Tag: minimale

  • Rritja e pagës/ Edi Rama: Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro

    Rritja e pagës/ Edi Rama: Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro

    Rama: Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithsme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro.

  • “Premtove rritje rroge, ku i ke?”, Rama në “Sy m’Sy”: Është evidente, madje dhe në sektorin privat! Paga minimale do bëhet 500 euro

    “Premtove rritje rroge, ku i ke?”, Rama në “Sy m’Sy”: Është evidente, madje dhe në sektorin privat! Paga minimale do bëhet 500 euro

    Në vijim të ‘takimeve’ të tij “Sy m’Sy” me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryesocialisti u është përgjigjur pyetjeve që i janë adresuar këtë të enjte.

    “Pate premtuar rritje rrogash, ku i ke se janë të njëjtat”, ishte pyetja e parë që Edi Rama iu përgjigj.
    “Nëse ka një gjë që është shumë evidente është rritja e vazhdueshme e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen në sektorin privat.
    Ishte 372 euro paga mesatare kur morëm detyrën, ndërkohë në 2024 u mbyll viti me pagë mesatare 1 mijë euro. Paga minimale 500 euro në vijim, ky është thelbi që ka të bëjë më pas me mbështetjen që ne kemi”, tha Rama.

    Top Channel

  • Prezantohet strategjia e punësimit, kryeministri Rama: Do eksportojmë makina ‘Made in Albania’ , në 2026 do…

    Prezantohet strategjia e punësimit, kryeministri Rama: Do eksportojmë makina ‘Made in Albania’ , në 2026 do…

    Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja dhe zv/ministrja e MEK, Olta Manjani, ka prezantuar ditën e djeshme strategjinë e punësimit dhe arritjet e sistemit ‘DUAL’, me objektiv zhvillimin e arsimit profesional.
    Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se vendi ynë do të eksportojë makina ushtarake ‘Made in Albania”. “Unë këtu, kur hyra, pashë Arjelën që është në radhën e parë që është themeluesja dhe udhëheqësja e një sipërmarrjeje shumë të guximshme që në momentin e parë mund të ketë qenë edhe një lloj aventure për të cilën mbase, përveç të atit, askush tjetër nuk ka menduar se vajza është normale dhe madje, sepse jemi duke punuar me Arjelën për të ndërtuar një partneritet strategjik me një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e industrisë ushtarake dhe besoj që dje kemi arritur ta kurorëzojmë në linjat e përgjithshme këtë partneritet, që besoj do të bëhet publik së shpejti dhe që faktikisht, do të sjellë në Shqipëri, jo vetëm qindra milion investime në industrinë ushtarake, të cilën ne po e krijojmë nga e para pas shumë periudhash të vështira që ju i dini, nuk ka nevojë t’ju marr kohë për këtë dhe do ta bëjë Shqipërinë, falë Arjelës, falë kompanisëe së saj që do të jetë kompania e referimit me mbështetjen e kësaj kompanie të madhe partnere, por prodhimet do të jenë “Made in Albania” dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit”, u shpreh Kryeministri.
    Një tjetër zotim I kryeministrit gjatë këtij takimi ishte edhe paga minimale, për të cilën tha se Brenda 2026 do të jetë 500 euro. “Nga ana tjetër do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar të 2026-ës, duke vendosur që ta shpallim këtë gjë menjëherë në muajin qershor. Por dua ta them shumë qartë që përjashtohen një kategori e veçantë, që është gjithmonë e më e vogël në numër. Paga minimale është më e lartë në Shqipëri de facto. Këtu në këtë territor për shembull, nuk ka pagë minimale 500 euro. Ndërkohë që duam që të ecim më tutje më pagën mesatare dhe ta çojmë pagën mesatare nga 830 brenda mandatit të katërt, në 1000 euro në sektorin privat”, tha Rama. Ministri Gonxhja ka nënvizuar se nga sistemi ‘DUAL’, një përqindje e mirë e të rinjve ka përfituar punësim me pagë të lartë dhe përmirësimet në sistem vijojnë.

  • “Paga mesatare, është rritur dy herë e gjysmë”/ Rama: Në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro

    “Paga mesatare, është rritur dy herë e gjysmë”/ Rama: Në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro

    Kryeministri Edi Rama thotë se paga mesatare në vend është rritur dy herë e gjysmë.
    Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro për sektorin publik.
    “Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithsme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe areysja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro”, theksoi ai.

  • Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    Kryeministri thotë se brenda vitit 2030, synohet që papunësia në vend të ulet në 6%. Gjatë një takimi me biznese dhe punonjës në Tirana Industrial Park, Rama shtoi se do të punohet që paga minimale të shkojë në 500 euro.
    ”Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.

    Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektroin privat brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat”,-tha Rama.

  • “Brenda 2030, synojmë që papunësinë ta ulim në 6%”/ Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    “Brenda 2030, synojmë që papunësinë ta ulim në 6%”/ Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

    Edi Rama: Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.
    Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektroin privat Brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat.

    Top Channel

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 5 prill 2025…

    Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
    Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Rama premton: Paga minimale në qershor do vendoset të bëhet 500 euro, ja kur hyn në fuqi

    Rama premton: Paga minimale në qershor do vendoset të bëhet 500 euro, ja kur hyn në fuqi

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, përgjatë rubrikës së tij “Sy m’sy”, ka komunikuar drejtpërdrejtë me komentuesit, nga ku premtoi se vitin pasardhës do të ketë rritje të rrogës minimale.
    Rama shpjegoi se në qershor do të vendoset rroga minimale që të jetë 500 euro, e kjo do të futet në fuqi më 1 janar 2026. Ai shpjegoi se rritja e pagës minimale nuk është aq e thjeshtë saç duket, pasi nuk mund të detyrohet çdo kompani të ndryshojë menjëherë këto standartë, për shkak të pamundësisë.
    “Rroga minimale nuk vendoset ashtu se duam ne. duhet të bësh projeksion të qartë që do i kesh ato paga gjithmonë. Paga minimale në qershor do të vendoset që të bëhet 500 euro dhe do të vendoset në fuqi më 1 janar të vitit tjetër, sepse paga minimale nuk është kaq e thjeshtë sa duket. E nuk do ja imponosh kompanive, kompanitë kanë mundësi ose pamundësi dhe nga ana tjetër, paga minimale ndikon në fuqinë konkurruese të vendit. Kështu që nuk është kaq e thjeshtë. Thuaj kaq, por nuk e bëjnë dot pastaj. Si I bëhet?”, u shpreh Rama.
    Sakaq, lidhur me korrupsionin në vend, kryesocialisti tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që arriti të sjellë reformën në drejtësi, që mundëson hetimin dhe gjykimin e drejtë të një personi të lidhur me pushtetin politik. Një gjë e tillë sipas Ramës nuk ka ndodhur që nga viti 1912, e deri para disa vitesh, me krijimin e reformës në drejtësi.

    “Siç e shihni korrupsioni në Shqipëri po luftohet më shumë seç është luftuar ndonjëherë tjetër. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, po ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin politik lidhen nga prokurorë, gjykatës të pavarur nga pushteti politk për herë të parë. E kush thotë që kjo nuk ka lidhje me mua dhe PS, nuk thotë të vërtetën. Jemi pikërisht unë dhe PS që e kemi sjkellur këtë risi në historinë shqiptare. Risi historike në jetën shqiptare që nga 1912, kur është ngritur flamuri i pavarësisë dhe kur është ngritur qeveria e parë e deri ara pak vitesh, në Shqipëri kurrë një person me pushtetin nuk është hetuar dhe nuk ëhstë gjykuar nga një drejtësi e pavarur.”, u shpreh Rama.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 3 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 3 prill 2025…

    Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Jugor; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të shtojnë vranësirat duke gjeneruar shira në pothuajse të gjithë territorin e vendit ku në zonat Juglindore priten edhe rrebeshe ndërsa vja bregdetare do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

  • Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Jugor.

    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të shtojnë vranësirat duke gjeneruar shira në pothuajse të gjithë territorin e vendit ku në zonat Juglindore priten edhe rrebeshe.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.