Tag: milion

  • PD hap fushatën, Chris LaCivita: Në 12 vite 1 milion shqiptarë u larguan! Pse të votosh një parti që i krijoi problemet?!

    PD hap fushatën, Chris LaCivita: Në 12 vite 1 milion shqiptarë u larguan! Pse të votosh një parti që i krijoi problemet?!

    Drejtuesi i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës.
    LaCivita: Kush është gati për ta bërë Shqipërinë madhështore sërish. Në vitin 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosnin Donald Trump, dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën, por do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për 12 vitet e fundit, 12 vite krim dhe drogë. Dhe për 12 vjet mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. 12 vjet dështim ekonomik.
    Pse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për dr. Berishën. Jepini vendit tuaj një mundësi dhe jepuni shpresë.

  • Mbretëria e Bashkuar njofton mbështetje ushtarake prej 450 milion £ për Ukrainën ndërsa 50 vende do të takohen në Bruksel

    Mbretëria e Bashkuar njofton mbështetje ushtarake prej 450 milion £ për Ukrainën ndërsa 50 vende do të takohen në Bruksel

    Qeveria britanike ka njoftuar një mbështetje të mëtejshme ushtarake prej 450 milionë paund për Kievin, ndërsa Britania e Madhe dhe Gjermania përgatiten të presin një takim të 50 vendeve në Bruksel, raporton BBC. 
    Zyrtarët e mbrojtjes po mblidhen për të “shtuar presionin” ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe për ta detyruar atë të përfundojë luftën e tij në Ukrainë, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey.
    “Ne duhet të rritemi për të penguar agresionin rus duke vazhduar të forcojmë mbrojtjen e Ukrainës”, shtoi ai.

    Paketa përfshin financimin për qindra mijëra dronë, mina antitanke dhe riparime të automjeteve ushtarake.
    Rreth 350 milion £ do të sigurohen nga Mbretëria e Bashkuar, me financim shtesë nga Norvegjia nëpërmjet Fondit Ndërkombëtar të udhëhequr nga Britania për Ukrainën.
    Paketa përfshin 160 milion £ për të ofruar riparime dhe mirëmbajtje të automjeteve dhe pajisjeve që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar tashmë Ukrainës.
    Një paketë e ndihmës ushtarake, me financim për sistemet e radarëve, minat antitank dhe qindra mijëra dronë, me vlerë më shumë se 250 milion £ është gjithashtu pjesë e paketës, tha qeveria.
    Healey tha se puna e grupit “është jetike për ta vendosur Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme”.
    “Ne nuk mund të rrezikojmë paqen duke harruar luftën, prandaj paketa e madhe e sotme do të rrisë mbështetjen për luftën e vijës së parë të Ukrainës,” tha ai.
    “2025 është viti kritik për Ukrainën.
    “Detyra jonë si ministra të mbrojtjes është t’u japim luftëtarëve që luftojnë në Ukrainë atë që u nevojitet.”
    Fondi vjen pas një sërë premtimesh ushtarake për Ukrainën nga Mbretëria e Bashkuar.
    Muajin e kaluar, Sir Keir Starmer njoftoi një marrëveshje raketore prej 1.6 miliardë £ për Ukrainën, pas një samiti të liderëve evropianë në Londër.

  • ”Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro”, ekspert i IT zbulon detajet: Ja sa kushton një pajisje

    ”Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro”, ekspert i IT zbulon detajet: Ja sa kushton një pajisje

    Ekspert i IT, Besmir Semanaj në një lidhje ‘’Skype’’ në një emision televiziv u shpreh se kostoja e mbylljes së TIK TOK është diku tek 1 milion euro.
    Semanaj: E para e punës u soll në Shqipëri pa kërkesën e ISP-ve, pra ISP nuk kanë bërë një kërkesë të tillë.
    Unë jam personi i parë në Shqipëri që kam bërë denoncimin e kësaj pajisjeje.
    Informacioni erdhi nga kolegë pranë ISP-ve, të cilët kundërshtonin vendosjen e një pajisjeje të tillë pranë këtyre institucioneve.
    Pra ISP, nuk kanë bërë kërkesë, ne nuk e dimë e kujt ishte ideja e sjelljes së këtyre pasjisjeve.
    Sepse nuk janë pajisje që mund të sigurohen brenda ditës.
    Nuk e dimë sa kushtuan.
    Me çmim reference kushton minimalisht 100-120 mijë euro një, pra i bie diku tek 1 milion euro kostoja e mbylljes së TIK TOK.

  • OPINION – Fushata elektorale, fondet publike, paratë e deklaruara “dhuratë” apo “qurravitjet” e disa kandidatëve

    OPINION – Fushata elektorale, fondet publike, paratë e deklaruara “dhuratë” apo “qurravitjet” e disa kandidatëve

    Fushata elektorale ka kosto financiare. Madje, një kosto jo të papërfillshme. Në vende të ndryshme, si për shembull në SHBA, kandidatët për president, senatorë apo deputetë, organizojnë takime, mbrëmje apo edhe fushata për grumbullimin e fondeve. Presidenti aktual Donald Trump, edhe pse miliarder dhe pasanik i njohur, për dy fushatat e tij elektorale, kërkoi para nga publiku apo grupet e interesit. Në korrik të vitit 2024, Trump kishte mbledhur 327 milion dollarë për financimin e fushatës së tij, nga e cila me 20 janar të këtij viti, u fut edhe një herë si president në Shtëpinë e Bardhë. Në fushatën e dytë, që pa president me 20 janar 2021 Joe Biden, Trump dhe Partia Republikane mblodhën 1.1 miliardë dollarë fonde dhe shpenzuan 800. Konkretisht, Trump mblodhi 476 milion dollarë, ndërsa presidenti i zgjedhur Biden 531 milion dollarë.
    Mesazhi është i qartë dhe i kuptueshëm: Zgjedhjet kanë kosto të lartë, operative por edhe mediatike. Për shembull, zgjedhjet në SHBA në vitin 2020, kushtuan 11 miliardë dollarë. Çdo gjë në fushatë, ka kosto. Politikanët profesionistë e dinë dhe janë të detyruar ta zbatojnë aksiomën e përbotshme. Përndryshe, nuk futen fare në garë, qofshin edhe “kokat” më të ndritura të shteteve apo kombeve. Madje, edhe emra të njohur ndërkombëtarisht, janë në telashe apo janë dënuar pikërisht për financime të paligjshme të fushatave. Rasti i Sarkozi, ndoshta është më i famshmi.
    Po në Shqipëri, si dhe çfarë ndodh? Në Shqipëri, zyrtarisht nuk ka fushata për mbledhje fondesh për fushatë. Shteti ynë, meqë është “shumë i pasur”, u akordon fonde partive që garojnë në zgjedhje, sigurisht, sipas peshës së tyre elektorale. Për zgjedhjet e 11 maj 2025, KQZ shpërndau rreth 1.3 milion euro fonde, të ndara si më poshtë:
    1. Partia Demokratike (PD) 44.818.5452. Partia Republikane (PR) 2.689.112,703. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,904. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.3905. Partia e Lirisë (PL) 9.140.7306. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.7357. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,908. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,909. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,9010. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.37511. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
    Pra, partitë politike, rrjedhimisht edhe kandidatët për deputetë, të paktën teorikisht, duhet të kenë fonde. Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, një nga 186 kandidatët për deputetë të PS- së, mund të marrin nga KQZ rreth 3.5 milion lekë të vjetra; një nga lista e PD- së rreth 2.4 milion lekë të vjetra e me radhë. Këtu nuk llogariten fondet e përvitshme që përfitojnë nga buxheti i shtetit partitë politike. Madje, për zgjedhjet e 11 maj 2025, qeveria miratoi edhe një fond shtesë rreth 1.5 milion euro për partitë politike, në total, rreth 2.8 milion euro. Ndërkohë, për vitin 2024, 11 parti politike morën po nga buxheti i shtetit, pra lekët e taksapaguesve shqiptarë, më shumë se 3.4 milion euro.
    Pra, pak a shumë partitë shqiptare, për zgjedhje dhe për aktivitetin e tyre, kanë në dispozicion rreth 6.2 milion euro. Pyetja kryesore, është ku shkojnë këto para, kur kandidatë për deputetë, nga Vermoshi në Konispol, thonë se po shpenzojmë nga “paratë tona”, “po ua heqim familjeve”, “po paguajmë çdo gjë vetë”?! Madje- madje, shqetësohen kur hapësirat mediatike, të të gjitha llojeve, nuk u jepen falas, makar me koston e një filxhani kafeje që nuk kanë t’ja nxjerrin as atyre që takojnë. Dhe më interesantja akoma, është se, partitë që nuk kalojnë pragjet ligjore të numrit të votave, nuk i kthejnë paratë në buxhetin e shtetit, siç është detyrimi.
    Tek shifrat e mësipërme, nuk llogariten paratë e “dhuruara” me letra, ato pa letra dhe të tjera në “natyrë”, si për shembull mijëra litra karburant, të cilat në fakt preferohen më shumë se “paratë e thata” në disa raste. Nëse paratë “ngelen në qendër”, nëse paratë nuk arijnë deri tek baza, tek kandidatët për deputetë, nuk është faji i fushatës së “kushtueshme”, as i qytetarëve që i dhanë por as i kandidatëve. Këta të fundit, para se të “qajnë” apo më keq, “të vënë kujën”, “të masin prapanicat” dhe të kujtohen: a kanë bërë ndonjëherë, ndonjë gjë falas për qytetarët, ata që mbushin buxhetin e shtetit nga ku burojnë të paktën për këtë vit, rreth 7 milion euro për partitë, siglat e të cilave përfaqësojnë? E këtu, nuk po flasim për shitblerje “vulgare” të votave, me para, origjina e të cilave nuk mësohet asnjëherë. Nëse ndonjëri, ka hyrë në fushatë “për të bërë lek”, kjo është çeshtje tjetër. Por mjaft me ankesa, të qara, lutje e përshpirtje, një pjesë tashmë po bëhen të përshtirë, para apo pas zgjedhjeve, edhe meme. /ShkodraWeb/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “33 mijë euro për verë, 21 milion për udhëtime”, Berisha publikon shifrat e luksit: Shtëpi më e madhe se e Enverit

    “33 mijë euro për verë, 21 milion për udhëtime”, Berisha publikon shifrat e luksit: Shtëpi më e madhe se e Enverit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pas 12 vitesh në qeveri po kërkon edhe një mandat tjetër për t’u pasuar edhe më shumë.
    “Edi Rama, pas 12 vitesh, kërkon një mandate tjetër, që të pasurohet më shumë vetë, sojin e vetë e oligarkët dhe tu varfëroj ju”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “Edi Rama thotë se më han dardha pas shpine, por ai është ai që ha vetë gjithë ditën”.

    Berisha: Në këtë luftë për të pastruar shtëpinë tonë, ku ka më jetike, gjithçka rrënohet nëse ne me gërshërët e ligjit nuk i japim përgjigjen e merituar shpërdorimit dhe vjedhjeve të parave tuaja. Sot Edi Rama thotë se më han dardha pas shpine, ai ha vetë gjithë ditën.
    Nuk mund të fshihet kurrë Belinda Balluku mos ndërtimin e djegësit të Tiranës, po mos e dinte 100% se paratë i mere Edi Rama. Shikojeni ku i ka sarajet, me gjatësi themelesh, ka rrezik dyfishi i vilës së Enver Hoxhës, ndërsa oborri, 4-fishi i vilës së Hoxhës, 8300 metra oborr, park e ka.
    Sigurisht, këto janë vetëm maja e ajsbergut, sepse kontot bankare dhe investime ofshore janë të pa kufijshme. Edi Rama, pas 12 vitesh, kërkon një mandate tjetër, që të pasurohet më shumë vetë, sojin e vetë e oligarkët dhe tu varfëroj ju. Ndaj dhe 11 maj, është një ditë shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka asnjë moral të vijë të kërkoj shqiptarëve votën, për çfarë tua kërkoj, se i paguan pensionistët sa paguan Gjermania për kafshët e shtëpisë.
    Për çfarë ta kërkoj votën, për parat që vodhi për djegësin e Tiranës, për shishet e verës 33 mijë euro, udhëtimet me avion 21 milion euro në 2 vite. Të kërkoj votën për të grabitur me 50 milion euro siç grabiti me Tunelin e Llogarasë.

  • Çfarë e shqetëson Emirjana Sakon, Ecoparku apo firmat për mbetjet e Durrësit

    Çfarë e shqetëson Emirjana Sakon, Ecoparku apo firmat për mbetjet e Durrësit

    Çfarë e shqetëson Emirjana Sakon, Ecoparku apo firmat për mbetjet e Durrësit

    Oerd BYLYKBASHI

    Emirjana, drejtoresha e bashkisë kishte kuak-kuakur sërish sot nga këneta e qelbur e bashkisë ku lëvrin mes korrupsionit dhe krimit. Kishte venë edhe avatarin në video.

    Patetizmi prej garipeje në kolltuk pushteti është modeli që i ofron durrsakëve.

    Çfarë halli ka? Firma në kontratën e dërgimit të mbetjeve të Durrësit për më shume se 40 euro për ton tek inceneratori i Tiranës që nuk ekziston?

    Apo Ecopark ku nga 19 milion euro të tenderuara, puna u krye me vetëm 6,5 milion dhe 12,5 milion euro u vodhën?

    Është në SPAK kallëzimi, apo nuk e di?

    Apo e ka për firmat e aferave të rindërtimit. Ka plot afera të tjera që ka firmosur.

    Çdo firmë e ka të gjatë parashkrimin e ndjekjes penale. Shumë të gjatë.

    Në 2015 hartova dhe dorëzova në parlament ligjin e Dekriminalizimit. Qeshte e shkrihej ish-homologu i Kavajës, ai i Vorës, apo disa deputetë të Ramës, nën përqafimin e bablokut të gjatë. Kur u mbyllën kthetrat e ligjit në zverk, nuk e kuptuan kur e nga u erdhi.

    Në 2016, si nënkryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, u kujdesa që SPAK, sado e deformuan socialistët që ta kontrollojnë, të gjuajë krijesa të kënetës së korrupsionit. Nuk ka si t’i shmanget asaj për të cilën është krijuar. Të pyesë Veliajn dhe Dakon se nëpër Durrës i ka. Qeshnin edhe ata me arrogancën e kolltukut atëherë. Mendonin se kishin bablokun.

    E ka gënjyer për diçka babloku: bufi i kënetës është gjuetar në majën e zinxhirit ushqimor. Përveç syve të mëdhenj, sqepit me majë dhe kthetrave të mprehtë, ka edhe një sekret të frikshëm.

    Nuk dëgjohet kur fluturon. Preja e kupton vetëm kur mbyllen kthetrat. Çëfësht. Deri atëherë, kuaket, piskat apo zvarritet e lëvrin në llumin e kënetës.

  • Si e bleu Rama një orë 1.4 milion dollarë me rrogën e një kryeministri?

    Si e bleu Rama një orë 1.4 milion dollarë me rrogën e një kryeministri?

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Një milion të huaj në dy muaj, rritet numri i turistëve këtë fillimvit nga rrugët tokësore dhe detare

    Një milion të huaj në dy muaj, rritet numri i turistëve këtë fillimvit nga rrugët tokësore dhe detare

    Jo vetëm turizëm sezonal, por tashmë edhe gjithëvjetor. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se edhe këtë fillimvit interesi i të huajve për të vizituar vendin tonë është rritur ndjeshëm, edhe në këtë periudhë të vitit.

    Mbi 1 milion të huaj u futën në territorin shqiptar nga 970 mijë një vit më parë.
    Janë kryesisht turistë nga Evropa që preferojnë Shqipërinë, ku 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë shkurtit 2025 janë nga Evropa. Ndalur këtu janë shtetasit nga Evropa Jugore që përbëjnë 83% të hyrjeve nga kontinenti evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6%.
    Një dyfishim i turistëve është vënë re edhe në kontinentet e Afrikës dhe Azisë. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2025, numri i turistëve afrikanë arriti në 3 mijë e 142. Po ashtu, numri i të huajve nga Azia e Jugut arriti në 4 mijë e 562, dhe ai Lindor në 7 mijë e 324.
    Të huajt Shqipërinë e vizitojnë më së shumti për arsye personale, ku dominojnë vizitat tek të afërmit, por edhe pushimet.
    Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as daljet e shqiptarëve jashtë vendit përmes tokës, detit apo ajrit. 1.26 milionë shqiptarë në 2 muaj zgjodhën vendet e tjera për të pushuar, punuar, ose për arsye personale.
    Një pjesë e mirë e udhëtarëve që hyjnë e dalin në Shqipëri regjistrohen edhe përmes rrugëve detare. Në 2024, nga 4 porte në vend, u regjistruan 1.6 milionë udhëtarë. Ndërsa në rritje janë edhe shifrat këtë fillimvit. Vetëm në Portin e Durrësit këtë fillimvit u regjistruan 79 mijë pasagjerë.

    Top Channel

  • “1 milion shqiptarë të larguar”,PD akuzon Ramën për dështimin e tij 12-vjeçar: Shpopullimi është “suksesi” i vetëm që..

    “1 milion shqiptarë të larguar”,PD akuzon Ramën për dështimin e tij 12-vjeçar: Shpopullimi është “suksesi” i vetëm që..

    Zëdhënësja e PD Floriana Garo, në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e PD, referuar prezantimit të bërë sot nga Rama: “Shqipëria 2030”.
    Garo theksoi faktin që kreu i qeverisë nuk ishte sot i pranishëm në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joanit, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale, dhe kur prelati ortodoks po kurorëzohej, ai hodhi në media programin e PS.
    “Rënia e monedhës së BE nuk ka të bëjë me forcimin e lekut, por me futjen e narko-euros në ekonomi. Kjo ka dërrmuar eksportet dhe xhepat e shqiptarëve, sepse shumica e tyre, në mos paguhen, blejnë në euro.Sot kryeministri në ikje shpalosi programin e megamashtrimeve, i futur në një fluskë elektronike.Kush e pa sot, dhe kush voton më 11 maj, duhet të pyesë veten: nëse kryeministri në ikje ka bërë çfarë thotë, dhe do të bëjë çfarë gënjen, si ka mundësi që shqiptarët ikën dhe po ikin?”, tha mes të tjerash Garo.
    Deklarata:Pas 12 vitesh në pushtet, suksesi i të cilëve ishte shpopullimi masiv, me mbi 1 milion shqiptarë të larguar, kryeministri në ikje nuk bëri gjë tjetër veçse përsëriti veten në vitet 2013, 2015, 2017, 2019 dhe 2021.Ofroi të njëjtën përrallë të pesë herëve të tjera.Ai nuk bëri gjë tjetër veçse kopjoi kundërshtarin politik, Sali Berishën, duke ofruar 4 muaj pas tij, pensionin minimal 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro.Ai nuk bëri gjë tjetër pra, veçse gënjeu për të pestën herë dhe kopjoi për të disatën herë.Pensionistët duhet të pyesin kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre pensionin minimal 200 euro për 12 vjet?!Të keqpaguarit e Shqipërisë duhet ta pyesin Kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre rrogën minimale 500 euro në 12 vjet?!Shifrat që paraqiti sot Edi Rama janë të gënjeshtërta edhe për një arsye tjetër.Në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike euro këmbehej me 140 lekë, sot është 98 lekë.Rënia e monedhës së BE nuk ka të bëjë me forcimin e lekut, por me futjen e narko-euros në ekonomi. Kjo ka dërrmuar eksportet dhe xhepat e shqiptarëve, sepse shumica e tyre, në mos paguhen, blejnë në euro.Sot kryeministri në ikje shpalosi programin e megamashtrimeve, i futur në një fluskë elektronike.Kush e pa sot, dhe kush voton më 11 maj, duhet të pyesë veten: nëse kryeministri në ikje ka bërë çfarë thotë, dhe do të bëjë çfarë gënjen, si ka mundësi që shqiptarët ikën dhe po ikin?Çfarë i shpjegon 1 milion të ç’atdhesuar?!Edi Rama mungoi sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joanit, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale, dhe kur prelati ortodoks po kurorëzohej, ai hodhi në media programin e PS.Televizionet e qeverisë, me urdhër të tij, ua hoqën fishën qindra mijëra ortodoksëve shqiptarë, por edhe vëllezërve të tyre nga fe të tjera, që të mund të dëshmonin këtë moment historik në jetën e kombit.Në përcjelljen e Hirësisë së Tij, Janullatos, ai ishte, por me sa duket jo për të ndjerin, po për fotot me kryeministrin grek Micotaqis.Ky është Edi Rama. Me 11 maj, refuzojeni!