Tag: ministrave

  • BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit Izrael–Iran

    BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit Izrael–Iran

    Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.

    Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së.
    “Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, tha ai.

  • Zhvillimet në Lindjen e Mesme, BE thërret një takim urgjent të ministrave të Jashtëm

    Zhvillimet në Lindjen e Mesme, BE thërret një takim urgjent të ministrave të Jashtëm

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas, ka thirrur një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së, mbi zhvillimet dramatike në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit.

    “Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë Kaia Kalas ka thirrur një takim të Ministrave të Jashtëm të BE-së nëpërmjet videokonferencës për të martën”, tha zëdhënësi.
    Takimi do të ofrojë një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje, për të koordinuar qasjen diplomatike ndaj Tel Avivit dhe Teheranit, si dhe për të hartuar hapat e mundshëm të mëtejshëm.

    Top Channel

  • Ja skema mafioze e Ballukut me rrugën Thumanë-Kashar, si u mbushën xhepat e oligarkut Bashkim Ulaj me 5.6 milion…

    Ja skema mafioze e Ballukut me rrugën Thumanë-Kashar, si u mbushën xhepat e oligarkut Bashkim Ulaj me 5.6 milion…

    Një skemë korruptive me pasoja të rënda për interesin publik është denoncuar nga gazetarja Ola Xama, duke ekspozuar drejtpërdrejt përfshirjen e ministres Belinda Balluku në një marrëveshje të paligjshme për projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Sipas dokumenteve të zbardhura, Balluku ka firmosur një marrëveshje me koncesionarin më 24 dhjetor 2021, përpara se të merrte autorizim nga Këshilli i Ministrave, duke tejkaluar kompetencat e saj ligjore.
    Kjo lëvizje hapi rrugën për rinegocimin e kontratës në favor të kompanisë së Bashkim Ulajt, duke eliminuar një nyje rrugore të planifikuar më parë dhe duke i sjellë atij një përfitim të drejtpërdrejtë prej 5.6 milion euro. Denoncimi tregon se ndryshimet në projekt janë shoqëruar me shkelje të shumta, përfshirë manipulime në studimet e fizibilitetit, rritje të pajustifikuara të kostove dhe mungesë transparence në matjen e flukseve të trafikut.
    Denoncimi i gazetares Ola Xama
    Afro 1 vit më parë banorët e Fushë Krujës nisën protestat për të kërkuar zgjidhje për problemin e aksesit në segmentin e ri të rrugës Thumanë-Kashar. Praktikisht ishin të izoluar dhe askush nuk po i dëgjonte. Ajo që nuk dinim, është se nëse interesi real i drejtësisë, politikës, medias dhe shoqërisë civile do të ishte zgjidhja e këtij problemi do të zbulohej një aferë dhe më e madhe se kaq. 1. Në garën e zhvilluar në vitin 2018, projekti përmbante 4 nyje dalëse, ku e dyta parashikohej në kilometrin e 8, në zonën e Fushë – Krujës.
    Kontrata e re e firmosur nga shteti me koncesionarin e zhdukën këtë nyje në dëm të palës publike dhe në fitim të privatit. 2. Nga analizimi i kostove të punimeve sipas zërave kryesorë ka diferenca të mëdha dhe absurde mes studimit të ri dhe atij të vjetër të fizibilitetit. Në listën e çmimeve të punimeve të dorëzuar në studimin e ri dhe atë të vjetër të fizibilitetit, heqja e nyjes dalëse i kursen koncesionarit 5.6 milion euro. Sinjalizimet dhe siguria rrugore në studimin e vjetër kanë një kosto 23.6 milion euro, ndërsa në të riun 11.2 milion euro.
    Kosto e ndriçimit po ashtu është më e ulët te studimi i ri, dhe pse kontrata u nënshkrua në vitin 2022 kur çmimet e materialeve të ndërtimit u rritën me 30%, ndërsa vlera e punimeve të prishjes dhe gërmimeve është rritur me 27 milion euro në modelin financiar të ri. Si projekti i ri dhe ai i vjetër nuk shoqërohen me preventiv për të analizuar çmimet dhe sasinë e punimeve. 3. KLSH ka gjetur se në Studimin e bjetër të Fizibilitetit struktura e financimit për pjesën e ndërtimit është e mbivlerësuar, duke i ofruar kthim nga investimi koncesionarit edhe për pjesën e fitimit të realizuar nga faza ndërtimore. Përveç shtrenjtimit të kostos së financimit të projektit, ky konstatim jep efekte edhe në vlerën reale të investuar nga koncesionari në projekt.
    Pavarësisht këtyre gjetjeve, nuk është marrë asnjë masë për të rregulluar këto shkelje në kontratën e nënshkruar. 4. Një tjetër shkelje është fakti që matja dhe parashikimi i flukseve të kalimit të automjeteve në rrugë daton në vitin 2017, kur koncesionari dorëzoi ofertën e pakërkuar. Kjo bën që të dhënat për modelin financiar të mos jenë të sakta dhe reale dhe do të kërkonte që autoriteti kontraktor dhe Ministria e Financave të kthenin dhe njëherë për studim të ri këtë model financiar me marzhe të larta gabimi. 5. Në kontratën e re, parashikohet që tarifa e rrugës në mënyrë të detyrueshme duhet të ndryshojë në varësi të kursit të këmbimit dhe inflacionit.
    Por pavarësisht kësaj, në matjen e risqeve që ka bërë Ministria e Financave ka gabime amatore, ku në tabelë risku i kursit të këmbimit i lihet të dyja palëve, ndërsa te sqarimi me shkrim thuhet se merret përsipër nga pala private. 6. Ministria e Financave ka dhënë miratimin për Studimin e ri të Fizibilitetit pa matur risqet dhe pa i kuantifikuar, si dhe nuk ka krahasuar se cila alternativë do të ishte më e lirë për palën shtetërore, ajo me koncesion apo ajo me prokurim publik të fondeve shtetërore pasi bëhej fjalë për model të ri financiar. Këtu duhet të përfshihet në analizë se norma e interesit për kapitalin e investuar të koncesionarit për rrugën llogaritet 6%, ndërsa normat e interesit të marrjes së angazhimeve me borxh publik për shtetin për në bono thesari rezultojnë në këtë periudhë mesatarisht 3%, dy herë më të ulta. 7.
    Në rastin konkret nuk dihet nëse një tjetër kompani do të propozonte një tarifë më të ulët për të lehtësuar koston për qytetarët apo do të ofronte një model financiar norma më të ulta të kthimit të investimit, investime më të larta, projekt të plotë si ai i dorëzuar në fillim apo ndarje të fitimit me shtetin më të lartë se 30% kur fluksi i automjeteve kalon skenarin bazë të parashikuar. Procedura do të duhet të kalonte në të gjitha fazat fillestare duke u ritenderuar. 8. Miratimi i kësaj procedure është bërë fillimisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila ka firmosur në 24 dhjetor të vitit 2021 “Marrëveshjen për zgjidhjen e konfliktit mbi zbatimin e kontratës Thumanë-Kashar” me palën koncesionare dhe më pas në datën 29 dhjetor 2021 ka marrë autorizim nga Këshilli i Ministrave për të bërë rinegocimin e saj.
    Këshilli i Ministrave jo vetëm nuk ka patur bazë ligjore për të ndryshuar kushtet e një kontrate të tenderuar njëherë, por dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë angazhime duke dalë jashtë tagrit të saj, pasi ka firmosur marrëveshjen e mirëkuptimit përpara se të merrte autorizimin nga Këshilli i Ministrave. 9. Fitimi i çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit nga pala private pas anulimit të projektit në 2019-n nga MIE nuk u ankimua në Gjykatën e Lartë, dhe jo vetëm kaq, por siç ka sqaruar në vendim Gjykata, vendimi lidhej me faktin se anulimi nuk ka ndodhur për mungesë fondesh siç ka qenë argumentimi i revokimit dhe se nuk ka detyruar lidhjen e kontratës- por ka njohur të drejtën e Këshillit të Ministrave si autoritetin që merr vendimin për të lidhur ose jo kontratë”, përfundon denoncimin Ola Xama.
    Financat
    Gjithashtu një tjetër aspekt problematik i projektit Thumanë-Kashar është mungesën e garantimit bankar dhe sigurimeve për projektin në fazën më kritike të ndërtimit. Në kontratat koncesionare të tipit “PPP” të standardeve ndërkombëtare, është detyrim që kompania koncesionare të paraqesë sigurime për mbulimin e dëmeve teknike dhe financiare, si dhe garanci bankare për përmbushjen e detyrimeve. Por në këtë rast në Autoritetin Rrugor Shqiptar, nuk ka një dokument të tillë të dorëzuar apo të arkivuar në institucion.
    Janë identifikuar të paktën katër kompani të nënkontraktuara në ndërtimin dhe menaxhimin e autostradës, të cilat formalisht figurojnë të pavarura, por pas analizës së pronësisë, rezulton se ato lidhen me të njëjtët individë që kontrollojnë aksionet e “G2 Infra”. Dy prej tyre – njëra e regjistruar në Holandë dhe tjetra në Luksemburg – kanë përfitime milionëshe nëpërmjet faturimeve të fryra për “shërbime inxhinierike dhe këshillimi strategjik”, ndërkohë që realisht operojnë me staf minimal dhe pa eksperiencë konkrete në sektorin e infrastrukturës rrugore. Kjo strukturë e përbërë nga kompani guacka sugjeron një skemë të organizuar për zhvendosjen e fitimeve jashtë vendit dhe për shmangien e taksave në Shqipëri.
    Pagesat ndaj këtyre kompanive janë të maskuara si “shpenzime të justifikueshme të projektit”, të cilat rimbursohen nga buxheti i shtetit si pjesë e vlerës totale të koncesionit. Në përmbledhje, projekti Thumanë-Kashar përfaqëson jo vetëm një dështim të qeverisjes publike, por një skemë të sofistikuar të transferimit të pasurisë publike drejt duarve private, përmes mosveprimit institucional, fshehjes së informacionit dhe manipulimit të proceseve ligjore dhe financiare. Kjo skemë jo vetëm që rrezikon financat publike dhe standardet e transparencës, por minon besimin e qytetarëve tek shteti si garantues i interesit publik.

  • Jo vetëm 1.2 miliardë lekë kapital! Qeveria ndryshon ligjin, kazino vetëm me certifikatë 5 yje

    Jo vetëm 1.2 miliardë lekë kapital! Qeveria ndryshon ligjin, kazino vetëm me certifikatë 5 yje

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime te reja në ligjin për kazinotë, duke vendosur dhe një kriter tjetër shumë të rëndësishëm për të gjitha, subjektet që janë të interesuara në biznesin e lojërave të fatit. Sipas ndryshimeve të publikuara më 4 qershor, një nga kriteret e reja të detyrueshme për të gjithë aplikantët është që të jenë të certifikuar ose të klasifikuar sipas pikës 2, të nenit 35 të ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit”, si dhe të operojnë në një strukturë akomoduese të klasifikuar si hotel me 5 yje.
    V E N D I M
    PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.690, DATË 2.9.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË ZHVILLIMIT TË GARËS, KRITERET SHTESË PËR APLIKANTËT QË KONKURROJNË PËR T’U PAJISUR ME LICENCË PËR KATEGORINË “KAZINO”, E PROCEDURA E SHPALLJES SË FITUESIT, SI DHE RASTET E REVOKIMIT APO TË PEZULLIMIT TË KËSAJ LICENCE”
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 36, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Në kreun III, të vendimit nr.690, datë 2.9.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “kazino”, e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit te kësaj licence”, bëhen këto shtesa:
    a) Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
    “f) Të jetë i certifikuar ose i klasifikuar në përputhje me përcaktimet e pikës 2, të nenit 35, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë.”.
    b) Pas shkronjës “e”, të pikës 2, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
    “ë) Certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim nga institucioni përgjegjës që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 5 yje.”.
    2. Ngarkohen Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    Përveç detyrimit të ri për klasifikimin me 5 yje, kriteret kryesore për subjektet që aplikojnë për licencë për “kazino” mbeten:
    -Subjekti duhet të jetë shoqëri aksionare me seli në Shqipëri.-Objekt i vetëm i veprimtarisë duhet të jetë loja e fatit sipas licencës përkatëse.-Duhet të ketë eksperiencë të dokumentuar në këtë fushë.-Kapitali i shoqërisë duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë të reja (rreth 12 milionë euro).

  • Bashkitë pa kryetarë, Këshilli i Ministrave s’ka njoftuar vakancat tek Presidenti. Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme?

    Bashkitë pa kryetarë, Këshilli i Ministrave s’ka njoftuar vakancat tek Presidenti. Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme?

    3 kryebashkiakë socialistë fituan mandatin si deputet në zgjedhjet e 11 Majit, duke ndërprerë punën e tyre si drejtues të pushtetit vendor. Berati, Tepelena dhe Mati prej gati tre muajsh nuk kanë një kryetar të zgjedhur. Edhe pse dorëheqja e tyre është bërë publike që më 11 mars dhe të tre do të jenë në Parlamentar, Këshilli i Ministrave nuk e ka njoftuar Presidentin për vakancat në këto tre njësi vendore.
    Ligji për vetëqeverisjen vendore dërgon te Kodi Zgjedhor, i cili sanksionon se zgjedhjet duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga njoftimi i ndërprerjes së mandatit. Por këtë afat, pika 3 e nenit 10 të Kodit e jep për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës. Ky nen nuk flet për dorëheqje të kryebashkiakut, por për shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve.

    Për bashkitë e Beratit, Tepelenës dhe Matit, vakancat janë për shkak të largimit vullnetar të drejtuesit, socialistët mund të përballen me një situatë tjetër në Bashkinë e Tiranës. Mungesa e Erion Veliajt prej më shumë se tre muajsh në ushtrimin e detyrës për shkak të arrestimit të tij, mund të vë në lëvizje Këshillin Bashkiak, bazuar në pikën 3 të nenit 62 të ligjit për qeverisjen vendore.
    Sipas nenit 62, pika 3:
    Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
    a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
    b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë nga gjykata;
    c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
    Nuk ka ende një mbledhje nga ana e Këshillit Bashkiak të Tiranës për këtë çështje, pavarësisht se ka një kërkesë zyrtare nga ana e dy këshilltarëve demokratë, Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali, që nga data 9 maj. Edhe Bashkia e Tropojës nuk e ka të parin e qytetit në detyrë, për shkak se ndodhet në arrest shtëpie për shpërdorim detyre që prej shtatorit. Gjykata e Posaçme e Apelit do të vendosë për fatin e socialistit në karrigen e kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, pasi, edhe pse u dënua nga Gjykata e Posaçme për krim zgjedhor, ai ka refuzuar të largohet nga detyra.

  • Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

    Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku

    Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku.

    Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, ndërsa nuk dihet se kush do emërohet në vend të tij.
    “Vendim për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
    Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    Vendosi: Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”,- thuhet në VKM.
    Eol Çashku është emëruar në detyrën e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave më 6 mars të vitit 2024.

    Top Channel

  • Aderimi në BE, qeveria ndryshon grupin negociator të Shqipërisë

    Aderimi në BE, qeveria ndryshon grupin negociator të Shqipërisë

    Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi disa ndryshime në përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian.
    Qeveria vendosi zëvendësimin e ish zëvendësministres së Arsimit, Nina Guga, me Orjana Osmanin, zëvendësministren aktuale të Arsimit.
    Po ashtu, Adela Xhemali, zëvendësministre e Financave, negociatore përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 32 dhe 33, është zëvendësuar me Erjona Çelën, zëvendësministre e Financave, si negociatore përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitullin 33, si dhe Andi Memetin, zëvendësministër i Financave, në rolin e negociatorit përgjegjës për kapitullin 32
    VKM:
    V E N D I M  PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.422,  DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT  E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
    a) Fjalët “Zëvendësministri i Financave, përgjegjës për tatimet dhe doganat” zëvendësohen me “Z. Florian Semani, zëvendësministër i Financave”.
    b) Togfjalëshi “Znj. Nina Guga” zëvendësohet me “Znj. Orjana Osmani”.
    c) Fjalia “Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 32 dhe 33;” zëvendësohet me “Znj. Erjona Çela, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitullin 33;”.
    ç)  Pas paragrafit të fundit shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
    “- Z. Andi Memeti, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kapitullin 32.”.
    2. Ngarkohen grupi negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Qeveria bën shkarkimin e parë pas zgjedhjeve

    Qeveria bën shkarkimin e parë pas zgjedhjeve

    Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave, u vendos shkarkimi nga detyra të kryetarit të qendrёs kombёtare tё kinematografisё, Eol Çashku.
    “V E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

    Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.
    V E N D O S I:
    Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,-thuhet në VKM.

  • Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

    Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

    Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që të zgjasë lejet e qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri.
    Leja e qëndrimit për ukrainasit ishte tre vjet, por me ndryshimin e sotëm, është bërë katër vjet.
    VENDOSI:
    Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA
    Në mungesë dhe me porosi
    ZËVENDËSKRYEMINISTRI
    BELINDA BALLUKU

  • Lufta/ Qeveria zgjat lejeqendrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri

    Lufta/ Qeveria zgjat lejeqendrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos kohëzjatja e e shtetasve ukrainas në vendin tonë, që ishte deri në 3 vjet dhe tashmë është bërë në katër vjet.
    Ky vendim merret si pasojë e zgjatjes së luftës Rusi-Ukraina, që tashmë i ka kaluar 3 vjet. Dhe për t’u ardhur në ndihmë shtetasve ukrainas në vendin tonë, Qeveria ka zgjatur afatin e qëndrimit.
    V E N D I M PËR

    NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R I
    EDI RAMA
    Në mungesë dhe me porosi
    ZËVENDËSKRYEMINISTRI
    BELINDA BALLUKU