Tag: minimale

  • Mot i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu, temperatura deri në 22 gradë Celcius

    Mot i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu, temperatura deri në 22 gradë Celcius

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Dita e martë do të jetë sërish me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në skajin Jugor duke sjellë rrebeshe  të izoluara shiu.
    Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por maksimalet do të luhaten vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.
    Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 14 m/s./ZËRI

  • Premtimi për pagën minimale, ekspertët: Prek bizneset e formalizuara, ndikon edhe te skema e sigurimeve

    Premtimi për pagën minimale, ekspertët: Prek bizneset e formalizuara, ndikon edhe te skema e sigurimeve

    Rritja e pagës minimale është një premtim që çdo parti politike e bën pjesë të programit elektoral, në çdo fushatë zgjedhore. Edhe këtë herë, dy partitë kryesore premtojnë se do të rrisnin  me ligj pagën minimale në 500 euro, në janar të vitit 2026.
    Aktualisht paga minimale është e pandryshuar në 40 mijë lekë bruto nga viti 2023.
    Por pse partitë politike, e kanë pjesë të premtive të përsërituara.

    “Ka elementin populist brenda dhe elektoral që çdo parti politike e kërkon ndaj elektoratit. Është njësoj si të flasësh për pensionet dhe rritjen e tyre ku çdo i moshuar është i prirur ta dëgjojë një premtim të tillë”, tha Flobens Dilaveri, ekspert ekonomie.
    “Pavarësisht përmirësimit të ekonomisë, pjesa më e madhe e punonjësve deklarohen me pagën minimale apo pranë minimales. Ndaj cilido që dëgjon një premtim të tillë ka tendecë të shkojë e të votojë atë forcë poltike që e premton këtë rritje. Pra lidhet me standardin tonë ekonomik”, tha Etleva Treska, kontabiliste. 
    Rritja e pagës me detyrim nga qeveria është një kosto më shumë për biznesin. Për ekspertët pagat rriten bazuar në produktivitet, ndërsa në tregun vendas janë rritur vetëm me ligj. Po kush përfiton më shumë nga një vendimmarrje e tillë?
    “Nga ky vendim preken vetëm bizneset formale. Ata informalët nuk afektohen nga një vendim i tillë. Ndaj është i nevojshëm formalizimi i pagave në vend. Jo çdo rritje shkon te punëtori. Kjo kosto e shtuar te biznesi në shumë raste përkthet në rritje të çmimit të produktit final”, tha Dilaveri.
    “Vendime të tilla duhet të jenë të bazuara dhe të analizuara dhe jo të papritura në mënyrë që biznesi të jetë i inormuar mbi kostot që e presin.  Një rritje e pagës minimale shoqërohet me rritje të sigurimeve shoqërore, e cila përmirëson dhe skemën e sigurimeve”, sqaroi Treska.
    Prej disa vitesh tregu është nën presionin e rritjes së pagave për shkak të mungesës së punëtorëve.
    Paralelisht me këtë fenomen evazioni në tregun e punës mbetet ende i lartë, ndërsa aplikimi i taksave mbi punën janë një tjetër element që ndikon negativisht në formalizmin e pagave reale./vizionplus.tv

  • Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang

    Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang

    Plani trevjeçar i rritjes së pagave ka sjellë zhvendosje në nivelin e pagave në sektorin publik. Në tremujorin e fundit të 2024-ës, grupi më i madh i punonjësve ishte ai me paga bruto 60.001-95.000 lekë (24.6%). Ndërkohë, përqindja e të punësuarve me pagë minimale ra në 14.2%, nga 26% një vit më parë. Rritje pati edhe në kategoritë me paga më të larta, sidomos mbi 120.000 lekë në muaj, që arriti 14.1% të totalit.
    Paga mesatare mujore bruto u rrit me 11.2% në 83.401 lekë në tremujorin e fundit të 2024-ës. Rritja ishte më e theksuar në sektorin publik (+14.3%), duke arritur në 100.400 lekë, ndërsa në sektorin privat paga mesatare u rrit me 9.5%, duke arritur në 76.000 lekë.
    Qeveria synon që paga minimale të arrijë në 500 euro në 2026-ën, por rritja e pagave pa produktivitet mund të ndikojë negativisht, duke rritur kostot e prodhimit dhe ulur konkurrueshmërinë. Ndërmjet 2022-2023, rritja e pagës minimale shkaktoi largimin e klientëve të huaj nga industria përpunuese. Pavarësisht rritjeve, Shqipëria mbetet vendi me pagat më të ulëta në Ballkan dhe Evropë
     

  • Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Duke nisur nga janari i vitit 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Eksperti i ekonomisë, Flobenc Dilaveri tha në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH se ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por një sfidë e madhe për disa biznese dhe sektorë të ekonomisë.
    Dilaveri theksoi se kjo rritje do të sjellë përfitime për ata që punojnë ligjërisht, por do të jetë një sfidë për bizneset informale, ku paga nuk deklarohet e plotë.
    “Ky standard nuk vendoset vetëm për pagën minimale në sektorin publik por është paga minimale në rang vendi, publik dhe privat. Bizneset do të jenë të detyruara që ta kenë pagën minimale 500 euro. Ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por nuk është lajm i mirë për atë pjesë të ekonomisë që është informale dhe për një pjesë të biznesit që punon me paga pjesërisht të deklaruara. Nuk është një lajm i mirë edhe për një pjesë të bizneseve që edhe pse punojnë në formalitet total nuk e kanë fuqinë ekonomike për të shkuar në nivel të tillë të pagës minimale”, tha eksperti.
    Një nga shqetësimet kryesore të ekspertit është se rritja e pagës minimale do të sjellë pasoja për bizneset që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar këtë nivel pagash. Ai argumentoi se një pjesë e madhe e bizneseve, sidomos ato më të vogla, mund të hasin vështirësi në arritjen e nivelit të pagës minimale duke çuar në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve në përpjekje për të mbuluar shpenzimet e rritura.
    “Sfida më e madhe për ta bërë reale pagën minimale është lufta kundër informalitetit dhe krijimi i një baze sa më të barabartë për bizneset që të kenë mundësi të aplikojnë këtë lloj skeme. Një pjesë e bizneseve është një sfidë e shtuar nga momenti që deklarojmë rritjen e pagës minimale pasi për ta do të rriten shpenzimet. Kur një biznes rrit pagën minimale  tej mundësive të tij, kjo çon në rritjen e çmimit të produkteve. Rritja e pagës minimale, por në varësi të çmimeve që ke krahasohet edhe me konsumin që ti mund të kryesh. Sfidë që me rritjen e pagës por edhe të sigurojmë uljen e çmime që kjo pagë të ofrojë një blerje më të madhe të produkteve pasi do të vijojmë të mbetemi në të njëjtin nivel minimal siç jemi sot”, u shpreh Dilaveri.
    Eksperti i ekonomisë theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të marrë në konsideratë një model më të balancuar për pagën minimale, ku mund të merrte parasysh dallimet rajonale.
    “Vetëm 22 vende të BE ndjekin këtë model të një page minimale, por në Shqipëri do kishte një vlerë më shumë nëse ne do të ndiqnin një model page minimale rajonale dhe pastaj të kishim një standard për pagën minimale kombëtare. Të jemi koshient paga që aplikohet në Tiranë apo në një apo dy rrethe të mëdha nuk është e njëjtë me pagën që mund të aplikohet në qytete më të vogla. Nëse do vijmë në të njëjtin shtrat për të gjitha bizneset, normalisht që për ta do ketë një vështirësi. Kryesorja në ekonominë tonë është pjesa e ekonomisë informale e cila nuk arrin të lejojë që benefitet e saj të merren nga të gjithë të punësuarit në sektorin privat”, u shpreh ai.
    Një tjetër problem që eksperti vuri në dukje është ekonomia informale, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në kontribueshmërinë për sigurimet shoqërore dhe pensionet.
    “Nëse dikur kishim 11 individë që kontribuonin për pensionin e një qytetari sot raporti është 1 me 1.2 dhe këtu ka ndikuar informaliteti në bujqësi që ka qenë vitet e shkuara. Kemi të rinj që largohen në momentet kur duhet të fillojnë të kontribuar. Ka një përgatitje nga qeveria në momentin kur deklarohet rritja e pagës minimale dhe është programuar të përballohet. Bujqësia është sektori më informal në vend dhe do vijojë të jetë i tillë nëse nuk krijomë politika atraktive më shumë se sa detyruese ndaj fermerëve për t’i detyruar ata që të kuptojnë se e ardhmja e tyre është formaliteti dhe jo puna individualisht ku nuk paguajnë sigurime shoqërore dhe nuk mendojnë për të ardhmen e tyre, por vetëm për përfitimin e momentit”, përfundoi ai.

  • Rama vazhdon të kopjojë paturpësisht programin e opozitës, tani është radha e pensioneve dhe pagës mesatare

    Rama vazhdon të kopjojë paturpësisht programin e opozitës, tani është radha e pensioneve dhe pagës mesatare

    Një ditë më parë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk ka program sepse ai i fiton zgjedhjet.

    Para disa ditësh u tha se nuk ka nevojë për program sepse programi i tij është integrimi në BE.

    Kurse sot u shfaq para shqiptarëve, duke vazhduar të kopjojë programin e opozitës.

    Pas premtimit për pagën mesatare 500 euro, tani ishte premtimi për pensionet dhe pagën mesatare.

    Kujtojmë se opozita ka premtuar vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro sapo të vijë në pushtet. Kjo do të thotë se ccdo pension do jetë së paku 200 euro. Ndërkohë paga minimale do jetë 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro.

    “Në janar 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Pensioni mesatar 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërkohë pensioni minimal për të gjithë të tjerët 200 euro”, tha Rama.

    Ai u shpreh se në vitin 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.

    “Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro.

    Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë.

    Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro.

    Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.

    Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, tha Rama.

  • “Paga minimale do jetë 500 euro”/ Rama premton: Sipërmarrësit për 18 muaj nuk do të kenë asnjë detyrim tatimor

    “Paga minimale do jetë 500 euro”/ Rama premton: Sipërmarrësit për 18 muaj nuk do të kenë asnjë detyrim tatimor

    Në fjalimin e tij, Kryeministri Edi Rama shprehu optimizmin dhe angazhimin duke theksuar se paga mesatare do të arrijë të paktën 1200 euro. Ai njoftoi një rritje të pagës minimale për të mbështetur punonjësit, duke zbuluar se nga janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 500 euro, si pjesë e një programi ambicioz për përmirësimin e kushteve të jetesës. Për të mbështetur sipërmarrësit në këtë kalim, qeveria ka parashikuar lehtësira fiskale, duke ofruar një periudhë 18-mujore pa detyrime tatimore për shtesën e pagës minimale, që do të kontribuonte në forcimin e ekonomisë dhe ngritjen e nivelit të jetesës.
    Edi Rama: Në Shqipëria 2030, paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro. Sot paga minimale është 440 euro dhe duke filluar nga janari 2026, e një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro. Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, por do tu japim lehtësi, Gjatë 18 muajve pas pagës së parë shtetit nuk do ju kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro.

  • “830 euro është rroga mesatare sot në Shqipëri” Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale 500 euro

    “830 euro është rroga mesatare sot në Shqipëri” Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale 500 euro

    Nga janari i vitit 2026, paga minimale në vendin tonë do të jetë 500 euro, u shpreh kryeministri Edi Rama. Gjatë komunikimit me qytetarët në “Sy m’sy”, Rama tha paga mesatare sot në Shqipëri është 830 euro.

    “Kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik, pra në punë shteti e kishim 372 euro edhe që sot vitin 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare, Instati, pra referoju Instatit. Pra kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them pagën mesatare të përgjithshme, atë të kombinuarën, se atë sektor publik, sektor privat e kishim 322 dhe e kemi sot e kemi sot 830 euro. 830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1 mijë euro, si qenka njësoj. Po paga minimale? Paga minimale e kishim 157 euro e kemi 400 euro dhe me vendim siç e kam thënë edhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro, që do të hyjë në efekt nga janari 2026 pagën minimale 500 euro. Ndërkohë që, shumica e kompanive, shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Çfarë të të të them. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh sesa ai që realisht ka probleme e dëgjimin. Kush nuk do të shikojë është më i verbër se ai që ka probleme me shikimin, dihet kjo”.

  • Rama: Nga janari 2026 paga minimale bëhet 500 euro

    Rama: Nga janari 2026 paga minimale bëhet 500 euro

    ”Paga minimale e kishim 157 euro, kurse sot e kemi 400 euro dhe me vendim siç e kam thënë edhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro. Nga janari 2026 paga minimale do jetë 500 euro”, tha këtë të enjte kryeministri Edi Rama.
    Një arsye tjetër, të cilën rendit si avantazh për partinë e tij lidhet me Pavarësinë e drejtësisë. T

    “Duhet të votosh me patjetër për arsyen, qoftë dhe të vetme që barazia para ligjit të mos vihet më në diskutim dhe që çfarë është nisur, të mos përmbyset e të mos kthehemi prapë aty ku ishim, në llumin e një drejtësie pazarxhinjsh, e një drejtësie që vetëm drejtësi nuk ishte dhe vetëm drejtësi nuk bënte. Çdo adresë tjetër nuk të çon në BE, të çon prapa”, shtoi ai.

  • Blushi: Prioriteti i PL-së është indeksimi i plotë i pensioneve

    Blushi: Prioriteti i PL-së është indeksimi i plotë i pensioneve

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se varfërimi progresiv i pensionistëve shqiptarë vijon me ritme dramatike. ”Pensionistët shqiptarë janë sot më të varfërit e kontinentit, sepse të ardhurat e tyre minimale janë 6 herë më të ulta se mesatarja evropiane, por ata përballen me çmime sa 91% te çmimeve te mesatares evropiane”,-tha Blushi.
    Sipas tij, pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013. ”12 vite më parë masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 68 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet është 47% e pagës minimale”, tha ai.

    Ai premtoi se indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. ”Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese si dhe sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve”,-tha më tej.

  • Premtimi i Ramës: Nga 1 janar 2026, paga minimale do të shkojë 500 euro

    Premtimi i Ramës: Nga 1 janar 2026, paga minimale do të shkojë 500 euro

    Nga janari i vitit 2026, paga minimale në vendin tonë do të jetë 500 euro, u shpreh kryeministri Edi Rama.
    Gjatë komunikimit me qytetarët në “Sy m’sy”, Rama tha paga mesatare sot në Shqipëri është 830 euro.
    “Kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik, pra në punë shteti e kishim 372 euro edhe që sot vitin 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare, Instati, pra referoju Instatit.
    Pra kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them pagën mesatare të përgjithshme, atë të kombinuarën, se atë sektor publik, sektor privat e kishim 322 dhe e kemi sot e kemi sot 830 euro. 830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1 mijë euro, si qenka njësoj. Po paga minimale? Paga minimale e kishim 157 euro e kemi 400 euro dhe me vendim siç e kam thënë edhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro, që do të hyjë në efekt nga janari 2026 pagën minimale 500 euro.
    Ndërkohë që, shumica e kompanive, shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Çfarë të të të them. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh sesa ai që realisht ka probleme e dëgjimin. Kush nuk do të shikojë është më i verbër se ai që ka probleme me shikimin, dihet kjo”.