Tag: milionë

  • “Ekonomia largoi shqiptarët”, Berisha-biznesmenëve: Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë sa më shumë

    “Ekonomia largoi shqiptarët”, Berisha-biznesmenëve: Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë sa më shumë

    Shqipëria e tre viteve të fundit është Shqipëria e rënies dramatike të prodhimit. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me biznesmenët. Sipas tij në qeverisjen socialiste prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike, po kështu edhe eksportet.
    “Shqipëria nga një semestër në tjetrin, prodhimi industrial bie. Eksportet nga viti 2023-2024 janë ulur me 32 përqind, statistikë zyrtare kjo. Eksportet nga njëri muaj në muajin tjetër të këtij viti vazhdojnë të bien. Prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike. Pra, ne ecim drejt një ekonomie e cila mbahet sot në dy shtylla kryesore. Mbahet në ndërtimin dhe në një mënyrë ose në një tjetër, në turizmin. Por historia ka provuar se edhe ekonomitë më të fuqishme të planetit, kur janë mbajtur në dy shtylla, kanë njohur kriza shumë të thella”.
    Për këtë arsye, tha Berisha, PD ka shpallur Made in Albania, prodhimin kombëtar si krenari kombëtare. Sipas tij shtylla kryesore e programit është ekonomia.
    “U garantoj ju dhe të gjithë sipërmarrësit se do bëjmë gjithçka që ky vend të prodhojë sa më shumë, sa më me cilësi dhe sa më me konkurrencë. Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë, ekonominë, ekonominë”.
    Sektori i dytë i fuqishëm sipas Berishës që Shqipëria ka një potencial shumë të madh është turizmi. Por sipas tij nuk shfrytëzohet si duhet.
    “Por në vlerësimin e qeverisë, 10 milionë turistë me 7 milionë net fjetje, tregon se në këtë sektor, po të krahasohemi me Malin  e Zi, që merr 2.7 milionë turistë në vit, ne kemi një informalitet prej 80 përqind. Ky informalitet pasqyrohet direkt te qytetari i thjeshtë, sepse qytetari i thjeshtë përfiton nga shitja në këtë sektor gjithsej 7-8 milionë euro në buxhetin e shtetit, në një kohë kur ky qytetar shpenzon për këtë sektor çdo vit 430 milionë euro”.

  • Wirtz, xhevahiri i Leverkusenit. City dhe Bayerni janë të paralajmëruar, duhen 120 milionë euro…

    Wirtz, xhevahiri i Leverkusenit. City dhe Bayerni janë të paralajmëruar, duhen 120 milionë euro…

    27 Mars 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    5 gola dhe 16 asiste, shumica prej tyre të shkëlqyera. Sezoni i Florian Wirtz, vetëm 21 vjeç, po duket si ai i konsolidimit të tij si lojtar në nivele të larta, pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar.
    Bayer Leverkusen e di se këtë verë mund të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha dhe, sipas raporteve të “Sky Sport DE”, klubi po punon për ta rinovuar kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor 2027. Sipas informacionit, ofrimi për nënshkrimin do të përfshinte një klauzolë largimi për verën e ardhshme dhe lojtari po mendon se çfarë të bëjë.
    Nëse lojtari do të preferonte të largohej këtë verë, Bayer Leverkusen ka vendosur tashmë çmimin për ata që janë të interesuar: do të duhen të paktën 120 milionë euro për të ulur në tryezën e negociatave, por mund të shtohen edhe bonuse. Bayern Munich dhe Manchester City janë dy klubet kryesore që e kërkojnë këtë yll të talentuar gjerman, i cili ka munguar për shkak të pezullimit në dy ndeshjet e fundit kundër Italisë të Spalletti.
    Lojtari ende nuk ka zbuluar se çfarë do të bëjë, ndaj pritet të kalojnë disa javë për të parë nëse do të ketë ndonjë zhvillim lidhur me rinovimin e kontratës. Megjithatë, pritet një verë e nxehtë për këtë lojtar të talentuar të Xabi Alonso. Edhe e ardhmja e trajnerit spanjoll mund të ketë ndikim në vendimin e tij.

  • Moise Kean rigjen veten! Sezon i jashtëzakonshëm dhe ajo klauzolë nga e cila trembet Fiorentina

    Moise Kean rigjen veten! Sezon i jashtëzakonshëm dhe ajo klauzolë nga e cila trembet Fiorentina

    Moise Kean ishte më i miri në Gjermani-Itali per ekipin e Spallettit, me një dygolësh që dha shkendijha në Dortmund, pas një pjese të parë për t’u harruar nga 4 herë kampionët e botës.
    Por mbrëmja e së dielës nuk ishte një perjashtim për sulmuesin e datelindjes 2000, por vetëm vazhdimi i një sezoni me shifra të rëndësishme. 15 gola në 26 paraqitje në Serie A, që bëhen 20 gola në të gjitha garat duke marrë parasysh edhe Kupën e Italisë dhe Ligën e Konferencës.
    Versioni i ri nga Moise Kean është një sulmues konkret, i rrezikshëm, shpesh vdekjeprurës. Nuk është rastësi, në fakt, që ai u bë titullar i rregullt edhe në kombëtare (duke përfituar nga mungesat për shkak të dëmtimit të Scamacca dhe Retegui).
    Me pak fjalë, një lojtar vite dritë larg atij (jo) të vlerësuar te Juventus: vitin e kaluar ai grumbulloi 0 gola në të gjitha garat në 20 paraqitje në total. Në verë ai u shit nga Giuntoli për 13 milionë plus bonuse te Fiorentina, por sa vlen Moise Kean tani?
    Jo vetëm golat për kombëtaren, tre duke pasur parasysh fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, por Moise Kean ka bërë paraqitje të rëndësishme që nga gushti. Dhe Arsenali dhe Chelsea tashmë janë paraqitur në portat e Fiorentinës, dhe jo vetëm kaq.
    Megjithatë, ka një klauzolë lirimi në kontratën e Moise Kean. Fiorentina e kishte përfshirë, me kërkesë të lojtarit kur u hartua kontrata. Bëhet fjalë për 52 milionë euro. Kjo është shuma për të liruar sulmuesin, por ka një kornizë kohore specifike.
    Më pas Fiorentina do të jetë në gjendje të vendosë të mos e shesë lojtarin, ose të kërkojë shifra shumë më të larta për të lënë të largohet lojtari i lindur në 2000. Sipas tuttomercatoweb, në fakt, 52 milionë euro do të mjaftonin për të blerë Kean, por vetëm nga 1 korriku deri më 15 korrik.

  • Ja futbollistët më të paguar në Francë: Lojtarët e PSG zënë 12 vendet e para, Rabiot “i pari” nga skuadrat e tjera

    Ja futbollistët më të paguar në Francë: Lojtarët e PSG zënë 12 vendet e para, Rabiot “i pari” nga skuadrat e tjera

    26 Mars 2025

    12:12

    Telesport

    Nëse Mbappé do të luante ende në Francë ai nuk do të kishte rivalë, do të ishte ende më i paguari. Pa të, ish-shokët e tij të skuadrës ende dominojnë renditjen e pagave të Ligue 1.
    Sipas “L’Equipe” lojtarët e PSG zënë dymbëdhjetë vendet e para të renditjes së lojtarëve më të paguar në Francë. Në vend të parë është Dembélé me ​​8.8 milionë euro neto.
    Kvaratskhelia është në vendin e shtatë me 6.6 milionë, përpara Donnarumma, i cili fiton rreth gjysmë milioni më pak dhe nuk ka rinovuar ende kontratën.
    Adrien Rabiot është i pari në mesin e jo parizienëve, i trembëdhjeti në listë. I dyti në renditje është Marquinhos, që më pas Hakimi. Në total, janë pesëmbëdhjetë lojtarë të PSG-së në top 30.
    Mes trajnerëve, Luis Enrique (PSG) është i pari me 12 milionë euro, me afërsisht dyfishin e pagës së De Zerbi, trajneri i Marseille.

  • FIFA i “mbulon me para” pjesëmarrësit, fituesi i Botërorit për Klube do të fitojë 125 milionë dollarë

    FIFA i “mbulon me para” pjesëmarrësit, fituesi i Botërorit për Klube do të fitojë 125 milionë dollarë

    Botërori i Klubeve i FIFA-s, që do të mbahet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik, do të ofrojë premio të jashtëzakonshme për skuadrat që marrin pjesë në të. Fituesi i kompeticionit do të arkëtojë deri në 125 milionë dollarë (rreth 116 milionë euro), njofton FIFA. Ky do të jetë edicioni i parë me formatin e ri të 32 skuadrave (përfshirë Interin dhe Juventusin nga Serie A), duke përfshirë kampionët e katër kompeticioneve kryesore të katër viteve të fundit.
    Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, tha: “Modeli i shpërndarjes së çmimeve të Botërorit të Klubeve të FIFA-s reflekton kulmin e futbollit për klube dhe përfaqëson shpërblimin më të madh që është dhënë ndonjëherë në një turne futbolli, me një fazë grupesh me shtatë ndeshje dhe një format me ‘play-off’, duke ofruar një çmim potencial prej 125 milionë dollarësh për fituesin.
    Përveç çmimeve në para për skuadrat pjesëmarrëse, ekziston një program investimesh solidariteti i paprecedentë, me qëllimin për të shpërndarë 250 milionë dollarë për futbollin e klubeve në të gjithë botën. Ky solidaritet do të ofrojë pa dyshim një shtytje të rëndësishme për përpjekjet tona të vazhdueshme për ta bërë futbollin sport vërtet global”.
    Shuma në total, që do të shpërndahet në këtë edicion të Botërorit për Klube, do të jetë 1 miliard dollarë, i ndarë në dy pjesë:475 milionë dollarë për performancën sportive525 milionë dollarë për pjesëmarrjen
    Shpërndarja e çmimeve për performancën:2 milionë dollarë për fitore (vetëm në fazën e grupeve)1 milionë dollarë për barazim (vetëm në fazën e grupeve)7.5 milionë dollarë për kalimin në 16-she (1/8 finale)13.125 milionë dollarë për kalimin në çerekfinale21 milionë dollarë për kalimin në gjysmëfinale30 milionë dollarë për finalistin humbës40 milionë dollarë për finalistin fitues
    Shpërndarja e çmimit për pjesëmarrjen:Klubet europiane: nga 12.8 deri në 38.2 milionë dollarë, në varësi të një klasifikimi që bazohet në kritere sportive dhe komercialeKlube të Amerikës së Jugut: 15.2 milionë dollarëKlube të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve: 9.5 milionë dollarëKlube të Azisë: 9.5 milionë dollarëKlube të Afrikës: 9.5 milionë dollarëKlube të Oqeanisë: 3.6 milionë dollarë

  • Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori, ja emrat në listën e Amorim

    Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori, ja emrat në listën e Amorim

    Skuadra e Manchester United është duke eksploruar tregun për gjetjen e një sulmuesi të ri verën e ardhshme. Sipas mediave britanike, Viktor Gyokeres i Sporting dhe Victor Osimhen, që luan si i huazuar te Galatasaray, janë dy objektivat kryesorë.
    Gyokeres është favorit, pasi trajneri aktual Ruben Amorim e njeh mjaft mirë, duke qenë se e ka trajnuar para se të vinte në “Old Trafford”. Trajneri portugez do të dilte garant për këtë transferim, duke qenë se kushton edhe më pak se Osimhen.
    Gjithsesi, drejtuesit anglezë po eksplorojnë edhe surprizat nga Bundesliga. Sulmuesi Benjamin Sesko që luan me Leipzig është një emër në listë. Ai mund të largohet nga klubi për shkak të klauzolës së tij të lirimit (80 milionë euro).
    Sulmuesi tjetër për të cilin janë të interesuar është Hugo Ekitike, një lojtar i talentuar francez, që gjithashtu luan në Gjermani. Ai do të largohet nga Eintracht Frankfurt verën e ardhshme, por ata do të kërkojnë 80 milionë euro.
    United është gjithashtu në kërkim të një mesfushori të ri, kryesisht me tipare sulmuese dhe Kenan Yuldiz i Juventus është një nga emrat që ata po shohin. Një tjetër emër është Xavi Simons nga Leipzig, por gjermanët kërkojnë 80 milionë euro edhe për të.

  • Barcelona nuk heq dorë nga Sandro Tonali, e ka objektiv merkatoje prej disa vitesh

    Barcelona nuk heq dorë nga Sandro Tonali, e ka objektiv merkatoje prej disa vitesh

    26 Mars 2025

    11:53

    Alfred Lleshi

    Barcelona vazhdon të monitorojë Sandro Tonalin, mesfushorin italian që po shkëlqen në Premier League me Newcastle. Falë punës së Andrea Mancinit, djalit të legjendës Roberto Mancini dhe anëtarit aktual të stafit teknik të blaugranave, klubi katalanas po mbledh raporte të detajuara për performancën e lojtarit në fjalë. Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, feedback-u që kanë marrë është shumë pozitiv.
    Interesi i Barcelonës për Tonalin ka nisur 5 vite më parë, por deri tani nuk ka rezultuar në një ofertë zyrtare. Tonali ka arritur te Newcastle për 70 milionë euro, pastaj u pezullua 10 muaj për shkak të përfshirjes në bixhoz (vënie bastesh). Pavarësisht disa vështirësive fillestare, ai fitoi vendin e titullarit dhe u bë një element kyç për ekipin e Eddie Howe, duke i hedhur poshtë thashethemet për një rikthim në Serie A.
    Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka zbuluar se në vitin 2020, Barcelona kishte paraqitur një ofertë prej 65 milionë eurosh, plus dy talente të rinj, secili i vlerësuar me 7.5 milionë euro. Megjithatë, negociatat nuk u konkretizuan për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve. Tonali ka treguar aftësi të madhe për t’u adaptuar dhe rritur. Përshtatja dhe disiplina taktike e bëjnë atë një lojtar të dëshiruar për çdo klub të madh europian.

  • I dënuari me vdekje më jetëgjatë në botë, fiton 1.4 milionë dollarë pas lirimit! U shpall i pafajshëm

    I dënuari me vdekje më jetëgjatë në botë, fiton 1.4 milionë dollarë pas lirimit! U shpall i pafajshëm

    Një japonez i cili kaloi më shumë se 40 vjet në dënim me vdekje derisa u shpall i pafajshëm vitin e kaluar, i janë dhënë 1.4 milionë dollarë si kompensim, tha një gjykatë të martën, afërsisht 85 dollarë për çdo ditë që u dënua gabimisht.
    Ish-boksieri profesionist Iwao Hakamata, 89 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 1968 për një vrasje të katërfishtë, pavarësisht se vazhdimisht pretendonte se policia kishte fabrikuar prova kundër tij.

    Dikur i dënuari me vdekje më jetëgjatë në botë, ai u shpall i pafajshëm pasi një test i ADN-së tregoi se rrobat me njolla gjaku që u përdorën për ta dënuar atë ishin mbjellë shumë kohë pas vrasjeve, sipas transmetuesit publik japonez NHK.
     
    Gjykata e Qarkut Shizuoka konfirmoi për CNN se Hakamata kishte marrë më shumë se 217 milionë jen, një pagesë që përfaqëson rreth 85 dollarë amerikanë në ditë që kur ai u shpall fajtor.
    Përfaqësuesi i tij ligjor Hideyo Ogawa e përshkroi kompensimin si “shumën më të lartë” të dhënë ndonjëherë për një dënim të gabuar në Japoni, por tha se nuk mund të kompensonte kurrë atë që kishte vuajtur Hakamata.
    Hakamata fillimisht pranoi akuzat kundër tij, por më vonë ndryshoi deklaratën e tij, duke akuzuar policinë se e detyroi të rrëfehej duke e rrahur dhe kërcënuar.

  • Mbappé, akt dashurie për Real Madridin. Refuzimi i rinovimit me PSG i kushtoi 250 milionë euro

    Mbappé, akt dashurie për Real Madridin. Refuzimi i rinovimit me PSG i kushtoi 250 milionë euro

    E vërteta shpesh është e thjeshtë: paratë nuk sjellin lumturinë. Ndoshta tingëllon e çuditshme, por Kylian Mbappé e di shumë mirë këtë. Superylli francez refuzoi të aktivizonte klauzolën e rinovimit automatik edhe për një vit me PSG-në majin e kaluar, duke pritur vetëm momentin për të realizuar ëndrrën e tij të kahershme: të vishte fanellën e Real Madridit.
    Ajo që shumica nuk e kanë vënë re është sakrifica financiare që ai ka bërë për këtë transferim. Sipas asaj që ka zbuluar “L’Équipe”, Mbappé ka thënë “jo” ndaj një oferte marramendëse prej 250 milionë eurosh. Kjo shumë përfshinte:
    – 70 milionë euro pagë vjetore, me një rritje prej 20% krahasuar me sezonin e mëparshëm
    – 180 milionë euro bonuse dhe të ardhura nga të drejtat e imazhit.
    Një ofertë që asnjë klub tjetër nuk mund t’ia bëntë kurrë. Sidoqoftë, KM9 nuk u tundua dhe zgjodhi të ndjekë ëndrrën e tij të fëmijërisë, të bëhej lojtar i Real Madridit, duke lënë pas Parisin dhe miliona euro.
    Ndërkohë, vazhdojnë edhe përplasjet ligjore mes Mbappé e PSG, pasi klubi nuk i ka paguar rreth 55 milionë euro nga rrogat e tij, sipas pretendimeve të lojtarit.
    E vërteta është e thjeshtë: Mbappé firmosi me Real Madridin për më pak para. Edhe pse është lojtari më i paguar te “Los Blancos”, paga e tij nuk afrohet me atë që i ofronte PSG.
    Sipas “L’Équipe”, kontrata e tij me madrilenët përfshin:
    – 100 milionë euro bonus firmosjeje.
    – 32 milionë euro pagë vjetore.
    – Marrëveshje ekskluzive për të drejtat e imazhit.
    Te Real Madridi, zakonisht Florentino Perez i ndan të ardhurat e imazhit 50-50 me lojtarët, por në këtë rast, nëna e Mbappé, Fayza Lamari, arriti të sigurojë një marrëveshje më të favorshme, duke kërkuar që 80% e të ardhurave nga imazhi t’i takonin djalit të saj, ndërsa 20% klubit.
    Pavarësisht se ka marrë më pak para se sa mund të kishte përfituar te PSG, Mbappé më në fund realizoi ëndrrën e tij të bardhë.

  • Ideja e re për “Mona Lisa”-n në Luvër

    Ideja e re për “Mona Lisa”-n në Luvër

    “Mona Lisa” do të ketë dhomën e saj të re në muzeun e artit të Luvrit në Paris, duke e lejuar atë të shfaqet edhe më mirë për vizitorët.
    Pikturës legjendare të Leonardo da Vinçit do t’i jepet një dhomë që pasqyron më mirë rëndësinë e saj si pjesë e një rinovimi të madh muze. Luvri, i cili është muzeu më i vizituar në botë, do të ketë gjithashtu një hyrje të re për të menaxhuar më mirë fluksin e vizitorëve. Hyrja ekzistuese nën piramidën qendrore të xhamit është planifikuar të ridizajnohet dhe të shndërrohet në salla të reja ekspozimi.

    Projekti duhet të përfundojë deri në vitin 2031 dhe vlera e investimit llogaritet në disa milionë euro. Numri i vizitorëve pritet të rritet nga nëntë milionë aktual në vit në 12 milionë. Shpenzimet do të financohen nga të ardhurat e vetë Luvrit, donacionet dhe rritja e çmimeve të biletave.

    Nga janari i vitit 2026, kushdo që nuk është evropian do të duhet të paguajë më shumë për të vizituar muzeun, megjithëse tarifa e planifikuar e hyrjes nuk është bërë ende e ditur. Luvri ka tërhequr vëmendjen prej disa vitesh për shkak të gjendjes së tij të rrënuar. Kjo përfshin dëmtimin e shkaktuar nga depërtimi i ujit, pajisjet teknike të vjetruara dhe luhatjet shqetësuese të temperaturës që rrezikojnë veprat e artit.

    Hyrja qendrore nën një piramidë të madhe xhami të projektuar nga arkitekti kinezo-amerikan I.M. Pei u përdor për herë të parë në 1988 dhe ishte projektuar për katër milionë vizitorë. /tesheshi.com/