Tag: milkanit

  • “Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar

    “Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar

    “Dua të jem i sinqertë, ju them se nuk kam asnjë peng në jetën time”, kështu e niste regjisori Piro Milkani rrëfimin e sinqertë për jetën e tij, bërë disa muaj para ndarjes nga jeta.

    “Nuk kam asnjë peng, sepse janë bërë shumë intervista për mua, kështu që ndryshe nga intervistat e tjera që kam bërë, dua ta nis nga fundi për të shkuar te fëmijëria ime”.

    Kjo intervistë e ikonës së kinematografisë shqiptare është shtylla me të cilën regjisorin Marviks Shantoja ndërtoi dokumentarin në nder të Piro Milkanit, “Jeta si një film”.

    “Siç e thotë edhe vetë Piro, ai ka dhënë shumë intervista, por këtë herë sikur e ndiente dhe thotë ‘do ta nis nga fundi për të shkuar deri në lindjen time’. Dhe kështu është trajtuar e gjithë jeta e Piros, nga vdekja te fëmijëria e tij, është e gjithë jeta e tij, dashuria për filmin”, tha Marviks Shantoja-regjisor.

    “Në këtë dokumentar, vjen një sintezë e bukur e gjithë historisë së kinematografisë, Piro bën vetë narratorin, ne i morëm komplet zërin dhe ai vjen shumë natyrshëm në një tregim artistik të sinqertë, duke rrëfyer të gjithë jetën e tij”, deklaroi Skënder Jaçe-producent.

    Premiera e dokumentarit, që është pasuruar me foto të rralla dhe informacione nga vetë djemtë e regjisorit, u ndoq me emocionet nga dashamirësit e artit që Piro Milkani krijoi në gati 6 dekada.

    “Filmi gjithmonë ka një publik dhe do të vazhdojë të ketë këtë lloj publiku. Filmat e Piros gjithmonë do ta kenë publikun e tyre, ashtu si të gjithë regjisorët që janë brezi i parë i regjisorëve, së bashku me Viktor Gjikën, Dhimitër Anagnostin, Kristaq Mitron”, deklaroi Eno Milkani-regjisor.

    Personazhi i Malos te Zonja nga Qyteti as e dinte se Ollga do ta hidhte në lumë, Trishtimi i Zonjës Shnajder është një rrëfim autobiografik për dashurinë për zonjën Shnajder dhe Pragën… me rrëfimin e fundit, Milkani zbulon prapaskena nga shesh-xhirimet, si dhe kontrollet e rrepta nga sistemi i kohës, që shpesh e shtynin në auto-censurë.

    Megjithatë, thotë se ia doli të realizojë 25 filma artistikë, teksa filmin e krahason me verë. Një filmi të mirë i rritet vlera me kalim e kohës, shprehej “Artisti i Popullit”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFIM PREKËS I DJALIT TË PIRO MILKANIT: “PËR NJË GABIM TË MJEKËVE NË ÇEKI QËNDROI NË KOMË 4 MUAJ…”

  • Shfaqet dokumentari ‘Jeta si në film’, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit

    Shfaqet dokumentari ‘Jeta si në film’, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit

    “Jeta si në film-Piro Milkani”, titullohet dokumentari kushtuar regjisorit të shquar shqiptar, që ndërroi jetë në maj të këtij viti në moshën 86-vjeçare.

    Miq, kolegë, familjarë të Piro Milkanit ndoqën shfaqjen e filmit në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ku përmes zërit të tij, rrëfehet rrugëtimi artistik dhe jeta personale e një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

    Ky film një prodhim i Cinemania u realizua nga skenaristi Bashkim Hoxha dhe regjisorët Rigers Plaka e Marviks Shantoja.

    Ky dokumentar është një rrugëtim emocional, artistik dhe njerëzor përmes kohëve dhe kujtimeve të një mjeshtri si Milkani.

    I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit”.

    Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë.

    Nga krijimtaria e regjisorit përmendim filmat si: 1990- Ngjyrat e moshës; 1988- Pranvera s’erdhi vetëm; 1987- Eja!; 1985- Në prag të jetës; 1984- Militanti; 1983- Fraktura; 1982- Besa e kuqe; 1981- Në kufi të dy legjendave; 1980- Një shoqe nga fshati; 1977- Shembja e idhujve; 1976- Zonja nga qyteti; 1975- Çifti i lumtur; 1971 -Kur zbardhi një ditë; etj./atsh/KultPlus.com

  • Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, djali i regjisorit falënderon mjekët e QSUT: I shërbyen me përkushtim atij dhe çdo pacienti! Doja t’ju puthja duart

    Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, djali i regjisorit falënderon mjekët e QSUT: I shërbyen me përkushtim atij dhe çdo pacienti! Doja t’ju puthja duart

    Djali i regjisorit të njohur shqiptar Piro Milkani, Eno Milkani ka falënderuar mjekët e QSUT për shërbimin e tyre në ditët e fundit të jetës së babait të tij.

    Në një postim në Facebook, ai ka shprehur falënderime të përzemërta për të gjithë stafin mjekësor për përkushtimin dhe humanizmin me të cilin ata i shërbyen babait te tij gjatë ditëve të vështira për të dhe për familjarët.
    Postimi i plotë i djalit të Piro Milkanit:
    Piro iku. Por në 10 ditët e fundit, ata që i qëndruan më pranë ishin mjekët dhe infermierët e spitalit në QSUT. I shërbyen me përkushtim, jo vetëm atij, por edhe çdo pacienti tjetër që ndodhej aty. Doja t’i përqafoja dhe t’ju puthja duart këtyre profesionistëve, të cilët çdo ditë lehtësojnë shqetësimet dhe dhimbjet e familjarëve.
    Shpresoj të mi lexojnë këto fjalë zemre, sepse shpeshherë, kur nuk i kemi në nevojë, duket sikur i harrojmë. Djem e vajza të rinj në moshë, njerëzorë në komunikim dhe hyjnorë në shërbim. Ju falënderoj!
     

    Top Channel

  • Ikja e dritshme në mirësi njerëzore dhe vepër të vlertë kinematografike e Pirro Milkanit

    Ikja e dritshme në mirësi njerëzore dhe vepër të vlertë kinematografike e Pirro Milkanit

    Nga Albert Vataj
    Po, iku edhe Pirro Milkani!U shkëput edhe ky emër nga aradhen e të gjallëve që ende frymojnë, në të tashmen që ka pak gjasë për të gjetur lidhjet me filmin shqiptarë, me artin e sakrificës dhe me shpirtjen e që i mëkoi pasionin, traditës sonë të artit kiematografikSepse të tjerë qasje përftimesh estetike kanë hyrë në botën tonë, të tjerë kulmime kacavirren të zënë kreshtën e atij altari, ku lutja jonë për t’u ushqyer me pasionin dhe përkushtimin e një arti kaq depërtues si kinemaja, dëgjohet si njqë jehonë e largët, ose humbet si një zë në shkretëtirë.Iku Pirro Milkani, por të tjerë ende pluskojnë në syprinën e këtij realiteti të zhurmshëm, e kësaj të sotmeje që nxiton të gjej fillin e nevojës shpirtërore, për t’u mbajtur, për të mos rënë në boshllëkun e kotësisë që po përpin çdo ditë e më dhunshëm jetët tona.Të tjerë, nga ata që skalitën me shkronja përkushtimit dhe sakrificash artin tonë skenik, jetojnë ende, lëvizin në përditshmërinë tonë si fantazmat e një kohe të shkuar, prej së cilës duam të ikin si prej një ëndrre të makthshme. Të tjerë janë këtu ende, jo vetëm për të na treguar se meritojnë më të lartat vlerësime dhe mirënjohje, por edhe për të na lënë besimplotë një testament, aktin sublime të dhurimit të një thesari.Të tjerë, që do të përcjellin në lamtumirën e fundit regjisorin dhe udhëheqësin e tyre shpirtëror, janë këtu. Me duart që u dridhen dhe zërit që kapet pas fjalëve që përshpirtshëm shprehin, e ligështueshëm kumbojnë, ata vijnë, të gjallë, si në mortin e tyre. Dhe përloten te kjo lamtumirë e Pirro Milkanit, kolegut dhe mikut, për të lënë trishtim dhe për të marrë dhimbje, dhimbje e cila pak mund të preki ndjeshmëritë tona të akullta, nga turravrapi për të mbërritur askundin.Ndoshta të gjithë jemi këtu në këtë ceremonial lamtumire, në këtë përshpirtje, në këtë kapitull që mbyllet, e kujtesës që përpiqet të mbetet diçka më shumë se formale.Por ata, të vërtetët, ata që mund të vijnë dhe ata që nga larg bëhen pjesë e një ikjeje, ata janë ata, të cilët për vite e vite më radhë, punuan me regjisorin që vendosi të largohet, për t’u lënë vendin të rinjve, atyre që do të guxojnë të jenë përfaqësues të denjë të një tradite të shkëlqyer. Atyre që, edhe pse jo rrallë nguruan të gjenin veten si pasardhës të një arti që u aksidentua nga ideologjia, por që thellë-thellë tregojnë me vepër dhe me vlera, me përkushtim dhe me pasion, se meritojnë të jenë të denjë të një tradite arti, që pasuroi kulturën tonë, e përfaqësoi atë me profesionalizëm në skenat gjigande të betejave kinematografike, duke treguar se jemi përçues të një shpirti që ka besuar se me shpirt dhe me zemër të përmbushi ambicien e vendosjes së filmit shqiptar në ekranin e madh të krenarisë kombëtare.

    Regjisori i shquar shqiptar Pirro Milkani është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, është larguar duke lënë pas një emër, vepër, vlerë dhe kontribut të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Largohet me të në përjetësi ajo figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare.Pirro Milkanit u lind më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit”.
    “Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ai ishte një njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.Ndër veprat regjisoriale të Milkanit, që shënjojnë njëherash shkallaren prejnga ai u ngjit për të zënë vendin e merituar në panteonin shqiptarë janë:2012 – Kryekenga e Kombit. Producent. Regjia Petrit Ruka.2008 – Smutek paní Snajdrové (Trishtimi i zonjës Shnajder)1990 – Ngjyrat e moshës1988 – Pranvera s’erdhi vetëm1987 – Eja!1985 – Në prag të jetës1984 – Militanti1983 – Fraktura1982 – Besa e kuqe1981 – Në kufi të dy legjendave1980 – Një shoqe nga fshati1979 – Ballë për ballë1977 – Shëmbja e idhujve1976 – Zonja nga qyteti1975 – Çifti i lumtur1974 – Shtigje lufte1974 – Një firmë e hekurt (dokumentar)1973 – Festë e madhe (dokumentar)1971 Kur zbardhi një ditë1969 Përse bie kjo daulle1969 Festivali 7-te i femijeve (dokumentar)1968 Fitues1967 Gadhnjim mbi vdekjenKy rrugëtim është tregues i aktit krijues dhe integritetit të tij si artist, është shprehje e angazhimit për t’i shërbyer kinematografisë shqiptare, me të njëjtin zell, dhe përkushtim, si një dishepull besimit. Pirro Milkani erdhi në kinemanë shqiptare duke dhënë gjithçka që kishte, për të pasuruar një traditë dhe për të përmbushur një ambicie, e pse jo për të merituar të jetë në radhën e gjatë të atyre që shkruan me germa të arta historinë e kinematografisë shqiptare.Në heshtjen që mbetet pas, ndiejmë zërin e tij që kumbon në errësirë, si një regji e fundit, si një pamje që nuk mbaron me titrat. Pirro Milkani nuk është më fizikisht mes nesh, por vepra e tij do të vazhdojë të flasë me gjuhën e përjetësisë. Filmat e tij do të shfaqen ende, ndoshta në ekranet e vogla të kujtimeve tona, ndoshta në një sallë të errët ku drita e projektorit ndriçon jo vetëm celuloidin, por edhe shpirtin.Lamtumirë, mjeshtër!E tashmja jonë është më e varfër sot, por falë teje, e shkuara jonë është më e pasur dhe më e ndritur. E ardhmja, nëse di të dëgjojë, ka ende ç’të mësojë prej teje. Dhe diku, në një kornizë të pavdekësisë së artit, ti je aty, me shpirtin plot dritë.