Reperi i njohur Mozzik u vu sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit në rrjetet sociale të një ore luksoze të markës prestigjioze “Richard Mille”, të cilën e prezantoi si dhuratë që ia kishte bërë vetes për ditëlindje. Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur sapo artisti hyri në Kosovë. Dogana e Kosovës njoftoi se kishte konfiskuar dy orë të pa deklaruara në kufi, një “Richard Mille” dhe një “Rolex”, me vlerë totale mbi 1.34 milionë euro. Autoritetet theksuan se orët ishin kapur gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, ku nuk ishin bërë deklarimet përkatëse.
Por zhvillimi më i madh erdhi më vonë. Pas ekzaminimeve të kryera, u bë e ditur se ora e paraqitur si “Richard Mille” nuk ishte aspak origjinale. Këtë e konfirmoi zyra e avokatëve “Vokshi&Lata”, e cila përfaqëson zyrtarisht kompaninë zvicerane “Richard Mille”. Në reagimin e tyre zyrtar thuhej qartë:
“Ora e ndaluar nga Dogana e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Bëhet fjalë për një falsifikat, fakt i konfirmuar nga ekspertiza zyrtare e kompanisë.”
Sipas tyre, rezultati tashmë i është komunikuar Doganës së Kosovës dhe pritet që procedurat ligjore të vazhdojnë. Ky skandal ka ngritur pikëpyetje të shumta jo vetëm mbi imazhin e reperit, por edhe mbi fenomenin e rritjes së falsifikimeve të luksit në tregun rajonal.
Tag: mille
-

Çfarë ndodhi me orën e Mozzik? Dogana e Kosovës: Nuk është origjinale
-

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis
Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete. Origjina e tyre ngriti dyshime dhe autoritetet ndërhynë menjëherë, duke i sekuestruar. Ndërkohë, sot u zbulua se ora ishte false. (lexo këtu).
Ndërkohë, reperi Noizy, nuk ka humbur rastin për të reaguar. Që pas publikimit të ngjarjes, ai ka bërë disa postime thumbuese në Instagram, duke aluduar se orët e Mozzik nuk ishin origjinale.
“S’di ka t’ja nis”, të cilës i ka shtuar edhe një emoji duke qeshur.Ky postim është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e lidhën menjëherë me situatën e Mozzik, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve të njohur të skenës shqiptare.
Çfarë ndodhi sot?
Ditën e sotme ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false. Kështu të paktën bëri të ditur shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjorë të kompanisë zvicerane “Richard Mille”.
“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.
Si përfaqësues ligjorë të markës prestigjioze zvicerane “Richard Mille”, kompania tha se konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania “Richard Mille”.
“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë”, tha kompania e avokaturës në fjalë. -

Zyrtare, ora 1.3 milion euro e Mozzikut del të jetë false
Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 18:27
Ora e reperit Mozzik e konfiskuar para një jave në Aeroportin e Prishtinës nga Dogana e Kosovës, del të jetë false. Qëndrimi vjen nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, të cilët janë përfaqësues ligjor të markës zvicerane Richard Mille. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kompania ligjore ka konfirmuar se ora e sekuestruar është e falsifikuar, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.
Postimi i plotëOra e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se:
Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.
Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.
Ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun.
Vokshi & Lata mbetet e përkushtuar të mbrojë me profesionalizëm integritetin e markave që përfaqëson. -

Kineze apo origjinale? Policia tregon se sa kushtuan orët e Mozzik
Mozzik është bërë protagonist i një diskutimi të madh publik gjatë orëve të fundit, pasi është raportuar se ai është ndaluar në doganë për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete: një Richard Mille dhe një Rolex.
Fillimisht, mediat raportuan se vetëm ora Richard Mille kishte një vlerë marramendëse prej dy milionë dollarësh, duke ngritur shumë pikëpyetje për origjinën dhe mënyrën e deklarimit të këtyre aksesorëve të shtrenjtë.
Siç ndodh shpesh në raste të ngjashme, lajmi nuk u kufizua vetëm në komunikimet zyrtare. Në rrjete sociale shpërtheu një debat i gjerë, ku qytetarë dhe ndjekës të artistit diskutonin rreth pasurisë së reperit, transparencës së tij financiare, por edhe imazhit të tij publik.
Megjithatë, situatën e sqaroi Dogana e Kosovës, e cila përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se bëhej fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë të kombinuar prej 1.340.027,50 euro.
Në njoftim theksohet se shmangia nga detyrimet doganore për shuma mbi 5.000 euro përbën shkelje ligjore. Për këtë arsye, rasti është raportuar menjëherë te Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Si pasojë, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për vlerën e lartë të orëve luksoze, por edhe për faktin se ky rast ngre sërish në qendër të vëmendjes çështjen e deklarimit të pasurisë dhe transparencës së figurave publike. -

Ora “Richard Mille” i hap telashe! Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas burimeve të IndeksOnline, ai është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Shkaku i ndalimit lidhet me dyshime mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që ai kishte me vete, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme financiare. Vetëm disa orë para arrestimit, Mozzik kishte publikuar në rrjete sociale një foto me një orë të markës së njohur Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë vetes dhuratë për 30 vjetorin e lindjes qe eshte ne ditët në vijim.
Njëra prej orëve, sipas raportimeve, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali, e kombinuar me një rrip të bardhë elegant, duke e bërë atë një nga modelet më të veçanta të markës. Çmimi i saj kap shifrën deri në 1.5 milionë euro, shumë kjo që ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e blerjes dhe deklarimit të saj në doganë. Nuk dihet nëse Mozzik ishte vetëm apo me vëllain dhe të dashuren me të cilët udheton shpesh.
Aktualisht nuk dihet nëse reperi do të lirohet pas 24 orëve apo do të përballet me masa të tjera ligjore.
Pritet që nëse oret ne vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë ngjarje.