Tag: minimale

  • “Paga minimale 500 euro!”/Rama: Sigurimet për 9 muaj i paguan qeveria. Punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe mësuesit përfitojnë..

    “Paga minimale 500 euro!”/Rama: Sigurimet për 9 muaj i paguan qeveria. Punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe mësuesit përfitojnë..

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës, ku njoftoi rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe se për nëntë muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve që marrin pagë nën këtë nivel do të përballohen nga qeveria. 

    Gjatë takimit me qytetarët, Rama deklaroi se rritja e pagës minimale do të shoqërohet me rritje të përgjithshme të pagave si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. 

    Ai theksoi se punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe efektivët e policisë, ku këta të fundit do të përfitojnë gjithashtu nga shtesa për vjetërsinë në punë, çka do të sjellë rreth 50 euro më shumë për gradat e ulëta. 

    “Do të përfitojnë punonjësit  shëndetësisë, mësuesit, të policisë, që për hirë të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje sepse do përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Vetëm kjo përkthehet në 50 euro plus për gradat e ulëta”, tha Rama. 

    Edi Rama: Paga minimale do jetë 500 euro. 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera, do vazhdojnë të rriten pagat për të gjithë punonjësit e shtetit. 

    Do të përfitojnë punonjësit  shëndetësisë, mësuesit, të policisë, që për hirë të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje sepse do përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Vetëm kjo përkthehet në 50 euro plus për gradat e ulëta. 

  • Pensionet dhe pagat në rritje, Spahiu: qeveria do të paguajë për 9 siguracionin privat

    Pensionet dhe pagat në rritje, Spahiu: qeveria do të paguajë për 9 siguracionin privat

    Qeveria shqiptare ka prezantuar buxhetin e vitit 2026, një paketë që synon të përmirësojë jetesën e shtresave më të pambrojtura dhe të mbështesë ekonominë në mënyrë të qëndrueshme.
    Ky buxhet parashikon rritje graduale të pensioneve, përmirësim të pagave minimale dhe masa për të fuqizuar sektorin privat, duke shërbyer si një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit social dhe ekonomik.
    Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, e ftuar në Klan News nga gazetarja Enita Mema, e vlerësoi këtë buxhet si një mundësi për të adresuar nevojat e qytetarëve.
    “Duhet të jemi të qartë për qytetarët që na dëgjojnë. Në fakt, ndihemi të pak të lehtësuar me këtë buxhet krahasuar me zotimet që kishim marrë në mandatin e fundit, sepse ka qenë një insistim i kahershëm i të gjithë kolegëve, i ministrisë dhe i kryeministrit për të bërë të mundur një reformë”, tha Spahiu.
    Ajo shtoi se puna në komisionin e punës dhe çështjeve sociale dhe të shëndetësisë ka qenë intensive, dhe diskutimet kanë synuar realizimin e një skeme që garanton pension minimal dhe rrogë minimale me dinjitet:
    “Debatet në komision ishin për shtresat më të dobëta, të cilëve u dedikohet mbështetje e veçantë. Kjo skemë e gjetur nga qeveria dhe e transmetuar sot nga ministri i ekonomisë dhe kryeministri, mendoj se është një nga skemat më të favorshme”, deklaroi Spahiu.
    Sipas saj, buxheti 2026 parashikon rritjen graduale të pensioneve dhe nivelin e tyre për vitet e ardhshme.
    Pension minimal: 400 mijë lekë
    Pension i pjesshëm: 250 mijë lekë
    Pension për invaliditet: 300 mijë lekë
    Pension familjar: 180 mijë lekë
    Pension për fshatin: 180 mijë lekë
    “Rritja e pensioneve do të jetë graduale, e indeksuar dhe e mbështetur nga fondet shtesë për vitet 2026-2028. Kjo siguron përmirësim të vazhdueshëm të kushteve të jetesës për pensionistët”, tha nënkryetarja e Kuvendit.
    Ajo bëri të ditur se një pjesë e rëndësishme e këtij buxheti është edhe mbështetja për pagat minimale.
    “Rritja e pagës minimale nga 400 mijë në 500 mijë lekë është një mbështetje për shtresat më të margjinalizuara. Qeveria do të kompensojë për 9 muaj edhe siguracionin për sektorin privat, për të siguruar që rritja e pagave të ndodhë në mënyrë të barabartë në të gjithë sektorët”, tha Spahiu.
    Një tjetër komponent i rëndësishëm, sipas saj, është ruajtja e paqes fiskale dhe sigurimi i rritjes ekonomike të qëndrueshme.
    “Rritja ekonomike shkon paralelisht me rritjen e pagave, uljen e borxhit publik dhe fuqizimin e sektorëve strategjikë si turizmi dhe energjia. Numri i pensionistëve është rritur dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për buxhetin, por paralelisht duhet të mbështesim edhe punonjësit dhe sektorin privat”, theksoi Spahiu.
    Nënkryetarja e Kuvendit përfundoi duke theksuar se buxheti i vitit 2026 është një hap i rëndësishëm për të forcuar ekonominë, për të rritur punësimin dhe për të mbështetur zhvillimin e vendit në sektorët kyç.
    “Kjo politikë është më e drejtë për shtresat që u detyrohemi më shumë dhe vendi ynë mund të ecë përpara, duke fuqizuar turizmin, energjinë dhe sektorë të tjerë strategjikë”, përfundoi Spahiu.

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    Kryeministri EdI Rama e nisi podcastin e tij “Flasim” me rritjen e pagës minimale, deri në fund të mandatit të partisë Socialiste.
    Ai u shpreh se paga minimale do të arrijë deri 700 euro, teksa u ndal edhe tek kostot e sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. 
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama. 
     
     

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro.
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama.
    Vijon…

    Top Channel

  • Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

    Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

    Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. 
    “Ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë, nga janari do të kenë rritje më të shtrirë muaj për muaj bazuar mbi logjikën e bonusit përmbi indeksimin e përvitshëmn. Ky moment do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale. Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 350 sot. I pjesshëm mesatarisht në 22 mijë lekë të reja nga 15 850. Rurali në 18 mijë lekë të reja nga 11 500 sot. Familjari 18 mijë në 14 sot. I invadilitetit në 30 mijë nga 20 sot. Për të qenë konkert sa i përket vitit që vjen, nga janari 2026, pensionet do rriten cdo muaj si vijon. Këtu nuk hyn indeksimi vjetor. Urbani në vitet e plota të punës do të rritet me 1800 lekë të reja, urbani i pjesshëm me 800 lekë të reja, rurali me 1 mijë lekë…Në vitet në vijim projeksioni financiar dhe i dakordësuar në të gjithë procesin e buxhetimi do të jetë me shifra të dyfishuara për secilë në 2027, të trefishuara në 2028 dhe të pesë fishuara në 2030. Vlera e zotuar do të jetë e realizuar në respekt të 83 mandateve që na janë dhënë pikërisht duke besuar se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.”, tha Rama. 
    Sa i përket rritjes së pagës minimale tha: 
    “Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. Rritja  e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit.” 

  • Qeveria premton rritje të pagës minimale, por Shqipëria mbetet e fundit në Rajon!

    Qeveria premton rritje të pagës minimale, por Shqipëria mbetet e fundit në Rajon!

    “Paga minimale është dyfishuar. Në hyrje të vitit që po troket do të jetë 500 euro, s’kemi pse të mos e pranojmë”, deklaroi Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tetor 2025.
    Deklarata u bë në një dalje publike, ku ministrja theksoi se rritja e pagës minimale është një prej arritjeve kryesore të qeverisë, duke e konsideruar si tregues të suksesit ekonomik të vendit.
    Ana tjetër e medaljes
    Por të dhënat më të fundit të Eurostat (korrik 2025), tregojnë se paga minimale në Shqipëri është rreth 408 euro (45,540 lekë). Pavarësisht rritjeve graduale të dekadës së fundit, vendi mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si në vlerë nominale, ashtu edhe në standardin e fuqisë blerëse.
     Burimi: Eurostat 
    Mali i Zi mban vendin e parë me 670 euro, më tej vjen Serbia me 618 euro dhe Maqedonia e Veriut me 584 euro.
    Po ashtu, sipas Eurostat, paga minimale në vendet e BE-së varion nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 704 € në muaj në Luksemburg.
    Edhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, Shqipëria renditet e fundit në Evropë. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe qirave janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa të ardhurat minimale nuk mjaftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës.
    Kjo tregon se “dyfishimi” i pagës minimale, ndonëse real në terma nominalë (nga 24 mijë lekë në 2015 në 45,540 lekë në 2025), nuk përkthehet në përmirësim real të standardit të jetesës.
    Propagandë dhe premtim i përsëritur
    Deklarata e ministres vjen disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku paga minimale u përdor si kartë elektorale.
    Në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama kishte shpallur premtimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që sipas tij do të miratohej në qershor të 2025 dhe do të hynte në fuqi nga janari 2026.
    “Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës,”  deklaroi Rama në prill 2025, pak para zgjedhjeve, duke shtuar se kjo rritje nuk do të rëndonte mbi biznesin.
    Por një verifikim i Faktoje tregoi se vendimi për rritjen e pagës minimale nuk u miratua në qershor sikurse u premtua.
    Kjo nuk ishte hera e parë që rritja e pagës minimale përdorej si mjet propagande. Edhe në zgjedhjet vendore të 2023, kryeministri premtoi se paga minimale do të shkonte në 450 euro, premtim që nuk u mbajt.
    Përfundim
    Është e vërtetë që paga minimale në Shqipëri është dyfishuar nominalisht në dekadën e fundit,  nga 24 mijë lekë në 2015 në mbi 45 mijë lekë në 2025. Por kjo rritje nuk ka ndryshuar renditjen e vendit, i cili vijon të mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si për nivelin e pagës minimale, ashtu edhe për fuqinë blerëse.
    Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj, do ta kategorizojmë si gjysmë të vërtetë.

  • “Rritje të reja pagash në shtet”/ Buxheti 2026, Rama “nuk kursehet”: Ja cilat kategori preken

    “Rritje të reja pagash në shtet”/ Buxheti 2026, Rama “nuk kursehet”: Ja cilat kategori preken

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë në lidhje me projektbuxhetin 2026. Përmes një videomesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama njofton fillimin e indeksimit të pagave në sektorin publik, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.
    “Pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, ja çfarë ka në Projekt-Buxhetin 2026 edhe për RRITJEN E RE TË PAGAVE nga PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË”, shkruan Rama krahas videos.
    Kreu i qeverisë theksoi se edhe kategoritë që preken dhe sa do të jetë rritja për secilën prej tyre. 
    “Ka një tjetër lajm të mirë në projektbuxhetin 2026. Është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel vendor, do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, e cila e kombinuar me rritjen e përgjithshme, si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton 100 milionë euro, shumës që mandati i 4 do vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore. Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 1-0 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekëtë reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha Rama. 

  • Paga minimale do të arrijë në 60 mijë lekë në muaj në vitin 2028! Çfarë parashikon skenari i ri afatmesëm i qeverisë

    Paga minimale do të arrijë në 60 mijë lekë në muaj në vitin 2028! Çfarë parashikon skenari i ri afatmesëm i qeverisë

    Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028, si pjesë e strategjisë për rritjen graduale të të ardhurave dhe përmirësimin e standardit të jetesës së punëtorëve me paga të ulëta.
    Sipas informacionit nga Ministria e Financave, në projektbuxhetin 2026, kjo synon të vijojë trendin e filluar vitet e fundit, ku paga minimale është rritur ndjeshëm, nga 30 mijë lekë në vitin 2022 në 40 mijë lekë që nga marsi i vitit 2023, dhe së shpejti pritet të arrijë në 50 mijë lekë në vitin 2026, sipas parashikimeve të projektbuxhetit.
    Sipas burimeve pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, qeveria po shqyrton një skenar të ri afatmesëm që parashikon që në vitin 2027 të mos ketë rritje të pagës minimale, për të aplikuar rritjen tjetër në janar 2028, me 10 mijë lekë më shumë se niveli i 2026.
    Rritja e pagës minimale është bërë një nga çështjet më të diskutuara në politikën ekonomike, pasi ndikon drejtpërdrejt në kostot e punës, kontributet shoqërore dhe rrit presionin mbi inflacionin.
    Përfaqësues të bizneseve shprehin shqetësime se rritjet e shpejta mund të rëndojnë sektorët me intensitet të lartë pune, si fasoneria dhe shërbimet ku në themel të biznesit është krahu i lirë i punës.
    Nëse ky plan zbatohet, paga minimale do të ketë shënuar një rritje prej 50% brenda gjashtë viteve, nga 40 mijë lekë në 2023 në 60 mijë lekë në 2028. Kjo do ta afronte Shqipërinë më shumë me mesataren e vendeve të rajonit, ku në disa shtete, si Mali i Zi dhe Serbia, paga minimale është tashmë mbi ekuivalentin e 55–60 mijë lekëve në muaj.
    Vendimi për rritjen në 60 mijë lekë pritet të konkretizohet në kuadër të paketës fiskale të viteve 2027–2028, pas konsultimeve me grupet e interesit dhe analizës së ndikimit në tregun e punës/Monitor

  • Jo 9 muaj/ Malaj: Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do jetë gjithë vitit 2026, tatimi 5%. Indeksimi i pagave, kostoja 10 mld lekë

    Jo 9 muaj/ Malaj: Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do jetë gjithë vitit 2026, tatimi 5%. Indeksimi i pagave, kostoja 10 mld lekë

    Rivlerësimi i ri i pronave nuk do të zgjasë 9 muaj siç ishte parashikuar në fillim, por do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2026. Sipas pr.buxhetit tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën.  
    “Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ku norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Gjithashtu do të zbatojmë edhe paqen fiskale si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj. 
    Pr.buxheti 2026/ Malaj: Nga janari paga minimale 500 euro, indeksojmë pagat e administratës! Kostoja 10 mld lekë 
    Ministri i Financave, Petrit Malaj prezanton në Konferencën e Kryetarëve pr.buxhetin për 2026, ku theksoi se nga janari paga minimale do të shkojë në 500 euro nga 400 euro që është aktualisht. Për herë të parë, pagat e administratës do të indeksohen me 2.5%. Kostoja për rritjen e pagave dhe indeksimin do jetë 10 mld lekë. 
    “Nga 1 janari paga minimale rritet me 10 mijë lekë, duke e çuar me 50 mijë leke, dhe 70 mijë lekë në përfundim të mandatit, për tu përafruar me vendet e tjera në rajon dhe me gjerë. Do të nisim për administratën zbatimin indeksimit të pagave 1 herë në dy vite. Rritje page për punonjësit e sektorëve, mbështetës, kostoja e pagës minimale dhe indeksimi parashikohet të jetë rreth 10 mld lekë dhe prek 144 mijë punonjës qoftë të nivelit qendror apo vendor. 
    Vëmendja kryesore është te qytetarët, s’do mund ti kthenim politika konkret nismat nëse s’do kishim ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme. Për vitin 2025, rritja ekonomike do të jetë 3.9%. Rritja gjatë kësaj periudhë është gjeneruar nga kërkesa e brendshme, konsumi privat investimet dhe eksportet, në veçanti turizmi i cili vijon të jetë një nga motorët e rëndësishëm të ekonomisë tonë. Shkalla e papunësisë nga ana tjetër, ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 8.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Shqipëria po ecën me ritme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik fiskal duke afruar ekonominë me standardet e BE”, tha Malaj.