Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras–Milot.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhej duke kaluar rrugën në momentin e ngjarjes. Për fat të keq, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra nga përplasja.
Menjëherë pas aksidentit, policia ka mbërritur në vend, ku ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Identiteti i viktimës dhe drejtuesit të mjetit nuk është bërë ende i ditur.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë më shumë masa sigurie në këtë segment rrugor, ku prej kohësh raportohen probleme me shpejtësinë dhe mungesën e ndriçimit.
Tag: milot
-

Aksident tragjik në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
-

Aksidenti i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë, ku ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka përfshirë një përplasjen mes një makine dhe një motoçiklete.
Viktima është një 75-vjeçar, i identifikuar si Viktor Kola, i cili gjithashtu ishte dhe drejtues i motoçikletës në momentin e aksidentit.
LEXO EDHE: Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, lëndohet drejtuesi i motoçikletësAutoritetet kanë shoqëruar drejtuesen e makinës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
-

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Lezhë
Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Milot-Lezhë, paraditen e së hënës.
Automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.
Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Por, sikurse raportohet drejtuesi i motocikletës ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë
Viktima është V. N. 73 vjeç, i cili nuk mundi të mbijetojë për shkak të plageve të marra në disa pjesë të trupit.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
-

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Një aksident i trefishtë është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shënkollit ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. -

Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, lëndohet rëndë drejtuesi i motorit
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.
Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
-

Trafik i rënduar në rrugën Lezhë-Milot, makinat në radhë prej disa orësh
Pasditja e kësaj të diele ka sjellë një trafik kilometrik në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.
Përveç reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin, mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon gjithashtu të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.
Ura u mbyll për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha.
gijotina.com/ -

Reshjet e shiut sjellin trafik të renduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjatë mjetesh prej disa orësh
Pasditja e kësaj të diele ka rikthyer thuajse në të gjithë territorin reshjet e shiut. Kështu për shkak të kushteve atmosferike situatë problematike paraqitet në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku trafiku është rënduar ndjeshëm.
Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.
Mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon gjithashtu të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.Ura u mbyll për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha. -

VIDEO/ Milot Rashica jep asist për Beshiktashin, protagonist në goleadën e bardhezinjve
Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat e thella 0-4 ndaj Kajserisporit. Në goleadën e skuadrës nga Stambolli ka vend edhe për Milot Rashicën. Futbollisti shqiptar ka dhënë asist në minutën e 58 të takimit.
Rashica dha një pasim për notën 10 për Rafa Silvën. Nga ana tjetër, i gjetur përballë portierit, portugezi nuk gaboi ta dërgonte topin në rrjetë. Ky ishte goli i 3-të për Rafa Silvën në këtë ndeshje dhe i 4-ti për Beshiktashin. /Sport Ekspres/
