Tag: ministrave

  • Qeveria miraton bonusin e fundvitit, ja sa përfitojnë pensionistët dhe kur nis shpërndarja

    Qeveria miraton bonusin e fundvitit, ja sa përfitojnë pensionistët dhe kur nis shpërndarja

    Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin financiar për pensionistët me rastin e festave të fundvitit.
    Në vendimin e sotëm Këshilli i Ministrave vendosi të shpërblejë me 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.
    Shpërndarja e bonusit të fundvitit do të nsië nga data 1 dhjetor i këtij viti.
    Vendimi:
    Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.

  • Pezullimi i Ballukut/ “Padia e Ramës në GJK, absolutisht ligjore”- Analisti: SPAK nuk ka prova të ballafaqohet në Parlament

    Pezullimi i Ballukut/ “Padia e Ramës në GJK, absolutisht ligjore”- Analisti: SPAK nuk ka prova të ballafaqohet në Parlament

    Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si anti-kushtetues të vendimit të gjykatës së posaçme të datës 19 nëntor 2025 për masën e sigurisë pezullim nga detyra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. 
    Kryeministri i kërkon gjykatës kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhe mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj, GJKKO duke vendosur masën në fjalë, ka krijuar de fakto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit. 
    Analisti Arben Meçe, në një intervistë në “News Line” në ABC News, tha se kërkesa e kryeministrit Edi Rama është tërësisht e drejtë. 
    Gjithashtu gjatë intervistës, tha se akti i ankimimit në Gjykatë Kushtetuese, është një akt absolutisht ligjor. 
    Më tej theksoi se “korridori i SPAK” po manipulon ngjarjen, dhe ka një bashkim të korridorit të SPAK e të politikës. 
    “Ajo që ka hapur debat në arenën politike është legjitimiteti i këtij procesit, jo vetëm ai juridik, por edhe ai politik. Pa dalë kryeministri unë kam kërkuar që çështja të kalojë në Gjykatë Kushtetuese, për një situatë që është provuar nga sistemi i drejtësisë, nga SPAK. Sa kohë çështja e regjistruar në Gjykatë Kushtetuese jemi në kushtet një vendimmarrje që do ta bëjë vetëm gjykata Kushtetuese. Por edhe sot e kësaj dite, këtë ankimim të kryeministrit në Gjykata Kushtetuese e transmetojnë si veprim antikushtetues, por absolutisht që nuk është kështu. Akti i ankimimit në Gjykatë Kushtetuese, po shihet si intimidim, por është e pavërtetë, sepse është një akt absolutisht ligjor. Ka disa forma se si ka legjitimitet pala për t’u përfaqësuar në Gjykatë Kushtetuese. Edhe një individ ku konstaton se është cënuar, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë aspak me intimidim”, tha ai. 
    Gjithashtu theksoi se SPAK nuk i drejtohet Parlamentit sepse tij nuk ka asnjë prova në dosje, ndërsa shtoi se “Dosja e Ballukut” nuk ka asnjë analizë. Sipas analistit Meçe, SPAK po vepron me standarde të dyfishta. 
    “Situata është shumë e komplikuar. Që ditën që Këshilli i Ministrave ka paraqitur ankimimin Gjykata Kushtetuese ka vendosur regjistrimin ka përcaktuar grupin për tre gjyqtarësh dhe është vendosur relatorin, pra është pranuar çështja dhe hapi tjetër është shqyrtimi i çështjes. Një tjetër fazë është gjykimi në themel, është pozitiv fakti që Gjykatë Kushtetuese u fut të merret me procedurën e kërkesës së parë. Sa kohë neni 103 prevalon ndaj çdo neni poshtë…Kodi Penal vjen pas Kushtetutës, dhe Kushtetuta është filtri i parë. Kodi i procedurës penale të lejon të marrësh edhe masën e pezullimit, por ta lejon deri në një limit dhe këtë limit ta vendos Kushtetuta. Që thotë mandati i ministrit është i barabartë me mandatin e deputetit…Trajtimin e çështjes së ministrit nuk ke të drejtë ta bësh si një mundësi që ke të drejtë ta haqesh…Këshilli i Ministrit futet tek ajo pjesë që ka të bëjë me punën e përditshme…Unë debatoj faktin se Kushtetuta të thotë se mandati i ministrit barazohet me mandatin e deputetit. Imuniteti është shtyllë kryesor që pengon të gjithë pushtet e tjera që futesh në këto instanca. Pezullimi nda detyra është ndërhyrje në punën e Këshillit të Ministrave. Por përse nuk i drejtohesh parlamentit? SPAK nuk i drejtohet Parlamentit sepse nuk ka prova në dosje…Dosja e Ballukut nuk ka asnjë analizë…”, ka thënë mes të tjerash ai. 

  • Kërkesa antikushtetuese e Ramës, avokatit të Ballukut në gjykatë

    Kërkesa antikushtetuese e Ramës, avokatit të Ballukut në gjykatë

    Kërkesa antikushtetuese e Ramës, avokatit të Ballukut në gjykatë
    Nga Av. Marash Logu/
    Kryeministri/Këshilli i Ministrave u shndërruan këtë javë në zyrë avokatie të së pandehurës Belinda Balluku, duke kërkuar në Gjykatën Kushtetuese: “Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GjKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese”.
    Pretendimi i Kryeministrit/Këshillit të Ministrave nuk ka asnjë bazë kushtetuese për tre arsye:
    Nuk ekziston asnjë konflikt kompetencash ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Kryeministri nuk ka kompetencë të marrë masa të sigurimit personal ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave. Kryeministri nuk ka në kompetencë as të pezullojë dhe as të propozojë pezullimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave. E vetmja kompetencë që Kryeministri ka është “të propozojë emërimin dhe shkarkimin e një ministri/zëvendëskryeministri”. Kjo kompetencë nuk i është cenuar nga GJKKO – nuk është vendosur as propozimi për emërimin e një ministri të ri dhe as për shkarkimin e ndonjë anëtari të Këshillit të Ministrave.
    Mosmarrëveshja e kompetencave lidhet vetëm me kompetenca që shprehimisht Kushtetuta ia njeh një pushteti dhe që ushtrohen në mënyrë antikushtetuese nga një pushtet tjetër. Në cilin nen të kushtetutës përcaktohet që Kryeministri pezullon apo propozon pezullimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave? Aq më tepër, Kryeministri nuk ka as kompetencën ekskluzive të përcaktojë përbërjen e Këshillit të Ministrave, apo të emërimit dhe shkarkimit të një Zëvendëskryeministri. Ajo është një kompetencë që ushtrohet nga bashkëveprimi i tre organeve: Kryeministër –President – Kuvend. Vetëm nëse një autoritet tjetër bën “propozim për emërim/shkarkim ministri”, Kryeministri është i legjitimuar të ngrejë mosmarrëveshje kompetencash. Pra, premisa se është cenuar kompetenca e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë, është tërësisht e pabazë. As Kuvendi dhe as Presidenti i Republikës nuk kanë pretenduar kompetencën për “pezullimin nga detyra”, sepse nuk e kanë një kompetencë të tillë në Kushtetutë dhe nuk mund të ngrenë mosmarrëveshje mbi kompetenca hipotetike.
    Një mosmarrëveshje kompetence, që paraqitet për zgjidhje para Gjykatës Kushtetuese, duhet të ketë natyrë kushtetuese, në kuptimin që subjektet e përfshira në konflikt të jenë të parashikuara nga Kushtetuta dhe që kompetenca e pretenduar të përcaktohet si e tillë po nga dispozitat kushtetuese. Në këtë mënyrë, gjykimi në Gjykatën Kushtetuese përqendrohet, pikësëpari, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencës, për sa u takon funksioneve të nivelit kushtetues gjetur dhe cilësuar të papajtueshëm me Kushtetutën shkakun vendimtar që ka sjellë lindjen e mosmarrëveshjes Gjykata Kushtetuese, po në jurisprudencën e saj të vazhdueshme, ka pohuar se konflikti i kompetencave mund të ekzistojë nëse dy organe/pushtete pretendojnë ushtrimin e së njëjtës kompetencë ose kur asnjëri prej dy organeve/pushteteve nuk merr përsipër ushtrimin e një kompetence. Sikurse është theksuar edhe në jurisprudencën kushtetuese, thjesht fakti se dy entitete ose organe kushtetuese kanë mendime të ndryshme për kushtetutshmërinë e një akti, nuk është shkak i mjaftueshëm për të konkluduar në ekzistencën e një konflikti të kompetencave.
    Për më tepër, vendimi gjyqësore i kundërshtuar, duke qenë se i drejtohen një personi konkret janë ngushtësisht personale, për rrjedhojë kundërshtimi i tyre eventualisht edhe pranë Gjykatës Kushtetuese, pas shterimit të mjeteve të zakonshme të ankimit, është në të drejtën e atij individi interesat e të cilit cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se anëtari i Këshillit të Ministrave, në cilësinë e individit, gëzon të drejtën kushtetuese për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, në përputhje me parashikimet e nenit 131, pika, 1, shkronja “f”, të Kushtetutës.
    2. Premisa mbi të cilën bazohet kërkesa në Gjykatën Kushtetuese është tërësisht e pabazë. Edi Rama e konsideron vendimin e gjykatës si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave.
    Është e vërtetë që anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit – thotë neni 103 i Kushtetutës. Mirëpo, imuniteti është garanci kushtetuese dhe jo ligjore e deputetit dhe që gjen zbërthim shterues në vetë tekstin e Kushtetutës së Shqipërisë, ashtu siç në fakt ndodh me çdo kushtetutë demokratike.
    Është pikërisht parashikimi i nenit 73 të Kushtetutës, së bashku me rregullimin e neneve 126 dhe 137 të saj, që përbëjnë të ashtuquajturin regjim të imuniteteve të njohur nga Kushtetuta e Shqipërisë për disa funksionarë të lartë publikë. Çdo garanci përtej përmbajtjes së këtyre neneve nuk përfshihet brenda konceptit kushtetues “imunitet”, që referon edhe neni 103 i Kushtetutës, por ofrohet për të respektuar të drejta të tjera të caktuara të kategorive të caktuara të zyrtarëve publikë.
    Parashikimi ligjor që ndaj personave të zgjedhur nuk aplikohet dot masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një funksioni publik” nuk ka lidhje asfare me imunitetin parlamentar (nenin 73 të Kushtetutës), por me respektimin e të drejtës për t’u zgjedhur të personit parashikuar nga nenit 45 i Kushtetutës.
    Regjimi i imuniteteve, në çdo rast, synon, nga njëra anë, të garantojë ushtrimin e qetë dhe të pandikuar të funksioneve të rëndësishme publike nga zyrtarët e lartë të shtetit, të cilët nuk duhet të druhen se veprimtaria e tyre shtetërore mund të bëhet shkas për pasoja personale, si, për shembull, një padi civile ose një akuzë penale. Nga ana tjetër, dispozitat që përbëjnë regjimin e imuniteteve synojnë të garantojnë përgjegjshmërinë e këtyre funksionarëve të lartë në qoftë se në përfundim të verifikimeve përkatëse dhe një procesi të rregullt ligjor rezulton se veprimet e tyre nuk janë të motivuara nga interesi publik, por nga interesi privat ose keqbesimi. Në doktrinën juridike koncepti i imunitetit përfshin 2 (dy) aspekte: (i) Mospërgjegjësinë – një formë e mbrojtjes nga përgjegjësia që lind tipikisht si rezultat i ushtrimit të funksioneve publike, si, për shembull, një fjalim ose prononcim zyrtar, opinione teknike ose politike të shprehura ose vota të hedhura në ushtrim e sipër të detyrës; (ii) Paprekshmërinë – një formë e mbrojtjes së përkohshme e të posaçme nga procedurat e ndryshme ligjore (psh., aspekte të caktuara të procedimit penal, paditë civile, procedimet disiplinore etj.) për aktet e zyrtarëve publikë që kryhen jashtë ushtrimit të funksioneve të tyre publike (psh. kryerja e një krimi, shkelja e një kontrate etj.). Kjo mbrojtje e përkohshme dhe e posaçme, tipikisht, konsiston në detyrimin e organeve ligjzbatuese për të marrë paraprakisht autorizimin e organit përkatës për kryerjen e disa veprimeve procedurale kundër funksionarëve publikë të veshur me imunitet.
    Duke iu kthyer përmbajtjes së nenit 73 të Kushtetutës (që sipas nenit 103 të Kushtetutës gjen zbatim edhe për anëtarët e Këshillit të Ministrave), ajo i garanton deputetit (dhe anëtarit të Këshillit të Ministrave) imunitet në të dyja format e lartpërmendura, ku paragrafi i parë ofron mbrojtje në formën e mospërgjegjësisë, ndërsa paragrafi i dytë ofron mbrojtje në formën e paprekshmërisë.
    Neni 73 i Kushtetutës parashikon se: “1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. 2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit. 3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës”.
    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka arritur në përfundimin në vendimin nr. 81/2024, se kur interpretohen rregullat për imunitetin, duhet të përjashtohet metoda e interpretimit të zgjeruar, ndaj edhe fusha e rregullimit të pikës 2 të nenit 73, që lidhet me imunitetin procedural të deputetëve, duhet interpretuar në mënyrë të kufizuar/ngushtë.
    Kështu, në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, mbrojtja që ofrohet nga kjo dispozitë (neni 73, pika 2, i Kushtetutës) kuptohet e lidhur, si rregull, me procesin penal në kuadër të të cilit individit mund t’i kufizohet liria edhe përpara marrjes së një vendimi përfundimtar nga gjykata në lidhje me themelin e çështjes penale dhe fajësinë e tij. Duke parashikuar marrjen e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (jo të deputetëve të veçantë) për aq sa ajo mund të cenohet si rezultat i procedimeve penale me sfond politik ndaj deputetëve të veçantë.
    Imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por qëllimi kryesor i tij (imunitetit parlamentar) është mbrojtja e vetë parlamentit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, Gjykata Kushtetuese ka arritur në konkluzionin se neni 73, pika 2, i Kushtetutës i garanton deputetit mbrojtje të posaçme vetëm nga ato veprime procedurale të ndërmarra nga organet ligjzbatuese në kuadër të procedimit penal, të cilat kufizojnë lirinë e tij personale. Pezullimi nga funksionet ekzekutive nuk përfshihet brenda konceptit të “kufizimit të lirisë personale”.
    Ndërkohë ndalimi i aplikimit të masës ndaluese “pezullim nga ushtrimi i një funksioni publik”, nuk ka lidhje me liritë personale të deputetit, por është i lidhur ekskluzivisht me të drejtën e deputetit për t’u zgjedhur, në aspektin e ushtrimit të të drejtave të tij si deputet, pra të vetë veprimtarisë parlamentare.
    Masa ligjore ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një funksioni publik”, nuk shtrihet si mbrojtje ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave, sepse ajo nuk prek të drejtën e individit për t’u zgjedhur, sipas nenit 45 të Kushtetutës, dhe se ajo nuk e pengon personin të zhvillojë jetën e tij parlamentare nëse përveç të qënurit “anëtar i Këshillit të Ministrave”, do të jetë edhe “deputet”.
    Ndryshe nga anëtari i Këshillit të Ministrave, personat e zgjedhur janë funksionarë publik me mandat 4-vjeçar, çka nënkupton që janë të pazëvendësueshëm, nëse nuk ndodhen në kushtet kushtetuese të mbarimit të mandatit. Për pasojë, pezullimi i personave të zgjedhur nga funksioni i tyre, përveçse do të cenonte në mënyrë jo proporcionale të drejtën për t’u zgjedhur, mund të rezultonte edhe në bllokimin e jetës institucionale të vetë organit kushtetues, për shkak se ato janë funksionarë të zgjedhur, jo të emëruar, dhe për pasojë të pazëvendësueshëm përtej rasteve kushtetuese të mbarimit të mandatit. Kjo është arsyeja pse vetëm atyre i është dhënë një garanci shtesë ligjore, në përputhje me nenin 45 të Kushtetutës, nga Kodi i Procedurës Penale. Ndërkohë anëtari i Këshillit të Ministrave, është funksionar publik, jo i zgjedhur por i emëruar, pa mandat, dhe për pasojë lehtësisht i zëvendësueshëm për të mos penguar vetë jetën institucionale të organit ku bën pjesë.
    Për pasojë, cilido që pretendon se përveç imunitetit kushtetues që anëtarët e Këshillit të Ministrave e gëzojnë njëlloj me deputetët, ata gëzojnë edhe garancitë e tjera ligjore që kanë të zgjedhurit, gabon duke e konsideruar imunitetin si privilegj personal, dhe jo si mbrojtje për organin ku ushtron përgjegjësinë imunitetmbajtësi dhe në veçanti me funksionimin e duhur demokratik të tij. Ndryshe nga deputeti nëse ai do të pezullohej brenda mandatit të tij 4-vjeçar, një anëtar i Këshillit të Ministrave nëse pezullohet, dhe kjo pengon ushtrimin e përgjegjësive nga vetë Këshilli i Ministrave, mund të zëvendësohet me një tjetër derisa masa ndaluese të jetë në fuqi. Kjo nuk mund të ndodhë në rastin e të zgjedhurve (pra: deputet, kryetar bashkie, këshilltar bashkiak), prandaj dhe Kodi i Procedurës Penale, në respekt të nenit 45 të Kushtetutës parashikon ndalimin e aplikimit të një mase të tillë vetëm ndaj të zgjedhurve.
    Për pasojë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të interpretojë pikën 3, të nenit 103, të Kushtetutës, që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal”, Kryeministri i kërkon kësaj Gjykate të marrë kompetencat e legjislatorit kushtetues dhe të shkruajë një dispozitë të re kushtetuese.
    3. Edi Rama pretendon se gjykata ka cenuar parimin e ndarjes së pushteteve, sepse po dikton përbërjen e Këshillit të Ministrave. Në fakt asnjë vendim gjyqësor nuk ka përcaktuar përbërjen e Këshillit të Ministrave. Parimi nuk është “ndarja e pushteteve” siç Edi Rama e shkruan në objektin e kërkesës që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, por është “ndarje dhe balancim i pushteteve”. Në këtë kuptim, pushteti gjyqësor ekziston pikërisht për të balancuar ushtrimin e kundërligjshëm të pushtetit nga ana e pushtetit ekzekutiv. Detyra e pushtetit gjyqësor është pikërisht të kontrollojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv, dhe nëse vëren paligjshmëri, të ndërhyjë, për ta frenuar dhe për të mos lejuar vijimin e veprimtarisë së kundërligjshme. Pse nuk është ndërhyrje në përcaktimin e përbërjes së Këshillit të Ministrave kur gjykata të dënon për kryerjen e një vepre penale dhe që sipas ligjit të dekriminalizimit passjell shkarkimin e ministrit nga detyra? Qartësisht nuk është sepse gjykatat/prokuroria ekzistojnë pikërisht për këtë.
    Në rastin konkret, vijimi i detyrës nga një ministër/zëvendëskryeministër është konsideruar nga organi hetimor se përbën pengesë për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, sepse ekziston rreziku i prishjes së provave apo intimidimit të dëshmitarëve që mund të jenë vartës të ministrit/zëvendëskryeministrit. Për pasojë, cenimi i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, është vendosmëria e Edi Ramës për të mbajtur në detyrë një të pandehur për abuzim me detyrën, sepse nëse ajo gjendje vijonte, ndërhyhet qartësisht në hetime përmes mundësisë për të prishur provat apo intimiduar dëshmitar.
    Mbajtja në detyrë e këtij zyrtari me këmbëngulje nga Kryeministri është cenim i kompetencave të pushtetit gjyqësor për të hetuar në mënyrë të pandikuar, të plotë dhe të gjithanshme, dhe përbën një ndërhyrje brutale në pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe një cenim brutal të parimit të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve.

  • Çështja Balluku, zbardhet kërkesa e Kryeministrisë në Gjykatën Kushtetuese

    Çështja Balluku, zbardhet kërkesa e Kryeministrisë në Gjykatën Kushtetuese

    Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese për çështjen “Balluku”, Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit.
    Në dokumentin e siguruar nga News 24 qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduar se se ky vendim prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.
    “Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.
    Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete. Gjykata e Posacme vendosi të pezullojë nga detyra e zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe energjisë dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit, pasi është e pandehur për tendering e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe.
    Gjykata e Posaçme arsyetoi se Balluku ka rrezik të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët, të kryejë vepra si ato që dyshohet se ka kryer apo dhe më të rënda, për shkak të detyrave që ushtron si dhe ekziston rreziku të arratiset jashtë vendit. Krahas saj në arrest shtëpie u dërguan vartësit e saj Gentian Gjyli e Erald Elezi.

  • Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

    Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

    Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Në këtë shkresë të siguruar nga Klan News, ku kërkues është Kryeministri Edi Rama, argumentohet se lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së “do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional”.
    “Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Theksojmë se pezullimi i një ministri apo zëvendëskryeministri, përveçse shkakton mosfunksionalizim të Këshillit të Ministrave si një organ kolegjial i pushtetit ekzekutiv, njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar”.
    Më tej renditen edhe pasojat që mund të sjellë mungesa e ministrit në detyrë.
    “Mungesa e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv, qoftë edhe në një fushë të përgjegjësisë, sjell pasoja të rënda për interesin shtetëror e shoqëror, duke krijuar vakuum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projektakte për t’u miratuar deri në fund të vitit 2027, nga ministria që udhëhiqet nga ministri i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”.
    Kryeministri në argumentet e tij rendit edhe arsyet pse ky pezullim është antikushtetues.
    “Cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili, sipas pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës, gëzon imunitetin e deputetit.
    Cenon parimin e ndarjes së pushteteve, të parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit, si organ kushtetues i një pushteti tjetër, dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
    Ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë“.
    Në përfundim të shkresës së firmosur nga vetë Rama, kërkohet shfuqizimi i këtij akti pezullimi, duke zgjidhur edhe mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet GJKKO-së dhe Kryeministrit.
    Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të lotit 4 të Unazës së Madhe.
    Ndërsa në arrest shtëpie janë edhe dy zyrtarët: kreu i ARSH-së, Gentian Gjyli, dhe drejtori i KESH-it, Erald Elezi./ Klan News

  • Kryeministria kërkesë Kushtetueses për Ballukun/ Bardhi: Presion politik mbi drejtësinë

    Kryeministria kërkesë Kushtetueses për Ballukun/ Bardhi: Presion politik mbi drejtësinë

    Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Kryeministrisë për të shfuqizuar dhe pezulluar një vendim gjyqësor që cakton masa sigurie personale për zv/kryeministren Belinda Balluku.
    Bardhi thekson se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht në një rast individual, duke përdorur qeverinë si mbrojtje për një të pandehur. “Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që një i pandehur të përdorë Kryeministrin ose Këshillin e Ministrave si avokat për të kërkuar pezullimin e një vendimi gjyqësor”, shkruan ai.
    Sipas Bardhit, kjo lëvizje ka vetëm efekt politik dhe synon të ushtrojë presion mbi drejtësinë, duke minuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të organeve hetimore. Ai thekson se akti është antikushtetues dhe antidemokratik, duke rrezikuar parimin e barazisë përpara ligjit.
    Reagimi i Bardhit:
    Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht për të kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor që cakton masa të sigurimit personal individualisht për një person. Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave të investohen institucionalisht në një rast individual për të goditur një masë sigurimi personal, qoftë kjo me karakter shtrëngues apo ndalues.

  • Kërkesa e KM për Kushtetuesen/ Bardhi: Rama kërkon t’i bëjë presion Drejtësisë

    Kërkesa e KM për Kushtetuesen/ Bardhi: Rama kërkon t’i bëjë presion Drejtësisë

    Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit komenton vendimet e qeverisë, e cila çoi në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin dhe bllokimin e pasaportës të zv.kryeministres Belinda Balluku.
    Reagim i Kryeatrit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi
    Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht për të kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor që cakton masa të sigurimit personal individualisht për një person. Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave të investohen institucionalisht në një rast individual për të goditur një masë sigurimi personal, qoftë kjo me karakter shtrëngues apo ndalues.
    Pa asnjë dyshim që vetë e pandehura ka gjithë të drejtën që të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e saj, përfshirë ankimin e vendimit gjyqësor për caktimin e masës ndaluese, duke nisur me Gjykatën e Apelit – Gjykatën e Lartë – Gjykatën Kushtetuese. Por nuk ndodh askund që një i pandehur të përdor si Avokat, Kryeministrin/Këshillin e Ministrave, për të kërkuar shfuqizimin e një vendimi gjyqësor individual për të, apo të kërkojë përmes tyre pezullimin e efekteve të vendimit gjyqësor.
    Ky është një akt i pastër dhe i paprecedent i mbrojtjes institucionale politike nga drejtësia. Ky është një mesazh i qartë politik i çimentimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Ky është një akt që provon se Edi Rama në emër të parimit “të ndarjes së pushteteve”, kërkon të shpallë Këshillin e Ministrave të pavarur nga detyrimi për të zbatuar me korrektësi ligjin. Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë.
    Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike, më saktë është mjet presioni/mesazhi politik, dhe nuk synon zgjidhje juridike.
    Prandaj, kërkesa e Edi Ramës, që synon vetëm të japë mesazhin mafioz për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik, antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, që është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm, të papenguar, të organeve hetimore. Ky është një moment i rëndësishëm në jetën institucionale të vendit për të provuar se pushteti gjyqësor nuk varet nga statusi i posaçëm që pushteti ekzekutiv i jep të pandehurve të veçantë, dhe se kushdo është i barabartë përpara ligjit.

  • “Të pezullohet vendimi i GJKKO për Ballukun”, zbardhet kërkesa e Këshillit të Ministrave dërguar Gjykatës Kushtetuese

    “Të pezullohet vendimi i GJKKO për Ballukun”, zbardhet kërkesa e Këshillit të Ministrave dërguar Gjykatës Kushtetuese

    Është zbardhur kërkesa që Këshillii Ministrave i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme, ku i kërkon pezullimi i vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku.
    Këshilli i Ministrave kërkon që vendimi i GJKKO të pezullohet deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese.
    “Konflkti i kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;

    Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese.
    Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;
    Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës”, thuhet në shkresen e Këshillit të Ministrave.
    Kujtojmë që një ditë më parë GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv.kryeminsitres belinda Balluku si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
    Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama gjatë knferencës së përbashkët me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se me ketë vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.
    Sipas tij everia aktualisht nuk ka zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së.

  • GJKKO pezulloi Ballukun, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

    GJKKO pezulloi Ballukun, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

    Qeveria ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me pezullimin nga funksionet e saj në qeveri të zv/kryeministres Belinda Balluku.
    Sipas informacionit të përcjellë për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, në kërkesën e kryeministrisë thuhet se kërkohet shqyrtimi i konfliktit të kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;
    Shfuqizimin ei vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese
    Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;
    Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
    Sipas nenit 103
    1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

  • Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

    Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

    Konflikti i kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave; 
    Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese.
    Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese; 
    Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës