantona Sado

    Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:

    1-Banka e Shqipërisë2-Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare3-Organet e qeverisjes qendrore4-Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.5-Ministria e Drejtësisë6-Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët7-Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.8-Agjencia e Inteligjencës Financiare për:

    a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.
    Ndërkohë u miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industrial;c) turistik.
    Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e të shëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

  • INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja kush janë pretendentët e postit

    INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja kush janë pretendentët e postit

    Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije miratimin e disa vendimeve dhe projektligjeve të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.
    Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse.
    Sipas këtij vendimi Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.
    Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
    1. Banka e Shqipërisë2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare3. Organet e qeverisjes qendrore4. Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.5. Ministria e Drejtësisë6. Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët7. Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.8. Agjencia e Inteligjencës Financiare për:a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.
    U miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës.Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:a) të zhvillimit ekonomik;b) industrial;c) turistik.
    Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave:1. Znj. Elsa Dhuli;2. Z. Ledjon Shahini;3. Znj. Lantona Sado.
    Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
    Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
    Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e tëshëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

    Top Channel

  • Emërim pa garë në krye të arsimit/ Besnikët e ministrave, Arta Dollani mori drejtimin e arsimit parauniversitar pa konkurrencë

    Emërim pa garë në krye të arsimit/ Besnikët e ministrave, Arta Dollani mori drejtimin e arsimit parauniversitar pa konkurrencë

    Një konkurs me vetëm një kandidat. Në garën për drejtuesin e ri të sistemit arsimor parauniversitar në Shqipëri, fituesi duket se ishte i paracaktuar.

    Në ditën kur arkitektja Arta Dollani u lirua nga detyra e kreut të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ajo duhet të zhvillonte testimin me shkrim dhe intervistën në Ministrinë e Arsimit; por duke qenë e bindur për rezultatin.
    Edhe kriteret e thirrjes për vakancën në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar lehtësonin procesin për të mos pasur kundërshtarë, pasi kandidati pretendent duhet të kishte të paktën 10 vite përvojë në drejtim të institucioneve të administratës publike. Eksperiencë që nuk i mungon Dollanit, e cila ka shërbyer edhe si drejtoreshë e trashëgimisë kulturore në kohën kur ministre e kulturës ishte Mirela Kumbaro. Ky rast nxjerr në pah se kur ministrat ndërrojnë profilin por jo statusin, marrin edhe besnikët e tyre me vete, edhe pse në fusha krejt të ndryshme.
    “Qasja e ministrave për të marrë me vete ekipin personal e dëmton institucionin dhe forcon pozitën e ministrit duke demotivuar stafet teknike. Edhe shembulli i fundit i drejtueses së përgjithshme të sistemit arsimor parauniversitar që vjen nga mjedisi. Bëhet edhe në kushtet e mungesës së garës dhe në thelb shkatërron meritokracinë”, u shpreh Migen Qiraxhi.
    Por modeli i Mirela Kumbaros që kaloi nga Kultura, te Mjedisi e më pas në Ministrinë e arsimit, me stafin e ngushtë të saj nuk është unik. Njësoj ka vepruar edhe paraardhësja e saj Ogerta Manastirliu që i besoi drejtimin e arsimit në Tiranë ish drejtoreshës së kujdesit shëndetësor; ndonëse rregullorja ka kusht pasjen e të paktën kategorisë “mësues i kualifikuar”.
    “Edhe Manastirliu me marrjen e Ministrisë së Arsimit dhe lënien e Ministrisë së Shëndetësisë një seri drejtorësh emigruan nga sistemi shëndetësor drejt arsimit dhe kjo pamundëson rritjen hierarkike apo të bëjë karrierë një mësues”, tha Qiraxhi.
    Ndërrimet e vazhdueshme në drejtim institucional sipas ekspertëve ndikojnë drejtpërsëdrejti në cilësinë e shkollave në vend me politika arsimore që nuk janë të qëndrueshme.
    “Humbje të vazhdimësisë institucionale me fillimin e punës gjithmonë nga e para. I shkaktojnë një stres dhe tension të  madh punonjësve ku fillimisht ata duhet të mësojnë drejtuesin e ri në situatën në të cilën ndodhet drejtoria, edhe jo të kenë një drejtor që ua njeh sfidat!”, u shpreh ai.
    Ndryshimet në udhëheqjen e Ministrisë së arsimit kanë qenë me një mesatare kohëzgjatje gati çdo dy vjet ministër i ri.

    Top Channel

  • Vijon beteja ligjore mes kryeministrit dhe ish-Drejtorit të Policisë, Rama padit Nanon në Gjykatën e Lartë

    Vijon beteja ligjore mes kryeministrit dhe ish-Drejtorit të Policisë, Rama padit Nanon në Gjykatën e Lartë

    edi rama-gledis nano

    TIRANË- Beteja ligjore mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledi Nano po vazhdon që prej vitit 2022, dhe tashmë ka ‘mbërritur’ në Gjykatën e Lartë. Pas shkarkimit të Nanos, ky është një kapitull i ri i përplasjes ligjore mes kryeministrit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit. 
    WebLajm.com mëson se kryeministri Rama i është drejtuar Gjykatës, ku ka paditur Gledis Nanon, i cili është një nga 7 kandidatët e konfirmuar për kreun e BKH-së, garë e cila ndodhet në fazën e vetting. Në padi, Rama kërkon që të mbetet në fuqi shkarkimi i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, të firmosur nga vetë kryeministri 3 vite më parë. Kreu i qeverisë i është drejtuar Gjykatës së Lartë përmes Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me një rekurs ndaj vendimeve të mëparshme gjyqësore që lidhen me çështjen e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. 
    Sipas WebLajm.com, çështja, e regjistruar më 6 nëntor 2025 me numër 31001-00820-00-2025, është klasifikuar si çështje administrative, ndërsa relator është caktuar Sokol Sadushi. Procesi është aktualisht në zhvillim.
    Rekursi është bërë nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të përfaqësuara nga Avokatura e Shtetit, me qëllim që të mbetet në fuqi vendimi për shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i miratuar më 31 gusht 2022 me vendimin nr. 580 të Këshillit të Ministrave.
    Mirëpo, nga ana tjetër, Gledi Nano ka pretenduar se shkarkimi i tij është i pajustifikuar dhe në kundërshtim me ligjin. Për këtë, ai ngriti padi përmes së cilës kërkoi të vlerësohet si i paligjshëm shkarkimi nga Këshilli i Ministrave. Nano fitoi në Gjykatën Administrative dhe atë të Apelit, shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij. 
    Rekursi:
    DETAJET E ÇESHTJES
    Nr.Çështjes: 31001-00820-00-2025Tipi i çështjes: Çështje AdministrativeDorëzuesi: KESHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHMEData e regjistrimit: 06/11/2025Inicializuar: RekursTitulli i çështjes: GLEDIS NANO Kundër. KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE dhe Të TjerëArdhur prej: Gjykata admin.shk.parë TiraneObjekti i padisë/akuzës: Shfuqizimin e vendimit nr. 580, dt. 31.08.2022, te Keshillit te Ministrave. Detyrimin e pales se paditur te trajtoje me page paditesin deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policise se Shtetit apo funksione te tjera. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem sipas nenit 317 te K.Pr.Civile.Baza ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Ligji Nr. 49/2012 “Per Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative”, nenet 1, 2, 3, 7/a, 11/1, 17/b, 25, 34, 35, 37, 40, 41; Kodi i Procedures Administrative nenet 88 e vijues; Ligji Nr. 108/2014 “Per Policine e Shtetit” i ndryshuar me ligjin nr. 58/2017, datë 20.04.2017, nr. 112/2018, datë 20.12.2018, nr. 133/2020, datë 29.10.2020. nenet 9, 13, 15; Kodi i Procedures Civile neni 317.Statusi i çështjes:Në Proçes
    PALËTPaditës: GLEDIS NANO
    I Paditur: KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
    I Paditur: MINISTRIA E BRENDSHME
    Pjesmarrës në gjykim – Avokatura e Shtetit: AVOKATURA E SHTETIT
    RELATORI:Sokol Sadushi
    KALENDARI I ÇESHTJESData ora seanca:Data e planifikimit:Relatori: Sokol Sadushi

    Nano ka një karrierë mbi 20-vjeçare në polici dhe 5 vitet e fundit para se të emërohej kryepolic ishte drejtor i drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë, dhe në punën e tij ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, por tashmë ka një garë tjetër ku po merr pjesë. 
    Aktualisht, Gledis Nano është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ka kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK dhe po garon në hallkat e tjera të procesit. Kështu, Nano është një nga 7 personat që garojnë për drejtuesin e FBI-së shqiptare./ZËRI

  • Këshilli i Ministrave propozon Adela Xhemalin për drejtoreshë të AMF-së

    Këshilli i Ministrave propozon Adela Xhemalin për drejtoreshë të AMF-së

    Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. 
    Megjithëse vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë më datë 25 shtator, ai i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë vetëm në fillim të këtij muaji. 
    Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe në Kryeministri. 
    Përpara angazhimit në sektorin publik, Adela Xhemali ka pasur një përvojë të gjatë në sektorin bankar, duke përfshirë detyrën e drejtorit së Financës së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe më tej të Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. 
    Adela Xhemali do të zëvendësojë në këtë detyrë Mimoza Kaçin, që e drejtoi Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare prej prillit 2024, duke përfunduar mandatin e ish-drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete. 
    Prej disa muajsh, AMF ishte në situatën kur mandatet e të dy drejtuesve ekzekutivë ishin vlerësuar të përfunduar. Sipas ligjit organik të AMF-së, në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet. 

  • “KAYO” merr dritën jeshile për armët, Këshilli i Ministrave miraton vendimin

    “KAYO” merr dritën jeshile për armët, Këshilli i Ministrave miraton vendimin

    Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, shoqëria “KAYO” e administruar nga Ardi Veliu është autorizuar që të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve të prodhuara apo të përshtatura në Shqipëri apo shërbime për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë, organet e varësisë së strukturave të sigurisë apo shoqërive aksionare shtetërore të krijuara nga këto struktura sigurie.
    Në vendim thuhet se qëllimi është t’u sigurohet subjekteve të përcaktuara në këtë vendim furnizimi me produkte apo shërbime.
    “KAYO” duhet të dërgojë pranë autoriteteve kërkuese listën e produkteve dhe shërbimeve që ofron vetë ose nëpërmjet shoqërive të krijuara prej saj, minimalisht çdo gjashtë muaj.
    Në vendim përcaktohen edhe rregullat që duhet të zbatohen kur kërkohet furnizim etj.
    Megjithatë, kujtojmë se për t’i hapur rrugë këtij projekti, disa televizione u larguan me dhunë nga godina ku ushtronin aktivitetin, për t’ia lënë vendin kësaj nisme.
    Ky zhvillim ka ngritur pyetje mbi transparencën dhe mënyrën si po zbatohen planet qeveritare për industrinë e mbrojtjes, si dhe çmimin që mund të paguhet në kurriz të lirisë ekonomike dhe mediatike.

  • Këshilli i Ministrave ndryshon prefektët: dy qytete kryesore nën drejtim të ri

    Këshilli i Ministrave ndryshon prefektët: dy qytete kryesore nën drejtim të ri

    Këshilli i Ministrave ka bere disa ndryshime ne disa prefektura te vendit. Majlinda Angoni nuk do të jetë më prefektë e Qarkut të Shkodrës, për t’u zëvendësuar nga një zonjë tjetër, Holta Duda.
    Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra si prefekt i Gjirokastrës të Odise Kotes, i cili do të lirojë vendin për Albana Hasanaj.
    – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
    – Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

  • Ndryshime në qeveri! Zv/ministrat të rinj…ikin dhe dy prefektë, mes tyre Majlinda Angoni

    Ndryshime në qeveri! Zv/ministrat të rinj…ikin dhe dy prefektë, mes tyre Majlinda Angoni

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sërish ndryshime në kabinetin qeveritar! Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ka pasur disa lëvizje në postet e zv.ministrave në disa dikastere të ndryshme. Ndryshimet janë bërë në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Ekonomisë, ku Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit; Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë, ndërkohë Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit; Sokol Duma lirohet nga detyra.
    Sa i përket prefektëve, lëvizjet kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës dhe Gjirokastrës. Konkretisht prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni është liruar nga detyra dhe në vend të saj është emëruar Holta Duda. Në Gjirokastër Albana Hasanaj është emëruar prefekte në vend të Odise Kotes.
    Njoftimi i qeverisë:
    Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije disa nga vendimet dhe projektligjet e Këshillit të Ministrave të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eleminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt e të paraportuar dhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.
    Qëllimi dhe fusha e zbatimit
    1. Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit.
    2. Ky vendim zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.
    Njëherësh u vendos edhe propozimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
    – Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
    – Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
    – Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    – Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
    – Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
    – Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
    – Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    – Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.