Tag: minga

  • Gara për Tiranën, Minga: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë

    Gara për Tiranën, Minga: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë

    Gazetari Denis Minga tha se kandidatura e opozitës, Florian Binaj, për garën e Bashkisë së Tiranës, nuk e bind.
    I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, gazetari theksoi se në krye të Bashkisë duhet një politikan.
    Nga ana tjetër, analisti Ermal Hasimja u shpreh se Tirana ka nevojë për një person që sheh interesat e qytetarëve, jo vetëm të një pakice.
    Pjesë nga biseda:
    Minga: Binaj mua nuk më bind. Unë do doja që kandidati të ketë koncept të qartë politik, dhe unë nuk e shoh te Binaj. Ai ka thënë që nuk do të jetë as me PS, as me PD. Çfarë do të thotë kjo? Unë nuk dua teknicienë në Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës do politikanë. Unë isha pro kandidatit Hasimja, por jo te Binaj.
    Hasimja: Për çfarë ka më shumë nevojë Tirana? Pse njerëzit janë të pakënaqur? Ka mungesë integriteti. Tirana është kthyer në kantier të interesave të një pakice njerëzish. Nuk ka rëndësi nëse është politikan i përgatitur apo nëse di të flasë. A do të kemi një kryetar që ta përdorë Tiranën për interesat e qytetarëve, apo do të vazhdojmë me interesat e një pakice?
    /vizionplus.tv

  • Muçollari: Binaj bashkon opozitën! Minga: Rama dhe Berisha vendosën të dalin me këtë model kandidatësh

    Muçollari: Binaj bashkon opozitën! Minga: Rama dhe Berisha vendosën të dalin me këtë model kandidatësh

    Ndërkohë që të gjithë presin ditën e premte për të mësuar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, PS dhe PD vijojnë fushatën në terren.
    I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-kandidati i PD, Grigels Muçollari, tha se Florian Binaj është figura që bashkon opozitën, por merr edhe votat e qytetarëve asnjanës.
    Por për gazetarin Denis Minga, shkuarja në zgjedhje me dy kandidatë pa ambicie të larta politike ishte vendim i Ramës dhe Berishës.

    Pjesë nga biseda:
    Muçollari: Bashkimi i opozitës së vetme në një kauzë të vetme i shërben shoqërisë. Këtë radhë më pëlqeu dhe kam qenë shumë më herët i mendimit që drejt këtij kandidati duhet të shkonim, që bashkonte gjithë opozitën. Po të shohim, copëzimi i opozitës ka sjellë këtë situatë.
    Minga: Ky model ndryshon nga modeli Basha–Rama. Për mua, kanë vendosur Rama dhe Berisha që këtë herë të jetë kështu. Nuk është Ogerta Manastirliu në ambiciet e Veliajt, i cili kishte ambicie të ishte në krye të PS-së. Rama dhe Berisha lanë modelin politik dhe kaluan te modeli tjetër.

  • Fati politik i Erion Veliajt/ “Si do të jetë vota juaj nesër?” Ja si përgjigjet këshilltarja e PD

    Fati politik i Erion Veliajt/ “Si do të jetë vota juaj nesër?” Ja si përgjigjet këshilltarja e PD

    Ne nje studio televizive u diskutua rreth mbledhjes së nesërme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset fati polik për Erion Veliajn si kryebashkiak.
    Gazetari Denis Minga gjatë një debati me këshilltaren e PD, Ilda Zhulali e pyeti “Si do të jetë vota juaj nesër” (referuar shkarkimit të Veliajt). Kjo pyetje nuk mori përgjigje të drejtpërdrejtë nga demokratja, e cila tha se “Në autokraci s’ka as2-sh, as 3-sh, por vetëm 1-sh”.
    Minga: Si do jetë vota juaj nesër?Zhulali: Në autokraci s’ka as 2-sh, as 3s-sh, ka vetëm 1-sh. 1-shi e ka shkarkuar Veliajn me ceremoni në sheshin ‘Skënderbej’.

  • Minga: Demokratët zgjohen në 12 të drekës, ia kalojnë dhe Bashës! Baçi: Ti nuk fle me ne, s’ke nga ta dish

    Minga: Demokratët zgjohen në 12 të drekës, ia kalojnë dhe Bashës! Baçi: Ti nuk fle me ne, s’ke nga ta dish

    Kush janë kandidaturat demokrate që do të garojnë për Bashkitë?
    Ishte kjo pyetja që ka sjellë përplasje mes analistëve dhe përfaqësuesve të opozitës në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Gazetari Denis Minga kritikoi vonesat e PD-së në shpalljen e kandidatëve, duke theksuar se duket sikur kjo parti ka frikë nga garat. Ai u shpreh se socialistët zgjohen që në orën 4 të mëngjesit, ndërsa demokratët që janë në opozitë zgjohen në orën 12 të drekës, duke ia kaluar edhe Bashës.
    Ndërkohë, deputeti demokrat Luan Baçi u përgjigj duke thënë se gazetari nuk fle me ta dhe nuk ka nga ta dijë.

    Pjesë nga biseda:
    Dervishi: Një aset politik i PD-së për të garuar për Bashkinë e Tiranës mund të ishte Gazmend Bardhi. Do ishte një përballje e bukur edhe për t’u parë nga ana politike. Një emër jo politik do ishte Brisida Shehaj, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve.
    Minga: PD nuk duhet të vazhdojë kështu me këto vonesa. Duket sikur kjo parti ka frikë nga garat. Nxirrini kandidatët se duhet të jenë në terren ata të punojnë. Ata që janë në pushtet çohen që në 4 të mëngjesit, këta që janë në opozitë çohen në 12, ia kalojnë edhe Bashës.
    Baçi: Ti nuk fle me ne ta dish kur çohemi.
    Minga: Ishte në mënyrë figurative. Pse nuk janë kandidatët në Vlorë? Në Berat pse s’e ke kandidatin?
    /vizionplus.tv

  • Gazetari: Fitorja e Ramës është e dukshme, ja gafa e PD që i lehtësoi garën socialistëve

    Gazetari: Fitorja e Ramës është e dukshme, ja gafa e PD që i lehtësoi garën socialistëve

    Gazetari Denis Minga tha se sheh si fituese në zgjedhjet e 11 Majit Partinë Socialiste.
    Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, Minga deklaroi se në këto zgjedhje nuk tension, teksa nënvizoi se Rama votat që do të humbi nga Shqipëria do ti rimarrë nga diaspora.
    Gazetari shtoi se gafa më e madhe që ka bërë opozita, është që kanë miratuar votën e emigrantëve.
     “Pse është e qetë fushata? E keni vënë re që është shumë e qetë. Po e krahasoj me futbollin. Kur një ekip është lart, një poshtë, s’ka tension. Shkojnë në stadium të qetë. Në 2021 kishte tension. Më thuaj një që ke hasur në studio që thotë PD fiton, përveç militantëve. Pse? Sepse është e dukshme.
    Ramës i intereson të ruajë 700 mijë votat e Shqipërisë dhe 100 mijë votat e diasporës. Rama do të arrijë të maksimizojë votat me diasporën. Ka humbur nga 2021 votat në Shqipëri, por opozita i ka dhënë mundësinë që me votën e diasporës t’i rimarrë këto vota. Unë dhe ti do të votojmë me 100 vëzhgues, po ata andej? Kjo mënyrë jo vetëm që është antiligjore për mua, por është një gafë e PD. Nga kjo pikëpamje garë nuk ka më 11 maj. E vetmja gjë është që Rama të tijtë do i ketë në votime, thjesht nuk do dalin njerëz që nuk shohin alternativa. Nëse PD i humb këto zgjedhje, i bie që ka 16 vite që nuk vjen në pushtet”, tha gazetari Minga.

  • Gazetari: Fushatë e qetë, fitorja e Ramës është e dukshme, ja gafa e PD që i lehtësoi rrugën socialistëve më 11 maj

    Gazetari: Fushatë e qetë, fitorja e Ramës është e dukshme, ja gafa e PD që i lehtësoi rrugën socialistëve më 11 maj

    Gazetari Denis Minga tha se sheh si fituese në zgjedhjet e 11 Majit Partinë Socialiste.
    Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, Minga deklaroi se në këto zgjedhje nuk tension, teksa nënvizoi se Rama votat që do të humbi nga Shqipëria do ti rimarrë nga diaspora.
    Gazetari shtoi se gafa më e madhe që ka bërë opozita, është që kanë miratuar votën e emigrantëve.

     “Pse është e qetë fushata? E keni vënë re që është shumë e qetë. Po e krahasoj me futbollin. Kur një ekip është lart, një poshtë, s’ka tension. Shkojnë në stadium të qetë. Në 2021 kishte tension. Më thuaj një që ke hasur në studio që thotë PD fiton, përveç militantëve. Pse? Sepse është e dukshme.
    Ramës i intereson të ruajë 700 mijë votat e Shqipërisë dhe 100 mijë votat e diasporës. Rama do të arrijë të maksimizojë votat me diasporën. Ka humbur nga 2021 votat në Shqipëri, por opozita i ka dhënë mundësinë që me votën e diasporës t’i rimarrë këto vota. Unë dhe ti do të votojmë me 100 vëzhgues, po ata andej? Kjo mënyrë jo vetëm që është antiligjore për mua, por është një gafë e PD. Nga kjo pikëpamje garë nuk ka më 11 maj. E vetmja gjë është që Rama të tijtë do i ketë në votime, thjesht nuk do dalin njerëz që nuk shohin alternativa. Nëse PD i humb këto zgjedhje, i bie që ka 16 vite që nuk vjen në pushtet”, tha gazetari Minga.
    /vizionplus.tv

  • Roland Minga: Qarkullimi i shfaqjeve në skena bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash

    Roland Minga: Qarkullimi i shfaqjeve në skena bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash

    Nga Julia Vrapi
    Komedia “Djemtë vezullues” pas skenës teatrore të Vlorës do të vijojë në skenën e qytetit të Shkodrës. Premiera që u shfaq në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë do të jetë këtë muaj për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”. Miqësitë që bazohen te vlera profesionale dhe njerëzore nuk vdesin kurrë, është ajo çfarë trajton komedia e autorit amerikan Neil Simon me regji nga Roland Minga. Kjo komedi u prit ngrohtë nga publiku në teatrin e Vlorës për punën regjisoriale të Mingës, si dhe lojën aktoriale të aktorëve në role, ndërsa në mbrëmjet e datave 17-18 këtë muaj do të jetë në skenën e teatrit “Migjeni”. Regjisori Roland Minga, i njohur për aktivitetin e tij me teatrin shprehet dhe për rëndësinë që ka qarkullimi i shfaqjes nëpër skena të ndryshme. Ashtu si dhe të tjerë artistë më parë edhe regjisori Roland Minga thotë se kjo i shërben jo vetëm një vepre teatrore, por dhe artistëve. “Mendoj se qarkullimi i shfaqjeve bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash dhe është në vetvete marketing shumë i mirë.
    Çdo qytet ka një qasje të ndryshme në pranimin e zhanreve, por ajo që i bashkon publikun e qyteteve me njëri-tjetrin, është serioziteti i punës dhe cilësia e shfaqjeve”, thotë regjisori Roland Minga. Komedia “Djemtë vezullues” që erdhi më parë në skenën teatrore ishte dhe premiera e parë për teatrin e Vlorës këtë vit, ndërsa në role janë një kastë aktorësh të njohur. Komedia u shfaq premierë mbrëmjen e datës 21 mars në skenën e teatrit të Vlorës, por regjisori Roland Minga në shfaqjen që sjell në skenë e ka vënë theksin, se për artin dhe teatrin bëhet gjithçka. Pas skenës së Vlorës, komedia “Djemtë vezullues” do të jetë në skenën e Shkodrës, por më pas pritet që të vijojë turin e saj edhe në qytetin e Fierit.
    Komedia “Djemtë vezullues”  
    Komedia “Djemtë vezullues” e autorit amerikan Neil Simon në skenën teatrore vjen në interpretimin e aktorëve Astrit Hasani, Artan Islami, Alba Shtëmbari, Matilda Avduli. Skenografi të Drini Shehut dhe formulimi muzikor nga Artur Dhamo. Dy miq që kanë lidhur jetën me teatrin. Dy miq që e kanë konsoliduar jetën artistike në kudhrën e skenës. Nëse flet për njërin ke nënkuptuar tjetrin. Pas njëmbëdhjetë vitesh që nuk flasin, ringjiten përsëri në atë vend që ju ka dhënë shkëlqimin. Një grindjeje të vjetër i ka ardhur koha të zgjidhet. Dhe zgjidhja vjen pikërisht aty ku edhe u pezullua, në skenë.  Dilema se a duhet të “mënjanohen” apo jo, nëpërmjet përpëlitjes së pleqërisë dhe mos dorëzimit. Për hir të artit, gjithçka harrohet. Fituesi i çmimit “Pulitzer”, Neil Simon vdiq në moshën 91 vjeçare. Neil Simon, dramaturg dhe skenarist, njihet për komeditë “The Odd Couple”, “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memorials”. Të gjitha këto vepra artistike e bëjnë atë si shkrimtarin më të suksesshëm në historinë amerikane.

  • Shfaqja teatrore “12 burra të zemëruar” premierë në Teatrin Kombëtar

    Shfaqja teatrore “12 burra të zemëruar” premierë në Teatrin Kombëtar

    Nga Julia Vrapi
    “12 burra të zemëruar” shfaqje premierë në Teatrin Kombëtar. Në qendër të shfaqjes teatrore me regji nga Albert Minga qëndron një akuzë, 12 perspektiva të ndryshme dhe një vendim i vështirë. Veprën e autorit Reginald Rose që trajton tema universale e sjell në skenë regjisori Albert Minga, që ka zgjedhur të ruajë strukturën origjinale të saj, por duke i dhënë një frymë të re. Në rolet e veprës një kast aktorësh të njohur për publikun. Premiera teatrore vjen në skenë pas një pune që ka vijuar regjisori Albert Minga me aktorët, i cili shprehet se tashmë publiku ka mundësin të takojë “12 burrat e zemëruar”.
    “Më në fund çasti i mirëpritur erdhi! Rrugëtimi i gjatë nis dhe merr udhë sot! Miq dhe dashamirës të shumtë, ju të dashuruar pas teatrit, tashmë keni mundësinë “të takoheni” me “12 burrat e zemëruar”, keni mundësinë të mësoni gjithçka për ta…Ejani në teatër!..Ne po ju presim!”, shprehej një ditë më parë regjisori i mirënjohur Albert Minga në rrjete sociale. Si regjisor Albert Minga ka sjellë dhe të tjera vepra teatrore që janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku dhe kritika e teatrit, por këtë herë ai sjell në skenë veprën e autorit Reginald Rose. Në rolet e veprës janë Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Niko Kanxheri, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Ligoraq Riza, Florian Agalliu, Besmir Bitraku, Donald Shehu, Igli Zarka dhe Doriana Çaushi.
    Vepra “12 burra të zemëruar” në skenë
    Duke u përqendruar te një djalë 16-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, drama e sallës së gjyqit “gërmon” në përvojat personale, diskriminimin dhe emocionet që pengojnë sistemin e drejtësisë dhe mënyra si arsyeja, logjika dhe dhembshuria mund të ndikojnë në proces. Viktor Zhusti me rol në këtë premierë që e sjell në skenë regjisori Albert Minga, ndërsa flet për atë që përcjell shfaqja thotë se problemi është shumë më i rëndë. “Këtu nuk luftohet për të gjetur nëse është ose jo fajtori një fëmijë. Nuk është ky problemi kryesor. Të gjejmë një kriminel. Po të ishte kushti do ishte thjesht një dramë policore e thjeshtë, pa interes. Problemi është shumë më i rëndë dhe shumë më i nënvizuar, t’i thërrasim arsyes njerëzore”, shprehet aktori Viktor Zhusti. Ndërsa aktori Alfred Trebicka thotë se vepra ka shumë mesazhe.
    “Karakteri që unë kam i thotë treshit, atij rebelit të pandreqshëm që duam argument. Në këtë sens vepra ka shumë mesazhe sa i përket qasjes që ne duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit”, thotë aktori Trebicka. Produksioni më i ri i Teatrit Kombëtar që ka një kast aktorësh të njohur në role, rikthen pas vitesh mungesë në teatër edhe aktorin Niko Kanxheri. Pjesë e kësaj premiere, aktori Niko Kanxheri tregon punën që ka bërë me rolin e tij. “Kur m’u ofrua ky rol isha i trembur si një fëmijë, sepse u bënë vite që nuk luaj në skenë, frikë nëse do të jem në gjendje apo jo. Ky rol ishte roli i një njeriu pa këmbë, por që koka i funksionon mirë, dhe thashë okej ky rol duhet mbrojtur”, tregon aktori Niko Kanxheri. Vepra teatrore “12 burra të zemëruar” do të vijojë dhe net të tjera për publikun në Teatrin Kombëtar. Skenografia Genc Shkodra, kostumografia Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina, përkthyes i veprës Artur Lena, dizajn grafik Klea Mani.