Tag: minimumin

  • PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik

    PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik

    kuvend

    TIRANË- Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik në seancën e kësaj të mërkure.  Mazhoranca votoi kundër mocionit, duke refuzuar kërkesat e opozitës për shqyrtim dhe diskutim të thelluar të politikave sociale në këtë fushë.
    Opozita kishte kërkuar debat për të adresuar nevojat e qytetarëve më të prekur dhe për të nxitur masa konkrete për rritjen e standardit të jetesës. Kjo nuk është hera e parë që PS rrëzon kërkesat e opozitës, pasi që në mesin e muajit shtator, kur ka nisur parlamenti, mazhoranca ka rrëzuar pesë mocione me debat, tre kërkesa për komision hetimor dhe dy kërkesa për interpelancë me kryeministrin./ZËRI

  • Berisha në Kuçovë: Në 100 ditët e para garantojmë minimumin jetik dhe pensionin minimal 200 euro

    Berisha në Kuçovë: Në 100 ditët e para garantojmë minimumin jetik dhe pensionin minimal 200 euro

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në Kuçovë, ku para qytetarëve prezantoi angazhimet e tij për të ardhmen e Shqipërisë.
    Ai theksoi se 11 maji do të shënojë një fillim të ri për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Berisha premtoi se qeveria e PD do të ndërmarrë masa për të mbështetur qytetarët dhe për të rikthyer të rinjtë që kanë emigruar.

    Ai garantoi minimumin jetik dhe pensionin minimal prej 200 euro për 100 ditët e para të qeverisjes dhe njoftoi mbështetje financiare për çiftet e reja, duke ofruar 30 mijë euro për të mbuluar interesat e kredive dhe një mbështetje të veçantë për ata që kanë fëmijën e tretë.
    “11 Maji shënon fillimin e ri për çdo djalë e vajzë, që dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri. Qeveria do përcaktojë grante për çdo kredi, që çdo çift i ri të ketë një çati. 30 mijë euro për të mbuluar të gjitha interesat dhe për fëmijën e tretë, qeveria do paguajë këtë 30 mijë eurosh. Të kthejmë nga emigracioni të rinjtë dhe të rejat që ikën.
    Të kthejmë kombin në moshën e rinisë së tij. Vetëm kështu kombi shqiptar është komb që begatohet gjithmonë e më shumë. 100 ditët e para garantojmë minimumin jetik dhe pensionin minimal 200 euro. Në këte vend, rroga mesatare do jetë 1200 euro dhe paga minimale do të jetë 500 euro”, tha Berisha.

  • Berisha nga Pogradeci: Pas 11 majit dyfishojmë mbështetjen për arsimin dhe shëndetësinë, ulim me 40% çmimin e naftës

    Berisha nga Pogradeci: Pas 11 majit dyfishojmë mbështetjen për arsimin dhe shëndetësinë, ulim me 40% çmimin e naftës

    Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështrore” në qarkun e Korçës.
    Në fjalën e tij ai theksoi sërish se pas 11 majit me ardhjen e demorkatëve në pushtet ekonomia e shqiptarëve do të ndryshojë.
    Berisha premtoi ulje të çmimit të naftës, energjisë elektrike si dhe rritje të pagave dhe pensioneve.

    “Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 ditëve  varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci.
    Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro.
    Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra.
    Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.
    Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve.
    Vendosim rrogën minimale 500 euro.
    Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.
    Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane.
    Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë.
    Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.
    I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion”, tha Berisha.
     

  • “Ushqimet, 20% më lirë për qytetarët me minimumin jetik”/ Berisha: Do ndërtojmë 5 herë më shumë rrugë dhe vepra publike se Rama në 12 vite

    “Ushqimet, 20% më lirë për qytetarët me minimumin jetik”/ Berisha: Do ndërtojmë 5 herë më shumë rrugë dhe vepra publike se Rama në 12 vite

    Sali Berisha: Gjënë e parë që bën me një buxhet, iu kthen para atyre. Ato që mbeten i përdor për të tjera, por për ata.Kurse këta, jo! 12 mld euro për rrugë.A e dini or miq? Se janë ndërtuar nga 2005 në 2013 11.300 km rrugë, dhe ju garantoj se nuk kanë kushtuar më shumë se 3.8 mld euro. Jo!Ka ndërtuar në 12, absolutisht asnjë kilometër, më shumë se 200 kilometra, dhe kanë shpenzuar 12 mld euro.Dhe tani, çfarë thotë?Tani që, ne kemi bërë premtimin minimal për minimumin jetik, dhe që jemi të zotuar ta vendosim 100 ditët e para. Absolutisht 100 ditët e para, çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri me ndihmë ekonomike, çdo student, çdo jetim, çdo fëmijë i një gruaje kryefamiljare, do marrë 200 euro.Sot, thoshte që do ta bëjmë pensionin minimal 200 euro në vitin 2030. Ky nuk ka respekt minimal për shqiptarët! Ky i përçmon shqiptarët!Ky, nuk kupton se është poshtërim, për atë që ka punuar 45 vite dhe numëron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, por rri në mëshirë të sëmundjes dhe fatit, apo në mëshirë të lëmoshave që mund t’i japë kush.Dhe kjo që bëjmë ne, nuk është kurrë lëmoshë. Detyrim ligjor dhe moral i shoqërisë ligjore ndaj tyre.Dhe jo vetëm kaq! Po unë i garantoj se çdo rrogëulët, dhe rroga e ulët nuk do jetë më kurrë ndën 500 euro, çdo pensionsit, çdo qytetar me minimumin jetik, do të ketë kartën e konsumatorit dhe nuk do blejë më ushqimet dhe gjërat bazë me çmimin që i blejnë të tjerët me rroga të larta, por do i blejë me 20% më pak. Do marrë 450 euro në vit mbrapsht.Ne besojmë atë që ka thënë Mahatma Gandi: madhështia e një kombi matet me qendrimin që ai mban ndaj nejrëzve të tij në nevojë! Dhe merr fund mjerimi në Shqipëri! Nuk do ketë më shqiptarë në mjerim. Unë jam këtu para jush për t’u zotuar.Luftë totale kësaj të keqe të madhe.Me moton e frikësimit të qytetarëve, Edi Rama u del e u thotë, se po të bëjmë këtë bjemë në greminë.Bjemë në humnerë.Miq, ky është një mashtrim banal, dhe ky është një mashtrim që dëshmon një pashpirtësi ekstreme. Po, pse në greminë ra Mali i Zi që i trefishoi pensionet gjatë 12 viteve? Në greminë ra Kosova, vend në të cilin Albin Kurti, vetëm 3 muaj më parë deklaroi se 100 milionë euro do t’i kalojë për pensionistët. Do rrisë pensionet 20%.Përkundrazi, miq, do bëhemi edhe më të mëkëmbur, edhe më të drejtë. Do rikthejmë shpresën, do rikthejmë besimin. Do nderojmë ata që e meritojnë, dhe e meritojnë plotësisht.Dhe ju siguroj se, do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, minimumi 5 herë më shumë, se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite. Sepse këta, kanë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme.Të ndërtosh një rrugë me 20 mln euro kilometrin, në një kohë kur kroacia, të njëjtën rrugë e ndërton me 1.7 mln euro kilometrin, je hajdut që nuk njeh asnjë kufi.Të ndërtosh nëj shkolë me 8 mln euro, në një kohë kur Gjermania, më i pasuri në Europë ndërton shkolla me 700 mijë euro, me standard ndërtimi. Do të thotë, nuk ke moral, nuk të mbetet asgjë.Edi Rama, të zhdukësh 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe të mos ketë nam as nishan për ëktë djegës, ndërkohë paratë kanë ëprfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt. Është një krim i shëmtuar.Po, a e dini sa janë ato? Ato janë 812 mijë pensione. Po t’i shndërrosh në pensione mesatare. Të hapësh shishen e verës 33 mijë euro, ju garantoj se nuk ka një kryeministër të një vendi të lirë që i lejon vetes një gjë të tillë. Jo, sepse ka një sens zyrtari, kufizimi. Ka një sens ai që qeveris. Ruan një moral, një etikë, për të respektuar ata që e votojnë.

    Top Channel

  • Fushata për 11 majin/ Berisha takim me personat me aftësi ndryshe: Do të trajtoheni me minimumin jetik! S’do te këtë pension nën 200 euro

    Fushata për 11 majin/ Berisha takim me personat me aftësi ndryshe: Do të trajtoheni me minimumin jetik! S’do te këtë pension nën 200 euro

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me personat me aftësi ndryshe, ku prezantoi programin elektoral për ta.

    Gjatë takimit, kryedemokrati premtoi se për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, familjarët e tij do të trajtohen me minimumin jetik, pasi opozita të vijë në pushtet.
    Sakaq ai theksoi se “në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro”.
    “Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.
    Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.
    Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.
    Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.
    Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.
    Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.
    Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.
    Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.
    Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.
    140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.
    Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.
    Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.
    Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.
    U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.
    Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.
    Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.
    Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë.
    Nuk është bamirësi, është detyrim madhor”, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • Këlliçi: Rama në 12 vite kishte prioritet pasurimin e tij, ne do kthejmë drejtësinë dhe dinjitetin

    Këlliçi: Rama në 12 vite kishte prioritet pasurimin e tij, ne do kthejmë drejtësinë dhe dinjitetin

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një postim në rrjetet sociale për “Paketën e Dhembshurisë”.
    Këlliçi shkruan se kjo paketë garanton minimumin jetik, pensione të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje.
    Më tej në statusin e tij, Këlliçi shprehet se këto pika nuk mund të realziohen nga Rama, pasi në 12 vite prioriteti i kyeministrit ka qenë vetëm pasurimi i tij dhe i banditëve.
    “Paketa e Dhembshurisë!
    Partia Demokratike beson tek tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Por asnjëra nga këto fjalë nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme, pa siguri financiare e as mjekësore.
    Duke marrë parasysh këtë gjendje emergjence të varfërisë, Partia Demokratike zotohet të ndërhyjë menjëherë me Paketën e Dhembshurisë.
    Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.
    Asnjë nga këto pika nuk mund të realizohet nga Edi Rama, i cili ka dëshmuar në 12 vite se ka prioritet pasurimin e vet dhe të banditëve rrotull vetes, duke mbajtur shtresa të gjëra të shoqërisë në zgripin e mjerimit. Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë, është drejtësi dhe dinjitet”, shkruan Këlliçi.

  • “Tre muajt e parë do vendosim minimumin jetik 200 euro”, Berisha: Çdo pension mbi 200 euro do rritet me 20 %

    “Tre muajt e parë do vendosim minimumin jetik 200 euro”, Berisha: Çdo pension mbi 200 euro do rritet me 20 %

    Gjatë takimit me pensionistët, kryedemokrati Sali Berisha tha se çdo pension nën 200 euro do të jetë 200 euro.

    Ndërsa pensionistët që marrin mbi 200 euro do t’u rritet me 20%.
    Berisha: Por sot në shoqërinë tonë, problemet më të dhimbshme janë problemet e pensionistëve.Ndaj dhe ne kemi vendosur që të këpusim nyjën gordiane.Kemi vendosur nga buxheti i shtetit të marrim fondin dhe të vendosim për çdo shqiptar të rritur minimumin jetik 200 euro.
    Çfarë i intereson kjo pensionistëve? Të gjithë pensionistët dhe nuk janë pak, por janë dy të tretat e tyre, të cilët marrin nën 200 euro, tre muaj pas ardhjes në pushtet të PD, me buxhetin e parë, ata do marrin 200 euro. Çdo njëri prej tyre, 200 euro.
    Është e llogaritur nga Avokati i Popullit bashkë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, se për Shqipërinë, 200 euro i nxjerrin nga varfëria e skajshme. Në 200 euro i bie 6.3 dollarë në ditë çka është minimumi, por minimumi jetik. Ndaj dhe ne do këpusim nyjën gordiane.
    Nuk po bëjmë asgjë tjetër, por atë që e kanë bërë të gjitha vendet që nuk duan që qytetarët e tyre të jetojnë në mjerim. Varfëria e skajshme është mjerim. Tani ne kemi vendosur t’i japim këtë përgjigje, do japim për çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro.
    Pensionet e tjera mbi 200 euro, do rriten me 20 përqind. Qëllimi ynë është të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Pse të dalim? Jemi vendi më i pasur. Nuk ka asnjë vend tjetër përreth nesh që të ketë pasuritë tona.
    Ne kemi pasuri natyrore të pafundme, ne kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm. Ne kemi tokë pak, por ndër më pjelloret. Kështu që ne ishim në krye të vendeve të tjera për rroga dhe pensione, sot ne kemi zbritur në fund të vendeve të rajonit.
    Malazezi merrte në vitin 2013 një pension 138 mijë lekë në vlerën tonë, sot merr 450 euro pensionin mesatar malazezi. Çfarë ka Mali i Zi që të marrë pensione tre herë më të larta se ne? Çfarë ka Maqedonia që merr pensione 3 herë më të larta se ne. Serbia tre herë më të larta se ne. Kosova më të larta se ne. Kosova e ka pensionin mesatar 190 euro, ne e kemi 160 euro. Pra, ne i japim kësaj situate përgjigje të menjëhershme. Ne vendosim minimumin jetik.

    Top Channel