Tag: ministrat

  • Bujar Leskaj në protestën në mbështetje të UÇK, thyen urdhërin e Berishës dhe sulmon qeverinë: Ministrat e Ramës janë njerëz negativë

    Bujar Leskaj në protestën në mbështetje të UÇK, thyen urdhërin e Berishës dhe sulmon qeverinë: Ministrat e Ramës janë njerëz negativë

    Deputeti i Vlorës i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së që mbahet në Tiranë, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje.
    Gjatë një interviste për A2 CNN, Leskaj tha se ka marrë pjesë në protestë si deputet i Vlorës dhe i gjithë zonës së Labërisë.
    Leskaj shtoi se shqiptarët sot duhet të jenë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së, në mbështetje të Hashim Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
    Ai gjatë fjalës së tij sulmoi edhe ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilët i quajti patronazhistë.

    “Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin, me Rexhep Selimin dhe të tjerët.
    Unë nuk jam udhëheqësi i PD, unë jam deputet i PD së Vlorës. Jam deputet i labëve, ka tre hyrje Labëria, fillon nga fshati im, Drashovica. Te shtëpia e gjyshit tim. Pavarësisht se disa nga këta patronazhistët e Ramës unë kam antipatinë më të thellë, nuk i pëlqej. Ministrat e Ramës janë patronazhistë, janë njerëz negativë”, tha mes të tjerash Leskaj.

  • Bujar Leskaj në protestën për UÇK sulmon qeverinë: Ministrat e Ramës janë njerëz negativë

    Bujar Leskaj në protestën për UÇK sulmon qeverinë: Ministrat e Ramës janë njerëz negativë

    Deputeti i Vlorës i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së që mbahet në Tiranë, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje.
    Gjatë një interviste për A2 CNN, Leskaj tha se ka marrë pjesë në protestë si deputet i Vlorës dhe i gjithë zonës së Labërisë.
    Leskaj shtoi se shqiptarët sot duhet të jenë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së, në mbështetje të Hashim Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
    Ai gjatë fjalës së tij sulmoi edhe ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilët i quajti patronazhistë.
    “Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin, me Rexhep Selimin dhe të tjerët.
    Unë nuk jam udhëheqësi i PD, unë jam deputet i PD së Vlorës. Jam deputet i labëve, ka tre hyrje Labëria, fillon nga fshati im, Drashovica. Te shtëpia e gjyshit tim. Pavarësisht se disa nga këta patronazhistët e Ramës unë kam antipatinë më të thellë, nuk i pëlqej. Ministrat e Ramës janë patronazhistë, janë njerëz negativë”, tha mes të tjerash Leskaj.

  • “Qeveria duhej të kishte rënë”/ Vrasja e gjyqtarit, Noka me tone të forta nga Kuvendi: Dy ministrat zgërdhihen…

    “Qeveria duhej të kishte rënë”/ Vrasja e gjyqtarit, Noka me tone të forta nga Kuvendi: Dy ministrat zgërdhihen…

    I ashpër është treguar deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili tha se dy ministrat duhej të kishin dhënë dorëheqje për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Flamur Noka:
    “Në çdo vend demokratik, kanë ndodhur ngjarje dhe më të vogla se kjo që ndodhi në Apel dhe kanë dhënë dorëheqje. Ju flisni për një qeveri që do ta çojë Shqipërinë në Europë, por stili juaj është më shumë se bizantin. Është vrarë një gjyqtar, këtu ministri i Drejtësisë dhe ajo e Brendshme, në vend që të mbani përgjegjësi por zgërdhihen para opinionin dhe flasin sikur fajin e ka opozita, kjo është idiotësi. Ju ndaj e keni çuar në këtë situatë vendin. Krimi ka mbrojtjen tuaj. Për ta shoqëruar Suelin te dentisti me policie dhe makinë policie, e bëni ju, Para dy javësh ka ndodhur. Nëse do të ndodhte diku tjetër do shembej qeveria.”, tha ai.

  • “Vrasja në Gjykatë”, Salianji kërkon dorëheqjen e Koçiut dhe hetim për ish-ministrat

    “Vrasja në Gjykatë”, Salianji kërkon dorëheqjen e Koçiut dhe hetim për ish-ministrat

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si “dështim të shtetit” dhe “moment për përgjegjësi politike”.
    Në një postim në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD-së kërkon që ish-ministrat e Brendshëm të merren nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa i bën thirrje ministres aktuale të Brendshme, Albana Koçiu, të japë dorëheqjen.
    Postimi i plotë i Ervin Salianjit në Facebook:
    “Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar.
    Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës.
    Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë.
    Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin.
    Qeveria ka lënë me vetëdije të pambrojtur gjyqtarët dhe prokurorët, duke u fshehur pas justifikimeve të turpshme se “nuk ka përgjegjësi”.
    Në të vërtetë, ajo është përgjegjësja kryesore për krijimin e klimës së frikës dhe konfliktit social,lejimin e qarkullimit lirisht të armëve dhe personave të rrezikshëm, zhveshjen e policisë nga autoriteti dhe shndërrimin e saj në një instrument partie, dorëzimin e territorit në duart e bandave dhe strukturave kriminale.
    Ky është momenti për përgjegjësi politike, hetim penal dhe veprim institucional jo për heshtje dhe justifikime. Kur gjyqtari vritet në zyrë, bie besimi te shteti”.

  • Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm! Albana Koçiu të dorëhiqet!

    Vrasja e gjyqtarit/ Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm! Albana Koçiu të dorëhiqet!

    Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji shprehet se institucionet ligjzbatuese kanë dështuar të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve. Në një reagim, Salianji i referohet shkresës së KLGJ e cila u bë publike sot lidhur me marrjen e masave nga Policia e Shtetit pranë gjykatave. Një ditë më parë vendi u trondit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ku u qëllua për vdekje me tre plumba nga Elvis Shkambi, ky i fundit palë në një proces gjyqësor pronësie.
    Ish-deputeti demokrat kërkon marrjen nën hetim të ish-ministrave të Brendshëm, për shpërdorim detyre, ndërsa thekson se ministrja aktuale e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu duhet të japë dorëheqje.
    “Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin”, shprehet Salianji.
    Reagimi
     
    Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar. Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë.
    Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin. Qeveria ka lënë me vetëdije të pambrojtur gjyqtarët dhe prokurorët, duke u fshehur pas justifikimeve të turpshme se “nuk ka përgjegjësi”. Në të vërtetë, ajo është përgjegjësja kryesore për krijimin e klimës së frikës dhe konfliktit social, lejimin e qarkullimit lirisht të armëve dhe personave të rrezikshëm, zhveshjen e policisë nga autoriteti dhe shndërrimin e saj në një instrument partie, dorëzimin e territorit në duart e bandave dhe strukturave kriminale. Ky është momenti për përgjegjësi politike, hetim penal dhe veprim institucional jo për heshtje dhe justifikime.
    Kur gjyqtari vritet në zyrë, bie besimi te shteti.

  • Rama kërkon fitore absolute në Tiranë/ Ndan përgjegjësitë për deputetët, në terren zbresin edhe ministrat

    Rama kërkon fitore absolute në Tiranë/ Ndan përgjegjësitë për deputetët, në terren zbresin edhe ministrat

    Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.

    Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.
    Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si  forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vijnë Taulant Balla dhe Niko Peleshi.
    Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit.
    Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët  në Njësinë 10.
    Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë.
    Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.
    Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.

  • Rama njofton konferencë për media, të pranishëm ministrat Koçiu dhe Lamallari, ç’pritet të diskutohet

    Rama njofton konferencë për media, të pranishëm ministrat Koçiu dhe Lamallari, ç’pritet të diskutohet

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 11:30 këtë të premten. Mësohet se në konferencë, së bashku me Ramën, do të jenë ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
    Nuk dihen detaje rreth kësaj konference, por prezenca e dy ministrave tregon se në fokus do të jenë çështjet që lidhen me Punët e Brendshme dhe Drejtësinë. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë konferencës të bëhen edhe njoftime për vendimmarrje apo reforma specifike në fushat që mbulojnë ministrat e pranishëm.

    Kjo është një nga konferencat e rralla të kryeministrit Rama pas marrjes së mandatit të ri, pasi ai ka zgjedhur të rikthehet tek kjo formë komunikimi me publikun. Konferenca e Ramës me ministrat Koçiu dhe Lamallari vjen vetëm pak orë para takimit me strukturat e Tiranës, që do të zhvillohet në orën 16:30./ZËRI

  • Fotolajm/ Pas mbledhjes me kabinetin qeverisës, Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët socialistë

    Fotolajm/ Pas mbledhjes me kabinetin qeverisës, Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët socialistë

    Pas miratimit dje nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, Rama ka mbajtur sot mbledhje në selinë rozë me ministrat dhe deputetët socialistë, kur tha se tashmë duhet t’i hapet rruga dhe të vijojë puna për kryeqytetin.

    Pas mbledhjes ku mbështeti kandidaturën e Ogerta Manastirliut si dhe dha porositë për bashkitë e vendit për disa problematika që duhen rregulluar, Rama është fotografuar duke pirë kafe me kabinetin e tij, në një ambient lokali pranë selisë.
     
    Top Channel

  • Xhaferri: Rama shkrin qeverinë me PS, emëron ministrat patronazhistë për fushatën e Manastirliut

    Xhaferri: Rama shkrin qeverinë me PS, emëron ministrat patronazhistë për fushatën e Manastirliut

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar pas veprimit të kryeministrit Edi Rama, i cili emëroi ministrat e kabinetit qeveritar si patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut. Në një status në FB, Xhaferri e konsideron këtë si një përpjekje të hapur për të shkrirë qeverinë me partinë, duke theksuar se Partia Socialiste po vepron si një strukturë elektorale kriminale. Sipas tij, Rama nuk ka asnjë shqetësim për qytetarët e Tiranës, por përqendrohet vetëm në financat dhe ndërtimet, që i mundësojnë përfitime nga paratë e narkotrafikut.

    Postimi i plotë i Besart Xhaferrit:

    Rama i emëroi sot ministrat patronazhistë të PS për fushatën e Manastirliut, Diella do patronazhojë AKSHI-n!

    Edi Rama sot tregoi edhe një herë se e ka vendosur ta shkrijë qeverinë me partinë, pasi ministrat e kabinetit qeveritar, që i kishte mbledhur në selinë e Partisë Socialiste, i caktoi patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut.

    Skenat e denja për një republikë bananesh u konsumuan para mediave, si për t’u treguar shqiptarëve se Narkosulltanati është fakt.

    Edi Rama sot, edhe një herë, dëshmoi se Partia Socialiste operon si një grup i strukturuar elektoral kriminal.

    Në fjalën e tij, Edi Rama nuk artikuloi asnjë shqetësim të qytetarëve të Tiranës, por vetëm shqetësime të tij, që lidhen me financat, si paratë e ujësjellësit, investimet dhe halli i tij më i madh, ndërtimet, që i mundësojnë përqindjet e parave të narkotrafikut!

  • “Rama ka shkrirë qeverinë me partinë”/ Emërimi i kabinetit, reagon deputeti: Narkosulltanati është fakt, PS operon…

    “Rama ka shkrirë qeverinë me partinë”/ Emërimi i kabinetit, reagon deputeti: Narkosulltanati është fakt, PS operon…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar pas veprimit të kryeministrit Edi Rama, i cili emëroi ministrat e kabinetit qeveritar si patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut. Në një status në FB, Xhaferri e konsideron këtë si një përpjekje të hapur për të shkrirë qeverinë me partinë, duke theksuar se Partia Socialiste po vepron si një strukturë elektorale kriminale. Sipas tij, Rama nuk ka asnjë shqetësim për qytetarët e Tiranës, por përqendrohet vetëm në financat dhe ndërtimet, që i mundësojnë përfitime nga paratë e narkotrafikut.
    Postimi i plotë:
    Rama i emëroi sot ministrat patronazhistë të PS për fushatën e Manastirliut, Diella do patronazhojë AKSHI-n!
    Edi Rama sot tregoi edhe një herë se e ka vendosur ta shkrijë qeverinë me partinë, pasi ministrat e kabinetit qeveritar, që i kishte mbledhur në selinë e Partisë Socialiste, i caktoi patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut.
    Skenat e denja për një republikë bananesh u konsumuan para mediave, si për t’u treguar shqiptarëve se Narkosulltanati është fakt. Edi Rama sot, edhe një herë, dëshmoi se Partia Socialiste operon si një grup i strukturuar elektoral kriminal.