Tag: ministra

  • “Reformën në drejtësi s’e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije”/ Rama: Qeveria ime e gjitha në detyrë, në procese me drejtësinë janë ish-ministra!

    “Reformën në drejtësi s’e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije”/ Rama: Qeveria ime e gjitha në detyrë, në procese me drejtësinë janë ish-ministra!

    Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për reformën në drejtësinë në Shqipëri.
    Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, Rama tha se ishte PS që e bëri dhe nuk e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije.
    Më tej, ai ka komentuar edhe prangosjen e zyrtarëve të PS-së, duke u shprehur se qeveria e tij është e gjitha në detyrë dhe se në proces me drejtësinë janë vetëm ish-ministra.
    “Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra.
    Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.
    Ke parë kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritares janë vrarë njerëz të pafajshëm.
    Dolën pushkët e shtetit, t’i ke parë që qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film, në realitet këtu në Tiranë dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Nuk po shkoj më tutje që kë parë presidentë që kanë hedhur vendin në erë duke nxitur njerëzit të fusin lekë në piramida. Po kur vinin me armë dhe me ato murtajat që mbahen në krahë këtu dhe sot duan të bëjnë ‘Shqipërinë madhështorë’. Nuk ke parë një prokuror që t’i thërrasë këta deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar, prokuror i ndershëm i vendosur.
    S’ka thirrë njeri t’i thotë hajde këtu si i vrave ti këta, sepse nuk e kishte shpatën. Shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër dhe tha hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në tv dhe i tha ajo është një lavirë, u shpreh Rama.

  • Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

    Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

    Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite vetëm dy prej tyre janë të dënuar nga drejtësia.

    “Në tre mandate kanë qenë rreth ose 60 ministra, numërojini pak. Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i Partisë Socialiste, njëri i aleatit strategjik ndjesë pastë partia aleate strategjike, pastaj një i tretë në paraburgim sot e gjithë ditën por i padënuar ende që prezumohet i pafajshëm sipas drejtësisë europiane dhe një i katërt në arrati, zëvendës kryeministri. 4, ok?”, është shprehur Rama në rubrikën “sy me sy”. Kjo ishte e para, por jo e fundit deklaratë e Ramës për korrupsionin dhe hetimet ndaj anëtarëve të qeverisë së tij.

    Edhe në takimin e fundit me diasporën në Milano, Rama është përpjekur të relativizojë perceptimin e përcjellë nga opozita se “gjysma e qeverisë është në burg”, duke ofruar më shumë një kornizë statistikore. Në takimin me diasporën, Rama tha me pak fjalë se hetimet ndër vite janë arsye për krenari dhe jo për turp, pasi janë rezultat i një drejtësie të pavarur.

    Arsyeja

    Politologu Ilir Kalemaj thotë për Faktoje.al se, “deklarata e Ramës që kërkon të shfajësohet duke bërë spin-in e zakonshëm, për të justifikuar akuzat e shumëfishta ndaj anëtarëve të tij të kabinetit, janë thjesht për efekt elektoral por nuk dihet çfarë efektshmërie mund të kenë”.

    Pse? “Kjo pasi është në kontradiktë termash si dhe sfumon logjikën elementare. Pra, nga njëra anë SPAK si institucion është krijuar dhe vijon të mbështetet vetëm nga PS dhe Rama si garant i tij dhe nga ana tjetër, mbi 90 përqind e të akuzuarve të SPAK në nivelet e larta janë ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë të PS, duke filluar nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës si Tahiri, Ahmetaj dhe Beqaj”.

    Nga ana tjetër, sipas tij, një aradhë e gjatë funksionarësh të lartë duke nisur nga Veliaj janë gjithashtu rrugës së përballjes me drejtësinë.

    Kalemaj e ka një shpjegim të relativizimit të fenomenit.

    “Nuk mund ta kapitalizosh SPAK dhe reformën në drejtësi elektoralisht thjesht se sondazhet e nxjerrin këtë organ të drejtësisë të vlerësuar nga qytetarët dhe njëkohësisht të nënvleftësosh rolin dhe peshën e bashkëpunëtorëve të tu të dikurshëm ose të tashëm thjesht për të marrë vota”.

    Fenomeni

    Rrethi i hetimeve dhe ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve në Shqipëri është zgjeruar ndjeshëm ndër vite, me një seri rastesh që përfshijnë emra të njohur të politikës shqiptare si ministra, deputetë, kryetar bashkie… etj

    Në morinë e hetimeve Faktoje.al i është referuar vetëm paraqitjeve publike në dyert e SPAK , kallëzimeve të raportuara nga opozita si dhe njoftimeve zyrtare të SPAK që prekin emra ministrash dhe ish-ministra nga viti 2013, sa kohë deklarata e Ramës i referohej vetëm ministrave ndër vite.

    Çfarë ka ndodhur?

    Duke përmendur vetëm dy ministra të dënuar dhe dy të tjerë (njëri në paraburgim dhe tjetri në arrati), Rama deri diku është përpjekur ta përdorë edhe si argument për një standard të lartë moral, por edhe institucional.

    Por le të marrim vetëm ata që aktualisht janë në burg dhe për çfarë për të kuptuar se sa qëndron ky standard?

    Rastet

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg pasi ai dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxe dyshohen nga SPAK se janë ideatorët dhe zbatuesit e një skeme korruptive dhe pastrimi parash, me zanafillë bashkinë e Tiranës. Në fillimet e qeverisë Rama, Veliaj (para se të zgjidhej kryetar bashkie) ka mbajtur prej dy vitesh postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Një tjetër funksionar i lartë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij janë ngritur akuza për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Hetimet janë shtyrë tre herë deri tani. Ndaj tij është në zhvillim edhe një hetim pasuror, ku janë sekuestruar disa prona

    Në një tjetër çështje, SPAK ka kërkuar gjykimin për 11 të pandehur në aferën e SASPAC, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për 6 vepra të rënda penale, ndër to korrupsion dhe mashtrim.

    SPAK gjithashtu ka shpallur pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera për një kontratë prej 19 milionë euro. Për të është kërkuar 1 vit burg dhe ndalim nga funksionet publike për 5 vite. Qato ka mbajtur edhe postin e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në vitin 2017.

    Të dënuarit

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg për çështjen e inceneratorëve, por përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj. I njëjti dënim vlen edhe për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, i reduktuar në 3 vite e 4 muaj. Ai u lirua në qershor 2023, megjithëse i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj nga dënimi. Akuzat më të rënda ndaj tij nuk u provuan.

    Kallëzimet

    Disa prej ministrave aktualë apo ish kanë dëshmuar në SPAK rreth kallëzimeve që janë adresuar ndaj tyre kryesisht nga forcat politike kundërshtare, por ka edhe prej tyre (në një numër shumë të pakët) që kanë dëshmuar edhe pa qenë të kallëzuar, si persona që kanë dijeni mbi çështjet që po heton SPAK. Fenomeni ndër vite tregon gjithashtu se jo çdo kallëzim apo denoncim ka qenë i bazuar në prova, ndërsa PD-ja për shkak edhe të luftës së brendshme ka qenë e fragmentuar pa arritur të krijojë një data bazë se sa kallëzime ka depozituar ndër vite dhe për çfarë konkretisht ndaj ministrave të qeverisë “Rama”. Të paktën një e tillë nuk iu vu në dispozicion Faktoje.al deri në botimin e këtij artikulli.

    Lista

    Faktoje.al sjellë një listë emrash të ministrave aktualë dhe atyre ndër vite që janë paraqitur të paktën një herë në SPAK, si dhe atyre ndaj të cilëve ka pasur një kallëzim penal. Mbi 30% e listës së 65 ministrave (qysh prej vitit 2013) rezulton të ketë pasur të paktën një ballafaqim direkt ose indirekt me organet e drejtësisë. Ndërkohë, me probleme ligjore të theksuara deri më tani (të dënuar, pandehur, arrest me burg, në kërkim) rezultojnë 6

    Përfundim

    Referuar sa më sipër, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nga viti 2013 e deri më sot janë dënuar vetëm dy ministra, një tjetër ndodhet në paraburgim dhe një I katërt në arrati do ta kategorizojmë gjysmë të vërtetë

    Skedari i ministrave në raport me drejtësinë nga viti 2013

    Ministra aktualë që janë paraqitur në SPAK dhe/ose ndaj tyre ka një kallëzim penal

    Ish-ministra, aktualisht deputetë

    Ish ministra, por jo deputetë

    Të larguar nga politika që janë paraqitur në SPAK

    / Nevila Gjata / Faktoje.al

  • “Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”/ Denoncimet e forta të Berishës: U arrestua një bashkëpunëtor i…

    “Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”/ Denoncimet e forta të Berishës: U arrestua një bashkëpunëtor i…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ministra dhe deputetë që sipas tij janë të lidhur me bandat dhe krimin. Teksa prezantoi programin e PD për Sigurinë dhe Rendin, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama si “padrino” dhe si kryebashkëpunëtor me krimin. Berisha akuzoi edhe drejtorin e policise se shtetit, Ilir Proda, si te emëruar nga bandat dhe krimi.
    “Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit”, tha Sali Berisha.
    Berisha: Sot jemi në një situatë të kundërt. Për fatin e keq rendi dhe siguria janë në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpuntor i organizatave kriminale, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri. Në këto kulla që mbijnë dhe që tani do përhapen në qytete të tjera, në këto kulla që janë monumente më të shëmtuara të drogës dhe krimit.
    Sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, krimi emëron deputetët. Si Çyrbja ka edhe të tjerë. Krimi urdhëron emërimin e ministrave.

  • “Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”/Berisha: Vetë kryeministri është një padrino që…

    “Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”/Berisha: Vetë kryeministri është një padrino që…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh dhe trafik droge.Teksa prezantoi programin e PD për Sigurinë dhe Rendin, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama si “padrino” dhe si kryebashkëpunëtor i organizatave kriminale.
    “Sot jemi në një situatë të kundërt. Për fatin e keq rendi dhe siguria janë në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë bandave.Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpuntor i organizatave kriminale, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri. Në këto kulla që mbijnë dhe që tani do përhapen në qytete të tjera, në këto  kulla që janë monumente më të shëmtuara të drogës dhe krimit. Sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.
    Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, krimi emëron deputetët. Si Çyrbja ka edhe të tjerë. Krimi urdhëron emërimin e ministrave”, u shpreh Berisha.