Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, prezantoi sot programin e forcës së tij politke për “Shqipërinë 2030” me të cilën u kërkon votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit. Thelbi i programit socialist mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Rama tha se më 11 maj shqiptarët t’u japin mandatin por njëkohësisht do t’u japin një mesazh shumë të fortë të gjitha vendeve të BE-së duke votuar, sipas tij, masivisht për anëtarësimin dhe për pasaportën europiane. Pragrami i Partisë Socialiste i shpalosur sot nga Rama u detajua gjatë prezantimit të tij në pika të tilla si pagat dhe ekonomia, punësimi dhe pensionet, biznesi dhe taksat, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, energjia, uji, kadastra dhe turizmi.
PROGRAMI I PARTISË SOCIALISTE:
Paga
Të ardhurat për frymë do të pesëfishohen deri në vitin 2030 (nga 3324 euro në 10342 euro dhe më pas në 15,000 euro). Paga mesatare në sektorin publik është rritur nga 372 euro në 1000 euro dhe do të arrijë 1200 euro deri në vitin 2030. Paga minimale ka kaluar nga 157 euro në 400 euro dhe do të rritet në 500 euro deri në janar 2026. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur nga 9.6 miliardë euro në 25 miliardë euro, me synim 35 miliardë euro deri në vitin 2030.
Punësimi dhe Pensionet
Në vitin 2030, papunësia do të arrijë nivelin e mesëm të BE-së (6%). Pensioni mesatar do të arrijë 400 euro në vitin 2030. Janë nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve me shtete të tjera, përfshirë Italinë. Brenda mandatit të katërt, të mbyllin marrëveshjen me Greqinë. Do të vazhdojë regjimi me taksë 0% për bizneset e vogla dhe taksë 15% për bizneset e mëdha. Propozohet një “Paqe Fiskale” për biznesin, ku tatimi mbi fitimin do të lidhet me rritjen ekonomike dhe kontrolli për bizneset do të ndalet. Eksportet do të mbështeten me kredi dhe garanci shtetërore për bizneset.
Arsimi
Paga mesatare e mësuesve do të arrijë 1250 euro në vitin 2030. Plan për 200 shkolla të tjera deri në fund të mandatit. Laboratorët inteligjentë do të arrijnë 1000 deri në fund të mandatit të katërt. Programi i ushqimit në shkolla dhe transport falas për nxënës nga shtëpia në shkollë. Do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional dhe do të investohen 60 milionë euro në shkolla profesionale.
Shëndetësia
Buxheti për shëndetësinë do të arrijë 1 miliardë euro deri në vitin 2025. Janë rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, dhe do të përfundojnë të gjitha deri në vitin 2030. Programi i shëndetësisë përfshin mbështetje për rinovimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Mbrojtja Sociale
40 shërbime të reja sipas nevojave në territor. Do të rrisin aksesin në programin aktiv të punësimit, duke krijuar 20 ndërmarrje të reja sociale, ku do të punësojnë dhe mbështesin kategoritë në nevojë.
Bujqësia
Do ta çojnë në afro 500 milionë vlerën totale të investimeve në bujqësi dhe synojnë të arrijnë objektivin e 1 miliardë euro eksporteve. ‘Paketa e Maleve’, 500 sipërmarrësit e parë zero taksë e TVSH
Infrastruktura
Brenda mandatit të katërt 700 km të reja rrugë. Rruga e bregut, Dhërmi-Sarandë, do të vazhdojë atë nga tuneli i ri i Llogarasë, deri në Dhërmi. Tiranë-Krujë, rruga Berat-Çorovodë do të jetë një rrugë e parametrave dhe standardeve europiane. Ura e Leklit Përmet- Çarshovë, pra do të jenë të lidhura bashkë të gjitha. Ersekë- Leskoviku, Rrëshen Burrelit, Vau i Dejës- Pukë- Fushë Arrëz, Rruga e Vjetër Tepelenë-Vlorë, Ura mbi lumin Vjosë-Selenicë.
Skrapar- Gramsh, Skrapar- Përmet, Gjirokastër- Libohovë, Poliçan- Zagori, pra, siç shihet, ose kryqëzimi i llixhave Elbasan – Gramsh të gjitha këto segmente janë segmente që tani më nuk bëjnë lidhjen nga pika A tek pika B, por janë A-B-C-D dhe krijohen arterie të brendshme që lehtësojnë shumë lidhjen midis qyteteve tona turistike dhe kur shkohet në Korçë, do mund të shkohet në Përmet e në Gjirokastër pa pasur nevojë që të kthehesh dhe t’i biesh prapë nga Tirana.
Brenda 2026 përfundon faza e parë dhe e dytë e superstradës Tiranë-Durrës. Përfundon edhe Kombinat- Ndroq – Plepa. Maqellarë- Peshkopia përfundon këto ditë, Qukës- Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundon po këtë vit. Brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut. Porti i ri tregtar në Durrës do ketë krahun ushtarak të NATO-s. Pagëzimi i pistës së aeroportit të Vlorës.
Energjia
Në mandatin e katërt, Shqipëria do të bëhet e pavarur energjetikisht dhe do të mund të eksportojë energji. 10% e prodhimit është fotovoltaik, dhe pritet që deri në vitin 2030 kjo të arrijë në 30%
Uji
Brenda mandatit të katërt 90% do të ketë ujë 24 orë, për zonat e largëta malore që përbëjnë 10% të rasteve e pamundur zgjidhja
Turizmi e mjedisi
Deri në 2030 shkojmë në 20 mln turistë, kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje. Iinteresimi nga brendet ndërkombëtare për të investuar është rritur. 22% e territorit të Shqipërisë është tani zonë e mbrojtur dhe është zhvilluar një legjislacion i ri evropian për menaxhimin e këtyre zonave.
Kadastra
Deri në vitin 2026, do të përfundojë plotësisht digjitalizimi i kadastrës. Regjistrimi fillestar i të gjitha pasurive do të përfundojë brenda vitit 2028. Brenda 2028 do tw mbyllet i gjithë procesi i legalizimit
Mbrojtja
Do të kemi kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë, ku ka filluar ndërtimi, një pjesë edhe e kemi treguar për publikun. Flota detare e Republikës së Shqipërisë do të bëhet me tre anije luftarake të reja. Flota ajrore duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet dy avionë zjarrfikës në dispozicion në gatishmëri për ne, papritur që të vijë nga një vend apo nga një vend tjetër.
Rendi
Brenda vitit 2026 do të pajisin çdo shtetas shqiptar, edhe me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë në të njëjtën kohë, me përgatitjet që po bën edhe Bashkimi Europian për Kartën Europiane të Identitetit Dixhital
Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të futura në programin e monitorimit me kamera inteligjente që do ta ngrenë rrjetin e integruar të sigurisë në një nivel krejt tjetër, si asnjëherë më parë, duke shpeshtuar parandalimin, duke shpejtuar kohën e reagimit ndaj keqbërësve dhe identifikimin e tyre.
Tag: miliardë
-

Rama prezanton programin e PS-së/Nga pagat, punësimi, arsimi, shëndetësia, infrastruktura e mbrojtja, ja pikat kryesore
-

Media franceze “Luxus Magazine”: Shqipëria, destinacioni turistik më trendi i momentit
Ndërsa fqinji i madh grek nuk ka më asgjë për të dëshmuar në aspektin turistik, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë pikë në zemrat e udhëtarëve. Dhe me të drejtë, shkruan Pauline Duvieu në një artikull të botuar në revistën franceze “Luxus Magazine”.
Mes vendeve të tij arkeologjike, plazheve të tij qiellore dhe vargmaleve të egra malore, vendi ballkanik vazhdon të tërheqë adhuruesit e peizazheve piktoreske.
Së fundmi në rrjetet sociale, videot dhe fotot e kanë portretizuar Shqipërinë si një vend idilik për pushime nën diell.
Një lëvizje e shkëlqyer promovimi për rajonin, që ndodhet pranë Greqisë, i cili po pret gjithnjë e më shumë turistë.
“Në vitin 2022, Shqipëria regjistroi 7,5 milionë turistë ndërkombëtarë”, sipas Organizatës Botërore të Turizmit.
Një vit më pas, jo më pak se 10 milionë vizitorë shkelën në tokën shqiptare.
Dhe rritja pritet të vazhdojë këtë vit. Nga janari në shtator, janë regjistruar 9,7 milionë vizitorë të huaj, pothuajse niveli vjetor i vitit 2023.
4,2 miliardë euro të ardhura në 2023
Vendi u rendit i katërti në botë me shkallën më të lartë të rritjes (d.m.th. më shumë se 53%) në ardhjet ndërkombëtare të turistëve në 2023 krahasuar me 2019.
Të ardhurat nga turizmi ishin 4,2 miliardë euro në 2023, krahasuar me 2,8 miliardë euro në 2022.
Objektivi është që këto të ardhura të shumëfishohen me 4 deri në vitin 2030, sipas planit të vendit të përpiluar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Qëllimi nuk është të bëjmë turizëm masiv. Deri më tani numërohen 10 milionë vizitorë të huaj për 2.5 milionë banorë.
Nuk po kërkojmë 20 apo 30 milionë vizitorë.
Ajo që duam për vitin 2030 është të sigurojmë një ofertë të nivelit të lartë që do të na lejojë të rrisim të ardhurat tona nga turizmi – duke zhvilluar një model që respekton mjedisin, me vëmendje të veçantë për mbrojtjen e burimeve natyrore të vendit”, tha Kumbaro duke cilësuar perspektivat e Shqipërisë në sektorin e turizmit.
Turizmi që rrit PBB-në e Shqipërisë
Kjo dinamikë ka kontribuar në masë të madhe në rritjen ekonomike të territorit.
Pothuajse 5% në 2022 për të qenë të saktë. PBB-ja u rrit nga 12,3 miliardë dollarë në 2012 në 23 miliardë dollarë në 2023.
Shqipëria ka investuar masivisht në turizëm për të ofruar mjedise moderne dhe tërheqëse.
Midis viteve 2018 dhe 2023, katër projekte të objekteve të gjelbërta u shpallën në grupin e turizmit, me një vlerë totale prej 135 milionë dollarë.Falë Ligjit për Investimet Strategjike, 21 projekte strategjike të lidhura me turizmin u filluan ose përfunduan midis viteve 2016 dhe 2023 – që përfaqësojnë më shumë se 3 miliardë euro.
“Shqipëria ofron mundësi të shumta investimi në sektorin e turizmit.
Falë pozicionit të saj strategjik gjeografik, infrastrukturës në zhvillim dhe dëshirës së qeverisë për të nxitur investimet e huaja direkte – Shqipëria paraqitet si një destinacion interesant për investitorët.
Këta faktorë kanë luajtur një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin aktual të Shqipërisë”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.
Plazhe, male dhe fshatra të pazakontë
Vështirë se mund të mërzitesh në Shqipëri. Vendi, i përbërë nga 70% të vargmaleve malore, është një parajsë për adhuruesit e ecjes.
Parku Kombëtar i Llogorasë është i domosdoshëm, me natyrën e tij të gjelbër dhe shtëpitë e tij të pakta tradicionale.
Le të përmendim edhe kanionin e Osumit, i karakterizuar nga shkëmbinjtë e tij vertikal dhe lumin e gjelbër smerald.
Dhe për t’u ndjerë vërtetë i shkëputur, drejtohuni në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Aty ka pak infrastrukturë turistike, por ka kulla, shtëpi tradicionale prej druri dhe guri.
Ndër fshatrat më të bukur të Shqipërisë janë Vermoshi në veri, Valbona në qarkun e Kukësit, Kruja, një vend mesjetar që duhet vizituar dhe Girokastra, një qytet, qendra historike e të cilit është renditur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me një kala mahnitëse.
Lini, Berati, Dhërmiu, Borshi, Shkodra, Libohova dhe Thethi duhet t’i shtoni në programin e vizitave tuaja.
Pa harruar sigurisht Tiranën, kryeqytetin me sheshin Skënderbej, muzeu i tij kombëtar i historisë, Bunk’Art 1 dhe “Maison des Feuilles”, Pazari, teleferiku i “Dajti Express” – ku mund të ngjiteni në një lartësi prej 1600 metrash – dhe të zbuloni malin e Dajtit – dhe së fundi, fasadat shumëngjyrëshe të zbukuruara me artin e rrugës të ndërtesave të saj.
Gjithashtu rekomandohet të vizitohen edhe plazhet e Rivierës Shqiptare.
Avantazhi i Shqipërisë, është se këto brigje me rërë të bardhë dhe ujëra bruz janë të shpërndara në të gjithë bregun.
Vendpushimet bregdetare të Sarandës dhe Dhërmiut ofrojnë limane të vegjël të mrekullueshëm.
Një Rivierë e vërtetë Shqiptare! Ia vlen të vizitohen edhe liqenet, duke përfshirë liqenin e Ohrit, liqenin e Komanit dhe liqenin e Shkodrës.
Gjithçka që duhet të bëni është të rezervoni qëndrimin tuaj në Shqipëri. Dhe për të përfituar sa më shumë nga dielli, periudhat e rekomanduara të udhëtimit janë nga maji deri në shtator. -

OpenAI vlerësohet me 300 miliardë dollarë nga raundi më i fundit i investimit
Gjiganti Amerikan i inteligjencës artificiale OpenAI është duke finalizuar një raund të ri investimi udhëhequr nga SoftBank sipas një raporti të Bloomberg.
Raporti thotë se mes kompanive të tjera janë Magnetar Capital, Coatue Management, Founders Fund dhe Altimeter Capital Management.
Bloomberg tha se SoftBank fillimisht do të ofrojë 7.5 miliardë dollarë me 2.5 miliardë të tjera që do të vinë nga një sindikatë investitorësh. Raportoi shtoi se një valë e dytë financimi pritet gjatë vitit prej 22.5 miliardë dollarë.Raundi më i fundi i investimit ishte në Tetor 2024 udhëhequr nga Thrive Capital dhe vlerësonte kompaninë me 157 miliardë dollarë. Ai investim kapte vlerën e 6.6 miliardë dollarëve.
Raporti më i fundit i Bloomberg thotë se kompania tashmë vlerësohet me 300 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian -

Aplikacioni që dominoi tregun e telekomunikacionit në vitet 2000, pas dy dekadash mbyllet Skype
Skype, shërbimi video-telefonik i Microsoft që në mes të viteve 2000 ishte mënyra dominuese për të qëndruar në kontakt me të afërmit në largësi do mbyllet.
Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga maji, njoftoi Microsoft në X, duke u thënë përdoruesve se informacioni i llogarive të tyre mund të përdoret për Microsoft Teams në ditët e ardhshme.Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë, që shënoi blerjen më të madhe të një kompanie në atë kohë. Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i operatorit celular Windows Phone.
Popullariteti i Skype është zbehur vitet e fundit, pavarësisht se produkte të tjera të ngjashme si Zoom, Google Meet dhe Cisco webEx patën një rritje në përdorim. Skype gjithashtu është përballur me konkurrencë të shtuar gjatë dekadës së fundit nga aplikacione si FaceTime e Apple dhe WhatsApp e Meta. Plus, Microsoft ka investuar shumë në Teams, i cili ofron shërbim të njëjtë por më cilësor.
Skype u lançua në vitin 2003 në Estoni dhe u përhap shpejt si një mënyrë për të bërë telefonata falas në mbarë botën, një lloj revolucioni duke marrë parasysh se telefonatat ndërkombëtare në telefonat tradicionalë dikur ishin shumë të shtrenjta.
Shërbimi u përhap shpejt, duke bërë që eBay ta blejë atë në vitin 2005 për 2.6 miliardë dollarë.
Megjithatë, partneriteti nuk funksionoi dhe eBay shiti 65% të aksioneve të tij në Skype një grupi investitorësh për 1.9 miliardë dollarë në 2009-ën përpara se Microsoft ta blinte atë në 2011. -

Turistët e huaj sollën 5 mld euro, rekord dhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë
Foto ilustruese
TIRANË- Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i përket turizmit. Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e udhëtimit nga të huajt në Shqipëri arritën një nivel 4.99 miliardë euro, me një rritje prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është rekordi i të ardhurave i regjistruar ndonjëherë në vend dhe shumë më i lartë sesa përpara pandemisë, kur në 2019-n, prurjet e të huajve ishin rreth 2 miliardë euro. Sipas tremujorëve, fluksi më i lartë ishte në tremujorin e tretë, me 1.9 miliardë euro, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Për herë të parë dhe gjatë tremujorit të dytë dhe të katërt flukset ishin mbi 1 miliard euro (1.16 dhe 1.13), duke treguar për një shtrirje të turizmit përtej sezonit tradicional.
Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në vend në 2024-n në vend hynë një rekord prej 11.7 milionë shtetasish të huaj, me rritje 15.2% me bazë vjetore.
Megjithatë, muajt e parë të këtij viti po japin shenja për një ngadalësim të rritjes së turizmit në vend.Edhe shqiptarët shpenzime rekord jashtë
Ndërsa të huajt po zbulojnë Shqipërinë, shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë, të nxitur dhe nga biletat e lira dhe shtimi i destinacioneve direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.7 miliardë euro, me rritje prej 15.6% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në 2024-n, daljet e shqiptarëve jashtë arritën në gati 7.9 milionë me rritje 14% me bazë vjetore.
Bilanci pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh
Ndryshe nga mëse një dekadë më parë, kur bilanci i turizmit ishte afër zeros, me të huajt në Shqipëri që shpenzonin gati sa shqiptarët jashtë, vitet e fundit situate është përmbysur, si rrjedhojë e fluksit të lartë të të huajve që po vijnë në vend. Në 2024-n, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh, me rritje gati 25% me bazë vjetore./Monitor -

Gjiganti i farmaceutikës-pesticideve urdhërohet t’i paguajë 2 miliardë dollarë pacientit me kancer në SHBA
Bayer-Monsanto, kompania më e madhe gjermano-amerikane e farmaceutikës dhe e pesticideve është urdhëruar të dëmshpërblejë rreth $2.1 miliardë një pacient kanceri në SHBA.
Gjykata amerikane në shtetin e Georgia urdhëroi kompaninë të paguajë dëmshpërblimin për John Barnes, i cili paditi degën amerikane të Bayer, Monsanto në 2021, dhe provoi se produkti i tyre kundër barërave të këqija Roundup kishte shkaktuar kancerin limfoma.
Dëmshpërblimet e mëdha ndaj shkaktarëve të dëmit kanë si qëllim “të dekurajojnë ata dhe të tjerë për të mos u përfshirë në shkelje të ligjit”, argumenton ligji në SHBA.
Padia ndaj kompanisë së medikamenteve dhe pesticideve është e dyta më e madhe në histori, pas asaj të majit prej 2.2 miliardë në Filadelfia, përsëri kundër produktit bujqësor kancerogjen Roundup.
Roundup është herbicidi më i përdorur në SHBA i kompanisë Monsanto, që përmban kimikatin e kontestuar glifosat, i paditur si agjent kancerogjen edhe raste të tjera.
Megjithëse korporatat gjigante pretendojnë se nuk dëmtojnë shëndetin e njerëzve ato janë denoncuar shpesh për përbërës kancerogjenë dhe rryshfete për shkencëtarë e politikanë, me qellim të avancojnë produktet e tyre dhe mbuluar dëmet në shëndetin e ushqimin e popullatës.
Në 2018, Monsanto u akuzua se nuk kishte paralajmëruar konsumatorët për rreziqet e produktit Roundup dhe gjykata në Kaliforni vendosi se kompania “e dinte për rreziqet e pesticideve të saj por nuk i paralajmëroi klientët”, shkruan BBC.
Së bashku me kompaninë Bayer, Monsanto përballet me 180,000 padi të ngjashme me atë të Barnes, por thotë se ka hequr mënjanë €16 miliardë për dëmshpërblime të mundshme dhe çuditërisht vazhdon aktivitetin.
Bashkimi Evropian gjithashtu nuk pranon se “glifosati shkakton kancer” dhe ka lejuar përdorimin e tij “deri të paktën në vitin 2033”.
Roundup është herbicidi më i përdorur në SHBA i kompanisë Monsanto, që përmban kimikatin e kontestuar glifosat, i paditur si agjent i forte kancerogjenFACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
-

Kina lançon një fond teknologjik 11 miliardë dollarësh
Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës, i cili është huadhënësi komercial më i madh në botë për nga asetet, njoftoi ditën e Mërkure lançimin e një fondi teknologjik dhe inovacioni prej 11 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë private.
Fondi i ri synon të mbështetë teknologjitë e “forta” përmes investimit në aksione në industritë si gjysmëpërçuesit dhe prodhimi i avancuar dhe jo teknologjitë e “buta” si shërbimet e internetit.
ICBC do të zbatojë tërësisht direktivat nga udhëheqja qendrore duke transformuar politikat e dobishme në veprime konkrete që mbështesin ndërmarrjet private, tha Liao Lin, kryetar ICBC, në një takim të mërkurën.Masa vjen pasi Kina javën e kaluar përcaktoi prioritetet e saj kryesore të politikës për vitin 2025 në një takim parlamentar vjetor, duke përfshirë mënyrën se si planifikon të nxisë konsumin dhe të arrijë përparime teknologjike mes tensioneve gjeopolitike midis Kinës dhe SHBA-së.
Javën e kaluar, planifikuesi shtetëror i Kinës tha se kombi do të krijojë një fond të mbështetur nga qeveria që do të mobilizojë 1 trilion juanë nga kapitali social për të mbështetur startup-et e teknologjisë. /PCWorld Albanian -

Vlera e Bitcoin në pronësi të Strategy arrin në 41 miliardë dollarë
Kompania Strategy e Michael Saylor ka rifilluar blerjen e Bitcoin. Pas një ndërprerje disa javore, firma e inteligjencës s biznesit bleu 10.7 milionë dollarë BTC duke shtuar 130 monedha në portofolin e saj masiv prej afro gjysmë milionë Bitcoin.
Blerja e bërë së fundi kishte një çmim mesatar prej 82,981 dollarë për Bitcoin ndërsa është shuma më e vogël që kompania ka investuar që prej 2020-ës kur e filloi këtë proces.
Sot Strategy ka 499,226 BTC në posedim që vlerësohen me afro 41.4 miliardë dollarë. Kompania zotëron rreth 2.5 përqind të Bitcoin-vë në qarkullim.Gjiganti synon të afrojë 42 miliardë dollarë financime në tre vitet e ardhshme për të zgjeruar portofolin e saj si pjesë e strategjisë për të blerë Bitcoin si një aset kyç pavarësisht luhatjeve të tregut.
Ndërsa kjo e fundit ishte blerja më e vogël e Strategy, më e madhja ishte më 24 Shkurt 2025 ku shpenzoi afro 2 miliardë dollarë për të blerë 20,365 BTC. Që prej Nëntorit kompania ka blerë Bitcoin çdo javë.Javën e kaluar Saylor tha se me krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin, SHBA-ja mund të blerë deri në 20 përqind të furnizimit total të kriptomonedhës më të madhe në botë dhe ta përdorë për të eliminuar borxhin e saj publik. /PCWorld Albanian
-

Google arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike
Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka arritur një marrëveshje për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike Wiz për 32 miliardë dollarë raportoi The Financial Times ditën e Marte ndërsa citonte burime të afërta me çështjen.
Blerja e Wiz do të fuqizonte biznesin cloud të Google duke konkurruar më mirë me rivalët si Amazon dhe Microsoft. Marrëveshja do të ishte blerja më e madhe e Alphabet, shumë më e lartë sesa 23 miliardë dollarë që do të paguante për Wiz po të kishte mbyllur blerjen vitin e kaluar.
Wiz u tërhoq nga marrëveshja për shkak të presionit rregullator. Asokohe Wiz tha se do të përqendrohej tek oferta fillestare publike (IPO.)Pritet që blerja të bëhet publike ditën e sotme thoshte raporti i FT ndërsa asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar. /PCWorld Albanian
