Tag: ministrave

  • Agresioni rus/ Qeveria merr vendimin, zgjatet leja e qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

    Agresioni rus/ Qeveria merr vendimin, zgjatet leja e qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

    Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që të zgjasë lejet e qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri.

    Leja e qëndrimit për ukrainasit ishte tre vjet, por me ndryshimin e sotëm, është bërë katër vjet.
    VENDOSI:
    Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
     
    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA
    Në mungesë dhe me porosi
    ZËVENDËSKRYEMINISTRI
    BELINDA BALLUKU

    Top Channel

  • Miratohet VKM,  zbardhet vendimi i fundit nga qeveria

    Miratohet VKM, zbardhet vendimi i fundit nga qeveria

    Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të zgjatur përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë.
    Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kohëzgjatja e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri, nga 3 vite do të jetë 4 vite.

    Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

  • Qeveria Rama vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri

    Qeveria Rama vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri

    Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri nga 3 vjet në 4 vjet.
    “NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.
    V E N D O S I:
    1-Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
    2-Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

  • Qeveria vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri, nga 3 vjet në 4 vjet

    Qeveria vendos zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri, nga 3 vjet në 4 vjet

    Në mbledhjen e sotme (21 maj 2025) Këshilli i Ministrave vendosi zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri nga 3 vjet në 4 vjet.
    “NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
    2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

  • Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për SPAK, Altin Dumani: Janë të mirëpritura, por disa s’mund të përmbushen në praktikë

    Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për SPAK, Altin Dumani: Janë të mirëpritura, por disa s’mund të përmbushen në praktikë

    Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur sot për rekomandimet që kanë mbërritur për Prokurorinë e Posaçme nga Këshilli i Ministrave.

    Gjatë fjalës së tij për mediat, Dumani u shpreh ndër të tjera se SPAK po përpiqet që rekomandimet të përmbushen dhe të gjejnë zbatim.
    Por ai theksoi se disa nga rekomandimet janë në terma të përgjithshme, ose nuk janë të shoqëruara me statistika dhe analiza krahasuese, duke i bërë ato të duken subjektive dhe vështirë për t’u zbatuar në praktikë.
    “Po përpiqemi që rekomandimet të gjejnë zbatim. Disa rekomandime nuk shoqërohen me të dhëna statistikore dhe analizë krahasuese apo tregues konkretë që justifikon kërkesën për ndërhyrjen, dhe i bën të duken subjektive dhe vështirë të matshme, sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit dhe rezultateve dhe besueshmërinë publike.
    Në një pjesë të tyre përdorin përkufizime të përgjithshme, dhe kjo krijon pasiguri për zbatim praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshme. Në tërësi janë të mirëpritura rekomandimet dhe ne shprehim gatishmëri që të jenë prioritet, por disa të tjera nga mënyra e formulimit paraqesin vështirësi për përmbushje nga ana praktike”, u shpreh ai ndër të tjera.

    Top Channel

  • Agjenda e Komitetit të Ministrave në Luksemburg/ Anëtarësimi në KIE, Kosova lihet jashtë agjendës…

    Agjenda e Komitetit të Ministrave në Luksemburg/ Anëtarësimi në KIE, Kosova lihet jashtë agjendës…

    Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është lënë jashtë agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave.
    Para nisjes së mbledhjes së parë të Komitetit të Ministrave, pa përfshirjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha se “Kosova nuk figuron si pjesë e agjendës”. Në një reagim në Facebook, zv/ministri Ahmeti tha se Kosovës i janë vendosur padrejtësisht “kërkesa jozyrtare” për anëtarësim.
    “Megjithëse të gjitha standardet janë përmbushur dhe secili kriter është plotësuar, anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës, i cili mbahet sot dhe nesër në Luksemburg”, tha Ahmeti.
    Ai tha Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila vitin e kaluar ia dha dritën e gjelbër kërkesës së Kosovës për anëtartësim, është mekanizmi i fundit që adreson nëse janë plotësuar kriteret.
    “Komiteti i Ministrave nuk ka vepruar asnjëherë në kundërshtim me opinionet e Asamblesë Parlamentare dhe vonesa aktuale në adresimin e opinionit të saj për Kosovën është e paarsyeshme. Është pikërisht Asambleja Parlamentare ajo që përcakton kriteret e anëtarësimit, siç tregojnë rastet e anëtarësimit të Monakos dhe Armenisë. Askund nuk parashihen ‘kritere jozyrtare’, të cilat po i kërkohen Kosovës në mënyrë të padrejtë”, tha zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme.
    Sipas Ahmetit, ky trajtim nga Komiteti i Ministrave të KiE-së “është një sinjal shqetësues për rajonin”, veçanërisht në kontekstin e ri pas takimeve të liderëve politikë dhe fetarë të Serbisë me presidentin Putin. Në prill të vitit 2024, raportuesja për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis paraqiti raportin e saj në Asamblenë Parlamentare, duke theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit. Ky raport u miratua me mbi 80% të votave në favor.

  • Kosova ngelet jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, ja arsyeja

    Kosova ngelet jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, ja arsyeja

    Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk figuron në draft-agjendën e Komitetit të Ministrave, i cili do të mblidhet më 13 dhe 14 maj në Luksemburg. Por, pavarësisht se gjasat janë minimale, aplikacioni i Kosovës edhe mund të shqyrtohet në kuadër të pikës “other bussiness” që zakonisht trajton çështje që shtrohen në fund të takimit. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2022. Por, ajo ndodhet në vendndalim për shkak të dialogut me Serbinë. E çështja që ka ndikuar në mospërfshirjen e Kosovës majin e vitit të kaluar në agjendën e Komitetit të Ministrave ishte mosdërgimi i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese.
    Nga ajo kohë nuk ka ndryshuar asgjë. Qeveria e Kosovës ka refuzuar kushtin e partnerëve evropianë që kërkon angazhime konkrete dhe të pakthyeshme për ngritjen e një mekanizmi të posaçëm vetëmenaxhues për komunitetin serb që jeton në Kosovë. Pavarësisht mbështetjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në prill 2024, vendimi final është në duar të ministrave të jashtëm të 46 shteteve anëtare të organizatës lidere për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Në këtë kontekst, përpjekjet e Kosovës për të siguruar një vend në Këshillin e Evropës po bëhen gjithnjë e më të vështira, ndërkohë që vendi vazhdon të jetë pa institucione funksionale, pothuajse katër muaj pas zgjedhjeve, duke rrezikuar që vendimmarrja për pranimin e saj në këtë organizatë të shtyhet për të paktën një vit, nëse jo më shumë.
     

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e lamtumirës, Shqipëria e shpall ditë zie kombëtare

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e lamtumirës, Shqipëria e shpall ditë zie kombëtare

    Këshilli i Ministrave, ka marrë një vendim për të shtunën e lamtumirës së fundit të Atit të Shenjtë për të shpallur ditë zie kombëtare.
    Vendimi i Keshillit te Ministrave:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
    VENDOSI: 

    Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
    Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
    Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

  • Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

    Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

    Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite vetëm dy prej tyre janë të dënuar nga drejtësia.

    “Në tre mandate kanë qenë rreth ose 60 ministra, numërojini pak. Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i Partisë Socialiste, njëri i aleatit strategjik ndjesë pastë partia aleate strategjike, pastaj një i tretë në paraburgim sot e gjithë ditën por i padënuar ende që prezumohet i pafajshëm sipas drejtësisë europiane dhe një i katërt në arrati, zëvendës kryeministri. 4, ok?”, është shprehur Rama në rubrikën “sy me sy”. Kjo ishte e para, por jo e fundit deklaratë e Ramës për korrupsionin dhe hetimet ndaj anëtarëve të qeverisë së tij.

    Edhe në takimin e fundit me diasporën në Milano, Rama është përpjekur të relativizojë perceptimin e përcjellë nga opozita se “gjysma e qeverisë është në burg”, duke ofruar më shumë një kornizë statistikore. Në takimin me diasporën, Rama tha me pak fjalë se hetimet ndër vite janë arsye për krenari dhe jo për turp, pasi janë rezultat i një drejtësie të pavarur.

    Arsyeja

    Politologu Ilir Kalemaj thotë për Faktoje.al se, “deklarata e Ramës që kërkon të shfajësohet duke bërë spin-in e zakonshëm, për të justifikuar akuzat e shumëfishta ndaj anëtarëve të tij të kabinetit, janë thjesht për efekt elektoral por nuk dihet çfarë efektshmërie mund të kenë”.

    Pse? “Kjo pasi është në kontradiktë termash si dhe sfumon logjikën elementare. Pra, nga njëra anë SPAK si institucion është krijuar dhe vijon të mbështetet vetëm nga PS dhe Rama si garant i tij dhe nga ana tjetër, mbi 90 përqind e të akuzuarve të SPAK në nivelet e larta janë ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë të PS, duke filluar nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës si Tahiri, Ahmetaj dhe Beqaj”.

    Nga ana tjetër, sipas tij, një aradhë e gjatë funksionarësh të lartë duke nisur nga Veliaj janë gjithashtu rrugës së përballjes me drejtësinë.

    Kalemaj e ka një shpjegim të relativizimit të fenomenit.

    “Nuk mund ta kapitalizosh SPAK dhe reformën në drejtësi elektoralisht thjesht se sondazhet e nxjerrin këtë organ të drejtësisë të vlerësuar nga qytetarët dhe njëkohësisht të nënvleftësosh rolin dhe peshën e bashkëpunëtorëve të tu të dikurshëm ose të tashëm thjesht për të marrë vota”.

    Fenomeni

    Rrethi i hetimeve dhe ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve në Shqipëri është zgjeruar ndjeshëm ndër vite, me një seri rastesh që përfshijnë emra të njohur të politikës shqiptare si ministra, deputetë, kryetar bashkie… etj

    Në morinë e hetimeve Faktoje.al i është referuar vetëm paraqitjeve publike në dyert e SPAK , kallëzimeve të raportuara nga opozita si dhe njoftimeve zyrtare të SPAK që prekin emra ministrash dhe ish-ministra nga viti 2013, sa kohë deklarata e Ramës i referohej vetëm ministrave ndër vite.

    Çfarë ka ndodhur?

    Duke përmendur vetëm dy ministra të dënuar dhe dy të tjerë (njëri në paraburgim dhe tjetri në arrati), Rama deri diku është përpjekur ta përdorë edhe si argument për një standard të lartë moral, por edhe institucional.

    Por le të marrim vetëm ata që aktualisht janë në burg dhe për çfarë për të kuptuar se sa qëndron ky standard?

    Rastet

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg pasi ai dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxe dyshohen nga SPAK se janë ideatorët dhe zbatuesit e një skeme korruptive dhe pastrimi parash, me zanafillë bashkinë e Tiranës. Në fillimet e qeverisë Rama, Veliaj (para se të zgjidhej kryetar bashkie) ka mbajtur prej dy vitesh postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Një tjetër funksionar i lartë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij janë ngritur akuza për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Hetimet janë shtyrë tre herë deri tani. Ndaj tij është në zhvillim edhe një hetim pasuror, ku janë sekuestruar disa prona

    Në një tjetër çështje, SPAK ka kërkuar gjykimin për 11 të pandehur në aferën e SASPAC, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për 6 vepra të rënda penale, ndër to korrupsion dhe mashtrim.

    SPAK gjithashtu ka shpallur pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera për një kontratë prej 19 milionë euro. Për të është kërkuar 1 vit burg dhe ndalim nga funksionet publike për 5 vite. Qato ka mbajtur edhe postin e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në vitin 2017.

    Të dënuarit

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg për çështjen e inceneratorëve, por përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj. I njëjti dënim vlen edhe për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, i reduktuar në 3 vite e 4 muaj. Ai u lirua në qershor 2023, megjithëse i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj nga dënimi. Akuzat më të rënda ndaj tij nuk u provuan.

    Kallëzimet

    Disa prej ministrave aktualë apo ish kanë dëshmuar në SPAK rreth kallëzimeve që janë adresuar ndaj tyre kryesisht nga forcat politike kundërshtare, por ka edhe prej tyre (në një numër shumë të pakët) që kanë dëshmuar edhe pa qenë të kallëzuar, si persona që kanë dijeni mbi çështjet që po heton SPAK. Fenomeni ndër vite tregon gjithashtu se jo çdo kallëzim apo denoncim ka qenë i bazuar në prova, ndërsa PD-ja për shkak edhe të luftës së brendshme ka qenë e fragmentuar pa arritur të krijojë një data bazë se sa kallëzime ka depozituar ndër vite dhe për çfarë konkretisht ndaj ministrave të qeverisë “Rama”. Të paktën një e tillë nuk iu vu në dispozicion Faktoje.al deri në botimin e këtij artikulli.

    Lista

    Faktoje.al sjellë një listë emrash të ministrave aktualë dhe atyre ndër vite që janë paraqitur të paktën një herë në SPAK, si dhe atyre ndaj të cilëve ka pasur një kallëzim penal. Mbi 30% e listës së 65 ministrave (qysh prej vitit 2013) rezulton të ketë pasur të paktën një ballafaqim direkt ose indirekt me organet e drejtësisë. Ndërkohë, me probleme ligjore të theksuara deri më tani (të dënuar, pandehur, arrest me burg, në kërkim) rezultojnë 6

    Përfundim

    Referuar sa më sipër, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nga viti 2013 e deri më sot janë dënuar vetëm dy ministra, një tjetër ndodhet në paraburgim dhe një I katërt në arrati do ta kategorizojmë gjysmë të vërtetë

    Skedari i ministrave në raport me drejtësinë nga viti 2013

    Ministra aktualë që janë paraqitur në SPAK dhe/ose ndaj tyre ka një kallëzim penal

    Ish-ministra, aktualisht deputetë

    Ish ministra, por jo deputetë

    Të larguar nga politika që janë paraqitur në SPAK

    / Nevila Gjata / Faktoje.al

  • DW: Gjermania deklaron se Shqipëria po bën hapa të rëndësishëm drejt BE-së

    DW: Gjermania deklaron se Shqipëria po bën hapa të rëndësishëm drejt BE-së

    Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, kryediplomatja gjermane Baerbock theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE edhe në sfondin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e partisë ekologjiste Të Gjelbërit, Annalena Baerbocksërish bëri thirrje për integrimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor në BE. “Ne nuk mund ta përballojmë më në Europë një zonë tjetër të errët”, tha Baerbock të hënën (14.04.2025) në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg në sfondin e luftës sulmuese ruse ndaj Ukrainës. Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor për këtë arësye është, sipas saj, “edhe politikë e përbashkët europiane e paqes”.

    Në rend të ditës edhe bisedimet për antarësimin e Shqipërisë
    Tema e zgjerimit të BE-sënë Ballkan është një ndër çështjet në bisedimet e ministrave të jashtëm të mbledhur në Luksemburg. Ndër të tjera në rend të ditës ishin edhe bisedimet me përfaqësues të Shqipërisë lidhur me antarësimin e këtij vendi në BE. Ministrja gjermane Baerbock u shpreh për “një hap të mëtejshëm të madh” të Shqipërisë drejt BE-së.
    BE u ka shtruar perspektivën e antarësimit vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara më shumë se 20 vjetëve. Rusia dhe Kin apo konkurrojnë për rritjen gjithnjë e më shumë të influencës në këtë rajon.