Tag: ministrat

  • BE ashpërson politikën për emigracionin, azilkërkuesit e refuzuar nuk do të lejohen të qëndrojnë

    BE ashpërson politikën për emigracionin, azilkërkuesit e refuzuar nuk do të lejohen të qëndrojnë

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 21:22
    Ministrat e Brendshëm të BE-së arritën një marrëveshje të gjerë për paketën e reformave mbi migracionin të hënën, duke mbushur boshllëqet e fundit të reformës së migracionit të Bashkimit Evropian dhe duke hapur rrugën për negociatat me Parlamentin Evropian.
    Tre projektligjet kryesore rishkruajnë në mënyrë të ndjeshme rregullat për azilin në BE dhe janë pjesë e Paktit për Migracionin dhe Azilin – plani kryesor i BE-së, i cili pritet të hyjë në fuqi deri në qershor të vitit 2026. Në një takim në Bruksel, ministrat miratuan atë që Komisioni Evropian e ka quajtur për një kohë të gjatë “pjesën e humbur” të sistemit: rregulloren për rikthimet. Ky ligj, i propozuar për herë të parë në mars, mundëson që shtetet e BE-së të krijojnë “qendra rikthimi” jashtë territorit të BE-së për migrantët që presin të deportohen.

    “Marrëveshja do të mundësojë që si BE-ja ashtu edhe një ose më shumë shtete anëtare të bëjnë një marrëveshje me një shtet të tretë për krijimin e qendrave të rikthimit,” tha ministri i Imigracionit të Danimarkës, Rasmus Stoklund. Ministrat gjithashtu miratuan ndryshimet në konceptin e shtetit të tretë të sigurt, i cili do ta bënte më të lehtë refuzimin e kërkesave për azil dhe mundësonte deportimet në shtetet që kërkuesi ka kaluar vetëm nëpër to. Për herë të parë, shtetet e BE-së do të kenë një listë të shteteve të sigura të origjinës në nivel evropian, e cila përfshin Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin, Indinë, Kosovën, Marokun dhe Tunizinë. Përveç këtyre shteteve, Komisioni gjithashtu i konsideron shtetet kandidate për anëtarësim në BE, si Turqinë dhe Gjeorgjinë, si të sigurta. Aplikimet nga qytetarët e këtyre shteteve do të trajtohen më shpejt.

    Luftra politike më e vështirë ishte nëse të gjitha shtetet e BE-së duhet të zbatojnë automatikisht urdhërat për deportimin e njëri-tjetrit, një pjesë e propozimit për rikthimet. Teksti përfundimtar paraqet një mekanizëm në dy etapa: fillimisht vullnetar dhe pastaj detyrues. Ai gjithashtu krijon procedura të përbashkëta për BE-në, krijon detyrime për ata që nuk kanë të drejtën për të qëndruar, forcimin e bashkëpunimit mes kryeqyteteve dhe mundëson krijimin e “qendrave rikthimi” në shtetet jashtë BE-së.

    Disa qeveri kishin frikë se njohja e ndërsjellë e rikthimeve do të mundësonte që shtetet në vijën e parë të fronteve, si Spanja, Italia ose Greqia, të kalonin migrantët përtej kufirit, duke i ngarkuar shtetet e tjera me barrën e enforcement-it. Ministrat gjithashtu arritën një marrëveshje mbi mekanizmin e solidaritetit të Paktit, i cili kërkon që çdo kryeqytet i BE-së të kontribuojë përmes relocimeve, mbështetjes financiare ose ndihmës operative.
    Komisioni kishte propozuar 30,000 relocime ose mbështetje financiare të barabartë (€20,000 për person), por ministrat ranë dakord për një objektiv më të ulët por detyrues: 21,000 relocime ose €420 milion për ciklin deri në 2026. Organizatat e shoqërisë civile reaguan me shqetësim ndaj marrëveshjes së Këshillit, veçanërisht ndaj nenit të propozimit për rikthimet, i cili do të lejonte autoritetet të kryenin bastisje, hetime dhe kontrollime shtesë për të zbatuar deportimet.
    Ky dispozitë do të përfshinte si shtëpitë e individëve që janë nën urdhra rikthimi, ashtu edhe “objekte të tjera të rëndësishme,” mundësisht duke përfshirë rezidencat e qytetarëve të BE-së që dyshohet se strehojnë migrantë, si dhe zyra të OJQ-ve dhe qendra humanitare. “Kjo propozim i ri mban shenjat e një shteti policor,” paralajmëroi Silvia Carta, oficere e mbështetjes në Platformën për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Migrantët pa Dokumente. Sipas saj, leja për autoritetet të hyjnë në shtëpi private me një liri të tillë është një përpjekje e qartë për të intimiduar këdo që ndihmon një njeri dhe për të rrezikuar njerëzit në nevojë edhe më shumë. Me rregulloren për rikthimet, BE-ja po “legjitimon burgjet jashtë territorit, profilizimin racor dhe burgosjen e fëmijëve në mënyra që nuk kemi parë më parë,” tha Sarah Chander, drejtoreshë në Iniciativën Equinox për Drejtësinë Racore.

  • “Avokati piktor në hall!”, Bardhi: Rama mashtron me opinione të Venecias për të mbrojtur Ballukun

    “Avokati piktor në hall!”, Bardhi: Rama mashtron me opinione të Venecias për të mbrojtur Ballukun

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për referencat e tyre të pretenduara ndaj Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, duke theksuar se nuk përmenden as numra, as data, as emra vendimesh në dokumentet e dorëzuara.
    Bardhi shpjegon se e kundërta e asaj që ata deklarojnë është e vërtetë. Sipas tij, Komisioni i Venecias në Opinionin CDL-AD(2013)001 thekson se rregullat mbi përgjegjësinë ligjore dhe politike ndryshojnë për kreun e shtetit, deputetët dhe ministrat, ku këta të fundit nuk përfitojnë imunitet të gjerë dhe nuk duhet të jenë të mbrojtur nga procedurat kur shkelin ligjin.
    Ai shtoi se vendimet për nisjen e procedurave penale ndaj ministrave duhet të trajtohen nga prokurori i zakonshëm, pa ndikim politik, dhe se autoritetet nuk duhet të ndalohen të hetojnë shkeljet ligjore.
    Kujtojmë se gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se sipas Komisionit të Venecias, gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë. Kjo pasi, një gjë e tillë sipas tij do të cënonte balancën e pushtetetve.
    Reagimi i Bardhit
    Avokati–piktor i Belinda Ballukut iu referua dje Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, por pa përmendur as numër, as datë e as emër të ndonjë opinioni apo vendimi. Madje referenca të tilla nuk gjenden as në kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
    Arsyeja është e thjeshtë dhe e kuptueshme. E kundërta e asaj që ai thotë është e vërtetë.
    E vërteta është që Komisioni i Venecias në një Opinion të tij CDL-AD(2013)001, ka thënë tërësisht të kundërtën e asaj që Edi Rama shpreh, duke konkluduar parimisht në këto standarde:

    Rregullat dhe procedurat mbi përgjegjësinë, si ligjore ashtu edhe politike, në shumicën e sistemeve kushtetuese janë të ndryshme për secilën nga këto tre kategori (kreu i shtetit, deputetët, ministrat). Si krerët e shtetit ashtu edhe deputetët shpesh (edhe pse për arsye të ndryshme) gëzojnë një shkallë më të lartë imuniteti nga përgjegjësia ligjore sesa ajo që u jepet zakonisht ministrave të qeverisë.
    Shumica e vendeve kanë rregulla të posaçme mbi imunitetin ligjor për krerët e shtetit (mbretër dhe presidentë) dhe për anëtarët e parlamentit, por rregullat mbi imunitetin për ministrat e qeverisë janë më pak të zakonshme dhe, nëse ekzistojnë, shpesh janë më pak gjithëpërfshirëse.
    Ndërkohë që mund të ketë arsye të vlefshme për të dhënë një shkallë të caktuar imuniteti ligjor për deputetët dhe krerët e shtetit, këto arsye nuk mbulojnë në të njëjtën masë ministrat e qeverisë. Procedurat speciale nuk duhet të interpretohen në mënyrë që të sigurojnë një imunitet të gjerë procedurial për ministrat që kanë shkelur qartë ligjin.
    Vendimi për të nisur procedura penale ndaj një ministri (aktual ose ish) shpesh ka pasoja serioze për personin e përfshirë, pavarësisht nëse gjendet fajtor. Në vendet ku kjo trajtohet nga prokurori i zakonshëm, është e rëndësishme që ky institucion të jetë në gjendje të ushtrojë diskrecion të shëndoshë dhe të mos ndjekë akuza të pabazuara që vijnë kryesisht për arsye politike. Nga ana tjetër, është po aq e rëndësishme që autoritetet prokuroriale të mos intimidohen ose udhëzohen nga qeveria (ose aktorë të tjerë) për të mos ngritur akuza në raste ku ka arsye të forta për të besuar se ministri ka shkelur ligjin.

    Nga ana tjetër, Komisioni i Venecias ka dhënë opinione dhe rekomandime shteruese për Republikës e Kosovës në opinionin CDL-AD(2020)008 lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, duke u shprehur:

    Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit. Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të “pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë”.
    Komisioni thotë se pezullimi nuk duhet kufizuar vetëm te zyrtarët që kryejnë krime që lidhen me funksionin publik, por mund të aplikohet edhe për çdo vepër penale, nëse ekziston rrezik i:

    pengimit të drejtësisë
    ndikimit te dëshmitarët
    shkatërrimit të provave.

    Pra, nuk ka asnjë kufizim që ndalon pezullimin e anëtarëve të qeverisë.

    Komisioni thekson se kjo masë është shumë serioze dhe duhet të shoqërohet me kritere të forta që lidhen kryesisht nëse i dyshuari, i akuzuari ka: rrezik të shkatërrojë prova; rrezik të ndikojë te dëshmitarët; rrezik të përsërisë veprën.
    Në opinionin për Kosovën, Komisioni ka shkuar më tej duke rekomanduar që pezullimi të jetë i mundur për të gjithë “personat zyrtarë” përfshirë: ministra; anëtarë qeverie; zyrtarë të lartë; çdo person që ushtron autoritet publik, madje edhe personat e zgjedhur.

    Avokati-piktor i Belinda Ballukut është në hall të madh sepse ajo e mban peng me aferat e përbashkëta korruptive. Prandaj edhe gënjen publikisht me shpresën se do të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese duke iu referuar opinioneve apo vendimeve imagjinare të Komisionit të Venecias apo Gjykatës së Strasburgut.
     

  • ‘Avokati-piktor i Ballukut’, Bardhi: Rama keqpërdor opinione të Venecias për të mbrojtur ministren, faktet flasin të kundërtën

    ‘Avokati-piktor i Ballukut’, Bardhi: Rama keqpërdor opinione të Venecias për të mbrojtur ministren, faktet flasin të kundërtën

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për referencat e tyre të pretenduara ndaj Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, duke theksuar se nuk përmenden as numra, as data, as emra vendimesh në dokumentet e dorëzuara.

    Bardhi shpjegon se e kundërta e asaj që ata deklarojnë është e vërtetë. Sipas tij, Komisioni i Venecias në Opinionin CDL-AD(2013)001 thekson se rregullat mbi përgjegjësinë ligjore dhe politike ndryshojnë për kreun e shtetit, deputetët dhe ministrat, ku këta të fundit nuk përfitojnë imunitet të gjerë dhe nuk duhet të jenë të mbrojtur nga procedurat kur shkelin ligjin.

    Ai shtoi se vendimet për nisjen e procedurave penale ndaj ministrave duhet të trajtohen nga prokurori i zakonshëm, pa ndikim politik, dhe se autoritetet nuk duhet të ndalohen të hetojnë shkeljet ligjore. Sipas Bardhit, Rama po gënjen publikisht duke iu referuar opinioneve imagjinare për të ndikuar vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ajo mban peng situatën për shkak të aferave të përbashkëta korruptive.

    Statusi i plotë:

    Avokati–piktor i Belinda Ballukut iu referua dje Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, por pa përmendur as numër, as datë e as emër të ndonjë opinioni apo vendimi. Madje referenca të tilla nuk gjenden as në kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

    Arsyeja është e thjeshtë dhe e kuptueshme. E kundërta e asaj që ai thotë është e vërtetë.

    E vërteta është që Komisioni i Venecias në një Opinion të tij CDL-AD(2013)001, ka thënë tërësisht të kundërtën e asaj që Edi Rama shpreh, duke konkluduar parimisht në këto standarde:

    1. Rregullat dhe procedurat mbi përgjegjësinë, si ligjore ashtu edhe politike, në shumicën e sistemeve kushtetuese janë të ndryshme për secilën nga këto tre kategori (kreu i shtetit, deputetët, ministrat). Si krerët e shtetit ashtu edhe deputetët shpesh (edhe pse për arsye të ndryshme) gëzojnë një shkallë më të lartë imuniteti nga përgjegjësia ligjore sesa ajo që u jepet zakonisht ministrave të qeverisë.

    2. Shumica e vendeve kanë rregulla të posaçme mbi imunitetin ligjor për krerët e shtetit (mbretër dhe presidentë) dhe për anëtarët e parlamentit, por rregullat mbi imunitetin për ministrat e qeverisë janë më pak të zakonshme dhe, nëse ekzistojnë, shpesh janë më pak gjithëpërfshirëse.

    3. Ndërkohë që mund të ketë arsye të vlefshme për të dhënë një shkallë të caktuar imuniteti ligjor për deputetët dhe krerët e shtetit, këto arsye nuk mbulojnë në të njëjtën masë ministrat e qeverisë. Procedurat speciale nuk duhet të interpretohen në mënyrë që të sigurojnë një imunitet të gjerë procedurial për ministrat që kanë shkelur qartë ligjin.

    4. Vendimi për të nisur procedura penale ndaj një ministri (aktual ose ish) shpesh ka pasoja serioze për personin e përfshirë, pavarësisht nëse gjendet fajtor. Në vendet ku kjo trajtohet nga prokurori i zakonshëm, është e rëndësishme që ky institucion të jetë në gjendje të ushtrojë diskrecion të shëndoshë dhe të mos ndjekë akuza të pabazuara që vijnë kryesisht për arsye politike. Nga ana tjetër, është po aq e rëndësishme që autoritetet prokuroriale të mos intimidohen ose udhëzohen nga qeveria (ose aktorë të tjerë) për të mos ngritur akuza në raste ku ka arsye të forta për të besuar se ministri ka shkelur ligjin.

    Nga ana tjetër, Komisioni i Venecias ka dhënë opinione dhe rekomandime shteruese për Republikës e Kosovës në opinionin CDL-AD(2020)008 lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, duke u shprehur:

    1. Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit. Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të “pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë”.

    2. Komisioni thotë se pezullimi nuk duhet kufizuar vetëm te zyrtarët që kryejnë krime që lidhen me funksionin publik, por mund të aplikohet edhe për çdo vepër penale, nëse ekziston rrezik i:

    • pengimit të drejtësisë

    • ndikimit te dëshmitarët

    • shkatërrimit të provave.

    Pra, nuk ka asnjë kufizim që ndalon pezullimin e anëtarëve të qeverisë.

    3. Komisioni thekson se kjo masë është shumë serioze dhe duhet të shoqërohet me kritere të forta që lidhen kryesisht nëse i dyshuari, i akuzuari ka: rrezik të shkatërrojë prova; rrezik të ndikojë te dëshmitarët; rrezik të përsërisë veprën.

    4. Në opinionin për Kosovën, Komisioni ka shkuar më tej duke rekomanduar që pezullimi të jetë i mundur për të gjithë “personat zyrtarë” përfshirë: ministra; anëtarë qeverie; zyrtarë të lartë; çdo person që ushtron autoritet publik, madje edhe personat e zgjedhur.

    Avokati-piktor i Belinda Ballukut është në hall të madh sepse ajo e mban peng me aferat e përbashkëta korruptive. Prandaj edhe gënjen publikisht me shpresën se do të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese duke iu referuar opinioneve apo vendimeve imagjinare të Komisionit të Venecias apo Gjykatës së Strasburgut.

  • ‘Avokati piktor në hall’, Bardhi: Si po mban Balluku peng Ramën me aferat e përbashkëta korruptive

    ‘Avokati piktor në hall’, Bardhi: Si po mban Balluku peng Ramën me aferat e përbashkëta korruptive

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për referencat e tyre të pretenduara ndaj Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, duke theksuar se nuk përmenden as numra, as data, as emra vendimesh në dokumentet e dorëzuara.
    Bardhi shpjegon se e kundërta e asaj që ata deklarojnë është e vërtetë. Sipas tij, Komisioni i Venecias në Opinionin CDL-AD(2013)001 thekson se rregullat mbi përgjegjësinë ligjore dhe politike ndryshojnë për kreun e shtetit, deputetët dhe ministrat, ku këta të fundit nuk përfitojnë imunitet të gjerë dhe nuk duhet të jenë të mbrojtur nga procedurat kur shkelin ligjin.
    Ai shtoi se vendimet për nisjen e procedurave penale ndaj ministrave duhet të trajtohen nga prokurori i zakonshëm, pa ndikim politik, dhe se autoritetet nuk duhet të ndalohen të hetojnë shkeljet ligjore. Sipas Bardhit, Rama po gënjen publikisht duke iu referuar opinioneve imagjinare për të ndikuar vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ajo mban peng situatën për shkak të aferave të përbashkëta korruptive.
    REAGIMI I BARDHITAvokati–piktor i Belinda Ballukut iu referua dje Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, por pa përmendur as numër, as datë e as emër të ndonjë opinioni apo vendimi. Madje referenca të tilla nuk gjenden as në kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese.Arsyeja është e thjeshtë dhe e kuptueshme. E kundërta e asaj që ai thotë është e vërtetë.E vërteta është që Komisioni i Venecias në një Opinion të tij CDL-AD(2013)001, ka thënë tërësisht të kundërtën e asaj që Edi Rama shpreh, duke konkluduar parimisht në këto standarde:1. Rregullat dhe procedurat mbi përgjegjësinë, si ligjore ashtu edhe politike, në shumicën e sistemeve kushtetuese janë të ndryshme për secilën nga këto tre kategori (kreu i shtetit, deputetët, ministrat). Si krerët e shtetit ashtu edhe deputetët shpesh (edhe pse për arsye të ndryshme) gëzojnë një shkallë më të lartë imuniteti nga përgjegjësia ligjore sesa ajo që u jepet zakonisht ministrave të qeverisë.2. Shumica e vendeve kanë rregulla të posaçme mbi imunitetin ligjor për krerët e shtetit (mbretër dhe presidentë) dhe për anëtarët e parlamentit, por rregullat mbi imunitetin për ministrat e qeverisë janë më pak të zakonshme dhe, nëse ekzistojnë, shpesh janë më pak gjithëpërfshirëse.3. Ndërkohë që mund të ketë arsye të vlefshme për të dhënë një shkallë të caktuar imuniteti ligjor për deputetët dhe krerët e shtetit, këto arsye nuk mbulojnë në të njëjtën masë ministrat e qeverisë. Procedurat speciale nuk duhet të interpretohen në mënyrë që të sigurojnë një imunitet të gjerë procedurial për ministrat që kanë shkelur qartë ligjin.4. Vendimi për të nisur procedura penale ndaj një ministri (aktual ose ish) shpesh ka pasoja serioze për personin e përfshirë, pavarësisht nëse gjendet fajtor. Në vendet ku kjo trajtohet nga prokurori i zakonshëm, është e rëndësishme që ky institucion të jetë në gjendje të ushtrojë diskrecion të shëndoshë dhe të mos ndjekë akuza të pabazuara që vijnë kryesisht për arsye politike. Nga ana tjetër, është po aq e rëndësishme që autoritetet prokuroriale të mos intimidohen ose udhëzohen nga qeveria (ose aktorë të tjerë) për të mos ngritur akuza në raste ku ka arsye të forta për të besuar se ministri ka shkelur ligjin.Nga ana tjetër, Komisioni i Venecias ka dhënë opinione dhe rekomandime shteruese për Republikës e Kosovës në opinionin CDL-AD(2020)008 lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, duke u shprehur:1. Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit. Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të “pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë”.2. Komisioni thotë se pezullimi nuk duhet kufizuar vetëm te zyrtarët që kryejnë krime që lidhen me funksionin publik, por mund të aplikohet edhe për çdo vepër penale, nëse ekziston rrezik i:• pengimit të drejtësisë• ndikimit te dëshmitarët• shkatërrimit të provave.Pra, nuk ka asnjë kufizim që ndalon pezullimin e anëtarëve të qeverisë.3. Komisioni thekson se kjo masë është shumë serioze dhe duhet të shoqërohet me kritere të forta që lidhen kryesisht nëse i dyshuari, i akuzuari ka: rrezik të shkatërrojë prova; rrezik të ndikojë te dëshmitarët; rrezik të përsërisë veprën.4. Në opinionin për Kosovën, Komisioni ka shkuar më tej duke rekomanduar që pezullimi të jetë i mundur për të gjithë “personat zyrtarë” përfshirë: ministra; anëtarë qeverie; zyrtarë të lartë; çdo person që ushtron autoritet publik, madje edhe personat e zgjedhur.Avokati-piktor i Belinda Ballukut është në hall të madh sepse ajo e mban peng me aferat e përbashkëta korruptive. Prandaj edhe gënjen publikisht me shpresën se do të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese duke iu referuar opinioneve apo vendimeve imagjinare të Komisionit të Venecias apo Gjykatës së Strasburgut.

  • Skandali i korrupsionit prej 100 milionë dollarësh në Ukrainë, shkarkohen nga detyra ministri i Energjisë dhe ai i Drejtësisë

    Skandali i korrupsionit prej 100 milionë dollarësh në Ukrainë, shkarkohen nga detyra ministri i Energjisë dhe ai i Drejtësisë

    Parlamenti i Ukrainës shkarkoi këtë të mërkurë ministrat e Energjisë dhe të Drejtësisë, duke thelluar krizën më të madhe politike të kohës së luftës, pas nisjes së një hetimi të gjerë për korrupsion.

    Hetimi, që lidhet me një skemë të dyshuar prej 100 milionë dollarësh për kontrollin e kontratave në agjencinë shtetërore bërthamore, ka shkaktuar zemërim publik dhe presion të fortë mbi udhëheqjen ukrainase.
    Dy ministrat, German Galushchenko, i cili ka drejtuar dikur sektorin e energjisë dhe ministrja aktuale Svitlana Hrynchuk, kishin dhënë më herët dorëheqjen nën presionin e Presidentit Volodymyr Zelenskiy. Ndërkohë dy ministrat kanë mohuar çdo shkelje.
    Lajmi për hetimin ka nxitur opozitën të kërkojë masa më të ashpra, përfshirë një rishikim të plotë të qeverisë.
    Sipas autoriteteve përkatëse, çështja përfshin edhe agjenci të tjera shtetërore, ndërsa i dyshuari kryesor mbetet ish-partneri biznesi i presidentit Zelensky.

    Top Channel

  • Parlamenti i Ukrainës shkarkon 2 ministrat pas skandalit me korrupsionin 100 mln euro në energji

    Parlamenti i Ukrainës shkarkon 2 ministrat pas skandalit me korrupsionin 100 mln euro në energji

    Parlamenti i Ukrainës votoi për të shkarkuar ministrat e Energjisë dhe të Drejtësisë, pas një hetimi të madh për korrupsion në sektorin e energjisë që ka shkaktuar krizën më të madhe politike të vendit që nga lufta. 
    Hetimi për një skandal korrupsioni prej 100 milionë dollarësh që lidhet me kontrollin e kontratave në kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore ka shkaktuar zemërim publik kundër udhëheqjes ukrainase, ndërsa ajo përpiqet të mbrohet nga forcat ruse. 
    Ministri i Drejtësisë German Galushenko, i cili shërbeu si ministër i energjisë nga viti 2021 deri në vitin 2025, dhe ministrja aktuale e energjisë Svyatlana Hrynchuk, dhanë dorëheqjen më parë nën presionin e Presidentit Volodymyr Zelensky. Të dy ministrat kanë mohuar çdo përfshirje në skandal. 
    Forcat e opozitës kanë bërë thirrje për masa më të ashpra pasi lajmi për hetimin tronditi establishmentin politik të Kievit, duke përfshirë një riorganizim të madh të qeverisë dhe shkarkimin e shefit të fuqishëm të stafit të Zelensky. 
    Autoritetet antikorrupsion thanë se hetimi i tyre, i dyshuari kryesor i të cilit është Timur Midich, ish-partneri i biznesit i Zelensky, mbulon edhe agjenci të tjera shtetërore. 
     
     

  • Ministrat braktisin sallën gjatë raportimit të kreut të KLSH, Berisha: Turp! Bravo Damian që qëndrove

    Ministrat braktisin sallën gjatë raportimit të kreut të KLSH, Berisha: Turp! Bravo Damian që qëndrove

    Gjatë raportimit të kreut të KLSH Arben Shehu, për hetimet e institucioneve gjatë vitit 2024, ministrat janë larguar nga seanca plenare.
    Për kreun e PD Sali Berisha, ky është një turp dhe akt i pashembullt.
    Në fjalën e tij, Berisha “përgëzoi” deputetin e PS Damian Gjiknuri për kurajon që qëndroi.

    “Shikoni si ja mbathën njëri pas tjetrit. Braktisën sallën të gjithë mëkatarët. Ky është një akt i pashembullt kur kryetari i KLSH raporton në Parlament për tiu informuar se si qeveria përdor paratë e taksave, pronat publike të shtetit dhe pasuritë e vendit.
    Bravo Damian që qëndrove. Ky është një turp. Të parët që duhet të ishin këtu, që duhet të komentonin, ishin ata që kanë administruar miliarda pasuri publike.
    Një akt vetakuze. Aktpranimi të të gjithë vjedhjeve që kanë bërë.
    KLSH ka vazhduar në kushte të vështira betejën për transparencë, për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka punë pa të meta dhe defekte. Në 9 muaj u vodhën dhe shpërdoruar 900 mln euro me prokurimet publike”, tha Berisha./vizionplus.tv

  • Nga Kreu i Kuvendit deri tek ministrat, ja kush mori pjesë në mbledhjen urgjente të Ramës

    Nga Kreu i Kuvendit deri tek ministrat, ja kush mori pjesë në mbledhjen urgjente të Ramës

    Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, mes kryeministrit Edi Rama, deputetëve të qarkut të Tiranës, ministrave dhe kreut të Grupit Parlamentar. Sipas burimeve për mediat, Rama ka qenë i prerë në porositë e tij, duke kërkuar rienergjizimin e strukturave të PS në Tiranë, organizimin më të mirë të partisë.
    Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët socialistë të Tiranës.

  • Fshinë nga rrjetet gjithçka që ka lidhje me Ballukun, Berisha: Ministrat, deputetët, administratën… e kapi Lubofobia

    Fshinë nga rrjetet gjithçka që ka lidhje me Ballukun, Berisha: Ministrat, deputetët, administratën… e kapi Lubofobia

    Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas nisjes së hetimve për zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku.

    Sipas kreut demokrat, “e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit digjital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Evropës në epokën digjitale”.

    “Vëzhguesit konstatuan, sipas Berishës, ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë,  të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes”.

    Postimi i plotë:

    Lubofobia!

    Miq!

    Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortaje një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia.

    Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes.

    Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Europës në epokën dixhitale.

    Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku.

    Ps: Delubifikimi i rrjeteve sociale nisi para urdhrit të Ramaduros. Ky i fundit urdhrin e ekzekutimit dixhital të Lubes e përcolli nëpërmjet Pellumbeshës, e cila ka meritën e pamohueshme se ishte e para që sulmoi Lubinë publikisht në emisionin Top Story.

    Rama urdhrin e dha vetëm pasi Lubi i tha atij në zyrë, me dëshmitarë, në praninë e Pellumbeshës dhe një tjetri, se:

    “Mos mendo se unë jam si ai qurraveci i Bashkisë, unë jam mbesa e Beqir Ballukut, të marrë me lecka me vete!”

    Për më shumë lexoni statusin e gazetarit Flavio Qarri.

    Nga Flavio Qarri – Lamtumirë Belinda! Bashkëpunëtorët zhdukin çdo gjurmë të saj.

  • Diplomatët më të lartë të Lindjes së Mesme do të takohen në Stamboll për bisedime në Gaza

    Diplomatët më të lartë të Lindjes së Mesme do të takohen në Stamboll për bisedime në Gaza

    Ministrat e jashtëm nga disa vende të Lindjes së Mesme pritet të takohen në Stamboll të hënën për të diskutuar hapat e mundshëm të mëtejshëm në procesin e paqes në Gaza, sipas ministrit të jashtëm turk, Hakan Fidan.

    Takimi do të bashkojë ministrat nga tetë vendet që morën pjesë në bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u tha Fidan i Turqisë gazetarëve të premten në Ankara.

    Deri më tani nuk ka pasur konfirmim të takimit nga këto vende.

    Diskutimet e mëparshme në Nju Jork përfshinin përfaqësues nga Turqia, Katari, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.

    Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas mbetet i brishtë. Zbatimi i fazave të ardhshme të procesit të paqes – përfshirë çarmatimin e Hamasit – mbetet i pasigurt./DPA News.