Në vijim të denoncimit të tij për lejen e lëshuar nga qeveria për kultivimin e kanabisit gjatë fushatës elektorale, Sali Berisha tha se, “Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale!”. “Janë përcaktuar të mbillen mbi 1 miliard rrënjë kanabisi”, tha ai.
“Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis sa kurrë, kurrë, kurrë ndonjëherë në histori.Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë. Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë. Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend”, deklaroi Berisha.
Mes zonave të denoncuara për të mbjellë kanabis, PD tregoi edhe disa fshatra në Gjirokastër, Dropull e Libohovë sipas tabelës më poshtë.
Tag: miliard
-

PD: Zonat në Gjirokastër, Dropull e Libohovë ku është dhënë leje për kanabis
-

“Bleu mijëra vota në këmbim për 1 miliard…”/ Berisha akuzon Ramën: Në farsën elektorale përdori të gjitha mjetet
Sali Berisha:
Në farsën elektorale të 11 Majit 2025, kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, përdori të gjitha mjetet, ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare të 29 mijë e 300 hektarëve drogë. Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin. Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë.
Pra, në vit elektoral Edi Rama rrethoi Shqipërinë në të katër anët e saj, dhe në thellësi, me plantacione droge, vlera e të cilave është kolosale po të kemi parasysh se në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro.
Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis sa kurrë, kurrë, kurrë ndonjëherë në histori. Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë. Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë.
Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend. Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti, me leje të narkoshtetit. Kjo është katastrofa më e madhe dhe me këtë akt, Edi Rama nga veriu në jug, lindja në perëndim, bleu qindra mijëra vota.
Thashë dhe njëherë, nuk ka ndodhur kurrë që të autorizohet, të shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje. Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale. Këto zgjedhje kurrë nuk mund të njihen. -

Berisha akuzon Ramën: Bleu mijëra vota në këmbim të lejeve për 1 miliard rrënjë kanabisi
Sali Berisha: Në farsën elektorale të 11 Majit 2025, kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, përdori të gjitha mjetet, ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare të 29 mijë e 300 hektarëve drogë.
Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin. Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë.
Pra, në vit elektoral Edi Rama rrethoi Shqipërinë në të katër anët e saj, dhe në thellësi, me plantacione droge, vlera e të cilave është kolosale po të kemi parasysh se në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro.
Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis sa kurrë, kurrë, kurrë ndonjëherë në histori.
Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë.Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë.
Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend.Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti, me leje të narkoshtetit.Kjo është katastrofa më e madhe dhe me këtë akt, Edi Rama nga veriu në jug, lindja në perëndim, bleu qindra mijëra vota.
Thashë dhe njëherë, nuk ka ndodhur kurrë që të autorizohet, të shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje. Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale. Këto zgjedhje kurrë nuk mund të njihen.Top Channel
-

Mashtrimi mbi 1 miliard euro/ Si u godit banda e shqiptarëve ‘PumaTs’
Një bandë shqiptarësh pritet të dalë përpara një gjykate në Saksoni të Gjermanisë.
Katër shqiptarë – tre burra (nga 26 deri në 31 vjeç) dhe një grua (29 vjeç) – dyshohet se kanë qenë të përfshirë për vite me radhë në një organizatë të quajtur “PumaTs”.
Kjo organizatë ka vepruar nga Shqipëria, Lituania dhe Gjeorgjia, duke operuar mbi 500 platforma mashtrimi investimesh online.
Banda ka shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej mbi një miliard eurosh në mbarë botën, sipas një përfaqësuesi të Prokurorisë së Përgjithshme.
Për viktimat në Saksoni, dëmi është rreth 40 milionë euro, thuhet në raport.
Tre shqiptarëve u janë ngritur akuza për “mashtrim me grupe kriminale të organizuara përmes paraqitjes masive të investimeve të rreme online” në 646 raste. Gruas shqiptare i janë ngritur akuza për gjithsej 685 raste.
Po si funksionon “cybertrading”?
Mashtruesit ofrojnë produkte të dyshimta investimesh në internet për tregti. Pasi premtojnë fitime të mëdha me investime të vogla, disa njerëz bien shpejt në grackë. Shpesh viktimat e ardhshme drejtohen në portalet e mashtrimit përmes reklamave, me qëllimin që të marrin të dhënat e tyre personale. Kjo çon në krijimin e llogarive për klientët në platforma tregtare online të rreme. Paratë e investuara transferohen në llogari jashtë shtetit.
Si u kapën shqiptarët?
Një nga të akuzuarit është arrestuar më 8 nëntor 2022 në Gjeorgji, ndërsa gruaja e akuzuar u arrestua më 6 tetor 2024 në Itali dhe më vonë u ekstradua në Gjermani. Dy të tjerët e dorëzuan veten në shkurt të vitit 2024.
-

Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet
Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet
Kryetari i PAA, Agron Duka, me një postim në rrjetin social Facebook ironizoi kryeministrin Edi Rama për dështimin e nxjerrjes së naftës së Shpiragut dhe rritjen e pensioneve.
Duka theksoi se Edi Rama vijon të mashtrojë edhe për rritjen e pensioneve.
Ai përfundoi duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PD-ASHM më 11 maj, pasi sipas tij, duhet të që kthehet ekonomia e vendit në normalitet.
Kur të dalë nafta do rriten pensionet! E mbani mend besoj, pasi nxori naftë për herë të pestë në Shpirag, Rama dhe Balluku u ulën e bënë llogaritë.
Kaq miliard për pensionet
Kaq miliard për shkollat
Kaq miliard për ilaçet e spitaleve
Kaq miliard për fermerët
Ato që do teprojnë do hapim një fond të posaçëm si Norvegjia, t’i kursejmë për ditë të këqija.
Hajde jetë hajde!
Por, të mësuar me rrugët që i inaugurojnë nga 5 herë e pastaj i mbyllin prapë për të vijuar punimet, me naftën e Shpiragut nuk shkoi mirë ajo punë. Kompanisë nuk i dolën llogaritë mirë dhe iku, ndërsa Ramës dhe Ballukut i mbeti në dorë defteri me hesapet se si do shpenzohen miliardat e naftës. Pra, të nderuar pensionistë, pensionet tuaja do të rriten, por kur të zbulohet naftë. Se paratë e buxhetit, qeverisë i duhen për gjëra të tjera. Naftë ka – tha ai – por është shumë thellë. Po shumë fare ama. Votoni kandidatët e PAA, votoni ‘Shqipëria Madhështore’. E vetmja mundësi për të rikthyer vendin dhe ekonominë në normalitet!” shkroi Duka.
-

‘Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet
Kryetari i PAA, Agron Duka, me një postim në rrjetin social Facebook ironizoi kryeministrin Edi Rama për dështimin e nxjerrjes së naftës së Shpiragut dhe rritjen e pensioneve.
Duka theksoi se Edi Rama vijon të mashtrojë edhe për rritjen e pensioneve.
Ai përfundoi duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PD-ASHM më 11 maj, pasi sipas tij, duhet të që kthehet ekonomia e vendit në normalitet.
“Kur të dalë nafta do rriten pensionet! E mbani mend besoj, pasi nxori naftë për herë të pestë në Shpirag, Rama dhe Balluku u ulën e bënë llogaritë.
Kaq miliard për pensionet
Kaq miliard për shkollat
Kaq miliard për ilaçet e spitaleve
Kaq miliard për fermerët
Ato që do teprojnë do hapim një fond të posaçëm si Norvegjia, t’i kursejmë për ditë të këqija.
Hajde jetë hajde!
Por, të mësuar me rrugët që i inaugurojnë nga 5 herë e pastaj i mbyllin prapë për të vijuar punimet, me naftën e Shpiragut nuk shkoi mirë ajo punë. Kompanisë nuk i dolën llogaritë mirë dhe iku, ndërsa Ramës dhe Ballukut i mbeti në dorë defteri me hesapet se si do shpenzohen miliardat e naftës. Pra, të nderuar pensionistë, pensionet tuaja do të rriten, por kur të zbulohet naftë. Se paratë e buxhetit, qeverisë i duhen për gjëra të tjera. Naftë ka – tha ai – por është shumë thellë. Po shumë fare ama. Votoni kandidatët e PAA, votoni ‘Shqipëria Madhështore’. E vetmja mundësi për të rikthyer vendin dhe ekonominë në normalitet!” shkroi Duka.
-

Skema kombëtare e bujqësisë, nga nesër fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare
Nga nesër fermerët në të gjithë vendin kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja buxhetore, pjesë e skemës kombëtare në bujqësi.
Aplikimet nisin më 14 Prill dhe do të jenë të hapura deri më 30 Maj.
Ekspertët apelojnë që fermerët të kryejnë aplikimet pas informimit të saktë me zyrat rajonale bujqësore dhe agropikat në mënyrë që të mos gabojnë.
Te drejtë aplikimi ka çdo fermer individual dhe bashkim fermerësh. Pritshëmritë janë që përfituesit të arrijnë mbi 60 mijë.
Në total janë 8 masa mbështetëse.
Dy prej tyre janë për blegtorinë, një masë është për bletarinë, mbështetje për fara dhe fidanë, për kultivimin e bimëve mjekësore, për fermat organike dhe nafta pa taksa.
Në total buxheti i parashikuar arrin në 4.4 miliard lekë. Një vit më parë buxheti total arriti në 5.2 miliard lekë. Por mbetet për tu parë në vijim nëse do të kemi një shtesë fondesh deri në fund të vitit.
Pjesë e këtij buxheti është edhe skema e investimeve, ku fermerët që kanë aplikuar gjatë vitit që shkoi, tashmë janë në fazën e përfitimit të fondeve.
Paralelisht, sektori do të përfitojë edhe nga garancia sovrane. Janë 250 miliard lekë që Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion për bankat e nivelit të dytë, për të kredituar fermerët që nuk kanë kolateral, por që del garant shteti. -

Çfarë humbasim nga mos anëtarësimi në BE? Rama: 1 miliard euro fonde në vit
Kryeministri Edi Rama thotë se nga mos anëtarësimi në BE, Shqipëria humbet të pakëtn 1 miliard euro fonde në vit. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se me hyrjen në BE, vendi përfiton në shumë sektorë.
“Ne humbasim 1 miliard euro në vit. Këto vite, nga BE kemi marrë diçka më shumë se 1 miliard. Që ne të humbasim më shumë se 1 miliard euro në vit nga anëtarësimi, ky do të ishte një fatalitet i madh. Nëse ne hyjmë në BE dhe marrim këtë përfitim, atëherë shumëçka këtu që ka nevojë të bëhet më shpejt, bëhet më shpejt. Fitojmë një buxhet ekstra”, theksoi ai.