Hiti i Dua Lipës, “Levitating”, ka kaluar shifrën e një miliard shikimeve në YouTube, duke u bërë videoklipi i tretë i artistes me prejardhje kosovare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” dhe “No Lie”.
Kënga, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të dekadës, duke arritur deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100. Sipas të dhënave të vitit 2025, “Levitating” është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në këtë listë.
Sot, ndërsa Lipa po shijon suksesin e albumit të saj të fundit Radical Optimism dhe fejesën me aktorin Callum Turner, ky hit mbetet një nga projektet më të fuqishme të karrierës së saj.
Tag: miliard
-

Nga yjet në YouTube: “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve
-

Depozitat në Bankën Qendrore të Kosovës arrin në 1.58 miliardë euro
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se depozitat në BQK, deri më 31 korrik 2025 ishin 1.58 miliard euro, duke shënuar rritje prej 64.69 milionë euro nga periudha paraprake.Prej tyre, 636.33 milionë euro janë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, 616.99 milionë euro nga bankat komerciale, 186.95 milionë euro nga AKP dhe 135.64 milionë euro nga burimet tjerat.“Asetet e BQK-së – në fund të muajit korrik 2025 arritën vlerën prej 1.86 miliard euro, duke shënuar rritje prej 68.71 milionë euro krahasuar me muajin qershor 2025. Kjo rritje ishte kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Fondeve pensionale dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave”.Sipas raportit, nga gjithsej asetet vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit më 31 korrik 2025 ishte 1.39 miliard euro.“Krahasuar me muajin paraprak investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 70.64 milionë euro, prej të cilave investimet në depozita janë rritur 101.39 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 30.76 milionë euro”.BQK njofton se kapitali i BQK-së deri më 31 korrik 2025 ishte 118.77 milionë euro.“Asetet e Rezervës ndërkombëtarenë fund të muajit korrik shënuan vlerën 1.46 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 50.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo ka ardhur kryesisht nga rritja e depozitave për 77.4 milionë euro dhe zvogëlimi i investimeve në letra me vlerë për 28.6 milionë euro”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shqiptarja Mira Murati i thotë JO ofertës 1 miliard dollarësh të Mark Zuckerberg, përballja mes dy vizioneve për të ardhmen
Nga Albert Vataj
Mira Murati, themeluesja e Thinking Machines Lab (TML), refuzoi ofertën e ëndrrave të Mark Zuckerberg prej 1 miliard dollarësh për t’u bashkuar me ekipin e Superinteligjencës të Meta-s.Sipas Wired, Meta iu afrua personave të tjerë nga startup-i i inteligjencës artificiale me një ofertë marramendëse që varionte nga 200 milionë dollarë deri në 1 miliard dollarë. Asnjë anëtar i ekipit TML nuk i pranoi këto oferta.Andy Stone, drejtori i komunikimit i Metës, dha një kundërshtim në platformën Threads ndërsa kundërshtoi disa shifra. E gjithë kjo nuk ka kaluar pa bujë. Mediat prestigjioze botërore e kanë trajtuar këtë ndeshje epike.Kjo përplasje midis Mark Zuckerberg dhe Mira Muratit në garën për dominimin e inteligjencës artificiale nuk është thjesht një episod i zakonshëm i rekrutimeve agresive në Silicon Valley. Ajo është, më shumë se kaq, një përballje mes dy vizioneve për të ardhmen, një duel mes kapitalit të pakufizuar dhe besnikërisë intelektuale, mes korporatës që kërkon të përvetësojë gjithçka dhe ëndrrës që kërkon të mbrohet si një thesar.Në skenën e lartë të teknologjisë globale, ku dominimi nuk matet vetëm me produktet që arrijnë tregun por me njerëzit që arrijnë të frymëzojnë, Zuckerberg dhe Murati paraqiten si figura me kahje të kundërta: njëri mishërim i ambicies korporative, tjetra shembull i vizionarizmit etik dhe njerëzor.Meta, në përpjekje për të mos mbetur pas në garën për AGI (Artificial General Intelligence), iu qas Thinking Machines Lab si një tokë premtuese ku mund të mbillte kontrollin e vet dhe të korrte talentet më të çmuara të kësaj epoke. Me ofertat që shkonin deri në 1.5 miliardë dollarë për individë të veçantë, Zuckerberg vendosi në pjatën e artë të pasurisë një sfidë që zakonisht e blen çdo bindje. Por jo këtë herë.Refuzimi unanim i gjithë ekipit të Muratit, përfshirë emra të rëndësishëm si Andrew Tulloch, është më shumë sesa një “jo” financiare. Është një deklaratë. Një mospajtim me modelin e korporatizimit të AI-së, një refuzim i tundimit për të shitur jo vetëm punën, por edhe misionin. Është prova se ende ekziston një rrymë mendimi që nuk e sheh suksesin të matur me aksione, por me ndikim të qëndrueshëm dhe me koherencën e vlerave.Murati, me një profil që kombinon inteligjencën teknike, ndjeshmërinë njerëzore dhe udhëheqjen pa ego, ka krijuar jo vetëm një startup, por një strukturë besimi. Një laborator që nuk ka për mision vetëm të ndërtojë modele më të zgjuara, por të ndërtojë një marrëdhënie të re midis njeriut dhe makinerisë, ku vlerat nuk janë një shtojcë, por thelbi.Zuckerberg, përfaqësues i një bote ku teknologjia është mjet për të zmadhuar perandorinë digjitale dhe për të shtuar përfitimet, kërkon të përthithë gjithçka që ndriçon. Ai nuk sheh kufij kur bëhet fjalë për rekrutime, nuk njeh pragje morale kur bëhet fjalë për ambicie. Por këtë herë, gjuetia e tij hasi në një rezistencë të rrallë, rezistencën e dinjitetit profesional.Murati, në anën tjetër, përfaqëson atë që Silicon Valley rrallë e njeh: besnikërinë ndaj misionit, frymën kolektive të një laborator modern që i ngjan më shumë Bell Labs sesa një startup tradicional. Ajo ka krijuar një hapësirë ku nuk zhvillohet vetëm teknologjia, por edhe një ndjeshmëri e re etike për të nesërmen.Kjo përplasje është një parabël për kohën tonë: A është e ardhmja një makineri që përtyp etikën në emër të progresit? Apo është një mjet që duhet ndërtuar me ndërgjegje, me qëllim, me vetëpërmbajtje?Thinking Machines Lab nuk është vetëm një kompani – është një manifest për një tjetër mënyrë të të menduarit rreth AI-së, ku forca nuk matet me muskuj financiarë, por me integritet dhe vizion.Zuckerberg nuk fitoi këtë raund. Por kjo nuk do të thotë se beteja për mendjet më të mira dhe moralin e teknologjisë ka përfunduar. Të tjerë raunde do vijnë. Por ajo që mbetet si kujtesë është ky precedent:Disa ide nuk blihen. Disa njerëz nuk shiten. Disa ëndrra mbeten të pacenuara, edhe kur tundohen me miliarda.Dhe në këtë botë ku gjithçka duket e tregtueshme, ky fakt është një nga fitoret më të mëdha që teknologjia mund t’i bëjë vetes.
Mediat botërore që e kanë trajtuar këtë përballje
https://economictimes.indiatimes.com/news/new-updates/who-is-mira-murati-the-ai-expert-who-rejected-mark-zuckerbergs-83000000000-meta-offer-to-build-worlds-most-powerful-ai/articleshow/123012940.cms?from=mdr
https://www.wsj.com/tech/ai/meta-zuckerberg-ai-recruiting-fail-e6107555
https://www.thenews.com.pk/latest/1332444-mira-murati-reject-mark-zuckerberg-1billon-offer
https://www.wsj.com/tech/ai/meta-zuckerberg-ai-recruiting-fail-e6107555 -

Dogana e Kosovës tejkalon 1 miliard euro të ardhura, rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar
Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.Dogana e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm fiskal duke mbledhur mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, që përfaqëson një rritje prej 9.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Në vitin 2024, në këtë periudhë ishin mbledhur 912 milionë euro, ndërsa këtë vit tejkalimi është konsiderueshëm edhe ndaj planit vjetor të paraparë.Sipas komunikatës zyrtare të Doganës, ky rezultat është dëshmi e qartë e përmirësimeve strukturore dhe efikasitetit në menaxhim, përkundër faktit se “politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm”.“Pas pandemisë, Dogana e Kosovës ka arritur që rritja në mbledhjen e të hyrave të tejkalojë ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerës”, thuhet në komunikatë, duke theksuar edhe ndërhyrjet e suksesshme në ekonominë informale.Një element tjetër i rëndësishëm është angazhimi i vazhdueshëm institucional për luftimin e ekonomisë joformale dhe forcimin e sundimit të ligjit.Sipas Doganës, kontributi në zonat më sfiduese, si Mitrovica Veriore, dhe pezullimi i disa veprimtarive të dyshuara në sektorin e derivateve, ka ndikuar dukshëm në rezultatet e arritura.“Këto rezultate janë fryt i efikasitetit në performancë, masave konkrete për lehtësimin e tregtisë, si dhe një përkushtimi të vazhdueshëm në modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve,” thekson më tej Dogana.Institucioni ka shprehur mirënjohje për Qeverinë e Kosovës, për institucionet e zbatimit të ligjit si dhe për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin në operacionet doganore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.Po ashtu, është vlerësuar kontributi i stafit si element thelbësor i këtij suksesi:“Stafi ynë mbetet shtylla kryesore e këtij suksesi. Me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, ata sigurojnë rezultate që i shërbejnë drejtpërdrejt publikut,” thuhet në deklaratë.Duke parë trendin e deritanishëm, Dogana e Kosovës parashikon që ky ritëm i mbledhjes së të hyrave do të vazhdojë edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, duke garantuar qëndrueshmëri buxhetore dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë e vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sydney Sweeney merr 1 miliard nga Bezos, ja çfarë po përgatit!
Sydney Sweeney po përgatitet të lançojë linjën e saj të të brendshmeve me mbështetjen e Jeff Bezos, siç zbulohet nga mediat amerikane. Ylli 27-vjeçar i serialit Euphoria ishte së fundmi në dasmën shumë të diskutuar të biznesmenit miliarder me Lauren Sanchez në Venecia, duke ngritur pikëpyetje, pasi nuk dihet që ajo mban një marrëdhënie miqësore me çiftin. Megjithatë, prania e saj duket se lidhet me një bashkëpunim të ri: sipas burimeve të Daily Mail, Sweeney ka siguruar financim të konsiderueshëm për aktivitetin e saj të ri të biznesit.
Konkretisht, fondi i investimeve Coatue Innovation Fund, në të cilin marrin pjesë Bezos dhe Michael Dell, ka ndarë një kapital prej 1 miliard dollarësh, me kompaninë e Ben Schwerin – partner i fondit – që gjithashtu mbështet iniciativën e Sweeney. ” Është një projekt i madh për të, ajo ka punuar për të prej një viti “, tha një burim për Us Weekly.
Krahas lajmeve për linjën e të brendshmeve, Sydney Sweeney është në qendër të thashethemeve se po merret në konsideratë për rolin e vajzës së ardhshme të Bond, ndërsa po vazhdon edhe karrierën e saj në film me bashkëpunime të reja. Në qershor, Amazon MGM Studios mori përsipër prodhimin e adaptimit filmik të Split Fiction, në të cilin ajo luan, dhe thuhet se pjesëmarrja e saj në dasmën e Bezos ishte një shenjë respekti për “punëdhënësin e saj të ardhshëm”. -

Nga nesër vlen 1 miliard euro, ekipet që duan yllin e Barcelonës sot kanë shansin e fundit ta transferojnë me “ulje”
15 Korrik 2025
11:14
Telesport
Sot në mesnatë skadon afati i klazuolës së kontratës aktuale të Ronald Araujo, që monetalisht vlen 60 milionë euro, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”. Nga nesër, para data 16 korrik, hyn në fuqi klazuola e re, sipas të cilës kartoni i Ronald Araujo vlen 1 miliard euro.
Mbrojtësi uruguian rinovoi në janar me klubin katalanas deri në vitin 2031, me klauzolë largimi 1 miliard euro, por në kontratë ka pasur një pikë, në të cilën është rënë dakord mes palëve, që mbrojtësi mund të largohet për 60 milionë euro, nga data 1-15 korrik dhe sot është afati i fundit.
Për 26-vjeçarin ka pasur interes nga disa ekipe si Bayern, Man. United e Juventus, por asnjë ofertë konkrete. Kështu që, Ronald Araujo do vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës për sezonin e ardhshëm dhe të jetë nën urdhërat e Hansi Flick, pasi nuk pritet te këtë ndonjë zhvillim gjatë ditës së sotme, që është afati i fundit për t’u transferuar për shifrën 60 milionë euro. -

Shqipëria, më pak konkurruese më 2024, bien bizneset e eksportit, rriten të importit
Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksporti drejt importit.Të dhëna zyrtare nga INSTAT për 2024 tregojnë se, numri i ndërmarrjeve eksportuese ra në 3.784, duke u ulur me 0,2%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 14.734 ndërmarrje, duke u rritur me 7,9%, krahasuar me vitin 2023.Në vitin 2024 eksportet e mallrave janë 373 miliard lekë, duke u ulur 15,4%, krahasuar me vitin 2023. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 894 miliard lekë, duke u rritur 2,5%, krahasuar me vitin 2023.Në vitin 2024 pesha e eksporteve në vendet e BE është 72% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 267 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE u ulën me 15,5%, krahasuar me vitin 2023.Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 52% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 460 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 3,6%, krahasuar me vitin 2023.Gjatë periudhës 2020-2024, vendet partnere në shkëmbimet tregtare mbeten: Italia, Kosova, Greqia, Gjermania, Kina, Turqia, SHBA, etj.Në vitin 2024 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 163 miliard lekë, duke u ulur 13,9%, krahasuar me vitin 2023. Ndërsa vlera e importeve nga Italia është189 miliard lekë, duke u ulur 2,3%, krahasuar me vitin 2023.Për vitin 2024, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 50 ndërmarrjet më të mëdha (55%), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (53%).Në vitin 2024, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 29%, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vende partnere (25%).Në vitin 2024, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 58% vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (14%).Numri i ndërmarrjeve eksportuese, në vitin 2024, është 3.784, duke u ulur me 0,2%, krahasuar me vitin 2023. Në vitin 2024, pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, është 97%.Pesha e ndërmarrjeve mikro është 50%, ndërmarrjeve të vogla është 34%, ndërmarrjeve të mesme është 14 % dhe ndërmarrjeve të mëdha është 3%.Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve importuese është 14.734 ndërmarrje, duke u rritur me 7,9%, krahasuar me vitin 2023. Pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme është 99% të ndërmarrjeve importuese gjithsej. Pesha e ndërmarrjeve mikro është 69%, ndërmarrjeve të vogla është 23%, ndërmarrjeve të mesme është 7% dhe ndërmarrjeve të mëdha është 1%.Në vitin 2024, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 77% të vlerës së eksporteve, duke u ulur me 19,3%, krahasuar me vitin 2023. Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2024. Këto ndërmarrje kryejnë 62 % të vlerë së importeve, duke u rritur me 6,6%, krahasuar me 2023.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Mark Rutte: Rusia dhe Kina po riformatohen. Si mund t’i mbrojmë 1 miliard banorët e NATO-s?
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli sot për samitin e NATO-s në Hagë, ndërsa shprehu bindjen se “NATO do të tregojë se qëndron në skenën botërore e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj duke marrë të gjitha masat e nevojshme”.
Në videomesazhin e tij nga selia e NATO-s në Bruksel, Rutte flet për rëndësinë e samitit të Hagës.“Po shohim Rusinë duke u riformuar me shpejtësi dhe një zhvillim masiv të ushtrisë kineze. Kështu që duhet të sigurohemi. Si mund t’i mbrojmë 1 miliard banorët e NATO-s? Dhe për këtë do të flasim në këtë samit”, tha Rutte.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri të ditur se “në samit do të diskutohet së pari për më shumë shpenzime për mbrojtjen, që të jemi në gjendje të mbrojmë veten”.
“Por sigurisht paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna te industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”, informoi ai.
Rutte theksoi po ashtu se temë e punimeve të samitit do të jetë edhe Ukraina.
“Duhet të sigurohemi që Ukraina të mbrohet tani, por gjithashtu të jetë e aftë për një marrëveshje paqeje afatgjatë, një marrëveshje që të zgjasë dhe që Putini të mos e ketë tundimin ta sulmojë sërish Ukrainën në të ardhmen”, theksoi ai.
Duke folur për partnerët e NATO-s, Rutte bëri të ditur se në Hagë do të jetë grupi i katërshes të Indo-Paqësorit, Australia, Zelanda e Re, Republika e Koresë dhe Japonia.
“Do të kemi gjithashtu Ukrainën në Hagë si dhe Bashkimin Europian, partnerin tonë afatgjatë. Do të zhvillojmë shumë diskutime me ta dhe dhe me ’32-shen’”, shtoi ai. -

FBI paralajmëron 1 miliard përdorues të iPhone të fshijnë menjëherë këtë SMS
FBI -ja ka lëshuar një paralajmërim urgjent për përdoruesit e telefonave celularë, duke u bërë thirrje më shumë se një miliard njerëzve në të gjithë botën që të fshijnë menjëherë disa mesazhe mashtruese që mbërrijnë me anë të SMS-ve, të cilat duket se vijnë nga Departamenti i Transportit (DMV).
Kjo formë e re mashtrimi ka shënuar një rritje alarmante prej 700% muajin e fundit, me mashtruesit që synojnë si përdoruesit e iPhone ashtu edhe ata të Android.
Sipas autoriteteve, mesazhet e dyshimta zakonisht përfshijnë fraza të tilla si “shumë e papaguar” ose kërcënime për pezullimin e lejes së automjetit. Marrësit i kërkohet të paguajë menjëherë një gjobë fiktive nëpërmjet një lidhjeje që të çon në një faqe të rreme pagese. Lidhja imiton faqet zyrtare të internetit të qeverisë për të mashtruar dhe për të nxjerrë informacione personale dhe financiare.
Qendra e Ankesave për Krimin në Internet (IC3) e FBI-së vëren se termi “shumë e papaguar” shfaqet vazhdimisht në ankesat që ka marrë, gjë që tregon një valë mashtrimi të organizuar mirë dhe të përhapur gjerësisht.
Mashtrimi është raportuar në disa shtete të SHBA-së, duke përfshirë Xhorxhian, Floridën, Kalifornian, Nju Jorkun dhe Teksasin, me autoritetet lokale që kanë lëshuar paralajmërimet e tyre. Në Nju Xhersi, Komisioni i Automjeteve Motorike (NJMVC) publikoi një deklaratë në mediat sociale, duke theksuar se:
“NJMVC nuk dërgon kurrë email-e ose SMS të padëshiruara në lidhje me shërbimet e automjeteve, patentat e drejtimit ose regjistrimin. Të gjitha komunikimet kufizohen në përkujtesa për takime.”
Autoritetet këshillojnë publikun të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm ndaj çdo komunikimi të pakërkuar që:
Përmban kërcënime për gjoba ose penalizime,
Kërkon informacion personal ose financiar,
Përfshin link që duken si adresa zyrtare qeveritare,
Përdor gjuhë të fortë, të dhunshme ose kërcënuese.
Në çdo rast, përdoruesve u kërkohet të mos klikojnë në lidhje (link) të dyshimta dhe të fshijnë menjëherë mesazhet. Në rast dyshimi, komunikimi duhet të verifikohet vetëm përmes faqeve zyrtare të internetit ose linjave telefonike të shërbimeve përkatëse.
Top Channel
-

710 milionë euro nga kontributet e punonjësve, 5-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat edhe nga TAP
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm në 5-mujor të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit, kryesisht sa i takon kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe zërit të tatimit mbi të ardhurat personale. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat nga kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për periudhën janar-maj 2025, janë rritur me 3 miliard lekë më shumë se plani ose 4.52% më shumë, ndërsa krahasuar me faktin e vitit të kaluar, rritja është 7.7 miliard lekë më shumë, ose 12.1%. Konkretisht në 5 muaj nga ky zë janë mbledhur 71 miliardë lekë apo 710 milionë euro.
Ndërsa vetëm në muajin Maj 2025, kontribute rezultojnë me rritje +8.2% ndaj planit dhe +1.5 miliardë lekë në raport me Maj 224. Rritja progresive e të ardhurave nga kontributet reflekton reformën e rritjes së pagave të ndërmarrë në dy vitet e fundit nga qeveria dhe atë kundër nëndeklarimi të tyre. Po ashtu, Tatimi mbi të Ardhurat Personale regjistroi 4.5 miliard lekë më shumë se plani për 5 mujorin 2025, ose 15.33% më shumë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, rritja është 7 miliard lekë, ose 26.26% më shumë.
Në total nga tatimi mbi të ardhurat janë arkëtuar 34.1 miliardë lekë apo 341 milionë euro për 5-mujorin e parë të vitit. Në Maj 2025 TAP rezulton me rritje +17.2% ndaj planit dhe 1 miliardë lekë në raport me Maj 2024. Po ashtu edhe në këtë zë ka ndikuar antiinformaliteti dhe rritja e pagave si në sektorin shtetëror dhe atë privat. Ndërkohë që edhe ulja e pragut të deklarimit të DIVA-s në 1.2 milionë lekë si dhe pagesa e detyrimit që rrjedh prej saj nga të punësuarit dhe të dypunësuarit në vend, duke se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.